Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?   Thu Oct 08, 2009 2:25 am

Ketu Mund Te Postoni Te Rejat E Fundit Te Shkences

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?   Thu Oct 08, 2009 3:02 am

Ndikimi i kafeinës tek gratë shtazane


Sipas studimit, gratë shtatzane që pijnë më shumë se 200 miligram kafe në ditë, dyfishojnë rrezikun e dështimit të barrës. Studimi paralajmëron edhe ndaj çajit, pijeve freskuese që përmbajnë kafeinë masdje edhe disa barna, që prekin shtatzaninë.


Mjekja Tracy Flanagan thotë se ajo që e dallon këtë studim nga studimet e mëparëshme është se edhe një nivel i ulët kafeine mund të shkaktojë dështimin tek gratë shtatzane. Kërkimet në këtë fushë tregojnë se gratë shtatzane që konsumojnë më pak se 200 miligram kafe në ditë, gjithashtu rrezikojnë barrën e tyre. Deri tani nuk dihet përse kafeina ndikon kaq shumë tek shtatzania, por eksertët thonë se kafeina mund të shtojë ritmin e rrahjeve të zemrës tek fetusi ose bllokon ose kufizon qarkullimin e gjakut tek foshnja në barkun e nënës.

Studimi u krye nga qëndra mjekësore March of Dimes. Të paktën një ekspert thotë se shumica e aborteve apo dështimeve rezultojnë nga anomalitë në fetus. Por autorja e studimit thotë se gratë duhet të përpiqen të heqin dorë nga kafeina gjatë të paktën 3 ose 4 muajve të parë të shtatzanisë për të patur një lindje të suksesëshme e pa probleme.

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?   Thu Oct 08, 2009 3:03 am

2012, viti i fundit të botës?
Parashikimi i një fizikani amerikan që i bazon bindjet e tij në kalendarin e fisit Maja





Shpërthime vullkanike të mëdha,
stuhi magnetike, rrezatime nga
hapësira etj... Pas vetëm katër
vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri, ose
të paktën sipas Laurenc Xhozef, fizikan
nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi
2012". Bindjet e tij bazohen në një fakt: më
12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë
cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz
që banoi në Amerikën Qendrore nga viti
1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas
Krishtit. Për më shumë të nesërmen e asaj
dite do të ndodhë solstici dimëror dhe
Dielli do të pozicionohet me qendrën e
Rrugës së Qumështit për herë të parë pas
26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi?
Pozicionimi astronomik nuk do të jetë
i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve
që e mbikëqyrin hapësirën
në vazhdimësi. Për shembull në vitin 2002
pesë planetë u pozicionuan në një vijë të
drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar
asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa kultura
Maja ishte një nga më komplekset në
botë dhe shquhej për diturinë në fushën
e matematikës dhe astronomisë.
Por e gjitha kjo po krijon një klimë
ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton
pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas
raporteve në të gjithë botën u shpenzuan
rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë
në sistemet informatike dhe për të parandaluar
katastrofën e madhe. Por, gjithsesi,
ne jemi bijë të një apokalipsi. Gjashtëdhjetepesë
milionë vjet më parë, toka u
trondit nga një kataklizëm i vërtetë. Një
meteor tepër i madh me një diametër rreth
10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u
përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë)
duke shkaktuar një krater të gjerë më
shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri
që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite
me radhë si një perde e zezë. Dhe përfundoi
kështu epoka e dinozaurëve, reptilët
e mëdhenj që për miliona vjet kanë qenë
"të zotët" e planetit. Ndërsa në atë epokë,
gjitarët kishin arrinin madhësinë fizike të
një qeni. Por çuditërisht ata i mbijetuan
katastrofës. Dhe madje përfituan nga ajo:
duke mos qenë më të kërcënuar nga zvarranikët
gjigantë filluan të evoluonin derisa
u bënë ata dominuesit e vërtetë të
planetit Tokë.
Epoka e re e gurit
Edhe në ditët e sotme, siç ndodhi në
vitin 1999, disa e lidhin këtë histori me
Nostradamusin (Michel de Notre-Dame,
1503-1566). Por në fakt, Nostradamusi e
kishte parashikuar katastrofën edhe disa
herë të tjera në shekujt e kaluar, por asnjë
informacion nuk lidhet me vitin 2012. Një
hipotezë më shkencore apokalipsi është
teoria e Olduvait, e formuluar në vitin 1989
nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazën e
të dhënave botërore mbi energjinë dhe
popullsinë. Hipoteza e merr emrin nga
ultësira e Olduvait në Tanzani, duke u
konsideruar si një metaforë e kohës së
gurit të cilës ka mundësi që t‘i rikthehemi
pas vitit 2012...por hipoteza të tilla tashmë
na kanë bërë tepër skeptikë, pasi të tilla
katastrofa janë parashikuar që nga viti
1979 deri në 2008, por që asnjë prej tyre
nuk rezultoi e vërtetë.
Por ka pasur edhe raste tragjike si
"Heaven‘s Gate": në vitin 1997 39 persona
u vetëvranë me shpresën se do të arrinin
në një "nivel superior" përpara se bota
të shkatërrohej. Një bindje që thellohet së
tepërmi mund të ketë rrënjë politike dhe
sociale, mbi të gjitha nëse përcillet nga
persona që kanë pozicione të fuqishme.
Të influencohesh nga mendimi i një
apokalipsi do të thotë ta lëshosh veten në
një rrjedhë mendimesh duke mos bërë
asgjë për të parandaluar. Ose mund të
klasifikohet edhe si një sjellje që bën reale
një profeci.

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?   Thu Oct 08, 2009 3:03 am

Kto Mund ti gjeni Tek WWW.mesazhi.com


Një filxhan kafe në ditë e mbron trurin
Aparat i ri për trajtimin e kancerit në tru
Ushqimet e bukurisë
Automjeti i ri sjell sëmundje?
Globalizimi dhe Teknologjia Informative
Kompania Samsung gjeniale në marketingun e celularëve!
Milner Motors befason me “airmakinën”
Kina ia kalon SHBA-së me numrin e përdoruesve të internetit
YouTube më i popullarizuari
Arra për eshtra të shëndoshë
Robotë japonezë me shumë veti njerëzore
Viti 2008, vit i patates
Rreziqet që na kanosen nga teprimi me sheqerin
Pijet energjike nuk mbajnë zgjuar
Ndikimi i kafeinës tek gratë shtazane
Aromat shëruese nuk kanë efekt mjekësor
Zbulohet lidhja në mes të testosteronit dhe depresionit
Shkëmbimet shkencore SHBA - Iran
Gërhitja e zëshme rrit rrezikun nga sulmi në tru
Macet mbrojnë shëndetin e pronarëve
Trashësia nxit psoriazën
Barnat kundër depresionit kanë pak efekt
Ushqimi jokancerogjen
Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit
Trashja sikur ngrohja globale
Ajri i ndotur mbyt inteligjencën
Marihuana armiku më i madh i dhëmbëve
Aspirina ruan zorrët
Sulmi në zemër dhe ushqimi
Disa këshilla të shkurtra mbi shëndetin

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?   Thu Oct 08, 2009 3:07 am

http://www.mesazhi.com//images/news/13423.jpg
Grimca uji mbi sipërfaqen e Hënës
Mbi sipërfaqen e Hënës ka grimca uji. Një gjë e tillë vërtetohet në një studim të ri, i cili vë në pikëpyetje konkluzionet e mëparshme shkencore.




Mbi sipërfaqen e Hënës ka grimca uji. Një gjë e tillë vërtetohet në një studim të ri, i cili vë në pikëpyetje konkluzionet e mëparshme shkencore, sipas të cilave toka hënore është e thatë, me përjashtimin e mundshëm të akullit në pole.

Autorët e studimit përdorën të dhënat e siguruara nga një instrument i NASA-s i quajtur M3, i transportuar në bordin e satelitit të parë indian që u vendos në orbitën e hënës në 2008-n. Ky instrument i hartografisë minerare të Hënës analizon pasqyrimin e dritës së Diellit mbi sipërfaqen e Hënës për të përcaktuar përbërjen e saj. Drita pasqyrohet në gjatësi valësh të ndryshme, sipas natyrës së mineraleve ndërsa studiuesit mund t'i shfrytëzojnë këto variacione për të përcaktuar përbërjen e shtresës së sipërme të tokës së Hënës. M3 zbuloi kështu një gjatësi vale që tregonte një element kimik që lidh hidrogjenin me oksigjenin, gjë që provon praninë e ujit në Hënë. /alsat-m/


_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Te Rejat E Fundit Te Shkences ?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Shkenca :: Shkenca-
Kërce tek: