Embelsira online
 
ForumiFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Po jap disa te dhena duke u munduar qe tju sjell edhe keshilla te vleshme flm!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Po jap disa te dhena duke u munduar qe tju sjell edhe keshilla te vleshme flm!!   Fri Oct 09, 2009 11:03 am

Adoleshentët dhe sekualiteti

Vëretje: këto marteriale janë vetëm për njohuritë tuaja të përgjithshme dhe nuk janë zëvëndësim për
këshilla mjekësore. Ju gjithmonë duhet të kontaktoni mjekun tuaj apo profesionistët shëndetësorë
rreth shëndetit tuaj, trajtimit apo përkujdesjes shëndetësore.

Kush
Përgjigja për “kush” është çdo adoleshent. Ju nuk jeni i/e vetmja që merreni me seksualitetin tuaj.
Secili adoleshent disi është duke u ballafaquar me konfuzionin dhe tensionin në lidhje me
menaxhimin e dëshirës seksuale. Po, secili adoleshent ka arritur në skaj duke u pyetur për këtë
qështje të madhe në jetën e tyre.
Edhe femrat edhe meshkujt janë pjesë e kësaj. Gjinia nuk është barrierë për qështjen e
seksualitetit në jetë. Ndonjëherë duket se njëra nga gjinitë ka rol më të “rëndësishëm” në
seksualitet, por të gjithë adoleshentët janë të përfshirë në mënyrat e veta.
Pavarësisht nëse je i/e bardhë, afrikan/e ose çfarëdo race apo përkatësie fetare, të gjithë do të
keni një kohë të “vështirë” ndërsa merreni me seksualitetin tuaj
A ju liron abstinenca nga fakti se s’do të ballafaqoheni me seksualitetin? Jo, edhe nëse vendosni
që të mos jeni seksualisht aktiv deri në martesë, ju prap jeni një person me seksualitetin tuaj
individual.
Në tërë botën adoleshentët ballafaqohen me ndryshimin dhe rritjen e seksualitetit brenda tyre.
Ndërsa ju jeni adoleshent, ju natyrisht merrni pjesë në këtë pervojë të veshtirë dhe interesante.
Pra, ju dhe secili adoleshent tjetër ka seksualitetin natyral që thjesht është një pjesë e juaja si
person. Tani në pyetjen tjetër do keni pak më shumë për këtë çështje…

Çka
Kur ka të bëj me “çka”, seksualiteti ka të bëj me ndjesitë fizike dhe poashtu me emocionet tuaja, të
cilat janë të vërteta. Natyrisht, ka poashtu veprime që keni ndërmarrë si pjesë e seksualitetit tuaj.
Secili adoleshent ka një numër të madh të “çka-ve” në lidhje me seksualitetin.
Disa nga ju frigohen të bëjnë diçka apo për të i shprehur ndjenjat tuaja. Disa nga ju janë “jashtë
kontrollit” dhe nuk dini se si t’i menaxhoni ndjenjat dhe veprimet tuaja. Por asnjëri nga këto
ekstreme nuk u jep një shancë të mirë për të shfrytëzuar më së miri seksualitetin tuaj.

Disa nga ju bëni seks të pambrojtur i cili është mjaft i rrezikshëm dhe i marrë. Disa nga
adoleshentët hiqen sikur nuk iu interesnon, apo të paktën nuk kanë aspak kuriozitet në lidhje me
seksualitetin e tyre, por as kjo nuk është punë e mençur sepse seksualiteti është një pjesë shumë
e rëndësishme në jetën tuaj.
Pra, seksualiteti ka të bëj me emocionet dhe ndjesitë fizike të cilat janë pjesë e natyrshme e të
qenit një adoleshent i shëndoshë. Kjo energji është pjesë e juaja për tërë jetën. Tani në pyetjen
tjetër mund të shihni për këtë qështje të rëndësishme…

Kur
Në të vërtetë nuk ka shumë çka të thuhet për “kur” në lidhje me seksualitetin. Pjekja seksuale
zhvillohet në mënyrë natyrale në kohëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Mos u frikëso nëse e
verën se nuk je zhvilluar sa shokët dhe shoqet tuaja.
Seksualiteti juaj do të fillojë të vërehet gjithnjë e më shumë kur trupi juaj të vendosë për atë. Duhet
ta respektosh orarin e trupit tuaj sepse gjithçka tjetër është falso. Nëse një nga shokët/shoqet tuaja
thot se janë të intersuar për seksualitetin, nuk do të thotë se edhe ti je.
Poashtu mbaj mënd se njerëzit kanë dëshirë të flasin dhe të hiqen se janë shumë të “përparuar”
seksualisht, por ata kanë shumë mungesë vetbesimi dhe provojnë që me fjalë të duken si të
mëdhenj. Ndërsa për juve, për secilin do të vijë koha ku do të ndjeheni se seksualiteti apo ndjenjat
tuaja janë të vërteta. Mos lejo askënd të të ngut, ata nuk e dinë se si ti ndjehesh.
Kështu, koha e zhvillimit të seksualitetit tuaj është e veçantë për ty, dhe askush tjetër nuk e di se si
ndjenjat tuaja kanë filluar të shfaqen, tash, në pyetjen tjetër ka disa gjëra të rëndësishme për këtë
çështje…

Ku
Përgjigja është se kudo që të shkosh seksualiteti do jetë pjesë jotja. Ndjenjat tuaja janë të vërteta
si në shkollë, shtëpi apo plazh.
Mund të të duket se emocionet tuaja seksuale janë të ndryshme në vende të ndryshme. Por ato
gjithmonë kanë qenë brenda teje nga një vend në tjetrin. Ajo çka mirret parasysh është se si i
menaxhoni ato në vende të ndryshme.
Nëse jeni në një vend larg nga shëpia juaj nuk do të thotë që dikush do t’iu detyroj të bëni diçka
seksuale jashtë dëshirës suaj. Ashtu si jeni zot i vetes suaj në shtëpine tuaj, njëjtë jeni zot i trupit
dhe dëshirës suaj kudo që të jeni. Nëse jeni në shtëpinë e dikujt, nuk do thotë se ai/ajo ka të drejtë
t’iu thotë se çka të bëni.

Pra, seksualiteti juaj është “punë për juve” pavarësisht se ku ndodheni, mos lejo askënd të iu
mashtrojë në lidhje me këtë. Tani në pyetjen tjetër do të shihni se sa e rëndësishme është kjo
qështje…

Pse
“Pse-ja” e seksualitetit është një nga misteriet më të mëdha të jetës. Natyrisht, shkencëtarët thonë
se e gjithë kjo është një qështje e disa ndryshimeve fiziologjike dhe kimike të cilat i shkaktojnë këtë
ndryshime. Sidoqoftë, për shumicën e adoleshentëve seksualiteti i tyre është pak më shumë se
“shkencë”.
Pavarësisht se kush e shkakton seksualitetin tuaj, ai është i vërtetë dhe ti dhe miliona të tjerë si ty
janë duke u ballafaquar me ndjenjat ngjashme sikur tuajat.
Një “Pse” tjetër është, pse të provohet të menaxhohet seksualiteti? Pse të mos bëj “çka të dua” kur
të më shfaqen ndjenjat seksuale dhe të shoh se çka ndodh pastaj? Përgjigja në këtë është se nëse
nisemi me atë “bëj çka të dua” na befason shpesh në mënyra të cilat nuk i duam pastaj. Kështuqë
është më së miri të menaxhohen veprimet tuaja në lidhje me seksualitetin nëse nuk dëshiron të
befasohesh, madje edhe të lëndohesh.
Ka një numër të ndryshëm të befasive të pakëndshme. Po, tregimi për sëmundjet me bartje
seksuale është më se i vërtetë. Mund të fitosh gjëra mjaft të këqija të cilat shumë seriozisht do të
lëndojnë trupin dhe shëndetin tuaj, madje edhe të ardhmen e jetës suaj seksuale. Disa nga
befasitë tjera siç është AIDS, do të të vras me siguri. Madje edhe një shtatzënësi e padëshiruar
mund të jetë një rezultat mjaft konfuz i sjelljes suaj seksuale të pamenaxhuar.
Për shumë adoleshent, seksualtiteti i tyre ka një dimension të rëndësishëm spiritual. Pra, ndjenjat
dhe veprimet seksuale janë pjesë e dashurisë e cila na është dhënë nga Zoti ynë i dashur. Për
këtë arsye, kjo dhuratë nga Zoti na është besuar neve nga ai që ne ta menaxhojmë me kujdes dhe
të mos e keqpërdorim gjatë jetës. Në shumicën e religjioneve Zoti e ka kuptuar dhe ka bërë një
plan për intimitetin seksual dhe e ka bërë si pjesë përbërëse të përkushtimit martesorë.
Pra, seksualiteti juaj është një pjesë përbërëse reale e të qenit një adoleshent i shëndoshë. Ka
mjaft arsye të rëndësishme pse të menaxhosh seksualitetin tuaj.
Në pyetjen tjetër më poshtë do gjesh gjëra interesante në lidhje me këtë…

Si
Nëse dikush nga ne do të dinte se si është më së miri të menaxhohet seksualiteti atëherë do të
bëheshim milioner, sepse askush nuk e di me të vërtetë. Megjithatë, është shumë e rëndësishme
që të provojmë të bëjmë më të mirën. Në të vërtetë, të provojmë të bëjmë më të mirën në këtë
fushë eksplozive të jetës duhet poashtu të përgjigjemi “si?”. Adoleshentët që ballafaqohen me
seksualitetin e tyre me presionet dhe befasitë kanë mjaft burime për ndihmë. Vendimi më i
rëndësishëm është që të provojmë më të mirën dhe të përdorim ndihmën e cila na ofrohet.

Një nga mënyrat më të mira të ndihmës është njohuria e “vjetëruar”. Sa më shumë që dini nga e
kaluara dhe nga pervojat e të tjerëve aq më shumë i kuptoni ndjenjat tuaja, aq më lehtë është të
menaxhoni seksualitetin tuaj.
Sidoqoftë, edhe nëse dini diçka rreth arsyeve për ndjenjat tuaja, ju prap nuk e dini se çka është më
së miri të bëni. Si mund t’i menaxhoni ndjenjat dhe veprimet tuaja? Në shumicën e rasteve mund t’i
menaxhoni veprimet tuaja, por jo ndjenjat. Megjithatë, ky është një fillim i mirë.
Vendos paraprakisht për llojin e veprimeve të cilat janë të drejta per ty. Merr parasysh dhe kupto
rëndësinë e seksualitetit në jetën tuaj dhe i premto vetvets se ju do të qëndroni brenda kufinjëve të
cilët i keni vendosur. Kërko ndihmë nga të tjerët. Të tjerët mund të jenë prindërit tuaj, një mik i mirë
apo edhe një grup i cili është i besueshëm të jetë pjesë e menaxhimit të seksualitetit tuaj. Disa nga
adoleshëntët kanë bërë zotime se do të presin deri në martesë për të filluar aktivitetin seksual.
Kur ka të bëj me “joshjen” seksuale, një “pse” e rëndësishme është se si t’ë shamngeni situatave
intime fizike të cilat ndonjëherë mund të i prishin planet tuaja. Thjesht vendos që të mbetesh në
nivelin e intimitetit që të mbanë në anën tuaj të drejtë. Nëse lejon veten të kalosh përtej kufirit tënd,
do të jetë shumë vështirë të ruash dhe mbash përktushtimin që i ke parashturar vetes.
Pra, të menaxhosh seksualitetin tuaj është duke bërë më të mirën që di, përfshirë ndihmën që të
ofrohet ose që e kërkon. Mbaj mënd se disa mënyra të menaxhimit të seksualitetit zakonisht
funksionojnë ndërsa, disa jo. Në pytjen tjetër më poshtë do të gjeni informata mbi këtë qështje të
rëndësishme…

Ndihma
Së pari, mbaj mënd se ti e meriton të të ndihmojnë.
Për adoleshentët ndihma më e mirë është nga prindërit. Ata veq e kanë provuar vetë atë fazë. Ata
nuk do të shokohen ashtu si mendon ti rreth seksualitetit tuaj. Ndërsa prindërit duken se janë të
vështirë të flitet me ta në lidhje me këtë çështje, në fakt, ata mezi presin që të të flasin dhe
ndihmojnë.
Ju poashtu mund të flisni edhe me dikë të besueshëm në telefon nëse nuk jeni gati të flisni me
prindërit tuaj. Disa nga ju mund të keni ndonjë shok/shoqe që mund të iu ndihmojë. Sidoqoftë, me
shokët duhet të flisni vetëm nëse janë shumë të mençur dhe nëse vërtet mendon se ata mund të
ndihmojnë, përndryshe mos pyet shokët për përgjigjet. Poashtu, në të vërtetë ekziston edhe një
Zot që të do dhe do t’i dëgjoj problemet tuaja. Ju mund të i besoni gjithmonë atij për çfarëdo.
Vetëm i lutesh atij në çdo vend dhe çdo kohë.
Kështu pra, ti e meriton të të ndihmojnë për seksualitetin tuaj kurdo që të kesh nevojë. Dhe si një
adoleshent/e i/e mençur do ta pranosh ndihmën e ofruar.



Keto jane disa te dhena per tendencat ne sjelljen seksuale te adoleshenteve::Sot, adoleshentet perballen me sfida te veshtira, ne zgjedhjen e tyre lidhur me seksin. Mirepo, ekzistojne te dhena qe tregojne, se shumica e te rinjve bejne zgjedhje te drejte.
Abstinenca dhe marredhenia seksuale: studimet tregojne se aktualisht abstenojne 2 prej 3 (66%) e studenteve. Ne SHBA, ne dhjetevjeteshin e fundit, numri i adoleshenteve qe kane pasur marredhenie seksuale, ka zbritur prej 54% ne vitin 1991, ne 46 % ne vitin 2001

Duket se, adoleshentet seksualisht aktive jane ne rrezik me te madh nga shtatzenia, HIV dhe SNS-te, per disa arsye:

Ka mundesi qe te kene me teper partnere koheshkurter, se marredhenie me nje partner per kohe te gjate.

Jane te prire qe te kene kryesisht seks te pambrojtur.

Ka me shume mundesi qe te kene partnere, te cilet gjenden ne rrezik me te larte.



Shifrat e shtatzenise te adoleshentet: Ne SHBA, prej viteve te para te '90-tave, numri i shtatzenive dhe lindjeve te adoleshenteve vazhdimisht ka shenuar renie. Megjithekete renie, ne mesin e shteteve te zhvilluara, SHBA-te kane shifrat me te larta te shtatzenise te adoleshentet-dyfish me te larta se ato ne Angli, Wells ose Kanada dhe 9 here me te larta se ne Holande dhe Japoni (Alan Gutmacher institute , 2002)
Cdo vit mbesin shtatzene me teper se 1 milion adoleshente amerikane-afersisht 1 ne 5 adoleshente seksualisht aktive. Adoleshentja seksualisht aktive qe nuk perdor kontracepsion brenda nje viti, ka 90% gjasa qe te mbetet shtatzene.



Semundjet ngjitese seksuale-SNS (Sexually Transmitted Diseases-STD:
cdo vit , 4 milion adoleshente semuren nga nje SNS. Ne SHBA, 1 nga 4 adoleshente qe kane pasur marredhenie seksuale, do te marre nje nga SNS-te
Permes aktivitetit seksual, mund te mbarten me teper se 25 mikrob. Shumica e ketyre infeksioneve mund te mjekohen , e shume prej tyre edhe sherohen. Mirepo, disa SNS nuk mund te sherohe, e disa jane vdekjeprurese. SNS-te shkaktojne edhe semundje dhe komplikime serioze, qe mund te jene te pakthyeshme , si shterpesia (steriliteti) dhe kanceri.




SNS-te me te shpeshta ne mesin e adoleshenteve jane:

Klamidia (chlamidia)

Heresi gjenital (herpes genitalis),

Gonorrea (gonorrhea)

Virusi i papilomes humane (human papilloma virus- HPV)

Virusi i imunodeficiences humane (HIV)


Parandalimi i shtatzenise:
Abstinenca eshte sgjedhja me e mire per adoleshentet. Mirepo, ata te rinj qe zgjedhin jete seksualisht aktive, kane nevoje per njohurite themelore me ane te te cilave, do te mund te bejne zgjedhjen e metodave te pershtatshme per vetekontrollin e shtatzenise (kontracepsion).



Ç’fare mendojne Meshkujt:Kurioziteti më i madh për femrat është të dinë se çfarë mendon partneri i tyre gati në çdo moment. Ca gjëra kuptohen lehtësisht, por për disa të tjera partnerja do të bënte gjithçka vetëm që të mësojë se ç’bluan në kokë ai.
Shumë gra mendojnë se, meqë bashkëshorti gënjen për diçka të vogël, atëherë ai mund të gënjejë dhe për diçka tjetër. Pra, për të fituar besim duhet të tregohesh i sinqertë dhe për gjërat e vogla. Megjithatë, ata disa sekrete i mbajnë përherë. Të paktën kështu mendojnë. Edhe pse mendimet e tyre nuk mund të kuptohen nga partnerja ekspertët kanë treguar disa prej tyre.

1- Mashkulli joshet 10 herë në ditë nga femra të tjera
Edhe pse ata joshen rreth 10 herë në ditë nga femrat e tjera, kjo nuk do të thotë se ata nuk ju duan.
Edhe pse ndonjëherë mendoni se partneri nuk e vuri re aspak atë çupëlinën me bluzë të ngushtë dhe me një mini xhins, atëherë duhet të mësoni që ai ka aftësinë të shohë qartë me bisht të syrit. Kur një grua e pashme kalon afër tyre dhe kur ajo për më tepër ka veshur dhe diçka provokuese, edhe po të jenë të shoqëruar, ata kanë një tundim tepër të fortë për ta parë. Ata e dinë mirë që kjo nuk i pëlqen aspak partneres, por është vërtet një magnet instiktiv, që aktivizohet në sytë e mashkullit sapo një pamje joshëse i kalon pranë.

2- Mashkulli ka nevojë të qëndrojë pak larg partneres

E ka të nevojshme të largohet për pak orë apo minuta nga rutina e përditshme. Për këtë ai del për vrap, për një lojë me bilardo apo për palestër. Në fakt nuk është se krejt papritur ai ndërgjegjësohet për barkun që po i kërcen mbi rripin pantallonave apo është ndonjë i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund të jetë dhe dobët në atë lojë, por ai del për t’u larguar nga partnerja që ankohet pa pushim dhe nga fëmijët që bërtasin. Sa herë lënë shtëpinë për një justifikim të tillë, që nuk parashikon mundësinë për t’iu marrë me vete, me shumë mundësi e bëjnë për t’u larguar.

3- Ata nuk i besojnë as vetë premtimet që bëjnë
Kjo në fakt është goditje pak e fortë për femrat, prandaj po themi më të rëndësishmen në fillim:
Ata Ju duan fort. Ata mendojnë se jeni fantastike dhe shumicën e kohës ata janë të kënaqur për zgjedhjen e bërë. Por ama shumica e meshkujve, sidomos ata në moshë të vogël, ende nuk mendojnë për diçka serioze dhe premtojnë edhe për gjëra që edhe vetë nuk e dinë në mund t’i realizojnë.

4- Kur ata fitojnë shumë e ndiejnë veten të rëndësishëm
Në disa çifte gratë fitojnë më shumë. Kjo sigurisht është një arritje për femrat, për të cilën janë të lumtur dhe meshkujt. Po kjo në fakt është ajo që ata thonë, por në të vërtetë ata janë aq krenarë, konkurrentë, egomaniakë, sa s’e kanë të lehtë ta pranojnë. Sigurisht që çdo femër e di, që partneri i saj do të donte të ishte ai që i siguron të ardhurat dhe nevojat familjes.

5- Çdo vit që kalon i bën t’iu duan më shumë
Me kalimin e viteve dashuria dhe përkujdesja e tyre ndaj jush do të rritet. Edhe pse kanë shumë për të arritur synimin e rritjes së tyre emocionale, ata ndiejnë se vetëm sa kanë nisur të na duan në mënyrën dhe forcën që do e bëjnë këtë kur të jenë 40-50 vjeç e më tej.
Këtë sigurisht që nuk na e shpjegojnë, sepse do tingëllonte sikur tani nuk na duan.
Duhet ca kohë që ata të vlerësojnë partneren përtej anëve seksuale. Por sa më shumë piqen, aq më shumë ju duan, sepse mësojnë të vlerësojnë përmasat intelektuale dhe shpirtërore të partneres, që në fillim nuk i vënë rëndësi.

Ta besh per vete:Si mund ta besh nje djal per vete?

Jo te gjith djemte preferojne te njejtat vajza keshtu qe ka shume te beje me djalin qe deshiron te doje ty.

Afrohu

E dini qe, si njerez, ne krijojme ndjenja deshire per njerez qe shikojme shpesh se sa ata qe shikojme rralle? Afrohu atij me shume, edhe sigurohu qe te vere re gjithmone kur te shef. Ne kete menyre ai formon nje lidhje mentale dhe ideale per ty, kjo gje e ben punen tende me te lehte.

Mbaj dinjitetin

Shumica e djemve jane gati te lidhen serjozisht me nje femer qe mbron dinjitetin, dhe respekton veten e saj. Ai kurre nuk do te te pelqeje ty ne qofte se ti nuk ke reskpekt per veten tende. Disa vajza rrine shume pas cunave dhe krijojne imazh te keq per veten e tyre. Kur e ben te dukur qe ti nuk ke respekt per veten tende, as ai nuk ka per te respektuar.

Foli ndryshe

S’eshte nevoja qe ta besh te dukur qe ti do, qe te te doje ai ty. Kur ben muhabet me te mos u perpiq shume qe ti besh pershtypje, ose t’ja mbash vemendjen gjate gjithe kohes. Gjithmon lere ate qe te kerkoj vemendjen tende. Dhe kur i flet, foli kur ai do qe te flasi me ty, mos e ngacmo kur ben muhabet me nje tjeter, perndryshe ai mendon se ti je e c’mendur dhe ke rene thelle per te. Pasi ke bere keto, dhe ai kupton qe ti nuk je si femrat e tjera, fillon mendon per lidhje me ty.

Shenjat zodiakale dhe seksualiteti:Nëse doni të mësoni sesi të krijoni atmosferën e duhur në ato momentet intime kur jeni vetëm me të, atëherë besojuni këshillave të yjeve.

Çfarë vlerëson mashkulli i shenjës së Dashit? Si mund të joshësh dikë që i përket shenjës së Binjakëve? Po Peshqit, e dini si mund t’i bëni për vete? Joooo?! Atëherë besojuni këshillave të mëposhtme, të sugjeruara nga yjet.

Erotizmi i shenjës së Dashit

Meshkujt e shenjës së Dashit janë gati për “sulm” dhe nuk kanë shumë nevojë për t’i ndezur seksualisht. Dëshira e vetme e tyre është: t’i dhurojnë sa më shumë kënaqësi femrës së tyre. Por, nëse nuk e arrijnë këtë gjë, atëherë egoja e tyre mashkullore është goditur rëndë. Meshkujt e kësaj shenje mund të përshtateten duke huazuar paralojën e zgjatur, ledhatimet dhe fjalët e ëmbla për ta kënaqur sa më shumë femrën e tyre.

Nuk duhet harruar që meshkujt e shenjës së Dashit preferojnë seksin e shpejtë, por anasjelltas, nuk pëlqejnë femrat që jepen shpejt. Dashurojnë rrezikun, prandaj për ta, sfida paraqet një aventurë. Kjo është arsyeja përse pëlqejnë femrat “e çmendura” dhe sidomos nëse kanë trupa sportivë. Por, në trupin e tonifikuar mirë të femrës, ata kërkojnë edhe disa zona tejet feminile, sepse ata duan të dhurojnë përkëdhelje të buta në këto zona.

Josheni me fantazi dhe trasgresion, pa harruar të brendshmet seksi.

Erotizmi i shenjës së Demit

Mashkulli i kësaj shenje është tradicional, duke përfshirë edhe dëshirat e tij seksuale. Vendi i preferuar për të bërë dashuri është një krevat i madh dhe i fortë, por me jastëkë të butë dhe një kuvertë të ngrohtë.

Kujdes! Nuk duhet ta shpërqendroni në asnjë mënyrë gjatë aktit, përndryshe rrezikoni të përballeni me egërsinë e vërtetë të një demi. Nëse e ndërprisni, do t’ju duhet ta filloni gjithçka nga e para për të krijuar atmosferën e duhur.

Në fantazitë erotike, meshkujt e Demit kënaqësinë seksuale e lidhin me kënaqësinë e të shijuarit të ushqimeve të mira.

Femra ideale është pasionante, pragmatike dhe që di mirë se çfarë bën. Fantazitë e tij erotike ndizen nga imazhi i një gruaje që lëpin një akullore, kafshon një banane apo përtyp me ëndje luleshtrydhe.

Josheni, duke i gatuar një darkë të shijshme dhe, më pas… drejt kënaqësive të shtratit…

Erotizmi i shenjës së Binjakëve

Aventurën perfekte seksuale meshkujt e kësaj shenje e imagjinojnë kur zbulojnë një femër misterioze në një grup të saponjohur njerëzish.

Vendi i preferuar për të bërë seks është një dhomë luksoze hoteli, në një shtrat të madh me mbulesa të pambukta, duke pirë shampanjë e duke krijuar temperaturën e duhur seksuale.

Mashkulli i shenjës së Binjakëve është gati për çdo lloj aventure seksuale me një femër që i nxit fantazinë. Femra ideale për të duhet të ketë një pamje elegante, pa komplekse dhe të dijë të flasë bukur.

Josheni me një koktej të përbërë nga fantazia, eleganca, zgjuarsia – pa harruar të shtoni pak luks – dhe ai ka për të lënë kokën pas jush.

Erotizmi i shenjës së Gaforres

Meshkujt e shenjës së Gaforres gjatë aktit seksual nxiten shumë nga fantazitë erotike. Kreativiteti i tyre manisfestohet në mënyrë spontane nëse gjejnë një partnere që ka të njëjtin sens për “lojëra” gjatë aktit seksual.

Atmosfera e duhur për ta është një ambient i ndriçuar dobët. Nëse nuk gjejnë këtë atmosferë romantike, atëherë preferojnë seksin në vende të hapura, të shkretuara dhe mundësisht pranë vendeve bregdetare.

Meshkujt e lindur nën shenjën e Gaforres nuk çmenden dhe aq pas trupave krejtësisht të zhveshur sesa pas pjesëve të veçanta, që duken nga rrobat e laguara.

Femra ideale duhet të rrezatojë feminilitet, të ketë gjoks të madh e të jetë një femër që pëlqen të përkëdhelë dhe të dhurojë puthje.

Josheni me një parfum të veçantë dhe një palë të brendshme seksi, që zbulohen “pa dashje” nga dekoltetë e hapura apo pantallonat me bel të shkurtër.

Erotizmi i shenjës së Luanit

Meshkujt e kësaj shenje pëlqejnë pjesët misterioze të një gruaje. Madje, në fantazitë e tyre erotike, imagjinojnë një grua me fytyre të mbuluar, e cila nuk flet asnjë fjalë, por vetëm e përkëdhel dhe e puth me pasion.

Meshkujt e Luanit nuk e kanë problem të dominojnë në shtrat. Por, në të njëjtën kohë, i pëlqen edhe të dominohet nga partnerja dhe të luajë rolin e “luanit dembel”, që pëlqen ta përkëdhelin, ta mbulojnë me puthje dhe të jetë në qendër të vëmendjes, si një mbret i vërtetë. Meshkujt e kësaj shenje shpeshherë fantazojnë të kenë eksperienca seksuale me dy partnere njëkohësisht.

Femra ideale për Luanin duhet t’i ketë flokët e gjatë dhe të çrregullt, gjoksin e fortë dhe të tonifikuar. Mund ta joshni, duke qenë të gatshme të eksperimentoni gjatë aktit seksual dhe njëkohësisht duke e përkëdhelur me ëmbëlsi dhe butësi.

Erotizmi i shenjës së Virgjëreshës

Meshkujt e shenjës së Virgjëreshës nuk humbasin shumë kohë me paralojën. U pëlqen të zhvishen shpejt dhe po aq shpejt duan ta shohin të zhveshur trupin e partneres. Por mos harroni që trupi duhet të jetë i larë, i parfumosur mirë. Duhet të jeni të kujdesshme deri në detajet më të imta.

Meshkujve të shenjës së Virgjëreshës u pëlqen të jenë të qetë për të “studiuar” trupin e partneres, sidomos pikat më të ndjeshme të saj, në mënyrë që pastaj të dinë të dhurojnë kënaqësinë më të madhe. Më pas, u pëlqen të mbyllin sytë, ndërkohë që duhet të jetë partnerja që duhet t’u dhurojë kënaqësi atyre, nëpërmjet “marifeteve” me duar dhe gjuhë.

Femra ideale është e hajthme, me gjoks të vogël dhe të pasme të tonifikuara mirë.

Josheni duke e ftuar në një dhomë të pastër, të parfumuar mirë, me drita të zbehta dhe duke i dhuruar një masazh sensual.

Erotizmi i shenjës së Peshores

Meshkujt e kësaj shenje pëlqejnë femrat e egra e që duan të argëtohen në shtrat. Zakonisht bien në dashuri me femra shumë të bukura. Por, nëse zbulojnë se partnerja e tyre nuk është aq inteligjente sa e kishin menduar, atëherë largohen njëherë e përgjithmonë. Meshkujt e Peshores vlerësojnë femrat e rafinuara, që kujdesen deri në detaje. Tërhiqen nga femrat që veshin të brendshme dhe aksesorë seksi. Ka shumë prej tyre që pëlqejnë masazhet dhe kërkojnë që të jetë femra ajo që drejton “lojën” sipas dëshirave të saj.

Femra ideale është shumë e bukur, me forma të rrumbullakosura, e rafinuar dhe e kujdesshme ndaj pamjes së jashtme.

Josheni nëpërmjet një debati inteligjent, por mos harroni edhe të brendshmet seksi e që nxisin fantazinë.

Erotizmi i shenjës së Akrepit

Sensualiteti është një veçori e dallueshme për meshkujt e kësaj shenje. Është pak e vështirë të joshësh meshkujt e Akrepit, sepse fantazia e tyre erotike është tejet e rafinuar dhe asgjë nuk përbën çudi për ta. Kjo shenjë është ndër të paktat që nuk pëlqejnë seksin oral. Nuk është se janë kundër, por nuk besojnë se nëpërmjet tij mund të arrihet një kënaqësi më e madhe seksuale.

Meshkujt e shenjës së Akrepit kanë një vetëkontroll për t’u pasur zili, por kur bie fjala për seksin, ata bëjnë një përjashtim. Kjo do të thotë që nuk duan t’ia dinë shumë as për vendin e as për orën, nëse janë të papërshtatshme.

Femra ideale është pasionante, që ruan disa sekrete për vete.

Nëse kërkoni të joshni një mashkull të shenjës së Akrepit, shtiruni sikur nuk ju intereson dhe shikojeni vëngër e me ligësi. Vetëm kështu do ta bëni që të lërë kokën pas jush.

Erotizmi i shenjës së Shigjetarit

Meshkujt që i përkasin shenjës së Shigjetarit nuk kanë nevojë për teknika të veçanta joshjeje, sepse janë vetë femrat që bien shumë lehtë në dashuri me ta. Prandaj, mashkulli i Shigjetarit është në kërkim të një femre që “dorëzohet” me dëshirën e saj, teksa ai e provokon me fjalë dhe gjeste të thjeshta.

Të lindurit e kësaj shenje përjetojnë shumë orgazma, por nuk e kanë problem nëse partnerja nuk ka të njëjtat kërkesa si ai. Megjithatë, ndihen të bezdisur nga femrat që nuk arrijnë në orgazmë.

Femra ideale nuk ka karakteristika të veçanta fizikë, por duhet të ketë patjetër sensin e humorit dhe të aventurës, si dhe të jetë e qejfit dhe optimiste.

Meshkujt e Shigjetarit mund të joshen gjatë një mbrëmjeje të gëzueshme. Hidhni ndonjë batutë pikante, por jo fort të hidhët… dhe brenda 15 minutash të kësaj “beteje erotike” do të kurorëzoheni me një orgazmë që nuk ka të paguar.

Erotizmi i shenjës së Bricjapit

Meshkujt që i përkasin shenjës së Bricjapit arrijnë kënaqësinë në lidhjet sentimentale më më vonë se shenjat e tjera. Ata bëhen më joshës me kalimin e viteve, duke kultivuar edhe një autoritet më të madh.

Meshkujve të shenjës së Bricjapit iu pëlqen të bëjnë dashuri dhe mësojnë shumë shpejt si t’i falin kënaqësi një femre. Por nuk joshen dhe aq lehtë dhe për ta një trup i zhveshur nuk arrin t’i nxisë seksualisht.

Për të gjetur pikat e tyre të dobëta, është shumë më e vështirë nga ç’duket. Por, për femrat që ia arrijnë këtij qëllimi, ia vlen gjithë mundimi, sepse ato do të shpërblehen me kënaqësi të pafundme.

Fizikisht u pëlqejnë femrat në formën e “dardhës”, me vithe të bollshme, por e hajthme në pjesën e sipërme të trupit. Ajo duhet të jetë e kujdesshme në përzgjedhjen e të brendshmeve dhe të jetë gjithmonë e trukuar.

Josheni në një dhomë të ngrohtë, me një shtrat të bollshëm, duke degustuar dy gota verë së bashku.

Erotizmi i shenjës së Ujorit

Meshkujt e shenjës së Ujorit pëlqejnë temperaturat e nxehta dhe, kur bie fjala për seks, imagjinata e tij e çon në plazhet ekzotike a në një dhomë hoteli të ngrohur mirë. Nëse klima është e akullt, atëherë meshkujt e Ujorit do të jenë të ftohtë edhe gjatë aktit.

Të lindurit e kësaj shenje kanë një vetëvlerësim të madh për aftësitë e tyre seksuale. Ata pëlqejnë të flirtojnë, por rrallëherë i konkretizojnë në lidhje fizike. Janë tipa sportivë, prandaj janë në gjendje të dhurojnë një natë të tërë pasioni, por vetëm nëse është ndezur shkëndija e dashurisë.

Femra e tyre ideale duhet ta vlerësojë seksin e ngadaltë, duke i paraprirë me një paralojë delikate. Gjithashtu, ata vlerësojnë shumë edhe komplimentet e shpeshta. Ndërsa të brendshmet seksi dhe truku janë detaje që nuk i kushtojnë shumë rëndësi.

Josheni me delikatesë, pa u treguar shumë agresive. Prisni momentin e duhur dhe mbulojeni me komplimente.

Erotizmi i shenjës së Peshqve

Është vështirë të kënaqësh meshkujt e shenjës së Peshqve, sepse ata kanë një natyrë të dyfishtë, që i bën të paparashikueshëm. Të lindurit e kësaj shenje pëlqejnë muzikën, sepse ajo i nxit të reagojnë në mënyrë sensuale. Iu pëlqen ta arrijnë orgazmën sipas ritmit të muzikës.

Nëse kërkoni të arrini kënaqësi seksuale, është shumë e rëndësishme që në sfond të vini pak muzikë, por jo shumë romantike. Më pas, ata do të dinë t’i dhurojnë një femre kënaqësinë më të madhe.

Femra ideale duhet të ketë shumë fantazi dhe të dijë të marrë iniciativën në momentin e duhur, që do të thotë se në seks duhet ta drejtojë ajo lojën.

Josheni me feminilitetin tuaj, që duhet të rrezatojë edhe në përzgjedhjen e rrobave e sidomos të të brendshmeve. Përdorni pak truk për të theksuar sharmin tuaj.

Cfare mendojne meshkujt?:Zbulo c’fare mendojne meshkujt gjat seksit – dhe nese duhet te merakosesh.

-Derdhje e parakohshme

Ne disa raste kane merak neqoftese e kryejne punen mire, dhe disa prej tyre kane taktikat e veta per te qendruar ne zone. Kur jane ne momentin, nervozohen edhe taktikat e tyre i perqendrojne per te arritur qellimin e tyre ne menyre te bukur. Qe mos te derdhin parakohe, shume meshkuj distancojne veten e tyre. Dhe sa me shume qe nje djale e do nje vajze shanset jane se, aq me shpejt do arrije kulmin. Nje ekspert Seksi, Brandon Maxwell, krijuesi i “Maxwell Multiple Climax” ( orgazme shumedishte ) eshte nje teknike seksuale qe lejon meshkujt te arrine piken e kulmit here pas here pa derdhur, thot qe prandaj meshkujt nuk e shikojne femren ne sy.

“Djemte jane krijesa vizuale” thot Maxuwell. ” Kur e shofin qe vajza qe duan eshte e eksituar, mjafton per ata, dhe derdhen shpejt.”

Distanca emocionale qe ndihmone meshkujt qe te zgjasin gjate seksit, shpesh here, e con ne pjesen tjeter te lidhjes. Per shembull, thot Maxwell, ata meshkuj qe bejne si “garipa”, dhe bejne sikur nuk e cajne koken fare per femra zakonisht merakosen neqoftese po e bejne punen mire. Nuk duan te shqetesojne veten, e ndajne trurin edhe thone se “po e bej vetem per veten time.” Keta tipa mund te zgjasin gjate ne seks, por zakonisht kur femra meson se ata nuk e plotesojne emocionalish, lidhja merr fund.

Femrat e tjera

Edhe nje mashkull qe eshte lidhur me femren me te bukur ne tere boten here pas here mundet te mendoje per femra te tjera gjat seksit. Nuk do te thote se ai do qe te ndahet me ty ose te tradhetoje, por ndonjehere ata duan variacion dhe kur e kane ndare mendjen qe duan te jene vetem me ty.
“Dhe midis nje cift te lumtur, mashkulli mendon here pas here, per femra te tjera gjate kohes qe ben seks. Keshtu qe ai kujton eksperiencat me te mira seksuale, nga 10- 20 vjet me para. Puna eshte qe mos te harrosh edhe te therrasesh emrin e tjetres, prandaj thuaj gjithmone nje fjale te embel si, zemer. Disa femra shqetesohen kur e dine qe i dashuri eshte duke menduar per femra te tjera, kjo gje kuptohet. Per kete gje, meshkujt mudohen ti mbajne sekret keto mendime.

Vetem per te thene qe e bera

Ndonje here kur meshkujt nuk kane bere seks per kohe te gjate, edhe po nuk i eksiton nje femer, ata do ta bejne me te vetem per te thene “e bera.”
Ne fund te fundit nuk i dihet se c’fare mendojne ata kur bejne seks. Po edhe femrat nuk jane te pafajshme.

Puthje Interesante:Gjithkush duhet të dijë të puthë.

Por çështja është: I dini ju vërtet të gjitha faktet dhe detajet interesante rreth puthjes? Është e mirë, apo e keqe mënyra se si ju këmbeni puthjen? Çfarë ndryshimi ka të puthurit në kultura dhe popuj të ndryshëm? Si puthin japonezët, francezët dhe të tjerët? Çfarë të rejash të tjera mund të mësoni?

Më poshtë ju do të lexoni fakte nga më të çuditshmet për puthjen:

1- Një akt puthjeje vë në veprim 29 muskuj të fytyrës. Me fjalë të tjera, puthja mund të përdoret si një ushtrim efektiv për parandalimin e rrudhave në fytyrë.
2- Të dashurit këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje. Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt sëmundjeve të ndryshme.
3- Si rregull, 66 për qind e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjetër kënaqet duke parë se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjatë këmbimit të puthjes.
4- Sipas statistikave amerikane rezulton se çdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra përpara se të martohet.
5- Një puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa një puthje franceze (me gojë hapur dhe kontakt të gjuhës) mund të djegë më shumë se 5 kalori.
6- Ndjeshmëria e buzëve është 200 herë më lartë se ndjeshmëria e mollëzave të gishtërinjve.
7- Mendohet se burrat që i puthin gratë për t’i përshëndetur para se të dalin nga shtëpia, kur nisen për në punë çdo ditë, kanë avantazh në lidhje me të tjerët që s’e kanë këtë zakon, ata që thjesht mbyllin kanatin e derës e dalin. Thuhet se ata që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë mesatarisht. Ndërsa burrat e tjerë kanë thënë se janë më të prirur për aksidente rrugore.
8- Një puthje pasionante për 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve të pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve në gjak dhe redukton një minutë nga jeta e personit.
9- Puthja franceze është quajtur “bashkimi i shpirtrave” në Francë. Nuk janë vetëm buzët që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Një puthje pasionante franceze është edhe ajo kur ndërveprojnë vetëm gjuhët.
10- Në ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve, ata nuk bashkojnë thjesht majat e hundëve, për të krijuar puthjen specifike të tyre, që bota njeh. Ata i hapin pak buzët përpara se të bashkojnë majat e hundëve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me frymë. Gjatë momentit kur bashkojnë majat e hundëve (që është në fakt puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të njëri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkëmbim i frymës, që vijon edhe gjatë kohës kur hundët tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në përfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy minuta.
11- Puthja në publik është zakonisht e papëlqyeshme në Japoni, në Tajvan, në Kinë dhe në Kore. Një puthje tipike japoneze nuk mund të jepet në publik. Përkundrazi puthja faqe të tjerëve konsiderohet si akt i njerëzve me moral të humbur dhe nuk miratohet, ajo quhet një zakon i shthurur i perëndimorëve. Ndërsa për adoleshentët e ish Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ‘70, puthja në publik ishte një gjë e zakonshme dhe nënkuptonte takimin e parë, domethënë ata adoleshentë që putheshin kësisoj, sapo kishin vendosur një lidhje. Ndërsa japonezët e sotëm, edhe kur japim një puthje të shpejtë në publik, kujdesen të mbajnë një distancë të qartë dhe nuk puthen në buzë për më shumë se një sekondë.
12- Trupat e personave të angazhuar në puthje prodhojnë një substancë 200 herë më të fortë se morfina, në kuptimin e efektit narkotik. Kjo është arsyeja pse kur partnerët puthen, ata ndiejnë një lloj euforie dhe lumturie të thellë, ndërsa janë duke bërë këtë gjë.
13- Të puthurit mund t’i ndihmojë femrat të qetësohen dhe ul me lehtësi efektin e stresit tek ato.
14- Mesatarisht një njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thënë ndryshe dy javë të jetës së tij.
15- Puthja që zgjat një minutë mund të heqë nga trupi juaj 26 kalori.
16- Mesatarisht çdo person në botë është puthur në mënyrë romantike të paktën një herë pa i mbushur ende 14 vjeç.

Marrëdhënia juaj, a është e suksesshme ?:Pakënaqësia vetjake është arsyeja kryesore e shfaqjes së problemeve të dashurisë. “Ti nuk më do aq sa të dua unë!” është shprehja më e thjeshtë e frikës nga dashuria. Problemet fillojnë të shfaqen atëherë kur ju filloni të pyesni veten “Mos vallë unë e dua atë më shumë sesa ai më do mua?” Në këtë moment ne fillojmë të analizojmë gjërat që bëjmë për dashurinë tonë. Ne fillojmë të analizojmë mënyrën sesi ne e shprehim dashurinë tonë dhe sa energji po harxhojmë për ta çuar atë përpara. Me pas pasi e kemi analizuar mirë veten, ne përpiqemi të kuptojmë nëse partneri po na përgjigjet me të njëjtën monedhë apo jo. A po marrim diçka të ngjashme me atë që po japim? Në momentin që ne fillojmë të bëjmë krahasime të tilla, kemi filluar të largohemi nga marrëdhënia jonë. Ne nuk duam që të dashurojmë më shumë nga sa na dashurojnë. Kjo ndodh sepse femrat kanë frikë pasi mendojnë se meshkujt do të tallen me to. Fokusohuni tek ajo që bëni e si ndiheni kur dashuroni.
Për të kuptuar se në cilin stad ka arritur marrëdhënia juaj duhet t’i bëni vetes pyetje të tilla:
A ju bën të ndjeheni mirë kur dashuroni dikë dhe ai jua kthen me të njëjtën mënyrë?
A prisni që në qoftë se doni dikë, ai t’iu dojë me çdo kusht? Nëse po, perse?
A ndjeheni i dashuruar kur partneri nuk është pranë jush? Nëse jo, përse?
A po bëni për të dashurin tuaj gjëra që në të vërtetë nuk do të donit t’i bënit, por e ndjeni që është e nevojshme t’i bëni për ta pasur ata pas vetes?
A po bëni ndonjë gjë veçanërisht për ta duke pritur që një ditë tua shpërblejnë?
Çfarë po prisni?
A keni folur me partnerin për ato gjëra që ju bëjnë të ndjeheni të dashuruar?
Të përbashkëtat
Ju e dashuroni njëri-tjetrin e kjo është arsyeja kryesore përse ju jeni bashkë, por kohët e fundit duket se ka disa gjëra të cilat nuk i keni më si më parë. Edhe pse kuptoheni mirë nuk dashuroheni më si në fillim. Ju pëlqeni librat e të shkoni për shëtitje, ajo gjithmonë ka dëshirë të udhëtojë, ju pëlqeni sportin, por vazhdoni të jeni të bindur për faktin që martesa është një sakrificë. Ju keni dëgjuar që në një martesë ju duhet të merrni dhe të jepni. Ju duhet të lini mënjanë interesat tuaja dhe të mendoni për të dy, apo më tepër për personin që keni në krah. Për këtë ju duhet të bëni kompromise. Por, kur ju duhet të hiqni dorë nga gjërat që ju pëlqejnë më shumë për hir të marrëdhënies, ju nuk e kini këtë forcë, prandaj hiqni dorë dhe përfundoni se nuk keni asgjë të përbashkët. Nëse keni mbërritur deri këtu do të thotë se nuk keni më shanse që të riktheheni tek intimiteti dhe marrëdhënia që keni pasur më parë.
Pyetjet që mund të bëni në të tilla raste janë:
A kanë ndryshuar gjërat që nga takimi juaj i parë?
A ndani çdo gjë me partnerin tuaj ashtu siç bënit më parë?
Çfarë do të ndodhte në qoftë se ju do të bëni gjërat që ju pëlqejnë dhe partneri juaj ato që do t’i pëlqenin?
Sa kohë keni për të shpenzuar me partnerin tuaj e për të vlerësuar që marrëdhënia juaj është e suksesshme?
Çfarë do të thotë për ju të kesh interesa të diferencuara?
A e shihni veten dhe partnerin si dy persona të ndryshëm që kanë zgjedhur të jenë bashkë, apo si një detyrim për të qëndruar bashkë?
A mendoni vërtet se të dashurosh do të thotë të sakrifikosh? Nëse po, përse?
Shmangni problemet
Sa herë që prekni një temë të veçantë, ndodh që të shpërthejë një debat me të, shpesh ju përpiqeni t’i evitoni këto tema të tilla, por nuk ia dilni dot. Ju në fakt, nuk keni aspak dëshirë të ziheni e të konfliktoni me njëri-tjetrin. Një zënkë do të thotë se gjërat në lidhjen tuaj nuk po shkojnë aspak mirë dhe për më tepër, ajo mund të degjenerojë deri aty sa ju të ndaheni nga njëri-tjetri. Kështu që keni premisa shumë të theksuara për të prishur e shkatërruar lidhjen tuaj. Me kalimin e kohës lista e gjërave dhe argumenteve që nuk duhen prekur fillon e shtohet, aq sa duket se nuk ka më vend për të shtuar asgjë tjetër. Kështu për sa kohë lista e çështjeve që duhen evituar shtohet, ju ndjeni se ka ardhur një moment kur ju nuk mund të flisni e të bisedoni më me njëri-tjetrin për pothuajse asgjë pa debatuar! Ju e ndieni shumë larg njeri-tjetrin dhe të huaj dhe në këto momente mendja juaj fluturon për të imagjinuar që edhe sa kohë do të mund të duroni një gjendje të tillë. Hendeku mes jush fillon të thellohet.
Ja disa pyetje që mund t’ia bëni vetes në raste të tilla:
A keni frikë se mos lëndoheni në dashuri?
A do të thotë mospërputhja e mendimit mes dy njerëzve se ndjenjat e tyre janë cënuar? Nëse po, perse?
Si mund të veproni ndryshe? Çfarë mund të ndryshoni?
A e kufizoni apo privoni veten nga gjëra që do t’i bënit me kënaqësi kur jeni me partnerin? Përse?
Çfarë do të ndodhte nëse ju do t’i linit ata të kuptonin se si jeni ju me të vërtetë, apo çfarë do të bënit ju?
A është ndershmëria një hap i gabuar në lidhjen tuaj? Pse mendoni kështu?
Mundohuni që të flisni me partnerin tuaj për shqetësimet e tij dhe tuajat, ndërkohë që ju nuk duhet të harroni se duhet të përqendroheni te ndjenjat tuaja e jo tek ajo që i pëlqen atij apo këtij. Duhet të tregoni atë që ju jeni në të vërtetë, që lidhja juaj të jetë e sinqertë, e drejtë dhe një lidhje e vërtetë. Mësohuni që të pranoni partnerin tuaj duke pranuar më parë veten tuaj.

Si të përballesh me një partner xheloz

- Diskutoni problemin tuaj vazhdimisht me partnerin, mundohuni të ruani bisedën në një nivel të qetë, për të qenë bindëse dhe aspak kundërshtare për mendimet e partnerit.
- Sigurojeni atë që çdo gjë shkon mirë mes jush. Asgjë nuk ju pengon që çdo gjë të realizohet sipas dëshirave tuaja. Mjafton që ju të bashkëbisedoni për gjithçka.
- Jini kërkues, por jo agresivë. Nëse flisni me nervozitet, ju mund të thoni në fillim atë që duhet thënë në fund, apo nuk duhet thënë fare.
- Mos jini alarmues. Jepini çdo gjëje kohën e vet. Nëse do e bëni alarmante një gjendje, nervoziteti vetëm sa do e tensionojë gjendjen.
- Matuni para se të flisni në mënyrë që të shmangni konfliktet e panevojshme. Jepni ide bindëse dhe qarta, jo gjëra të pamenduara mirë, për të cilat mund të pendoheni më vonë.
- Bëhuni të këndshëm dhe të qartë në bisedat me partnerin. Duke qenë e dashur më të, mund t’i falni ngrohtësinë dhe besimin që i mungon. Një partner xheloz e ka atë ndjesi të lindur dhe nuk mund të gjykohet për këtë, por vetëm të ndihmohet për ta kapërcyer.
- Jini fleksibël dhe mësoni të bëni kompromise. Jo gjithmonë duhet të bëni si doni vetë. Jeta në çift do të thotë ta pranosh partnerin si është, me të mirat e të metat e tij. Duhen bashkëpunim dhe përshtatje.
- Të kuptuarit është vetëm një pjesë e përballimit të këtij emocioni ndaj partnerit.
- Përpiquni të kuptoni ndjesitë e tij apo të saj dhe mos u përpiqni ta bëni atë të ndjehet në faj.
- Përpiquni ta mbështetni partnerin tuaj sa më shumë të mundeni.
- Duke i krijuar një komoditet të përkohshëm shpesh mund të ndihmoni në zgjidhjen e problemeve me partnerin, dhe si rrjedhim mund të çrrënjoset tërësisht xhelozia.


Edituar për herë të fundit nga Universal në Fri Oct 09, 2009 11:10 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Disa gjera te tjera:   Fri Oct 09, 2009 11:09 am

Femrat në shtrat nuk mendojnë më:Që femrat në shtrat e përdornin më shumë trurin se meshkujt, kjo dihej. Por që pasi e përdornin, e humbnin tërësisht, duke shuar madje dhe çelësin nervor, kjo është e re.

E bukura është se nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë. Ata që përcaktuan, që materia gri e femrës humbet funksionalitetin e saj në momentin kur ajo arrin kulmin e kënaqësisë, ishin një ekip studiuesish holandezë që në Kongresin “European Society of Human Reproduction and Embryology” treguan trurin e 12 çifteve midis 19 dhe 49 vjeç, ndërkohë që bënin seks.

“I linim vetëm në dhomën e skanerit, me dritat e ulëta”, -shpjegon doktor Holsteg, një nga studiuesit e përfshirë në kërkim. Kuptohet që njëri prej të dyve e kishte kokën në skaner, prandaj performancat seksuale ishin të kufizuara, “por ne na interesonte truri dhe jo seksi. Rezultati më i rëndësishëm që kemi regjistruar është që truri i femrës aktivizohet totalisht në momentin e arritjes së orgazmës”.

Pse ndodh kjo?

Sipas opinionit të doktor Holstege, “mbase për të arritur orgazmën, femra duhet të çaktivizojë disa pjesë të trurit të saj, si p.sh. qendrat e frikës. Gratë janë të afta edhe të shtiren për orgazmën, por kjo nuk i shpëton skanerit. Nëse shtiret, shumë pjesë të trurit mbeten aktive

Testosteroni dhe kënaqësia seksuale e grave:Në qoftë se je një grua që ka humbur dëshirën për seks, është mirë të dish se një nga arsyet për këtë gjendje është edhe niveli i ulët i testosteronit (hormonit mashkullor) në gjakun tënd.

Kjo është një e vërtetë shkencore. Testosteroni nuk është vetëm një hormon mashkullor. Ju mund ta lidhni testosteronin me mjekrën e trashë, me muskujt e rritur dhe me kapadaillëkun e madh të burrave. Kjo është e vërtetë. Por, tani, duhet të mësoni se testosteroni luan rol me rëndësi edhe në trupin e gruas, veçanërisht, kur bëhet fjalë për romancën.

Në këtë shkrim dua t’u tregoj pse rrezikohen gratë të humbasin libidon dhe si ta rifitoni atë.

Ju mund të habiteni nga fakti se apetiti juaj seksual herë pas here bie shumë poshtë. Ka disa arsye për këtë. Për shumë prej tyre kam shkruar dhe më parë. Kjo mund të ndodhë sepse dashnori juaj nuk sillet siç duhet. Mundet që ju të jeni nënjë situatë stresore që ka bërë të bjerë forma juaj. Por kjo gjendje mund të ndodhë edhe pseniveli i testosteronit në gjakun tuaj ka rënë.

Hormoni me të cilin ne lidhim muskujt e mëdhenj dhe zërin e trashë të burrave, është gjithashtu me shumë rëndësi edhe për libidon, ose kënaqësinë seksuale të grave. Sasi të vogla testosteroni, që prodhohen normalisht në ovaret dhe në gjëndrrat adrenale të grave, ndikojnë në shkallën e densitetit të kockave të tyre, në nivelin e energjisë që ato kanë, në formën e tyre emocionale dhe në dëshirën e tyre për seks.

Pse ikën dëshira për seks?

Në qoftë se në gjakun e gruas do të ketë më pak testosteron femëror, ajo do të provojë atë gjendje që quhet disfunksioni seksual femëror (DSF), ose e thënë në mënyrë më specifike Çrregullimi hypoaktiv i dëshirës seksuale.

Disfunksioni seksual femëror prek gratë e çdo moshe, por në mënyrë të veçantë, ai prek gratë që janë në menopauzë dhe pas saj.Këto gra, në përgjithësi, nuk janë të kënaqura me jetën e tyre seksuale.

Një nga arsyet madhore pse bie dëshira për seks tek gratë, është rënia e nivelit të hormonit testosteron në gjakun e gruas. Normalisht, gjëndrrat adrenale dhe ovaret e grave para menopauzës, pompojnë në gjak një sasi të caktuar të hormonit mashkullor – testosteron.

Prodhimi i testosteronit fillon të bjerë në mënyrë graduale që kur vajza është rreth moshës 20 vjeç. Pas menopauzës, kur ovaret nuk nxjerrin më vezë, ato vazhdojnë të prodhojnë akoma testosteron por, tani,me sasi më të vogël.

Gjëndrrat adrenale, që prodhojnë lëndë të ngjashme me testosteronin, me kalimin e viteve edhe ato zvogëlohen dhe e pakësojnë prodhimine hormonit. Siç shikohet, pas menopauzës, niveli i testosteronit në gjakun e gruas bie shumë. Në këtë kohë, gruaja ka në gjak gjysmën e sasisë së testosteronit që kishte kur ishte një vajzë 20 vjeç.

Tek gratë që kanë kryer operacionin për heqjen e mitrës bashkë me ovaret, niveli i testosteronit në gjakun e tyre bie në nivelin e grave që janë në menopauzë, pavarësisht moshës kur gruaja e ka kryer operacionin. Kështu, një grua që ka hequr mitrën dhe ovaret në moshën tridhjetëvjeçare, për nga niveli i hormoneve në gjak është si një grua në menopauzë.

Ndërsa tek gratë pas menopauzës, që i janë nënshtruar operacionit të heqjes së mitrës dhe ovareve, rënia e nivelit të testosteronit në gjak është akoma edhe më emadhe. Nga këto të dhënat, kuptohet sesa me rëndësi është marrja e vendimit për heqjen e mitrës, si nga doktori ashtu edhe nga gruaja.

Por, veç rënies së nivelit të testosteronit në gjak, ka edhe kondita të tjera mjekësore që e ulin dëshirën e gruas për seks. Ndër to hyjnë:

Paaftësia e gruas për të mbajtur nën kontroll urinimin (inkontinenca urinare). Një grua që nuk kontrollon urinimin, natyrshëm, nuk mendon për seks.

Sëmundjet e vazave të gjakut që lidhen me diabetin, ose me atherosklerozën.

Disa barna nga ato që jep doktori me recetë, ose nga ato që i marrin vetë gratë, e ulin dëshirën për seks ose frenojnë arritjen e orgazmës. Disa nga këto barna janë:

Shumica e antidepresantëve, përfshi SSRI-në dhe tricyklikët

Barnat që përdoren për të ulur kolesterolin

Kontraceptivet oralë.

Disa barna që përdoren kundër hiperaciditetit të stomakut .

Antihistaminikët

Antihypertensivet (barnat që përdoren për të ulur tensionin arterial.)

Amphetaminat dhe stimulantë të tjerë që përdoren për të rënë në peshë.

Narkotikët

Tymosja e duhanit (që njihet edhe si shkak i disfunksionit erektil tek burrat )

Rënia e nivelit të testosteronit, ose mungesa e tij, shfaqen me këto shenja shqetësuese :

Gruaja nuk ndjehet mirë.

Prishet gjendja emocionale e saj.

Ndjehet e lodhur.

Pakësohet dëshira, kënaqësia dhe receptiviteti seksual.

Disa gra ndjejnë edhe çrregullime të tjera hormonale,siç janë ato që lidhen me mungesën ose pakësimin e estrogjenit.

Mjekët specialistë thonë se për të vendosur diagnozën e disfunksionit seksual femëror (DSF) nga mungesa e testosteronit, duhet të bëhet analiza për të përcaktuar nivelin e testosteronit në gjak. Kur niveli i testosteronit ka rënë dhe gruaja ka shenja klinike për këtë, edhe atëherë kur niveli i estrogjenit në gjakun e gruas është normal, diagnoza për disfunksion seksual mund të vendoset.

Mjekë të tjerë thonë se nuk është vetëm niveli i ulët i hormonit testosteron në gjak që shkakton rënie të funksionit seksual të gruas. Ata e mbështesin mendimin e tyre në studimet që tregojnë se disa gra, me nivel të ulët të hormonit testosteron në gjak, nuk kanë prishje të funksionit seksual.

Për arsyen që mendimet e specialistëve janë të ndryshme, këshillohet që çdo grua që ka humbur dëshirën për seks, dhe ka rënie të nivelit të testosteronit në gjak, duhet të konsultohet me një doktor që ka eksperiencë të mjaftueshme në terapinë zëvendësuese hormonale.

Disfunksioni seksual femëror (DSF) shfaqet në disa forma:

Çrregullime të dëshirës për seks

Çrregullime të eksitimit seksual

Frenim të orgazmës

Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale.

Shpesh, njëra nga çrregullimet e mësipërme, nxit të shpërthejnë të tjerat. Për shembull, gruaja mund të ankohet për dhimbje gjatë penetrimit,por shkaku i vërtetë i dhimbjes mund të jetë eksitimi jo i mirë (paraloja), ose eksitimi i papërshtatshëm.

Natyrisht, gratë e kanë të zorshme të bisedojnë për secilën nga këto shenja me doktorin. Kjo është edhe arsyeja pse disfunksionet seksuale femërore mbeten të paraportuara. Shumë doktorë nuk i pyesin gratë për këto probleme dhe gratë, po ashtu, nuk kanë qejf të diskutojnë me doktorin e tyre për këto shqetësime.

Qëllimi i këtij shkrimi është që t’i bëjë gratë të ndërgjegjshme se ato duhet të flasin për historitë e tyre seksuale me doktorin, sepse kjo është me shumë rëndësi për të diagnostikuar disfunksionin seksual femëror dhe për të marrë mjekimin e duhur. Nga ana tjetër, doktori, bashkë me ekzaminim fizik, duhet të flasë me gruan për disfunksionin seksual, për gjendjen mjekësore dhe gjinekologjike të gruas. Doktori duhet të diskutojnë, gjithashtu, historinë psikologjike dhe sociale të gruas, përfshi edhe ndonjë konflikt që gruaja mund të ketë, lidhur me identitetin e saj seksual.

Ndër faktorët psikologjikë dhe socialë që ndikojnë dhe që doktori duhet t’i diskutojë me gruan janë:

Restrikcionet kulturore dhe influenca e tyre në jetën e gruas

Abuzimet fizike, verbale dhe seksuale të tashme ose të kaluara

Aferat jashtëmartesore që ajo mund të ketë pasur ose vazhdon të ketë.

Problemet e saj financiare

Diskutimet familjare

Sëmundjet ose vdekjet në familje

Depresioni.

Çdo doktor do të dëshironte të dinte se kur dhe si shfaqjen vështirësitë seksuale që ka gruaja; sa zgjasin dhe nëse ato ndodhin vetëm në situata të caktuara dhe vetëm me partnerë të caktuar.

Ka disa gjendje shëndetësore gjinekologjike që mund të provokojnë disfunksionin seksual femëror. Këto gjendje janë:

Infeksionet e traktit urinar. Një grua me këto infeksione mund të provojë dhimbje gjatë penetrimit. Aplikimi me shumicë i lubrifikantëve dhe i teknikave relaksuese, mund të ndihmojnë të zgjidhen çrregullimet e eksitimit.

Operacionet për kanceret gjinekologjike. Nga gratë që u nënshtrohen këtyre operacioneve, 76% raportojnë ulje të dëshirës dhe 40% të tjera thonë se interkursa është me dhimbje. Gratë që i nënshtrohen hysterectomisë për një sëmundje jokanceroze, siç janë fibroidet, 1/3 e tyre kanë rënie të dëshirës për seks.Gratë që kanë mbijetuar, pas heqjes së gjirit për arsye të kancerit, 40% e tyre raportojnë se vuajnë nga disfunksioni seksual. Për këto gra është me shumë vlerë konsultimi për këto problemepërpara dhe pas operacionit.

Çfarë mund ta nxitë dëshirën seksuale?

Pa dyshim, më shumë testosteron! Burrat e kanë përdorur me kohë testosteronin për të rritur muskujt dhe libidon. Në vitin 2006 në Amerikë u lëshuan mbi 1,5 milion receta për testosteron tek gratë (nuk di sa janë lëshuar në Shqipëri)

Testosteroni zëvendësohet tek gratë në disa mënyra:

- Injeksionet intramuskulare (përgjithësisht një në 2-3 javë),

- Ngjitëse me testosteron si leukoplast

- Testosteron gel

- Material ngjitës (adeziv) që vendoset sipër dhëmbëve në gingivat.

- Tableta nga goja.

Deri sot nuk ka prodhim farmaceutik të veçantë për disfunksionin seksual femëror.

Por testosteroni mund të ngrejë edhe disa rengje për gruan. Sot, prodhimet dhe dozat e testosteronit janë akoma ato që përdorin burrat. Një grua që do të marrë këto doza, mund të rrezikohet nga superdozimi, që shfaqet me këto efekte anësore:aknet, shfaqja e flokëve në trup (më shumë nën qafë sesa mbi qafë) dhe rënie e HDL-së (kolesteroli i mirë)

Ka dhe mënyra të tjera të përdorimit të testosteronit. Mund të jepet krem dhe xhel testosteroni, që përgatiten në farmaci (me formula individuale). Formulat me testosteron mund të ndryshojnë përmbajtjen në vartësi tësasisë që do të absorbohet nga lëkura. Këtë e vendos doktori dhe farmacisti që përgatit këto preparate.

Flitet se një produkt që do të shërbejë për të mjekuar disfunksionin seksual femëror, mund të jetë në rrugën drejt tregut. Po kryhen prova klinike për LibiGel. Ky është një xhel testosteroni që do të aplikohet direkt në lëkurë. Po qe se provat shkojnë mirë, preparati mund të jetë gati për treg nga fundi i vitit2010.

Përtej Zëvendësimit Hormonal

Strategjitë e mjekimit të disfunksionit seksual femëror shkojnë edhe më larg nga përdorimi, vetëm i testosteronit. Gratë mund të rritin stimulimin duke përdorur teknikat e “distraksionit” (siç bëhet me muzikën që të sjell në formë emocionalisht), të përmirësojnë paralojën seksuale dhe teknikat që ndihmojnë të largohen dhimbjet. Të gjejnë dhe të përdorin pozicione të reja më të sigurta për seks.

Masazhi seksual është një mënyrë që e relakson gruan dhe e sjell atë në formë. Kur keni dhimbje gjatë seksit, provoni banja të ngrohta përpara interkursës, përdorni lubrifikantë me shumicë, zgjateni sa më shumë paralojën seksuale dhe kërkoni nga partneri t’u lejojë ta drejtoni ju penetrimine tij vaginal.

Njohja e anatomisë dhe e funksionit seksual, ndihmon që të kapërcehet frika dhe shqetësimi për seksin. Këto janë dy faktorë të rëndësishëm, që çojnë, gjithashtu, në disfunksion seksual. Bisedat me partnerin janë një ide e mirë. Diskutoni dhe provoni pozicione të ndryshme për seks dhe gjeni më të mirin. Mund të përdorni materiale erotike. Komunikimi i mirë i pasuar nga një seks i mirë, do ta bëjë interkursësn më eksituese për ju të dy.

Për disa nga ne, seksi i rregullt është i domosdoshëm si frymëmarrja. Të tjerë nuk shqetësohen shumë kur ai prishet.

Ku e keni vendin juve në këtë spektrum të gjerë?

Kjo është një pyetje për të cilën, gjithkush, do ta gjejë përgjigjen tek vetja. Kjo ka të bëjë me pasionin që keni për seksin.

6 keshilla qe i bejne femrat te pelqejne seksin:Çdo grua duhet ta ketë të qartë se jeta e saj seksuale do të pësojë ngritje, po qe se do të përmirësojë mënyrën si mendon për seksin. Më poshtë janë disa veprime që ju shtyjnë ta pëlqeni seksin.
1 – Mendoni pozitivisht
Neuroshkenca moderne mëson: Çdo mendim ka në trup një realitet biokimik. T’i ngresh mendimet dhe emocionet në një shkallë më të lartë, kjo do të thotë t’i shoqërosh ato me një miksturë neuropeptidesh dhe hormonesh tërësisht të ndryshme, nga ato kur mendimet janë të panikut, të frikës dhe të zemërimit. Porosia praktike që rrjedh nga ky konkluzion shkencor është i qartë: Kënaquni me mendime që prodhojnë biokiminë e shëndetit dhe të gëzimit.
2 – Përpiquni të ndjeheni seksi
Çdo grua duhet të bëjë përpjekje për paraqitjen e saj. Kujdesi për paraqitjen duhet të jetë i përditshëm. Nuk ka nevojë të harxhojë orë të tëra para pasqyrës, as të prishë shumë para për të brendshme të shtrenjta e jo komforte. Ajo duhet të vishet e të mbahet në atë mënyrë, që të ndjehet plot besim dhe tërheqëse. Ajo duhet të bëjë kujdes që të veshë tesha që venë në dukje pjesët më të mira të trupit të saj.
3 – Drejtoni marrëdhënien seksuale
Shpesh gratë ankohen se nuk kanë dëshirë për seks dhe si rrjedhojë nuk e gëzojnë seksin. Studimet më të fundit për këtë problem kanë treguar se dëshira për seks vjen edhe pasi ka filluar eksitimi seksual. Shprehja “oreksi vjen duke ngrënë ” ka vlerë edhe në jetën seksuale. Nga këto studime rrjedh konkluzioni: Gra mos prisni që dëshira të ngrejë krye, bëni që ajo të ndodhë.
4 – Çdo gjë të re provojeni disa herë
Seks i mirë është çdo gjë me përjashtim të seksit rutinë. Rutina dhe monotonia e bëjnë seksin të bezdisshëm, ato janë armiqtë e kënaqësisë seksuale. Çdo gjë e re që futet në marrëdhënien seksuale, bën të rritet kënaqësia dhe dëshira për seks. Kush është krijues dhe pak aventurier, nxiton i paduruar t’i provojë këto në marrëdhëniet seksuale.
5 – Lini imagjinatën të shpërthejë
Gratë që e duan seksin kanë edhe fantazi seksuale të shëndosha. Disa gra mundohen t’i shtypin ose t’i injorojnë fantazitë seksuale. Këtë e bëjnë se e konsiderojnë faj dhe bezdisje të kenë fantazi seksuale. Gratë, lidhur me fantazitë bëjnë këto dy pyetje: A është e vërtetë se kush fantazon nuk ka jetë seksuale të vërtetë? A është tradhti bashkëshortore kur fantazon seksualisht për dikë tjetër veç burrit? Të mos shqetësohen dhe të mos bëjnë të tilla pyetje, por t’i lënë fantazitë e tyre krijuese të rrjedhin lirisht. Fantazitë i ndihmojnë të eksplorojnë nëpër tabutë seksuale në mënyrën më të sigurt dhe më private. Askush nuk i di fantazitë e tyre. Ato janë rezervuari ku janë mbytur dëshirat e tyre sekrete, që ia kanë refuzuar vetes si gra të rritura dhe të përgjegjshme.
6 – Masturboni
Gratë që e duan seksin më përpara dhe më shumë nga çdo gjë, duan veten e tyre. Kjo përkthehet: Ato masturbojnë. Duke masturbuar gratë kuptojnë se orgazma është edhe pak lëvizje larg. Kjo i mbush ato plot besim dhe i bën qenie seksuale. Askush të mos çuditet nga statistikat. Studimet tregojnë se më shumë se 2/3 e grave masturbojnë rregullisht. Deri sa ka kaq shumë gra në botë që masturbojnë, atëherë askush nuk duhet të hezitojë.

Vajza të virgjëra, a gjenden më?:Sapo u hap bisedën, u pëlqen të tregojnë një batutë, tashmë shumë të përhapur në gjimnazet tona: “Çfarë kanë të përbashkët, vajzat e virgjëra me dinosaurët“? Dhe përgjigja vjen bashkë me një tufë të qeshurash: “Janë zhdukur 2 milionë vjet më parë…“

Në fakt, seksi nuk është më një temë që mund të shkaktojë të qeshura të ndrojtura apo bishtime tek 17-18 vjeçarët. Sigurisht që, batutat dhe talljet nuk mungojnë, por përgjigjet janë të qarta dhe në të shumtën e rasteve, të sigurta. Gjimnazistët e sotëm në Tiranë, në masë (87 nga 100 të pyetur) mendojnë se nuk është e nevojshme që të ruhet virgjëria deri në mbarim të gjimnazit. Sigurisht që ky numër nuk përputhet me numrin e të virgjërave apo jo të virgjërave, sepse ishte një informacion që “nuk guxuam“ t’ua kërkonim. I pyetëm thjesht për mendimin mbi këtë temë.

Edhe prindërit janë disi “pesimistë“. Do të donin të gjithë, që të kishte më pak ngutje në jetën seksuale, por mendojnë në shumicë (41 nga 73 të pyetur) që është e pamundur në ditët e sotme që, një vajzë të ruajë virgjërinë deri në martesë.

Mbani parasysh që të dhënat e sondazheve tona japin vetëm të dhëna fragmentare dhe nuk pretendojnë të jenë shkencore. Ato vlejnë vetëm për Tiranën dhe vetëm për shkollat që përfshihen në testimet tona.

Prindërit:

Mendoni se është e mundur ende, që vajzat ta ruajnë virgjërinë deri në martesë?

Janë pyetur 73 persona (nga të cilat 60 nëna).

32 – po

41 – jo

Adoleshentët:

Mendoni se vajzat duhet ta ruajnë virgjërinë deri në mbarim të gjimnazit?

Janë pyetur 100 gjimnazistë.

87 – jo

13 – po

Vajzave që fejohen me shkesë, u kërkohet virgjëria

Ato janë të bindura që fakti që nuk janë më të virgjëra, mund t’u rrezikojë seriozisht të ardhmen, sidomos tani që “ u ka dalë fati”. Kjo është arsyeja kryesore që përplas shumë vajza në dyert e maternitetit “Koço Gliozheni” me kërkesën për të rikthyer virgjërinë me anë të kirurgjisë gjineokologjike.

Drejtoresha e këtij materniteti, Rubena Moisiu duke i quajtur këto kërkesa një “fatkeqësi që mundon ende mentalitetin shqiptar” pohon se këto ndërhyrje nuk bëhen në maternite pasi janë të paligjshme por ajo nuk përjashton mundësinë se ato mund të realizohen në në mënyrë të fshehtë në klinika të tjera private.

Po çfarë i shtyn vajzat të bëjnë këto kërkesa dhe sa të rrezikshme janë ato për shëndetin e tyre….

*****

Dikush ka hyrë shkesë që ato të fejohen, por virgjëria është kusht, në të kundërt nuk mund të jenë kurrë nuse për ta. Frika se jo vetëm do të turpërohen por do të mbesin pa burrë i detyron ato të kërkojnë të qepin cipën e virgjërisë (himeni) që tashmë e kanë humbur.

Rubena Moisiu thotë se kategoria e vajzave që vijnë me këtë kërkesë, janë sidomos nga zonat rurale.

“Është e vërteta që ndeshemi shpesh me kërkesa të vajzave për të qepur cipën e virgjërisë dhe unë këtë e shoh si fatkeqësi. Nuk është ajo cipë e hollë që tregon ndershëmrinë e një vajze dhe nuk e kuptoj se si mund të gjenden ende përballë presioneve të tilla”, pohon Rubena Moisiu duke theksuar se këto vajza duken përgjithësisht të traumatizuara kur vijnë kërkojnë këtë lloj ndihme.

Ndërkohë ajo pohon se ligjërisht në asnjë maternitet shtetëror nuk duhet të realizohen ndërhyrje të tilla.

A janë këto ndërhyrje të rrezikshme për shëndetin? Dr.Moisiu nuk i paraqet ato si traumatike.

“Nuk është se qepja e cipës së virgjërisë rrezikon shëndetin. Kjo më shumë rrezikon rëndë emancipimin e shoqërisë. Është e trishtueshme të mendosh se për shumë njerëz vazhdon të mbetet tabu prishja e cipës së virgjërisë para se vajza të martohet. Në këto raste, ende fatkeqësisht nuk vlersohet njeriu por një cipë që vazhdon të mbetet simbol i ndershmërisë, por që në fakt nuk është e tillë”,- pohon Rubena Moisiu.

Flet Sabireja, ish-mamija që rindërton virgjërinë

Diku afër Pazarit të Ri ndodhet “Sabrireja” (emër i sajuar) ish mamija që iu rikthen “shpresat për të ardhmen”, vajzave që kanë humbur virgjërinë. Ajo e di që është e paligjshme ndërhyrja që bën ndaj dhe nuk tregon emrin dhe mbiemrin e saj të vërtetë. “Më vjen keq për vajzat sepse shumica e tyre nuk e bëjnë me dëshirë, por duan të martohen dhe ka nga ata djem që nuk i marrin po nuk qenë të virgjëra. Më vjen keq që djemtë e shikojnë një copë himeni si garanci për ndershmëri, po ç’ti bësh”, thotë Sabireja.

Sipas saj kryesisht këto ndërhyrje janë fare të thjeshta dhe kanë një çmim shumë të lirë, pasi zgjasin vetëm pak minuta. “Për ata më të lehta që zhvillohen edhe në kushte shtëpiake marrin një shumë tepër simbolike, 1 mijë lekë të reja, ndërsa ata më të vështirat që bëhen me anestezi lokale janë më të shtrenjta dhe shkojnë deri në 10 mijë lekë të reja”, pohon ajo.

Ndërkohë ish-mamija shpjegon seqë nga dita kur bëhet qepja mund të zgjasë maksimumi deri në 7 ditë. Nëse brenda këtij afati vajza nuk kryen marrëdhënie seksuale, nuk mbetet asnjë shenjë nga “virgjëria e shtirur” pasi fillojnë e bien penjtë.

“Ekspertja” që i bën vajzat të duken të virgjëra thotë se në shumicën e rasteve mashtrimi ecën dhe meshkujt e kanë të pamundur që ta dallojnë që nuk kanë të bëjnë me një virgjëri të vërtetë por vetëm me një të sajuar. Epo, ndoshta e meritojnë, të mashtrohen..!

*****

Virgjëria “teknike” dhe Virgjëria “sekondare”

Dr.Adem Harxhi

A është vajza e virgjër? Kjo pyetje i ka shqetësuar njerëzit vazhdimisht, tani më pak se më parë. Por, mos u çudisni, edhe sot, shumë burra e djem pyesin, se si mund të njihet një vajzë e virgjër. Përgjigja ime është: vetëm vajza e di nëse ka bërë seks ndonjëherë me një djalë.

Thuhet se një vajzë virgjëreshë, duhet ta ketë himenin të paprekur. Sipas këtyre, po qe se natën e martesës, po qe se nuk del pak gjak në çarçafët, atëherë atë e kanë gënjyer. Kjo shkakton shumë ankth të panevojshëm. E vërteta është se shumica e nuseve nuk gjakosen.

Sot, një vajzë konsiderohet virgjëreshë kur nuk ka bërë interkursë seksuale me një burrë. Kjo është një çështje personale që ka shumë rëndësi për vetë vajzën dhe shumë më pak për të tjerët.

Ç’JANË VIRGJËRESHAT TEKNIKE

Nuk është fjala për ato virgjëresha që punojnë në një nga fushat me teknologji të lartë. Jo, është fjala për ato vajza të zgjuara, që kënaqen me pak aktivitet seksual dhe që mendojnë se nuk ia vlen të rrezikosh për shtatëzani dhe sëmundje. Metoda e tyre kontraceptive është qind për qind e suksesshme, sepse ato nuk bëjnë seks. Sjellja e një vajze të tillë, mund të përmblidhet kështu: Çdo gjë pranohet me përjashtim të fundit. Ajo e lejon dashnorin e saj ta përkëdhelë, të bëjnë masturbacion reciprok, por ajo gjithmonë refuzon interkursën.

Nuk i imponohem askujt të zgjedhë këtë soj virgjërie, por do të përpiqem të sjell disa argumente në favor të saj. Kjo sjellje nuk vlen për këdo. Disa herë dhe në disa rrethe shoqërore, një vajzë teknikisht virgjëreshë, nuk shihet me respekt të madh. Disa të rinj nuk kanë aq shumë vetëbesim dhe nuk janë aq të fortë sa t’i përmbahen kësaj politike. Virgjëreshat teknike, sido që të jetë, nuk janë më të preferuarat, por ato janë shumë më pak të trishtuara nga çdo shoqee tyre në klasë të dhjetë, që mbetet shtatzënë.

Edhe djemtë, mund të jenë teknikisht të virgjër. Është e qartë që ata bëjnë ato forma seksi që nuk përfshijnë interkursën vaginale. Kur puna vjen për të shkuar para, ata ndalojnë.

Virgjëreshat teknike mësojnë shumë teknika seksuale, të cilat i përdorin gjatë gjithë jetës, kur marrin dhe japin kënaqësi. Por do të thosha se këto teknika mund të mësohen në çdo moshë dhe nuk ka arsye të mësohen shumë herët.

Çiftet që shoqërohen së bashku për një kohë të gjatë dhe që planifikojnë të martohen, mund ta praktikojnë virgjërinë teknike. Kur do të martohen, ata do të kujtojnë në mënyrë shumë sentimentale, përkujdesjet e tyre të vjetra e të këndshme me njeri-tjetrin.

* * *

TË JENI DHE TË DUKENI MIRË.

T’i thuash “Jo”seksit të hershëm, mund të jetë e vështirë, por është më e lehtë nga sa të jetosh me pasojat e seksit parakohe. Si mund ta shuani zjarrin e dëshirës seksuale përpara se të bëni seks?

Të rinjtë e thonë “ jo-në” e tyre me mënyrën si veprojnë, me mënyrën si bisedojnë dhe me mënyrën se si vishen.

Vishni tesha që ju tregojnë të bukura por jo seksi. Tregoni se jeni vajza të reja plot hijeshi, por nuk jeni “lodra seksi” në duar të djemve. Po qe se u tregoni djemve pak mish, atyre do t’u burojnë hormonet me shumicë .

Planifiko takime që nuk përfundojnë në situata të vështira. Ti e di ku do të shkosh, çfarë do të bësh dhe çfarë nuk do të bësh, që të ruash kënaqësinë e momentit.

Qetësoje një bisedë që bëhet shumë e nxehtë. Mbani parasysh se pas fjalëve vijnë veprimet.

Vajzat duhet të dinë se, ato që veshin ose bëjnë, tregojnë qëllimet e tyre. Duhet të jeni të kujdesshme për veshjen që është shumë e ngushtë, shumë e ulur dhe shumë e shkurtër. Ju e dini, se shokët tuaj, duke parë gjinjtë nga jakat tuaja të shqyera dhe kofshët nga fundet e shkurtra, gjithë kohën flasin për to. A dëshironi ju që shokët tuaj të flasin për këtë? Pse duhet të shikojë një vajzë që i shton hormonet, kur ai dëshiron ta shohë atë si shoqe. Një djalë dëshiron ta respektojë një shoqe, por ai ështëi distraktuar nga veshja e saj “seksi” dhe e kujton atë gjithmonë për atë të vetmen gjë. Djemtë eksitohen nga shqisat, vajzat eksitohen nga zemrat.

* * *

Shumica e adoleshentëve që lexojnë këto shënime, me siguri, janë të virgjër. Disa mund të jenë “teknikisht” të virgjër, dhe kanë shkuar pak më përpara. Mendoj se edhe ata i lexojnë këto rreshta tamam në kohë. Ndonjë lexues mund të ketë shkuar edhe më tutje. Ndonjë vajzë e rrallë mund të ketë mbetur edhe shtatzënë. Cilido të që jetë pozicioni juaj, kurrë nuk është vonë të bëni një fillim të ri të sjelljes dhe të veprimeve tuaja.

U mundova të shkruaj shumë gjëra të mira për virgjëreshat. Por dikush mund të mendojë: Këto nuk vlejnë për mua që, tashmë, jampërfshirë në marrëdhënie seksuale.

Ka njerëz që mendojnë se nuk ka kthim mbrapa, kur ke shkuar shumë përpara në marrëdhëniet seksuale. Kjo nuk është e vërtetë. Kthim ka, por ai nuk është i lehtë. Çdo ditë e re, u jep të rinjve liri të reja, për të bërë zgjedhjet e tyre lidhur me aktivitetin seksual.

Ç’ËSHTËVIRGJËRIA SEKONDARE?

Të besosh se seksi nuk duhet filluar herët, edhe atëherë kur nuk e ke pasur këtë besim më parë.

Virgjëria sekondare është të vendosësh t’i ndërpresësh marrëdhëniet seksuale që ke filluar, dhe ta lësh seksin për më vonë.

Mos e besoni gënjeshtrën se, po e shkele një herë, nuk i kontrollon dot më impulset e tua seksuale. Nuk do të thotë se po të marrësh diçka nga çanta e një shoku, ti do të vjedhësh tërë jetën në çantat e shokëve. Nuk është e lehtë të bësh gjëra të mira, por kjo do t’u bëjë të ndjeni vetëbesim, dinjitet dhe vetëkontroll në një mënyrë që asgjë tjetër nuk ua kthen dot.

Kthimi tek virgjëria sekondare është, padyshim, vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë. Të gjitha marrëdhëniet e tjera do të ndryshojnë për mirë. Ju tani do të bisedoni dhe do të qeshni lirisht. Tensioni dhe faji do të largohen nga ju.

TANI ËSHTË KOHA

Edhe pse është e pamundur të ktheheni në virgjërinë fizike të humbur, edhe pse nuk do t’i shuani dot totalisht kujtimet dheefektet anësore të eksperiencave të kaluara seksuale, ju, duke u kthyer tek virgjëria sekondare, do të keni MUNDËSI të rifitoni në mënyrë emocionale, psikologjike dhe personale respektin për seksin. Ky është avantazhi i atyre që arrijnë ta bëjnë këtë. Virgjëria sekondare ka ndihmuar shumë adoleshentë dhe të rritur, që të kthehen në gjendje seksuale të shëndetshme, si mendore ashtu edhe fizike.

Keni pasur ose jo, ndonjë shqetësim në të kaluarën, mos lejoni të kaluarën të justifikojë qëndrimin tuaj në të njëjtën mënyrë. Jeni penduar ose jo për të kaluarën, tani që keni informacion të ri, llogaritni koston dhe hiqni dorë nga seksi. Mos u shqetësoni se çdo të mendojë dashnori apo dashnorja juaj e mëparshme. Vendosni të çlironi veten nga lidhjet e kënaqësisë seksuale adiktive.

PSE TË ZGJIDHNI VIRGJËRINË SEKONDARE?

Virgjëria sekondare, është çlirimi adoleshentëve nga ndjenja se janë zënë në grackë, ose janë skllavëruar nga aktiviteti seksual i hershëm.

Ja disa nga arsyet pse disa adoleshentët kanë zgjedhur virgjërinë sekondare:

-“ Për një moment ishte kënaqësi, por pastaj fillova të ndjej se ai po më përdorte mua”

-“Në të vërtetë u shqetësova mos infektohesha me ndonjë sëmundje infektive seksuale dhe me AIDS”

- “Sa më shumë bënim seks, aq më pak bisedonim. Më në fund u duk sikur ishim dy të huaj”

-“Një shoqja ime mbeti shtatzënë, që në herën e parë që bëri seks. Kjo më bëri të mendoj mos e pësoj edhe unë kështu”

-“Pas kënaqësisë fillestare, u ndjeva jo mirë për atë dhe veten”

-“Unë bëra seks vetëm se mendova që e doja me të vërtetë dhe se një ditë do të martohesha me të. Mënyra si veproi ai, më bëri të mendoj se, me të, nuk kalohet dot gjithë jeta. Seksi kurrë nuk na afroi me njëri-tjetrin”

Sa e sa adoleshentëve u sillen nëpër kokë këto mendime dhe të tjera si këto.

Kurrë nuk është vonë për një ndryshim të ri. Çdo i ri që dëshiron kthimin në virgjërinë sekondare, mund ta arrijë atë nëse vendos të ndryshojë dhe të shkëputet nga zakonet e vjetra. Largohuni nga njerëzit, vendet dhe situatat që dobësojnë vetëkontrollin

ËSHTË JETA JUAJ: VENDOSNI NDRYSHIMIN

Nëse ke vendosur që virgjëria sekondare vlen për ty, ti ke hedhur një hap të madh përpara, drejt lirisë seksuale.

Kjo nuk është e lehtë, sikur nuk është e lehtë të mbash një dietë nga do të heqësh ushqimin më të preferuar, ose të studiosh kur është më mirë të shikosh TV-në.

Ju mund ta bëni këtë. Zakonisht, duhen 21 ditë për të formuar një zakon të ri. Ju e keni ndërtuar një rrugë në trurin tuaj, nëpër të cilën shkoni pa u menduar. Ta ndryshonikëtë rrugë, duhet të mendoni shumë dhe të praktikoni një zakon të ri, që të shkoni në drejtim të ri

BOX

Seks para martese? Vendimi më i mirë merret nga një njeri i stabilizuar

Shpesh flas dhe konsultoj të rinj, që kanë bërë seks me një ose më shumë partnerë. Kur janë shumë të rinj, i këshilloj të heqin dorë nga aktiviteti seksual për pak vjet dhe t’i përkushtohen rritjes së tyre. Të çdo moshe qofshin ata, u rekomandoj me insistim të përdorin seksin e sigurtë.

Shumica e këtyre të rinjve ndjehen jo mirë dhe tëdëshpëruar. Gjëja e parë që do t’u këshilloja adoleshentëve seksualisht aktivë është: Mos bëni seks nën presion. Ndonjëherë, ndodh që një vajzë të shkojë me një të moshuar, ose me një burrë të martuar. Në këtë rast këshilla është: Largohu menjëherë nga kjo marrëdhënie, ty po të përdorin. Burrat e martuar kurrë nuk i lënë gratë e tyre për një adoleshente, ata vetëm i përdorin ato.

Ja dhe diçka tjetër që tërinjtë e kanë vështirë ta bëjnë: Sapo fillojnë të bëjnë seks, ata e kanë të vështirë të largohen. Kjo është veçanërisht e vërtetë për vajzat. Natyrisht, këto të reja duhet të inkurajohen, të ndjekin instinktin e tyre, dhe të kthehen mbrapsht. Të bëhen përsëri fëmije dhe të mos bëhen të përdorura. Shumë nga këto të reja, duan ta ndërpresin seksin për disa vjet, deri sa ta kuptojnë veten më mirë dhe të ndjejnë përgjegjësinë për jetën e tyre.

Vendimi për të bërë seks, qoftë edhe për një grua dhe një burrë, është një vendim personal. Sot, ideja për të bërë seks para martesës, pranohet gjerësisht. Por vendimi më i mirë merret nga një njeri që është i stabilizuar në karrierë, që ka të ardhura të mjaftueshme për të qenë i pavarur dhe ka atë ndjenjën e sigurisë, që të jep marrja e një profesioni.

Sot mosha mesatare e martesës është rritur shumë. Djemtë martohen mesatarisht në moshën 27-vjeçare dhe vajzat në moshën 24-vjeçare. T’u kërkosh të rinjve të mos bëjnë seks deri sa të martohen, është një këshillë që rrallë kush do ta zbatojë. Por edhe të fillohet marrëdhënia seksuale shumë herët, prapë nuk është mirë. Gjërat që paraqesin rrezik, lejohet të ushtrohen në një moshë të caktuar dhe me leje (licencë). Kështu është kur nget makinën, kur përdor alkolin, duhanin, ashtu duhet të jetë edhe kur bën seks. Nuk lejohet një i ri, nga mosha 13 deri në 18 vjeç, të dalë në rrugë me makinë. Kështu nuk duhet të bëjë edhe seks.

Nesër nga Dr.Harxhi, në Faqet e së Dielës, mund të lexoni:

KUR DUHET TË FILLOJË JETA SEKSUALE

INTERVISTË

“21 vjeç: Pse nuk kam vendosur ende të bëj jetë seksuale…”

Të jetosh me rregulla, për shumë njerëz, është më komforte, nga sa të rrosh me impulse. E tillë është edhe vajza që pranoi të intervistohej për SH2-shin. Është nga Tirana, pas 4 ditësh ekzaktësisht, mbush 21 vjeç. Është e virgjër. Po e quajmë për lehtësi “Ejola”, por emri i saj është ndryshe.

Për fat të keq, nuk mundemi të japim më tepër hollësi se kaq. Ky ishte kushti i marrëveshjes sonë për të pranuar intervistën. Ajo u vetëofrua në redaksinë tonë me një telefonatë, pas botimit të shtunën e kaluar të historisë së një britanikeje, e cila ishte e virgjër në moshën 105-vjeçare. Ejola na tha se e quante të rëndësishme të shpjegonte këndvështrimin e saj dhe të vajzave si ajo mbi virgjërinë.

Ajo është një vajzë mbresëlënëse, e bukur, inteligjente.

Na tha se duhet të flasim për vajzat e virgjëra, që e kanë zgjedhur këtë rrugë, jo nga frika, as pse janë shumë të preokupuara, por për arsye të edukimit të tyre familjar dhe fetar.

Ejola, virgjëria juaj është një vendim, apo ka rrethana jetësore dhe familjare që kanë favorizuar këtë situatë?

Unë nuk do t’ju kisha telefonuar në rast se do të ishte fjala për rrethana rastësore. Është vendim, sigurisht.

Pse një vendim i tillë, nëse na lejoni ?

Sepse besoj në diçka: që eksperiencat seksuale të hershme janë, zakonisht, jo perfekte. Besoj, gjithashtu,, që marrëdhënia seksuale, është më e mirë kur e krijon së bashku me dikë që e do. Unë dëshiroj të rritem dhe zhvillohem brenda vetes, përpara se të përfshihem në marrëdhënie intime me dikë që do të influencojë shumë tek unë. Nuk dëshiroj që të influencohem kaq fort dhe nuk lejoj dikë tjetër të ndërhyjë në jetën time fizike dhe psikologjike, përpara se të njoh mirë veten time.

Po ti pyesësh të gjitha vajzat, kur flasin për lidhjet e tyre, thonë që janë lidhur me këtë apo me atë, por në thelb janë duke kërkuar një djalë serioz dhe të përkushtuar. Mendon se ka ndonjë gjë të keqe në këtë mes? Në fakt edhe vajzat e tjera, në kërkim të princit të tyre janë, apo jo, njësoj si ti…

Sigurisht që secila zgjedh vetë si ta jetojë rininë, por për mua ai seksi për stërvitje që thoni ju, më ndjeni, po më duket pak harbut. Sidoqoftë, është një alternativë, por nuk është më i miri. Siç ju thashë, preferoj të mos bëjë fare seks deri në kohën e duhur dhe me njeriun e duhur.

Sipas Ejolës, cila është mosha ideale për t’u përfshirë në këtë marrëdhënie intime?

Koha në të cilën virgjëreshat ndjejnë se janë gati të fillojnë seksin, nuk përcaktohet nga mosha që matet me vite, por nga vetëbesimi i tyre. Disa njerëz janë të pjekur dhe me vetëbesim në moshën 18 vjeç, të tjerë zhvillohen me ngadalë. Çdo vajzë e virgjër dëshiron të rritet plotësisht, përpara se t’ia kushtojë trupin dhe mendjen e saj bërjes së fëmijve dhe kujdesit për ta.

Vajza që është shumë e interesuar për mësimet dhe aktivitetet e ndryshme, ndonjëherë është e keqkuptuar nga njerëzit. Ata do të doninqë dhe ajo ta “gëzonte rininë”. Ju shqetëson kjo?

Është pak gabim që të bësh një lidhje direkte mes vajzave që duan të ruajnë virgjërinë deri në momentin e duhur dhe vajzave që janë studioze. Nuk janë domosdoshmërisht i njëjti person (qesh).

Një vajzë e virgjër, thjesht dëshiron të mos përfshihet në seks dhe ta lërë atë për më vonë, kur të ketë kohë të lirë, si për të gjitha interesat e saj të tjera. Jeta e tyre, në të vërtetë, nuk është aq e vështirë sa mendojnë të tjerët nga jashtë.

Flisni në familje rreth kësaj teme?

Kam mbështetjen dhe aprovimin e familjes, të miqve dhe besimin e tyre.

Keni mikesha të ngushta?

Sigurisht që po.

Edhe ato janë të virgjëra?

(Qesh). Jo, të gjitha. Po vajza virgjëreshë mund të jetë shoqe e mirë e një vajzës tjetër seksualisht aktive. Shpesh ajo di më shumë, nga sa di vajza seksualisht aktive, për periodat, për shtatzëninë dhe hapat që duhen marrë, kur dikush është në vështirësi. Virgjëresha ka kohë të lexojë për këto çështje dhe mendimi i saj i ftohtë, e bën atë shpesh këshilluese për të tjerat.

Jeni fetare?

Kam besimin tim, mënyrën time për këtë. Lutjet, kisha, xhamia dhe meditimi, të gjitha i japin jetës komfort kur i beson.

Një mesazh për bashkëmoshataret?

Abstenimi nga seksi, është një jetë e disiplinuar. Ata kanë më shumë vetëkontroll nga sa kanë moshatarët e tyre. Kjo disiplinë është më shumë ndihmuese se e dhimbshme.

Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë:
Të gjithë e dimë se të qarët na ndihmon të qetësojmë shpirtin dhe trupin, por tani kërkimet shkencore e konfirmojnë plotësisht këtë. Së fundmi, doktorët kanë zbuluar se lotët mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë. Është provuar shkencërisht se të qarët bën nëntë njerëz në dhjetë të ndihen më mirë, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon të kemi një shëndet të mirë. Për më tepër, lotët janë falas, gjenden te çdo njeri dhe nuk kanë asnjë efekt anësor përveç skuqjes së syve, lagies së shamive dhe prishjes së tualetit. Të qarët mund të mos jetë i efektshëm sa ilaçet, por kërkuesit kanë dëshmuar se është shumë efikas në qetësimin e trupit, sepse ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe rritjen e humorit te 88.8 për qind e njerëzve, ndërkohë që i bën të ndihen më keq se më parë vetëm 8.4 për qind. Kaq i dobishëm është, sa mjekët sugjerojnë se kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të gjithë ata që kanë vështirësi për t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre. Edhe pse thuajse të gjithë ne derdhim lot të shkaktuar prej emocioneve, 47 herë në vit gratë dhe 7 herë burrat, mbetet ende një mister se përse qajmë dhe se çfarë ndodh gjatë këtij procesi. Ashtu si e qeshura dhe zemërimi që kanë avantazhet e tyre, edhe të qarët, si një formë e veçantë e njerëzve për të shprehur emocionet, ka të mirat e saj. Për shembull, është provuar se të qeshësh ndikon në qetësimin e trupit, në rritjen e tensionit të gjakut, reduktimin e hormoneve të stresit, forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e shumë antitrupave për të luftuar sëmundjet. Po për lotët çfarë mund të themi? Lotët emocionalë dalin nga të njëjtat gjëndra loti që prodhojnë lëngun që formon një shtresë mbrojtëse në kokërdhok, për t‘i mbajtur ata larg acarimeve, nga të cilat del gjithashtu edhe lëngu që i mbron kur sytë irritohen apo kur bëhen pre e sëmundjeve të ndryshme. Një e dhënë që konfirmohet plotësisht nga eksperimenti tregoi se lotët që derdhim prej emocioneve kanë përbërës të tjerë nga format e tjera të lotëve që dalin prej syve, si për shembull kur grimë qepë apo kur diçka djegëse na futet në sy. E gjithë kjo tregon më së miri se lotët që na dalin prej emocioneve dhe përbërësit e tyre mund të jenë një mënyrë e mirë për ta kthyer trupin në ekuilibër pas përjetimit të një situate stresuese. “Kam sugjeruar se ne mund të ndihemi më mirë pas të qarit, sepse kështu nxjerrim jashtë gjithçka negative që kemi akumuluar brenda vetes. Përbërjet kimike që formohen gjatë një stresi emocional mund të dalin përmes lotëve kur qajmë. Sepse ky lloj stresi mund të rrisë rrezikun për infarkte, apo të dëmtojë zona të caktuara të trurit. Aftësia e njeriut për të qarë ka një vlerë të jashtëzakonshme”, thotë Ulliam Frei, profesor i farmaceutikës në Universitetin e Minesotës. Për më tepër, fakte të tjera e mbështesin këtë teori. Nga studimi u pa se lotët e lidhur me emocionet, ndryshe nga lotimi i zakonshëm i syve kanë nivel më të lartë të disa proteinave, magnezit, kaliumit dhe disa hormone, përfshi këtu edhe prolaktinën. Le t‘i shqyrtojmë me kujdes. Magnezi është një lëndë ushqyese e domosdoshme, që nëse gjendet në organizëm në sasi të vogël, i atribuohen një sërë problemesh si ato me lëkurën, mpiksjen me vonesë të gjakut dhe nivelet e ulëta të kolesterolit. Po ashtu, probleme me shëndetin mund të shkaktohen nëse gjendet në organizëm në sasi më e madhe se ç‘duhet. Kaliumi është i lidhur ngushtë me punën e nervave, kontrollin e muskujve dhe presionin e gjakut. Prolaktina është një hormon i përshirë në stres dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar dhe funksione të tjera të organizmit. Përmbajta e saj te lotët mund të shpjegojë edhe faktin se përse gratë qajnë më shumë se burrat. Femrat kanë më shumë prolaktinë se meshkujt dhe niveli i saj rritet ndjeshëm gjatë shtatzënisë, kur rritet ndjeshëm frekuenca e të qarit te gratë. Është thënë se të qarët mund të zvogëlojë edhe dhimbjet, edhe pse studimet në këtë fushë janë ende në fazën fillestare. Nga ana tjetër, të qarët i ndihmon njerëzit t‘i shohin gjërat me një sy më optimist pas kësaj. Studiuesit në Universitetin e Floridës thonë po ashtu se lotët emocionalë, rrisin mbështetjen sociale dhe reduktojnë ndjeshëm agresionin. Një tjetër studim në Universitetin e Tilburgut në Holandë tregoi se si burrat, ashtu edhe gratë, i jepnin më shumë mbështetje dikujt që ishte duke qarë, por nuk ndodhte kështu me personat që thjesht përloteshin. U pa gjithashtu se burrat që qanin pëlqeheshin më shumë se gratë. “Është mbështetur plotësisht teoria se të qarët është një sjellje që tregon se kërkon të pranosh ndihmën e të tjerëve”, thonë studiuesit holandezë. Në studimin e fundit në Universitetin e Floridës, studiuesit gjetën se pothuajse çdo njeri ndihej më mirë pasi qante, madje edhe sa shpesh qante. Nga ana tjetër, kërkuesit amerikanë thanë se të qarët mund të jetë një terapi e domosdoshme për shumë njerëz. “Pjesa më e madhe e njerëzve pranojnë se u rritej morali dhe humori pasi qanin. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar ata njerëz që kanë vështirësi për të shprehur emocionet e tyre”. Ashtu si kërkimet e tjera, psikologët nga Florida sugjerojnë se është e nevojshme më shumë punë dhe studim për të kuptuar më mirë origjinën, natyrën dhe funksionin e të qarit. Një studim i ri, që është duke u zhvilluar nga një ekip i specializuar ekspertësh, po analizon me kujdes se cilat zona të trurit vihen në veprim kur njerëzit qajnë. Studimet e shumta dhe përfundimet pozitive kanë bërë që lotët të rrëzojnë tabutë dhe hipotezat e përhershme se njerëzit e dobët qajnë. Profesor Frei, autori i “Crying: mystery of tears”, thekson se: “Njerëzit janë qeniet e vetme që kanë aftësinë për të derdhur lot në varësi të gjendjeve të tyre emocionale. Kjo është një dhuratë e veçantë, me të cilën janë të pajisur vetëm qeniet njerëzore”, përfundoi ai.

Fakte

Vetëm 20 për qind e njerëzve qajnë më shumë se 30 minuta gjatë këtij procesi

8 për qind, për më shumë se një orë

70 për qind e njerëzve përpiqen ta fshehin se janë duke qarë

77 për qind e njerëzve qajnë në shtëpi

15 për qind në punë ose makinë

40 për qind preferojnë të qajnë vetëm

39 për qind e njerëzve qajnë zakonisht në mbrëmje

6-8 pasdite është ora më e zakonshme kur njerëzit qajnë

88.8 për qind e njerëzve ndihen më mirë pasi qajnë

47 herë qajnë gratë gjatë një viti

7 herë qajnë burrat

Çështje seksi

Gratë qajnë më shumë se meshkujt, por burrat që qajnë po bëhen gjithnjë e më të pranueshëm në shoqëri

Sytë e përlotur, një ose dy lot në kohën e duhur dhe vendin e duhur, po shihen më me dashamirësi, thonë studiuesit

Dikur të qarit lidhej me njerëzit e dobët, ndërsa tani me ata të fuqishmit dhe burrat e fortë

Nese keni materjale te tjera cfare prisni me jepini pra,faleminderit:)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
 

Po jap disa te dhena duke u munduar qe tju sjell edhe keshilla te vleshme flm!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network ::  :: -