Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bota e mrekullive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
candy
Admin
avatar

Numri i postimeve : 108
Pikè : 170
Reputacioni juaj : 3
Join date : 01/10/2009
Age : 23
Location : Ku te me teket

MesazhTitulli: Bota e mrekullive   Sun Oct 11, 2009 7:36 am

Dy javë më parë, reliket e Shën Therezës së Liseux, një murgeshë franceze karmelitane që ka jetuar shumë kohë më parë, mbërritën në Britaninë e Madhe për një turne që do të zgjasë një javë.
Dy javë më parë, reliket e Shën Therezës së Liseux, një murgeshë franceze karmelitane që ka jetuar shumë kohë më parë, mbërritën në Britaninë e Madhe për një turne që do të zgjasë një javë. Kjo shkaktoi një entuziazëm të paparë te besimtarët. Mijëra pelegrinë u grumbulluan në Katedralen e Portsmuthit për të parë reliket e gruas shenjtore (një pjesë krahu, parakrahu, një kuti dhe disa sende të tjera). Pyetja që shumëkush i bëri vetes ishte se cila është magjia dhe shkaku i një mrekullie të tillë e të madhe me eshtrat e një gruaje të re që vdiq rreth një shekulli më parë? Para se të ndërronte jetë nga tuberkulozi në moshën 24-vjeçare, ajo thuhet se profetizoi se "do të lëshonte një lumë trëndafilash nga qielli". Pikërisht prej këtyre fjalëve ajo u konsiderua pas kësaj si "Lulja e vogël".

Thereza konsiderohet si një grua që ka kryer disa mrekulli, disa prej të cilave janë shfaqja e beftë e petaleve të trëndafi lit në praninë e saj, por edhe disa mrekulli të tjera që janë marrë në konsideratë nga kisha katolike. Sot, një shoqëri mban emrin e saj. Ajo ka ditën e saj të festës, si edhe mijëra pelegrinë e ndjekës në të gjithë botën, mbi të gjitha ka një njohje të përbotshme. Por çfarë janë këto akte që mrekullojnë njerëzit dhe i bëjnë disa madje edhe shenjtorë? Ja disa raste.

Monica Besra, gruaja që u shërua nga Nënë Tereza

Vatikani i njeh formalisht mrekullitë. Kjo bëhet për procesin e kanon-izimit dhe më pas të shenjtërimit. Sipas kishës, nëse kanë kaluar 50 vjet nga vdekja e dikujt dhe mendohet se ky njeri ka kryer disa mrekulli, atëherë atij i jepet mundësia që të shenjtërohet përmes një procesi relativisht të gjatë. Në tetor të vitit 2003, Nënë Tereza bëri një hap për-para shenjtërimit, kur u "beatifi kua" zyrtarisht nga Papa Gjon Pali II. E pranishme në ceremoninë që u organizua në Romë ishte edhe një grua nga India me emrin Monica Besra, e cila ia di për nder Nënë Terezës shërimin nga kanceri i vezoreve. Në rastin e Nënë Terezës pati një përjashtim nga rregulli dhe një përshpejtim në kohë për sa i përket procesit të shenjtërimit.

Mrekullia e Qi Gong

Ka gjëra shumë të veçanta që mund të mos i duken shumëkujt mrekulli, duke qenë se "mrekullitë" janë pjesë e traditave të praktikuara gjatë. Në vitet ‘80 dhe ‘90 realizuesit e filmave Lawrence dhe Lorne Blair bënë një dokumentar për një mjeshtër Qi Gong, të cilin e takuan në Indonezi. Edhe pse ky njeri nuk donte ta tregonte identitetin e tij, i lejoi vëllezërit ta fi lmonin në punën e tij, pra ndërsa bënte gjëra të pabe-sueshme, të tilla si ndezjen e letrave thjesht me nxehtësinë e duarve, shërim sëmundjesh e të tjera si këto. Ky njeri pranoi se fuqitë e tij ishin pasojë e një pune 18-vjeçare intensive meditimi dhe ai e pranonte me shumë modesti se nuk kishte ndonjë dhunti të veçantë.

Shërimi i Edith Piafnga verbëria

Edith Piaf, një nga këngëtaret më të famshme franceze e viteve ‘40, thuhet se është kuruar dhe shpëtuar nga verbëria në moshën 7-vjeçare, pasi kishte bërë një vizitë në varrin e Therezës së Lisieux. Murgesha, që vdiq në vitin 1897 nga tuberkulozi në moshën 24-vjeçare, mendohet se ka kryer disa mrekulli.

Statujat që qajnë

Mrekullitë, për nga vetë natyra e tyre janë të rralla dhe të jashtëzakonshme. Megjithatë mrekullia e statujave që derdhin lot është ndër më të shpeshtat e vëna re për sa u takon fenomeneve të mbinatyrshme. Statujat janë zakonisht ikona fetare dhe pavarësisht se nuk bëhet fjalë për një fenomen që i ndodh me një fe të caktuar, zakonisht statujat janë të gjitha të Madonës. Kështu ka pa-sur ikona që "qanin" duke derdhur lot, gjak, vajra aromatikë e lëngje të tjera dhe historikisht janë shoqëruar me vizione shenjtorësh. Ka pasur sigurisht edhe raste mashtrimesh e sajesash dhe madje thuhet se është shumë e lehtë të bësh një statujë "të qajë", duke vendosur mekanizma të zakonshëm që shtrydhen e nxjer-rin lëngje. Lajmi i fundit për një fenomen të tillë daton dy javë më parë dhe ka të bëjë me një foto të një statuje të Krishtit që qan në fshatin e largët boshnjak të Medjugorjes.

Papa Gjon Pali II

Vatikani po merret aktualisht me studimin e një mrekullie të dytë atribuuar Papës Gjon Pali II, i cili vdiq në prill të vitit 2005. Ai u "beatifikua" në vitin 2007 dhe është i dyti pas Nënë Terezës që i është nënshtruar një procedure të përshpejtuar shenjtërimi. Mrekul-lia e dytë ka të bëjë me kurimin e mrekullueshëm që thuhet se i ka bërë një murgeshe franceze, e cila vuante nga parkinsoni. Shërimi ndodhi pasi ajo iu lut. Ndërsa mrekullia tjetër që gjithashtu i atribuohet ka të bëjë me deklaratën e arkipeshkvit të Salernos, sipas të cilit një person ishte shëruar mrekullisht nga një kancer në mëlçi, pasi Papa Gjon Pali II i doli të shoqes në ëndërr. Nëse kjo mrekulli do të zyrtarizohet nga pontifikati, atëherë Papa Benedikti XVI, pasardhësi i tij do ta çojë çështjen në hapin e kanonizimit.

Njeriu i mrekullive

Ka njerëz që pretendojnë se janë të aftë të bëjnë mrekulli përditë. Një i tillë është evangjelisti i krishterë, Damian Stayne, themeluesi i një organizate katolike dhe iniciator i "shkollës së karizmës", e cila trajnon njerëz për t‘i aftësuar në shërime e profeci. Këto shkolla në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe janë ndjekur nga qindra mijëra vetë dhe të shumtë janë ata që thonë se kanë përjetuar mrekulli. Evangjelisti në fjalë ka shkruar libra të tërë, në të cilët shpjegon teoritë e tij dhe metodat që mund të të çojnë në kryerjen e mrekullive. Ai pretendon se ka kuruar verbërinë, kancerin, sakatllëkun. Sipas uebsajtit të tij, mbi 30 mijë njerëz janë kuruar në të gjithë botën dhe për të vërtetuar një gjë të tillë në të janë hedhur edhe videoklipe, fotografi dhe dëshmi që demostrojnë disa situata me të vërtetë të rralla.

Mrekullitë e Lourdesit

Shpella e Masabieles në afër-si të Lourdesit në Francë ka 66 mrekulli të aprovuara nga kisha katolike dhe kjo përgjatë një peri-udhe 150-vjeçare, që kur 14-vjeçarja Bernardette Soubirous u vizitua nga vizionet e Virgjëreshës Mari. Që nga ky moment ai vend është shndërruar në një vend që vizitohet nga turistë të panumërt, të cilët vijnë aty për të medituar, për t‘u lutur dhe për të kërkuar zgjidhje për problemet e tyre. Një nga historitë më të fam-shme të mrekullive është ajo e Gabriel Gargam, një punonjës poste që u hodh nga një tren dhe mbeti përgjysmë i paralizuar nga mesi e poshtë. Kështu, ai u vendos në një karrige me rrota. Për të gjetur shpëtim dhe një kurë ai shkoi në Lourdes dhe aty pësoi një vdekje klinike. Por, ndërsa të afërmit po ia hiqnin trupin nga Lourdes, u përballën me një procesion të Sakramentit të Shenjtë. Njëri prej pjesëmarrësve ia bekoi trupin e vdekur. Çudia që la pa gojë të gjithë është se Gargam befas pas kësaj u përmend dhe u ngrit në këmbë jo vetëm i gjallë, por edhe i shëruar plotësisht.

Mrekullia e qumështit

Në agim të 21 shtatorit të vitit 1995, një adhurues hindu në Nju Delhi i dha një gotë qumësht statu-jës së një zoti në Ganesh dhe gjëja e çuditshme ishte se statuja nisi ta pinte qumështin. Lajmi i ndodhisë u përhap me shumë shpejtësi në të gjithë Indinë e më pas në të gjithë botën dhe gjëja e veçantë ishte se të gjitha statujat e zotave indianë thuhej se kishin nisur të pinin qumësht. Kjo mrekulli bëri që shitja e qumështit të rritej shumë në Indi. Qeveria indiane dërgoi grupe shkencëtarësh që të vërtetonin atë që thuhej në lidhje me statujat dhe ata dolën në përfundimin se mate-riali i statujave kishte një lloj poroziteti që dukej se e pinte qumështin. Thuhet se ky fenomen ka ndodhur edhe një herë të dytë në vitin 2006, me disa statuja të zotave të tjerë indianë, si Shiva apo Durga, që thuhet se edhe ato pinin qumësht.

Piktura që pikon

Në korrik, në Ralma të Izraelit pati një ngazëllim të madh kur disa rrëkeza që dukeshin si vaj, nisën të binin në pikturën e Shën Xhorxhit në Kishën Ortodokse Greke me të njëjtën emër. Prifti, at Nifon, e vuri re për herë të parë një gjë të tillë ndërsa përgatitej për shër-bimin e tij dhe e zbriti pikturën poshtë që t‘i pastronte rrëkezat. Por 20 minuta më pas piktura nisi sërish të lëshonte rrëkeza, që në fakt dukeshin si lot. Një grua që po vizitonte kishën pikërisht atë ditë deklaroi për shtypin se pjesë e këtij fenomeni ishte edhe një lloj arome që lëshonte vaji që rridhte. Sipas saj, bëhej fjalë për një aromë shumë të veçantë e të shenjtë. Edhe pse të shumtë janë ata që e kanë parë një fenomen të tillë, ai duhet që të njihet zyrtarisht.

Allah në natyrë

Ka rrëfi me të pafundme që fjala Allah, që do të thotë "Zot" në besi-min islam, shfaqet shpesh në vende nga më të ndryshmet në lëkurat e zarzavateve, vezëve, bimëve, kafshëve, shenjave trupore të njerëzve. Për shumë veta kjo është një shenjë mrekullie, sepse përmes kësaj shenje Allahu komunikon mes njerëzve me mesazhet e tij. Edhe në Kuran thuhet: "Ne do të shfaqim shenjat tona në univers".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.horizonti.forumtion.net
 
Bota e mrekullive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Koha E Lire&Shoqeria :: Kuriozitete-
Kërce tek: