Embelsira online
 
ForumiFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Problemet Shoqerore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Problemet Shoqerore   Tue Oct 13, 2009 5:22 am

Disa probleme qe kane adoleshentet po i jap ketu qe eshte nje teme sa delikate aq edhe e bukur qe po te kemi kujdesin e nevojshme ja dalim mbane ne menyr shume te mire:

Adoleshenca; Mënyrat e trajtimit të problemeve të saj brenda familjes (pjesa I):

Diferenca e brezave vetvetiu sjell edhe diferencën e ideve por nuk është kjo ajo që na ndan. Ajo që na ndryshon është siptoma e fajit, që njihet si produkt i brezit të ri. Adoleshenca është mosha më e prirur për të krijuar idetë e gabimeve, fajeve dhe deformimeve të së tashmes. Është niveli i prirur për të krijuar idenë e ndryshimit dhe për të pranuar sfidën. Adoleshenca nuk ka frikë për të pranuar se po gabon gjatë ndryshimit të vetes dhe të procesit.

Asnjë shoqëri nuk mund të realizojë instiktivisht përcjelljet dhe kapërcimet, qoftë këta edhe të papritura. Kjo për të frenuar paksa sfidat dhe ndikimet masive të rasteve regresuese. Por në të gjitha këta dukuri shfaqjeje, shoqëria duhet të kujdeset për të mos penalizuar dhe lënë mënjanë, por përkundrazi për të shërruar dhe trajtuar si sëmundje dhe pjesë të edukimit të vet. Natyrisht që këtë mund dhe duhet ta realizojë familja dhe shkolla.

Shumica e psikologëve janë të një mendjeje se adoleshenca fillon në kohën e pubertetit. Për meshkujt, puberteti arrihet afërsisht në moshën 13 vjeç; për femrat kjo rreth moshës 11 vjeç. Por psikologët nuk bien dakort për kohën kur mbaron adoleshenca dhe kur fillon mosha e rritur, por kjo kohë është zakonisht diku mes moshës 18 dhe 21 vjeç. Adoleshenca është në kuptimin e vërtetë të fjalës një tranzicion prej varësisë te pavarsia dhe përfundon kur individi arrin statusin e të rriturit.

Nëse në botë ka diçka më të vështirë se të jesh adoleshent, është të jesh prind adoleshenti. Kjo ndodh për vetë faktin se fjala “Adoleshencë” është e barabartë me “Vështirësi”. Themi kështu sepse gjatë kësaj moshe ndodhin transformimet kryesore në organizmin dhe gjendjen e brendshme të fëmijës. Këta transformime mund ti përmbledhim në Biologjike dhe Shpirtërorë. Kjo moshë shoqërohet me ndryshime të lehta shpirtërore. Fëmija tashmë fillon ti besoj më shumë vetvetes dhe kërkon që fjala e tij të mos neglizhohet si nga familjarët e tij ashtu edhe nga rrethi shoqëror. Një tjetër nuancë e kësaj moshe është tendenca e fëmijës për tu mbyllur në vetvete. Në këtë periudhë adoleshenti mundohet që problemeve që has tju gjej vetë zgjidhje. Për të e vetmja gjë që mund të jetë e drejtë, është mendimi dhe zgjidhja që ai afron. Brenda tij fillon të mos ekzistojë më rehatia e brendshme siç ndodhte më parë kur për çdo problem zgjidhja i vinte nga të rriturit. Me problemet që has në këtë mënyrë, fëmija fillon të ketë ndryshime edhe në oreks dhe në orarin e gjumit. Hallet e shumta të cilave në të shumtën e rasteve nuk arrin dot tju jap drejtimin e duhur, ndikojnë në çdo aspekt të jetës së tyre. Megjithëse të gjithë adoleshentët përjetojnë probleme, disa prej tyre vuajnë nga një stres ekstrem dhe kanë probleme të rënda. Një problem serioz, i cili po rritet dukshëm është vetvrasja që kryhet në këtë moshë. Çdo vit mbi 5000 adoleshentë kryejnë vetvrasje. Shumë të tjerë ë kryejnë diçka të tillë sepse ndihen të depresuar dhe të padobishëm. Abuzimi me drogat është një tjetër problem i rrezikshëm në adoleshencë. Edhe pse alkooli dhe marijuana janë drogat më të përdorura, kokaina dhe drogat e tjera po përdoren gjithashtu.

Problemet Kryesore:

• Adoleshenca sjell tronditjen e lidhjes prind-fëmijë

Ashtu siç e theksuam edhe më sipër, adoleshenca shënon moshën e kërkesës për pavarsi të fëmijës. Këtu fillon edhe problemi i nënvlerësimit të vlerës së prindit. Mosmarrëveshja me problemin, trajtimi i tij sikur të mos ketë ndodhur, fshehja për hirë të frikës, shkaktojnë problem social të braktisjes së fshehtë. Në këtë mënyrë adoleshenti bëhet i ftohtë, indiferent dhe agresiv kur i kujton detyra dhe angazhime të tjera që nuk kanë të bëjnë me dëshirën e tij.

• Kërkesat rinore në planin emocional, intelektual dhe tendenca për afirmim

Fëmijët e kësaj moshe, përsa i përket anës emocionale, ndiejnë një ndryshim rrënjësor. Në të shumtën e rasteve fillojnë të vihen re seriozisht ndjenjat përkundrejt sekseve të ndryshme. Fëmija tashmë fillon, ose më saktë kërkon që mendimi i tij të dëgjohet dhe të merret parasysh. Ai kërkon që të afirmohet sa më mirë në çdo problem që mund të ndodh në familje apo në mjedisin që e rrethon.

• Ndjenja e të rriturit, kërkesa për tu dukur i tillë dhe dëshira për të përdorur inteligjencën.

Në të shumtën e rasteve prindërit nuk marrin kurrësesi parasysh mendimin e fëmijës së tyre për ata që ndodhin brenda familjes. Kjo i shtyn akoma më shumë fëmijët që të mundohen për tu dukur më të rritur dhe të bindin prindërit e tyre se janë në gjendje të përballen me jetën. Ata përpiqen me çdo mënyrë që tu tregojnë të rriturve që fjala e tyre është me e drejta dhe se ata janë rritur.

• Shkëputja shipirtërore nga familja:

Ky është një nga faktorët më negativ që shoqëron moshën e adoleshencës. Fëmijët e kësaj moshe në të shumtën e rasteve nuk arrijnë dot të gjejnë mbështetjen e duhur familjare ose të paktën ushqehen me një mendim të tillë. Kjo sjell që ata ti largohen familjes dhe të mbështeten më shumë në mendimet e veta dhe në shoqëri. Adoleshenti kërkon udhë “të shkurtra” për tu rritur, ose për të treguar veten të madh.

Prindi; i pazëvendësueshëm:

“- 6 vjeç : Babai di çdo gjë…

- 10 vjeç : Babai di shumë gjëra

- 14 vjeç : Babai nuk di edhe aq shumë

- 17 vjeç : Babai nuk di asgjë

- 30 vjeç : Sikur ta pyesja babanë s`do bëja keq

- 40 vjeç : Babai di shumë gjëra

- 50 vjeç : Babai di çdo gjë

- 60 vjeç : Ah ta kisha babanë e ta pyesja…

Në momentin kur fëmija çdogjë e merr nga prindi, atëherë ky i fundit është i pazëvendësueshëm për të. Me kalimin e kohës kur ai i afrohet moshës 10 vjeçare dhe fillon të hapet dhe përballet më ambientin e jashtëm, atëherë nis edhe faza kur fillon të vë re ndonjë gabim tek prindi. Në këtë moment rëndësia e prindit për të fillon të bie. Në moshën 14 vjeçare kur është edhe hyrja e plotë në adoleshencë, fëmija tashmë ndihet ndryshe, apo siç thotë populli “Për të ç'fluturon hahet”. Mosha kulminante e adoleshencës dhe që përbën edhe atë më të rëndësishmen për vendimarrjen në formimin e plotë të mendimit për tu përgatitur për jetën, është kur fëmija arrin 17 vjeç. Në këtë moshë ai duket sikur nuk e ndien aspak më nevojën e prindit për vetë faktin se edhe përplajset më të mëdha prind-fëmijë ndodhin në këtë moshë.

Mosha 30 vjeçare përbën edhe përballjen e plotë të individit me jetën. Në këtë moshë një pjesë e mire e njerëzve ka arritur të bëhet prind dhe fillon të ndiej dhe kuptoj akoma më mirë rolin e prindit ndaj fëmijës. Këtu lind edhe pyetja e individit “Sikur ta pyesja babanë s'do të bëja keq”. Me kalimin e kohës kur tashmë individi ka krijuar familjen e tij ndien akoma më shumë rëndësinë e konsulencës që prindi i ka ofruar më parë.
(vijon)


Mënyrat e trajtimit të problemeve të saj brenda familjes

Ç'kërkojnë adoleshentët dhe mënyrat e sjelljes së prindit
(pjesa II)

1. Adoleshentët zhvillojnë një fjalor të tyre dhe kanë rregullat dhe kodet e tyre të sjelljes.

Adoleshenca është mosha kur personi tregon sjellje të ndryshme në familje dhe në shoqëri. Adoleshenti, në përgjithësi nuk përdor asnjëherë fjalorin që përdor jashtë. Në ambientet shoqërore ai duket se është i detyruar të përdor fyerjet e imponuara nga mjedisi. “Shokët do të tallen me mua, nëse unë nuk shaj si ata, ose ata do të më quajnë fëmijë mamaje, etj…” mendon një fëmijë i kësaj moshe. Pikërisht në këtë moment ndihet edhe ndërhyrja e prindërve. Prindi duhet ta trajtojë fëmijën e tij si të rritur duke ia bërë të ditur se është akoma i vogël. Ai duhet ta përfshijë djalin ose vajzën në zgjidhjen e çështjeve familjare ose të vetë fëmijës dhe në momentin që adoleshenti gjykon gabim, atij i duhet që me mënyrat më të mira dhe më të pranueshme nga i riu ose e reja ta bind për zgjidhjen jo të duhur që ai/ajo mund të ketë menduar.

2. Shumica synon pavarësinë nga të rriturit.

Ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, mosha e adoleshencës ndien nevojën për të qenë e pavarur. Arma më e mirë e prindit në këtë moment është qetësia dhe durimi. Nëse pranohen kështu siç janë, atëherë ata do të bëhen më bashkëpunues, miqësorë dhe entuziastë.

Atyre u nevojitet një vend ku të vlerësohen dhe të pranohen ashtu siç janë. Në të kundërt, bëhen më pak të sigurt në veten e tyre, tregojnë rebelim dhe janë grindavecë.

Prindi është i detyruar të vlerësojë fëmijën e tij në moshën e adoleshencës, sepse nga ana tjetër ata nxitojnë të fyhen, irritohen, të nxjerrin probleme etj. Adoleshentit duhet ti harmonizohet të zotëruarit e lirisë me ndjenjën e përgjegjësisë. Mos-shndërrimi në dramë i çdo gjëje nga prindi dhe shmangia e rreptësisë dhe sentimentalizmit të tepruar është një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillim normal të kësaj moshe.

Prindit i duhet kurrësesi që të mos lejojë që vendin e tij ta mbushë dikush tjetër në rrugë, duke patur parasysh se brezi i ri është gjithmonë në prirje nga e reja.

Ndihmojeni të mposhtë pazotësinë!

Një problem shumë esencial tek adoleshentët, është pesimizmi. Adoleshenti ngaqë kërkon që çdo problemi ti jap vetë zgjidhje dhe në të shumtën e rasteve nuk ia arrin dot një gjëje të tillë bie në pesimizëm. Në momentet kur nuk arrin dot atë që kërkon, krenaria e moshës nuk e lejon që të aplikojë për ndihmën e të rriturve. Këtu prindit i duhet që ti gjendet pranë fëmijës së tij, ti japë siguri dhe ti ushqejë besimin në vetvete.

- Në këtë gjendje prindit i duhet:

• Jepi adoleshentit shumë siguri, që të ushqejë besimin në vetvete.
• Theksoni anët e tij pozitive.
• Inkurajimi i hobeve.
• Ndaje përgjegjësinë me fëmijën
• K ontroll i i vazhdueshëm
• Lufta kundër stresit
• Pajisja me shpresë

Ndryshimi “Pavarësi-Autonomi”

Pavarësisë JO!
Autonomisë PO !

Një problem shumë i rëndësishëm sot për mbarë brezin e ri është pavarësia e tepërt që ata gjejnë si në familje ashtu edhe në ambientet shkollore. Në të shumtën e rasteve prindi harron detyrën që ka dhe mësuesi neglizhon punën e tij. Shpesh herë prindi i lejon pavarësi të plotë fëmijës së tij dhe në të shumtën e rasteve kërkon që të vendosë marrëdhënie shoqërore me të. “Duke e trajtuar atë si shokë, prindi harron shenjtërinë e të qenurit “nënë” ose “baba”. Prindi duhet ti shpjegojë me mënyrat më të duhura se marrëdhënia prind-fëmijë qëndron shumë më lart se ajo e një shoku me një shok. Marrëdhënia “prind-fëmijë” është e barabartë me “shok-shok + shenjtërinë e të qenurit nënë ose baba”. Në këtë mënyrë prindi e bind fëmijën e tij që të mos pranojë edhe pavarësinë e plotë që ai mund të kërkojë. Adoleshenti duke qenë autonom në këtë marrëdhënie, ndien edhe përgjëgjesinë që ka ndaj prindit dhe familjes në çdo hap që hedh. Në marrëdhëniet që prindit i duhet të ketë me fëmijën e kësaj moshe, i duhet që të mos kërkojë gjithmonë arsye në veprimet e tij, pasi kjo mund ta zhgënjejë në çdo çast. Prindi mund të sillet rreptë vetëm aty ku e shikon të aryeshme se nuk ka rrugë tjetër. Shkolla e parë e fëmijëve që e kanë shpirtin të shkëlqyer si pasqyrë e që regjistron shpejt si aparatet fotografike janë shtëpitë e veta, kurrëse edukatorët e parrë janë nënat. Përgatitja e nënave si edukatore dhe jo konsumimi i tyre majtas djathtas, është baza më e rëndësishme për ekzistencën dhe vazhdimësinë e një kombi.

Adoleshenti në familje

Kuptohet që vështirësitë më të mëdha me një fëmijë adoleshent i has familja e tij. Të prirur gjithmonë për tju gjendur pranë, prindërit në shumë raste gabojnë dhe në shumë të tjerë arrijnë atë që synojnë për të ndihmuar fëmijën e tyre.

Janë disa gjëra që në pamje të parë mund të duken të parëndësishme, mirëpo ato kanë një rëndësi të veçantë në përkujdesin që u kushton fëmijëve si p.sh. sigurimi për ta dhe mbulimi i tyre gjatë natës nuk do të thotë se ti mundohesh që ti ruash ata nga të ftohtët, por në këtë mënyrë ti bën që ata të ndihen më të sigurtë me prezencën tënde. Kur fëmija hyn në periudhën e adoleshencës, ai ka nevojë për prindin më shumë se kurrë. Prandaj edhe prindi duhet të largohet nga kritikat dhe fajësimet. Së pari duhet ti tregojë atij për kujtimet dhe adoleshencën e vet duke u munduar në këtë mënyrë që të thyej perden e hekurt që ekziston aktualisht ndërmjet prindërve në përgjithësi dhe fëmijëve të tyre adoleshentë. Ka shumë prindër që nuk u qëndrojnë afër fëmijëve për problemet e ndryshme personale që ata kanë. Prindi duhet të kuptojë se shoqëria e tij ndaj fëmijës e largon atë nga shoqëria e keqe dhe nga veprimet e papëqyeshme të bashkëmoshatarëve të tij.

Le të marrim p.sh. rastet e adoleshentëve që përdorin drogë apo duhan. Në vazhdojmë të mendojmë dhe të themi se që nuk kemi ose kemi shumë pak përdorues të tillë, duke menduar se kemi krijuar kushte mbrojtëse për veten dhe pjesën tjetër. Në fakt kemi rritur rriskun për përhapje masive, pasi kemi lejuar ndjeshmërinë përdoruese dhe përhapëse, duke mos diur në këtë mënyrë përfundimin dhe mënyrën për ta luftuar. Këta adoleshentë pasi kalojnë momentin e parë e parë të indiferencës së prindit, fillojnë të mendojnë për një situatë normale jashtë të tjerëve, ose brenda një rrethi të ngushtë. Adoleshenti mbyllet në kafazin e tij psikologjik dhe fajëson gjithë botën për atë që do të bëjë.

Vendimi për të dhënë ndihmë disa herë është kompleks dhe i vështirë për tu marrë. Disa herë ne ndihmojmë dhe presim të shpërblehemi. Disa herë dhënia e ndihmës përbën profesionin tonë. Disa herë japim ndihmë vetëm për të qenë të sjellshëm. Të ndihmosh dikë shpesh quhet sjellje parasociale dhe kur i ndihmojmë të tjerët pa interes, kjo quhet sjellje altruiste. Ajo që prindi i afron fëmijës kuptohet që është ndihma më e sinqertë dhe e dëshiruar, për vetë faktin se nuk mund të mendohet keqdashësi e nënës apo babait kundrejt asaj që ata kanë sjellë në jetë.

Çështja nuk është të shpëtohet foleja familjare nga zjarri me më pak dëme. E rëndësishme është të mos futen në familje elementë me rrezik zjarri. Duhet të kihet parasysh se fëmija jo gjithmonë e kupton atë që prindi i ofron. Shpesh mërzitet duke e quajtur atë të pakuptimtë. Por që kjo ndihmë duhet të jetë respektive si nga prindi ashtu edhe nga fëmija. Fryma me të cilën duhet të ushqehet fëmija që i vogël është përgjegjësia që ai duhet të ketë si ndaj vetës së tij ashtu edhe ndaj familjes, vendit etj. “Ç'injorant janë prindërit që e harrojnë shpirtin e fëmijës, e ç'i pafat fëmija që shkon viktimë e një miopie të tillë.

Prindi duhet të dijë se çfarë ndodh me fëmijën e tij. I gjithë informacioni nuk mund të fitohet në mënyrë të menjëhershme. Me adoleshentin duhet të flitet çdo ditë, dhe nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë do të jetë tepër e vështirë të krijohen marrëdhëniet e dëshiruara. Bisedat e përditshme duhet të jenë të rregullta dhe spontane. Ndoshta do të ishte më me vend që për të arritur tek bisedat të hartohej një skedulë e shkurtër. Sa më shumë kohë ti kushtosh fëmijës aq më shumë do të jetë i prirur për të folur e për tu hapur për problemet që has. Nëse synohet disiplina, fëmija në këtë moment tërhiqet nga prindi. Për këtë gjë duhet që prindi ti shmanget sa më shumë tipit disiplinues. Ai duhet të jetë sa më i hapur, sa më kurioz dhe sa më i interesuar për jetën e fëmijës së tij.

Adoleshenca është koha në të cilën formohet identiteti, dhe për këtë shkak adoleshentët duan të dinë se cilët janë, si do të jenë në të ardhmen, cilat janë vlerat dhe dobësitë e tyre.

Sa më shumë rritet fëmija aq më shumë ndërlikohet edukimi i tij. Tani problemet që ai ka kanë ngarkesë mendore dhe shpirtërore gjithnjë e më të madhe. Gjashtë shtatë vjet pas hyrjes në shkollë vijnë paraadoleshenca dhe adoleshenca. Një moshë shumë potente. E quajnë lindje të dytë. Nënës i takon vazhdimisht të merret me djalin apo vajzën e kësaj moshe. E ndjek në të gjitha, që nga përgatitja në mësime e deri në problemet që nxjerr pjekuria seksuale, deri te higjena seksuale, sidomos për vajzat, për të cilat nënat preokupohen me të drejtë.

Gjatë kësaj moshe fillojnë ndërlikime nga më të ndryshmet në sjelljen e adoleshentit. Ai tashmë nis të urrejë pse nuk e kanë ndaluar, por edhe pse përpiqen ta ndalojnë. Ai kurrë nuk ndihet i barabartë. Shprehja që “Ti nuk je si ai” ose “Ti nuk e meriton këtë gjë” shkatërrojnë plotësisht përpjekjet që prindi mund të ketë bërë deri në atë moment.
(vijon)


Shpesh herë gjërat nuk funksionojmë siç duam ne: probleme me veten, familjen, miqtë, shkollën apo punën. Herë flasim me dikë, herë heshtim. E provojmë ndryshe: Komunikojmë së bashku.

Adoleshenca: Pengesat kapërcehen më lehtë nëse prindërit janë pranë!
Këtu flitet për pubertetin dhe jepen disa këshilla për prindërit e adoleshëntëve. Sigurisht nuk bëhet fjalë për gjëra që i dëgjoni për herë të pare: Nëse jeni prind mund të sillni në mendje adoleshencën tuaj, apo karakteristikat e fëmijës suaj, nëse jeni adoleshent ju dini shumë gjëra për këtë moshë. Ju prindër duke u bazuar tek eksperienca e prindërve tuaj me ju, tek ato që keni lexuar apo intuivisht mund të keni zbatuar disa prej këshillave. Gjithësesi më poshtë janë renditur disa sugjerime të cilat synojnë t’ju ndihmojnë në të kuptuarit nga ana juaj të rëndësisë së rolit si prind në zhvillimin normal të adoleshentit, në kapërcimin e problemeve të shkaktuar nga specifika e moshës. Nga ana tjetër këto këshilla vënë në dukje se vetë adoleshentët duhet të jenë bashkëpunues me prindërit, duhet t’i japin atyre mundësinë për t’i kuptuar dhe qëndruar pranë duke pasur parasysh se asnjë ndryshim nuk ndodh pa dëshirën e të dy palëve.
Çfarë është puberteti?
Puberteti është periudha në të cilën arrihet maturimi seksual dhe organet riprodhuese bëhen të afta për riprodhim. Shënjat e pubertetit janë të lidhura me shfaqjen e karakteristikave seksuale sekondare siç janë rritja e gjoksit dhe ardhja e menstruacioneve tek vajzat dhe ejakulimi i parë dhe trashja e zërit tek meshkujt. Tek vajzat rritmet e rritjes janë shumë të vrullshme në moshën 8-10 vjeç dhe pika kulminante është rreth moshës 13 vjeç. Ndërsa tek djemtë këto ritme janë më të larta në moshën 10-12 vjeç dhe pika kulminante është rreth 14 vjeç. Megjithëse në këto parametra është arritur në bazë të një sërë studimesh të realizuara në disa vende të botës përsëri mund të ketë përjashtime: përveç normave të përgjithëshme duhet të mirren në konsidertatë edhe karakteristikat individuale: disa adoleshentë mund të zhvillohen më përpara ose më mbrapa në krahasim me moshatarët e tyre, por këto mospërputhje ritmesh nuk duhet të bëhen burim shqetësimi për adoleshentët dhe prindërit e tyre.
Si ndikon puberteti i adoleshëntëve tek prindërit?
Një ose dy vjet para arritjes së pubertetit, fëmija ndryshon në aspektin fizik dhe emocional. Rritmet e këtyre ndryshimeve fillimisht janë shumë të shpejta por fillojnë të ngadalësohen rreth moshës 18 vjeç. Marrëdhënëniet midis prindërve dhe adoleshentëve ndryshojnë në varësi të këtyre ritmeve: Sa më të vrullshme të jenë ritmet e ndryshimit, sa më të vështirë ta këtë adoleshenti përshtatjen me trupin e tij aq më të paekulibruara do të jenë këto marrëdhënie.Gjatë pubertetit qëndrimet e fëmijëve ndaj prindërve kanë shumë gjasa të ndryshojnë. Fëmijët mendojnë se prindërit e tyre janë të të bezdishëm, pashpresë, dhe jashtë mode. Nga ana tjetër prindërit mendojnë se fëmijët e tyre janë të vrazhdë dhe nuk respektojnë normat. Shprehja më tipike e prindit përballë një fëmijë që e sheh si të huaj është: “Nuk e marr vesh se kujt i ka ngjarë’’. Këtu mund të fillojë distancimi i parë prind- fëmijë: prindi që ndihet i paaftë për të kuptuar fëmijën dhe fëmija që ndihet në mëshirë të fatit.
Si duhet parë konfliket që krijohen në këtë moshë?
Tensioni i krijuar midis prindërve dhe fëmijëve është normal. Në fakt mungesa e këtyre problemeve në komunikim duhet të shqetësojë prindërit: në këtë rast mund të dyshohet se në jetën e adoleshentit po ndodhin ndryshime jo pozitive të cilat ai përpiqet t’i kompensojë nëpërmjet indiferencës dhe apatisë.
Si ndihen adoleshentët gjatë pubertetit?
Në këtë periudhë adoleshentët nuk ndihen mirë me imazhin. Kur i pyesim ata thonë se nuk e pëlqejnë pamjen e tyre, format e trupit, flokët, lëkurën. Problemet e shkaktuara nga puberteti ata i kanë të vështirë t’i diskutojnë me persona të tjerë p.sh me një psikolog ose me një mjek. Për shkak të këtyre ndryshimeve me të cilat ata nuk e kanë të lehtë të përshtaten ata janë të pasigurtë dhe të turpshëm. Në këtë moshë djemtë dhe vajzat duan që të jenë si të gjithë të tjerët: vajzat nuk ndihen mirë nëse gjoksi i tyre është më vogël në krahasim me atë të shoqes ose djali nëse shoku i tij është më i gjatë se ai. Reagimet jo pozitive ndaj ndryshimeve, krahasimet jo të favorëshme për ta i bëjnë të arrijnë në vlerësime jo pozitive për veten.
Për të ndihmuar sa më shumë adoleshentin…
Disa prindër kanë aftësi prindërore më të mira në krahasim me disa të tjerë… për disa adoleshenca është një periudhë që i ndihmon të forcojmë shumë marrëdhënien më fëmijët, për të tjerët kohë antagonizmi, ndërprerje komunikimesh. Si mund ta ndihmojmë më shumë adoleshentin, si mund të ta keni më të lehtë për të përmbushur rolin tuaj?
Diskutoni me fëmijën tuaj
Prindi duhet të dijë se çfarë ndodh me fëmij&eum
l;n e tij. I gjithë informacioni nuk mund të fitohet në mënyrë të menjëhershme. Me adoleshentin duhet të flitet çdo ditë: nëse ju nuk flisni me fëmijën tuaj do ta keni të vështirë të krijoni marrëdhënien e pershtatshme me ta. Bisedat e përditshme duhen të jenë të rregullta dhe të spontane. Për të arritur deri tek bisedat do të ishte mirë të hartonin një skedulë të shkurët: së pari: përcaktoni një orar gjatë ditës në të cilin ju dhe fëmija juaj do të jeni më tw relaksuar. Përcaktoni një interval kohor: jo më pak se 30 minuta për të folur me të. Sa më shumë kohë të diskutoni me fëmijën në kushte të përshtatshme, aq më shumë i prirur do të jetë ai të flasë. Së dyti përpiquni të jeni sa më të hapur, sa më kurioz, sa më të interesuar për jetën e fëmijës suaj. Ju duhet të dini se çfarë mendon ai, çfarë fantazon, çfarë marrëdhëniesh ka me shkollës dhe çfarë e streson. Së treti, përpiquni të shmangni diskutimet e tipit disiplinues. Nëse synoni disiplinën, fëmija do t’ju shmangë. Kjo nuk do të thotë shmangie disipline, por bërje kujdes për të mos e përfshirë atë edhe në bisedat e lira. Në të gjithë bisedat që zhvilloni me adoleshentin përpiquni që ai të flasë në pjesën më të madhe të kohës. Ju thjesht duhet të ngacmoni atë për të treguar sa më shumë. Në këtë periudhë njeriu ka më shumë nevojë të dëgjohet sesa të dëgjojë.Për çfarë mund të flitet me adoleshentin?Ju mund të flisni për shumë gjëra me fëmijën tuaj, por tema kryesore mbetet shoqëria. Nëse i jepet mundësia adoleshentët mund të flasin pa fund për shokët dhe shoqet e tyre. Nëse fëmija juaj është “llafazan” mjafton një pyetje ose dy që ai të tregojë gjithçka çfarë ndodh në shkollë. Nëse fëmija juaj është pak i tërhequr ju duhet të bëni pyetje të cilat përqëndrohen më tepër tek prirjet e përgjithështme të shokëve dhe shoqeve dhe më pak tek individë. Një temë tjetër për të cilën mund të diskutoni është vetë-imazhi i adoleshentit. Adoleshenca është koha në të cilën formohen identitetet tona, dhe për këtë shkak adoleshentët duan të dinë se cilët janë, si do të jenë në të ardhmen, cilat janë vlerat dhe dobësitë e tyre. Ata duan të dinë se çfarë mendoni ju ose të tjerët për pamjen e saj\ të tij.
Zbuloni se cilët janë modelet e fëmijës suaj, ose pyeteni nëse i pëlqën aparenca e saj. Nëse vajza juaj thotë se nuk është simpatike, kërkoni t’ju tregojë sesi arriti në këtë përfundim. Falë këtyre diskutimeve ju do të zbuloni gjëra që ju nuk i dinit, ndërsa fëmija do të ndihet më i qetë pasi ka folur me ju. Ju mund të flisni me të edhe për probleme të tjera, p.sh për aktivitetet jashtëshkollore, për dashurinë, për marrëdhëniet seksualem për drogën. Diksutimi i këtyre temave mund të jetë i vështirë për të dy palët. Por nëse ju flisni me ta ata do ta kenë më të lehtë t’ju tregojnë për dikë do t’i pëlqente ta kishin të dashur ose nëse një shoku i tyre përdor drogë apo për diçka tjetër. Këto biseda mund të fokusohen edhe tek e ardhmja, në këtë mënyrë ata do të bëhen më largpamës dhe do të binden se nuk do të mbeten gjithnjë të vegjël. Ju mund ta pyesni se çfarë mendon ai në lidhje me shkollën, karrierën, martesën, lindjen e fëmijëve. Ju mund të diskutoni edhe për çështje të lidhura me politikën, ekonominë, ngjarje të rëndësishme. Kështu ju do të kuptoni se cilat janë qëndrimet e fëmijës suaj, sa i ndjeshëm është ai ndaj problemeve, si është shkalla e të arsyetuarit të tij.
Silluni si prind
Ju mund të jeni i besueshëm dhe miqësor por duke qënë në rolin prindëror. Në fakt në disa raste mund të jetë e vështirë të jesh personi i cili vë kufinj dhe të dëgjon pa gjykuar siç bën një mik. Ju jeni gjithmonë prindi, dhe ky pozicion do të reflektojë në marrëdhënien tuaj me fëmijën. Në këtë mënyrë ju i jepni fëmijës atë për të cilën ai ka nevojë: dikë i cili mund ta dëgjojë dhe ta kuptojë, por edhe të ketë eksperiencë dhe të japë ato këshilla të cilat një moshatar nuk i jep dot. Kështu adoleshentit i transmetohet siguria për të cilën ai ka nevojë. A mund të diskutojë një adoleshent gjithçka me ju? Sigurisht që jo, por falë bisedave të përditshme ju mund të krijoni një marrëdhënie besimi dhe përgjegjësie, marrëdhënie kjo që do t’ju ndihmojë të kapërceni momentet e vështira që mund të krijohen. Është mirë të njohësh shokët e fëmijës Gjatë periudhës së adoleshencës shoqëria ushtron një ndikim të madh tek adoleshenti. Kjo është një gjë e paevitueshme dhe e pranueshme. Ndaj për prindërit është e domosdoshme të njohë sa më shumë që të jetë e mundur rreth ndikimit të shoqërisë tek fëmija. Mënyra më e mirë për të arritur deri këtu është të diskutosh për ta me fëmijën tuaj, t’i njohësh sa më shumë miqtë e tij. Ju mund t’i krijoni kushtet që një ose disa herë gjatë javës të gjithë fëmijët të mblidhen së bashku në shtëpinë tuaj. Ju mund të flisni me ta gjatë kohës që ata janë në aty, por pa i bërë të ndihen të vëzhguar. Disa prej tyre mund të jenë më të prirur për të folur në krahasim me të tjerët. Nuk duhet të harroni që tiparet individuale të çdo njërit janë në bazë të bisedave që zhvilloni me ta. Nga ana tjetër ju mund t’i njihini miqtë e fëmijë suaj duke marrë pjesë në aktivitete të organizuara në shkollë, p.sh koncerte të ndryshme, ndeshje sporti etj. Në këtë mënyrë do të keni mundësi t’i ndiqni nga afër në vende
ku ata ndihen më mirë.
Sigurisht askush prej jush nuk mund të jetë përfekt në zbatimin e këtyre këshillave. Në një moment të ditës mund të jeni shumë të ngarkuar dhe një e bërtitur ju duket rruga më e shkurtër se toleranca… provoni çdo ditë të ndihmoni fëmijën tuaj për të shmangur problemet që mundt të vijnë më.
_______________






Droga dhe parandalimi i saj :
Droga dhe parandalimi i saj
By admin | November 20th, 2007 | Category: Lende Narkotike |

Dr. med. Musli Ferati

Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.

Në kuptimin gjithpërfshirës droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive, të cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanë aftësi që të ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të subjektit i cili i përdorë, gjegjësisht i keqpërdorë ato. Thuhet me të drejtë se abuzimi me këto substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shëndetësor mbarëbotëror, ngase pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janë shumëfish të dëmshme për vetë individin që është bërë rob i marrjes pa masë i materieve dehëse, si dhe për rrethin më të gjerë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup më i madh abuzuesish të drogave.

Që të kemi një ide më të qartë mbi këtë fenomen të rrezikshëm mediko-social, dhe jo vetëm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmërinë nga droga që kohëve të fundit e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në të cilin tekstualisht thuhet: Vartësia nga droga paraqet një gjendje të intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmësintetike, dhe e cila karakterizohet me një dëshirë dhe apasion të prafrenueshëm që të merret me çdo kusht, prirje për të rritur dozën (toleranca), varshmëri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se është edhe më i mprehtë kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne më së shumti prek rininë, ardhmërinë e çdo komuniteti, në tërë globin, duke mos kursyer asnjë shtreë sociale dhe përkatësi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme që shoqëron çdo abuzim me këto lëndë shkundulitëse është shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndërprerjes së konsumimit të drogës, shpeshherë edhe me simptome dhe komplikime më të rënda se substanca që ka shkaktuar këtë varshmëri këmbëngulëse.

Në këtë grup materiesh nootropike, para së gjithash, sipas klasifikimit më të ri të çrregulliomeve mentale, që vijnë si rezultat i përdorimit kompulsiv, bëjnë pjesë këto nëngrupe substancash distimike:

*
alkooli
*
opiatet
*
kanabinoidet
*
sedativet dhe hipnotikë
*
kokaina
*
kofeina dhe stimulues të tjerë të sistemit qendror nervor
*
halucinogjenët
*
duhani
*
tretësit që avullohen
*
adikcioni me më shumë lloje drogash njëkohësisht.

Duke patur parasysh objektivin e këtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik të kësaj materie kaq voluminoze, do të shqyrtojmë përciptazi shkaqet dhe faktorët që sjellin deri tek paraqitja dhe përhapja me përmasa kërcënuese të këtij vesi kompleks që me një shpejtësi marramendëse dëmton dukshëm mirëqenien e mbarë njerëzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonë vulnerabil. Përkundër ligjeve dhe konventave antidrogë që ka miratuar çdo shtet, dukuria e narkomanisë sa vjen e po bëhet më aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve të rinj, bile edhe ndër nxënësit e shkollave fillore.

Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.

Meqë momentet etiologjike janë të shumta, faktorët dhe rrethanat që shpien deri në përhapjen e narkomanisë do t’i klasifikojmë në tre grupe, edhe atë: faktorët që përcaktojnë personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetë substanca psikoaktive si faktor provokues.

1.
Për sa i takon veçorive që karakterizojnë tiparet e personit që konsumon drogë, mund të thuhet se në rastet tipike këto subjekte janë adoleshentë psiko-labil të cilët përveç tjerash jan
ë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakë me teke të çuditshme, psikopatë latentë që janë personalisht të papjekur, neurotikë dhe individë që i përkasin grupit “border line”, si dhe një dyzinë delikuentësh që i ka inaktivizuar për punë kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.

1.
Më të akuzuar dhe njëherit më të prevenueshëm janë konditat socio-ekonomike, në të cilin rolin dominant e ka funksionimi i shëndoshë i mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe në shumë raste negativisht në paraqitjen e kësaj dukurie të mbrapshtë. Raportet e këqija ndërnjerëzore që ekzistojnë dhe në mënyrë perfide maskohen nga udhëheqësit lokalë irritojnë të rinjtë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj padrejtësive, edhe ashtu zhgënjyese, papunësia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj të rinjve kontribuon në shtimin e numrit të narkomanëve.

1.
Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilësitë e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, përbëjnë një moment tjetër inicues dhe favorizues që të rritet pa ndalë aradha e atyre që shpëtimin idilik e kërkojnë dhe gjenë tek droga, ose siç shprehet një psikiatër i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.

Për sa u përket të dhënave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e përgjithshëm të narkomanëve nëpër vendet e ndryshme të botës, duhet të jetë i rezervuar mbi saktësinë dhe prezentimin real të gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se për çdo të regjistruar si viktimë e lëndëve të ndryshme që e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtërore vinë së paku edhe 10 individë që fshehtas e përdorin drogën, d.m.th. as edhe më të afërmit nuk e dinë se i pikasuri është narkoman.

Megjithëkëtë, sot llogaritet se në përmasa botërore ka më se 200 milionë narkomanë aktiv, nga të cilët dy të tretat e përbëjnë grupmoshën deri në 28 vjeç, kurse nga numri i mësipërm rritet përqindja e atyre 12-13 vjeç, që sigurisht duhet të na brengosë të gjithëve. Ajo që duhet të theksohet këtu është se, në dy dekadat e fundit është dyfishuar numri absolut dhe relativ i përdoruesve të drogës si rezultat i rënies së bllokut socialist. Vlen të përmendim se toksikomania i përngjet një sëmundje infektive, ngase çdo konsumues droge patjetër në këtë lojë të rrezikshme e fut herët a vonë shokun e vet më të ngushtë. Ajo që i shtyn të rinjtë tanë, sidomos, që të provojnë njëherë drogë dhe më pas të mos ndahen kurrë nga ajo, qëndron në të dhënën që çdokush më e din, se përfitimet nga kontrabanda me drogë janë astronomike dhe brenda natës.

Duhet të na shqetësojë fakti se, edhe përdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, që arsyetohet fare lehtë nga mjekët me anë të recetave, indirekt shton kuotën e narkomanëve. Duke analizuar të dhënat komparative statistikore mbi përmasat e narkomanisë nëpër vendet e ndryshme të botës, mund të thuhet se në trevat tona narkomania nuk është edhe aq e përhapur dhe pikërisht gjendet në stadiumet fillestare, që nuk përjashton mundësinë e një vale të madhe që mund të pllakos në një të ardhme të afërt. Kjo para së gjithash kur dihet mentaliteti ynë patologjik për të fituar para me batakçillëqe alla kollumbiane.

Derisa jemi tek shkoqitja e faktorëve stimulues dhe inhibues të kësaj dukurie me pasoja të rënda shëndetësore dhe implikime të parenovueshme socio-ekonomike, është e udhës të pranojmë si tepër inkurajuese studimet e shumta nëpër SHBA, të kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogë (NIDA), në të cilat është konstatuar se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë kohore 10 vjeçare. Më tutje në këtë raport vihet në dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve për 4 herë në mjekimin dhe shërimin definitiv të një narkomani. Cilat janë, pra, këto masa profilaktike që mundësojnë një efikasitet të tillë kundër kësaj sëmundje sociale? Para së gjithash, duhet punuar më tepër me prindërit dhe arsimtarët të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, gjë të cilën në rend të parë duhet ta bëjë personeli mjekësor në krye me mjekët familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët.

Vuajtjet e shumta jetësore na kanë mësuar se një e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dëfrim” rrënues përcillet me rritjen e numrit të të sëmuarve nga hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit në formë vjedhjesh, dhunës, prostitucionit dhe vrasjeve. Një gabim tjetër ndër ne bëhet kur i stigmatizojmë narkomanët, të cilët edhe më tepër mbyllen në botën e tyre të pashpresë, duke i çuar të njëjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet të dijmë se edhe ata janë njerëz të cilëve u duhet ndihmë jo vetëm mjekësore, por edhe mbështetje morale e materiale për një risocializim sa më human, qëndrim ky i cili shumë do të rriste numrin e atyre që do të heqin dorë nga ky aktivitet keqbërës.

_______________

marrë nga: Revista Vepra


Edituar për herë të fundit nga Network në Thu Oct 15, 2009 5:13 am, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Tema e gjate Besoj se me kupton Universal)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Tranzicioni postkomunist në Shqipëri dhe problemet që solli   Wed Oct 14, 2009 9:58 am

Problemet sociale
Në periudha tronditjesh e kapërcimesh gjigante, historia e një shoqërie përsërit në mënyrë të përshpejtuar e të koncentruar etapat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Tabloja shqiptare e tranzicionit ka ofruar dukuri që bota e zhvilluar perëndimore i ka kapërcyer dhe zgjidhur në kohë. E rëndësishme është që tranzicioni shqiptar po e ndan të kaluarën nga e tashmja shqiptare dhe po e inkuadron të tashmen tonë në të tashmen botërore, e tashme kjo, që duke patur parasysh se megjithëse jetojmë të njëjtën periudhë kohore kalendarike, nuk jemi bashkëkohorë me Perëndimin, ashtu sikurse megjithëse jemi në Evropë dhe evropianë, prapë kemi mbetur jashtë Evropës. Por tranzicioni, si rruga për tek shoqëria demokratike, apo për tek e tashmja e përparuar perëndimore, ofron njëherazi edhe dukuritë e reja që po përjeton bota sot.
Kultura përshkohet nga një ndjenjë e shfrenuar gëzimi, e dhënë pas lojës, zbavitjes, demonstrimit dhe kënaqësisë. Shpërblimi i shtyrë në kohë "puno sot dhe gëzo mot" është zëvendësuar nga rryma e re "të gëzosh sot dhe (ndofta) të punosh mot". Kjo është në kulturë e re, - vëren Ralf Dahrendof, - që pritet të sjellë ndryshime në planin global. Tranzicioni shqiptar filloi me alternativën "më mirë një vezë sot, sesa një pulë mot", si kundërvënie ndaj frymës socialiste të regjimit të kursimit, vazhdoi me lulëzimin e bingove dhe lojrave të fatit, me ngritjen e piramidave dhe euforinë e miss-eve për tek zhgënjimet e mëdha, korrupsioni i shtrirë nga lart-poshtë, por i përqendruar veçanërisht në majën e piramidës shtetërore, deri tek borxhet qeveritare, ku duket sikur çdo qeveri është vënë në garë me të mëparshmet për t'ia kaluar, por asnjëra nuk mendon se kush do t'i shlyejë.
Në shoqërinë tonë në tranzicion po bëhet përherë e më e dukshme shpërfillja e normave dhe e vlerave të shoqërisë zyrtare, në radhë të parë nga vetë shtresa e politikanëve dhe ç'ka është më keq, transmetimi i kësaj shpërfillje edhe poshtë, në shtresa të tjera shoqërore, e shoqëruar me kriza politike brenda grupimeve kryesore. Ndërprerjen e efektshmërisë së normave shoqërore nga kriza politike ose ekonomike, sociologu Emil Durkheim e ka quajtur "anomi". Nëse të rinjve sot u predikohet të mësojnë, të punojnë me dinjitet në profesionet e tyre, të përpiqen për lulëzim e personalitetit të tyre, ndërsa realiteti i përditshëm tregon se mënyra më e thjeshtë për të rritur mirëqënien, për të pasur sukses dhe para është korrupsioni, tregtia e paligjshme, kambizmi, etj.., ajo që rezulton është anomia. Si pasojë janë shtuar krimet e dhunshme, krimet kundër pronës e personit, abuzimet e të gjitha llojeve, vetëvrasjet. Fenomen tjetër i ri i tranzicionit është edhe krijimi i të ashtuquajturave "zona të ndaluara" ku rendi dhe ligji nuk veprojnë. Kujtojmë zonat ku vepron ligji i gjakmarrjes dhe dhjetëra njerëz janë detyruar të ngujohen, rrethe të ndryshme në Veri me një klimë të tensionuar ku organet shtetërore nuk funksionojnë, larjet e hesapeve mes bandave rivale, zonat e trafikimit të drogës mes të rinjve, kalimet e lëndëve narkotike dhe mallrat kontrabandë në dogana, etj.
Si shkak i vorbullës që ka sjellë tranzicioni vërehet një fakt i hidhur, ai i tërheqjes nga jeta, që vihet re jo vetëm tek të droguarit, por edhe më gjerë. Ai shprehet si një armiqësi e theksuar ndaj realitetit mediokër, banal, të palëvizshëm, të përditshëm.
"Kauza e mendimit do të jetë më e mirë në qoftë se do të takoheshin mbrojtës të pikëpamjeve të kundërta dhe jo kundërshtarë të thjeshtë". (Hajdeger)
Sa aktuale tingëllon kjo shprehje kur shohim tablonë e debatit politik të vitit 2001 2002. Ndërsa pritej logjikisht që pas një periudhe 10-12 vjeçare, politika shqiptare të kapërcente polarizimin armiqësor drejt paraqitjes së alternativave të ndryshme, qoftë edhe të kundërta, debati u përqendrua tek lufta për kolltukët.

Problemet që solli tranzicioni tek fëmijët

Varfëria e fëmijëve në Shqipëri sot është masive në mënyrë kritike, e aftë të kompromentojë produktivitetin e shoqërisë së ardhshme dhe shoqërisë në përgjithësi.
Me gjithë ndjeshmërinë ndaj fëmijëve në shoqërinë shqiptare duket ende i pakët kuptueshmëria e impaktit të varfërisë mbi fëmijët dhe komplikimeve të saj.
Cikli i varfërisë së fëmijëve midis nyjeve shkak pasojë është mjaft i ndryshëm nga ai i të rriturve dhe pasojat janë edhe më të rënda, sa më afër zvogëlimit të moshës së fëmijës vjen efekti i saj.
Efekti i këtij impakti në sfondin e faktorëve kompleks familjar dhe social të varfërisë tek fëmijët kërcënon fazat intensive të formimit simbolik të qënies së çdo fëmije.
Kostoja psiko-sociale nga humbjet zhvillimore të pakapërcyera është shumë e lartë për shkak të absorbimit të pasojave të varfërisë tek fëmijët në mënyrë shumë të ndryshme nga të rriturit dhe të shanseve të pakta për tejkalimin e efekteve edhe pas tejkalimit të mundshëm të varfërisë.
Dimensioni i kësaj emergjence nuk duhet të zbehet duke u trajtuar si çështje e adresuar vetëm në grupet sociale (zona rurale, familje të varfra, fëmijët e rrugës, fëmijët e braktisur etj).
Impakti i vërtetë i varfërisë mbi fëmijët nuk i ka limitet vetëm në termat e shëndetit, ushqyerjes, arsimimit, por shtrohet përtej këtyre limiteve prej cilësive krejt të veçanta të natyrës komplekse të fazave të zhvillimit, dhe dobësisë fëmijërore duke e kërcënuar drejtëpërsëdrejti hapësirat e oportunitetit për aftësim fizik, mendor, psikoafektiv dhe aftësim social.

Disa nga problemet që paraqiten:
Periudhat e çrregullimeve me anarki dhe konflikte shqetësuan një shoqëri të qetë në përgjithësi. Siguria që karakterizonte jetën e fëmijëve u zëvendësua me efekte të varfërisë, dhunës dhe krimit.
Migrimi intensiv - nga zonat rurale në zonat urbane dhe nga Shqipëria drejtë shteteve fqinje evropiane - krijon ende mundësi për një shkallë të frikshme rreziku duke përfshire trafikimin, prostitucionin, përdorimin e drogës si dhe të përhapjes së HIV/AIDS.
Sistemi efektiv i mëparshëm i arsimit vazhdon të dështojë në përpjekjet e tij për t'i garantuar shkollim gjithë fëmijëve. Ata që shkojnë në shkollë përballohen çdo ditë me moralin e ulur, me infrastrukturën e shkatërruar si dhe me mbi popullimin e klasave.
Standartet e shëndetit të nënës dhe fëmijës, edhe pse po përmirësohen gradualisht, janë ende larg atyre evropiane.
Në kohën kur familjet edhe pse punojnë të dy prindërit mezi e përballojne jetën, mungon një sistem i gjerë mbështetjeje nga ana e shtetit për arsimimin e fëmijëve.

Krimi
Përsëritjet e krimeve që po ndodhin vitet e fundit në Shqipëri dëshmojnë se këto janë fakte sociale që nuk përbëjnë më raste të izoluara, e që nuk i përkasin aq më tepër një shtrese të caktuar në shoqëri. Krime ndaj biznesmenëve, krime në familje, gjakmarrje e kërkuar prej kohësh, vetëvrasje që dëshmojnë peshën e rënduar të një shoqërie që kërkon të integrohet. Përpara se të jepet një shpjegim i bazuar në analizën sociologjike, që i bëhet krimit duke ia përshtatur fenomeneve e tipareve shqiptare, mund të përmenden disa koncepte sociologjike lidhur me krimin, e së pari do ta filloja me termin e funksioneve shoqërore të nocionit të krimit. Në historinë e analizës së funksioneve shoqërore të nocionit të krimit, amerikanët Sellin e Wolfgang i sollën kërkuesve një element të ri për të matur mënyrën se si perceptohej graviteti i një krimi nga popullsia. Kjo u organizua në formën e një pyetësori që përmbante një listë të gjatë pyetjesh lidhur me lloje të ndryshme aktesh të dhunshme e krimesh.
Sociologu Emil Durkheim (1858-1917) hodhi dritë në nocionin e krimit me reflektimin e tij mbi "normalitetin e krimit". Ai ushtroi një influencë indirekte mbi kriminalitetin falë analizës së tij mbi vetëvrasjen. Sipas tij, numri i vetëvrasjeve rritet gjatë fazave të ndryshimeve ekonomike të menjëhershme, kjo qoftë në periudha hopi a rënie të proçesit ekonomik të një vendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
 

Problemet Shoqerore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network ::  :: -