Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nobeli, si i kanë shpenzuar fituesit paratë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
candy
Admin
avatar

Numri i postimeve : 108
Pikè : 170
Reputacioni juaj : 3
Join date : 01/10/2009
Age : 23
Location : Ku te me teket

MesazhTitulli: Nobeli, si i kanë shpenzuar fituesit paratë   Sun Oct 11, 2009 7:28 am

Çmimi i famshëm Nobel mund të jetë i paçmuar për sa i përket rëndësisë së tij, por askush nuk do të kërkonte prestigj nëse kjo nuk do të ishte e shoqëruar edhe me të ardhura materiale.
Çmimi i famshëm "Nobel" mund të jetë i paçmuar për sa i përket rëndësisë së tij, por askush nuk do të kërkonte prestigj nëse kjo nuk do të ishte e shoqëruar edhe me të ardhura materiale. Për sa i përket këtij çmimi, ai ka edhe një vlerë shume të majme financiare. Këtë vit, vlera e tij ka qenë 1.4 milionë dollarë, çka do të thotë se laureatët e tij bëhen jo vetëm të famshëm, por edhe të pasur

Kur austriakja Elfriede Jelinek fitoi çmimin "Nobel" për letërsinë në vitin 2004, një gazetar i televizionit e pyeti se çfarë domethënie kishte për të ky çmim. Jelinek heshti dhe e befasuar në dukje nga budallallëku i pyetjes u përgjigj: sigurisht që ka një rëndësi financiare. Fituesi i një çmimi të tillë, sigurisht që nuk është xhepshpuar. Ai ose ajo që ka pasur fatin ta ketë marrë, ka pasur më përpara një punë, një pagesë të denjë për vlerën e lartë intelektuale në ndonjë akademi, apo universitet, por shpesh ata nuk janë të pasur. Shumë nga laureatët e "Nobelit" i shpenzojnë të ardhurat që kanë nga çmimi në mënyra nga më të zakonshmet, të tilla si pagesa e kredisë, blerja e një makine të mirë apo e kursejnë për ditë të këqija. Wolfgang Ketterle, një nga tre shkencëtarët që fituan çmimin "Nobel" në fizikë, në vitin 2001, ka thënë: "Unë i përdora paratë e ‘Nobelit‘ për të blerë një shtëpi dhe për të shkolluar fëmijët e mi". Ndërsa të tjerë, si i ndjeri Franco Modigliani, që ka fituar çmimin për ekonomi, në vitin 1985, i ka përdorur paratë për të blerë një varkë lundrimi. Më poshtë do të shohim se ku i kanë çuar paratë e çmimit disa nga fituesit e tij.

Philip Sharp

Një mjek që ka kryer kërkime për kancerin dhe profesor i biologjisë molekulare. Ai kryeson kompaninë "Biogen", me të cilën ka bërë miliona dollarë, por kur mori në vitin 1993 çmimin, paratë i duheshin shumë. Një pjesë të mirë të parave ai i përdori për të blerë një shtëpi të vjetër, që kishte vite që ia kishte vënë syrin.

Paul Greengard

Neuroshkencëtari amerikan, Greengard, profesor në Universitetin Rockfeller në Nju Jork, e ndau çmimin me dy kolegë të tjerë. Ai e investoi të tërë shumën që mori, rreth 400 mijë dollarë, për të iniciuar një çmim të ri që mban emrin e tij. Këtë çmim, të cilin ai e krijoi për nder të së ëmës, me një vlerë 50 mijë dollarë, ua jep vetëm femrave shkencëtare, për t‘i nxitur në punën kërkimore, pasi sipas tij në botën e shkencës ka shumë diskriminim gjinor.

Aung San Suu Kyi

Pasi liderja e opozitës burmeze fitoi "Nobelin" për paqe në vitin 1991, ajo deklaroi se do ta përdorte shifrën për të ngritur një fond për shkollimin dhe shëndetin e burmezëve. Nuk dihet se çfarë u bë me këtë nismë, por thuhet se ajo nuk mundi që ta realizonte objektivin e saj, ndoshta për faj të regjimit. Në vitin 2007, një gazetë burmeze bëri të ditur se qeveria e kishte akuzuar lideren e burgosur të opozitës për shmangie të taksave dhe për shpenzim të parave të çmimit jashtë vendit të saj.

Marie Curie

Ishte profesoresha e parë femër në Sorbonë dhe e para laureate femër e "Nobelit". Së bashku me bashkëshortin e saj, Pierre Curie, asaj iu dha gjysma e çmimit për fizikën në vitin 1903 për punën që bënë për rrezatimin e pavullnetshëm. Ajo gjithashtu ishte e vetmja që ka marrë dy çmime "Nobel", një për fizikë dhe një tjetër për kimi në vitin 1911, gjithashtu për kontributin e saj në fushën e radioaktivitetit. Marie ishte një zonjë e qetë, e dedikuar dhe me dinjitet. Sipas Ajnshtajnit, ajo ishte e vetmja qenie njerëzore që nuk u korruptua nga fama dhe paratë, por qëndroi e njëjta deri në fund. Paratë e fituara nga çmimet ajo i përdori për të financuar kërkime të tjera shkencore. Paratë ishin të shumta në jetën e saj. Edhe e bija dhe dhëndri fituan "Nobelin" në kimi sërish për çështjet e radioaktivitetit, por pavarësisht këtij fakti, Marie ishte një heroinë e vërtetë e shkencës, pasi duke punuar ajo pësoi edhe shumë djegie, e ndoshta edhe u sëmur nga kanceri prej të cilit vdiq.

Gunter Blobel

Fitoi çmimin në mjekësi dhe psikologji në vitin 1999 dhe e transferoi të gjithë shumën në një llogari të qytetit të Drezdenit në Gjermani. Këto para i përdori për restaurimin e katedrales së qytetit, si dhe ndërtimin e një sinagoge të re.

Christiane Nüsslein-Volhard


"Nuk kam bërë asgjë të veçantë me paratë e mia", pohon biologia që mori çmimin "Nobel" për mjekësi dhe psikologji në vitin 1995. Nëntë vjet më pas ajo kontribuoi me një shumë të konsiderueshme për një fond bamirësie që e themeloi për të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.horizonti.forumtion.net
 
Nobeli, si i kanë shpenzuar fituesit paratë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Koha E Lire&Shoqeria :: Kuriozitete-
Kërce tek: