Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E verteta e krijimit & evolucioni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   Wed Oct 07, 2009 3:47 pm

Ushqyerja dhe rritjaSi formimi i gjallesës, ashtu dhe
ushqyerja e saj na nxjerrin para probleme të veçanta. Qenia e gjallë do
të ushqehet, do të zhvillohet, do të sintetizojë lëndë të domosdoshme
për veten dhe do ta vazhdojë jetën. Po qe se është shfaqur një qenie e
gjallë me anë të evolucionit, siç pretendohet, ajo duhet të jetë
ushqyer me mënyrën e difuzionit ngaqë nuk i ka pasur të zhvilluara
sistemin e tretjes, të qarkullimit, të frymëmarrjes, pra, në një farë
mënyre si ameba. Një mënyrë ushqyerjeje e tillë është e mundur për këto
dy shkaqe: dendësia e mjetit dhe e mjedisit. Ndërkaq, rregullimi i
ekuilibrit mes dendësisë së proteinës në lëngun ku ndodhet gjallesa dhe
dendësisë së lëndëve të ngurta e të lëngshme brenda qelizës së vet
është një problem shumë i rëndësishëm.E dimë se molekulat e
shkrira rrjedhin në vende më të lëngshme por nuk futen në vende më të
ngurta (viskoze). Ndryshe nga kjo, gjërat që ndodhen në vende më të
ngurta, rrjedhin në vende të lëngshme.[1] Ky është një rregull. Kështu,
po qe se mjedisi i vargut proteinik të sapoformuar është më i lëngshëm
se mjedisi i vet i brendshëm, në proteinë nuk do të hyjë asgjë nga
jashtë, përkundrazi, lëndët ushqyese që do të përmbajë proteina, do të
rrjedhin jashtë dhe, si rezultat, ekzistenca e kësaj qenieje të gjallë
të porsaformuar do të shkatërrohet. Po qe se mjedisi i jashtëm i vargut
proteinik është më i ngurtë se mjedisi i tij i brendshëm, lëndët do të
rrjedhin nga jashtë brenda tij duke ia penguar zhvillimin dhe
shkatërruar ekzistencën. Edhe në kushtet e të njëjtës gjendje mes dy
mjediseve, meqë s'do të ketë difuzion, do të pengohet edhe ushqyerja e
gjallesës së re.Le të themi se, pavarësisht nga të gjitha
kushtet e pafavorshme, qenia e gjallë u formua dhe nisi të jetojë. Veç
ushqyerjes, ajo do të ketë nevojë të menjëhershme për energji për të
hedhur jashtë produktet e katabolizmit. Ku do ta marrë kjo qenie e re
këtë energji? Kështu, duhen formuar edhe mitokondritë që vlejnë si
centrale energjitike. Në përgjithësi, qenia e re ka nevojë çdo çast për
një sasi energjie të caktuar në mënyrë që të vazhdojë të jetojë. Sipas
llogaritjeve mbi mundësitë, jo vetëm që një substancë kimike (një
kombinim kimik) s'mund të kthehet në qenie të gjallë, por edhe formimi
i vetvetishëm i një vargu proteinik është i pamundur. Megjithëkëtë, le
të pranojmë se gjallesa u formua. Tani ajo nuk do të mbetet në gjendjen
e parë, por do të zhvillohet dhe zhvillimi i saj do të kërkojë
funksionimin e bashkërenduar të sistemeve të tretjes, qarkullimit,
zbrazjes dhe frymëmarrjes që duhet të formohen në çast dhe të fillojnë
të funksionojnë me qëllim që gjallesa të jetojë. Mirëpo kjo bie në
kundërshtim me konsideratën evolucioniste të Darvinit i cili thotë se
një mekanizëm i komplikuar kurrë nuk mund të formohet në një çast

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   Wed Oct 07, 2009 3:48 pm

Një tjetër specifikë shumë e rëndësishme që i mashtron darvinistëtNjë
tjetër specifikë shumë e rëndësishme që i mashtron darvinistët është se
e shohin çështjen ngushtë, vetëm nga dritarja e një apo disa shkencave
apo disiplinave shkencore. Mirëpo, në çështjen e gjërave të gjalla e jo
të gjalla në gjithësi, veçanërisht në lidhje me botën e gjallë, asnjë
shkencë nuk duhet të bjerë në kundërshtim me të tjerat. Fizika,
matematika, kimia, botanika, zoologjia, gjeologjia dhe paleontologjia
nuk duhet të bien në kundërshtim me njëra-tjetrën në shpjegimin e
sistemit të gjallë. Kështu, në përgjithësi, ne, në lidhje me qenien e
gjallë, kur bëjmë kërkime dhe studime në një fushë të caktuar, kërkimet
dhe studimet tona nuk i vendosim mbi mutacionin, evolucionin, adaptimin
dhe seleksionin natyror. Për shembull, kur punojmë në farmakologji e në
profilaksi për të bërë ilaçe të reja, i trajtojmë bakteriet që bëhen
shkaktarë të sëmundjeve të caktuara si të pandryshueshme dhe mbi këtë
bazë i bëjmë ilaçet dhe i përcaktojmë ndikimet e tyre mbi bakteriet apo
shkaktarët e tjerë. Kur përdorim antibiotikë për mikrobe të caktuara të
sëmundjeve të caktuara, nuk e mendojmë fare që, bie fjala, ndërsa kemi
dhënë një antibiotik kundër mikrobit të tuberkulozit, ky, me anë të
mutacionit, mund të kthehet në mikrob kolere ose tifoje, etj.! Në
profilaksi veprojmë sipas parimit se mikrobet e ruajnë natyrën dhe
përmbajtjen e tyre.Ashtu siç çdo lloj qenie e gjallë e ka
mundësinë për t'i zhvilluar mekanizmat e saj të vetëmbrojtjes me qëllim
për ta vazhduar jetën, mundësi të cilën ia ka dhënë Allahu, Zoti i
gjithësisë, edhe bakteriet mund të pësojnë disa ndryshime të brendshme
si kundërveprim ndaj ilaçeve që veprojnë mbi to duke ua rritur
rezistencën, por kurrë këto ndryshime s'mund të jenë të nivelit të
mutacionit që do t'i çonte në një ndryshim lloji. Ndërkaq, s'duhet
harruar se po flasim për qenie mikroskopike. Ndryshimi që mund të
ndodhë te këto një herë në 30 vjet, te njeriu i korrespondon një
ndryshimi që mund të ndodhë në miliarda vjet. Po qe se në qenie të
tilla nuk ndodh ndonjë ndryshim lloji as në 30 vjet, kjo mjafton për ta
kuptuar dhe treguar se mosha e tokës nuk do të mjaftonte për evolucion.
Shkenca thotë se algat blu dhe jeshile që rrojnë në dete, kanë
ekzistuar edhe 50 milion vjet më parë po në gjendjen që kanë sot!Ekzistenca çiftLe
supozojmë se u formua me anë të evolucionit një shushunjë. Mirëpo ne
shohim se jo vetëm në botën e gjallë, por edhe në botën jo të gjallë,
gjërat ekzistojnë me të kundërtat e tyre. Ç'është kjo shushunjë dhe ku
e ka çiftin e saj? Ata që vizatojnë tipa të sajuar për të përshkruar
evoluimin e majmunit në njeri, e tregojnë njeriun me një tip perëndimor
moshëmesatar, por harrojnë të përshkruajnë edhe evoluimin e femrës. Në
përgjithësi, evolucionistët nuk tregojnë se si u formua qenia e kundërt
në seks (femra) e gjallesës së parë dhe ku u formua, krahas dhe pranë
mashkullit, apo diku tjetër. Si e gjetën këta njëri-tjetrin dhe nga e
morën "instinktin" e bashkimit seksual. Rastësi do t'u themi të gjitha
këtyre? Veçanërisht, a është menduar se sa vjet do të duheshin që
qindra mijra lloje kafshësh të ndërronin lloj e të përhapeshin në shumë
vende të botës?

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   Wed Oct 07, 2009 3:50 pm

Qeliza dhe veprimtaria qelizoreQeliza zotëron një
cilësi mbrojtëse më vete. Qeliza funksionon si një shtet. DNA-ja ku
është e përcaktuar struktura biologjike e çdo njeriu, është si një
sundues, si një komandant. Nga ana tjetër është RNA-ja që vepron si
kimist, si inxhinier, që bën sinteza. Kaderi, paracaktimi dhe vlerësimi
hyjnor, pothuajse ua ka lënë këtyre caktimin e gjendjes dhe cilësisë së
njeriut. Sipas mendimit materialist që nuk gjen dot qendër drejtuese
për t'ia dedikuar shifrimin me anë të molekulave të një informacioni sa
mijra vëllime librash, kryerjen e reaksioneve të duhura në kohën e
duhur për të sintetizuar proteinat e nevojshme për qelizën, kjo
mekanizëm, domethënë deshifrimi nga RNA-ja i shifrave të dërguara nga
DNA-ja, është vepër e molekulave dhe rastësive të pavetëdijshme. Edhe
pse sot nuk kemi dijeni të sakta për krijimin e parë të qelizës,
shkenca moderne na thotë shumë gjëra mbi të. Shkenca na i ka shpalosur
para syve pjesët përbërëse të qelizës dhe na ka treguar se ç'qenie
komplekse është ajo. Aq komplekse, saqë Darvini, po ta zotëronte
atëherë këtë informacion që kemi ne sot për qelizën, fjalët që pati
thënë për syrin, do t'i thoshte edhe për qelizën. Në letrën drejtuar
një miku, ai shkruan: "Kur e mendoj syrin, më ikën mendja!.." Sepse
Darvini nuk e shpjegonte dot syrin me anë të evolucionit. Po sikur ta
shihte dhe njihte edhe trurin, do t'i shtoheshin po aq edhe mahnitja,
edhe zemërimi! Veçoritë e qelizës nuk mbarojnë së numëruari.
Brenda saj zhvillohen veprimtari si veprimtaritë e një ushtrie apo të
një shteti. Aty sintetizohen gjërat e nevojshme për trupin. Molekulat e
vendosura në membranën e saj, të cilat zotërojnë shifra të posaçme, i
dallojnë gjërat e dëmshme dhe të dobishme që i vijnë qelizës nga
jashtë. Kur paraqitet nevoja, ndodhin shifrime të reja. Molekulat e
membranës ua hapin portat gjërave të dobishme, kurse ua mbyllin gjërave
të dëmshme, ndaj të cilave tregojnë reaksion dhe në qelizë nis një
mobilizim i përgjithshëm. Qeliza tregon rezistencë ndaj ndërhyrjeve të
jashtme. Po të mos tregojë rezistencë, sëmuret dhe, disa herë, edhe
vdes. Kur vdesin një pjesë qelizash, të gjitha qelizat e tjera të
trupit bashkëveprojnë për hedhjen jashtë të qelizave të vdekura.Reaksioni
i qelizës ndaj ndërhyrjeve të jashtme tregon se gjëja e hyrë prej
jashtë në qelizë nuk e ndryshon identitetin e saj. Jo vetëm kaq, po
s'qe e tillë që t'i përshtatet strukturës së saj dhe të bëhet e
dobishme për të, e prish qelizën, e sëmur dhe e çon gjer në vdekje. Shkurt,
lëreni një gjallesë, por edhe ngjarja më e thjeshtë nuk ndodh dot
vetvetiu. Guri nuk lëviz dot vetë nga vendi, nuk hahet ose konsumohet
po s'vepruan faktorë të jashtëm mbi të. Mohimi i Krijuesit dhe i faktit
që gjithësinë e ka krijuar dhe e drejton Krijuesi, do të thotë mohim i
të gjitha këtyre të vërtetave shkencore. A mund të gjendet shembull dhe
argument më i mirë e më kuptimplot për të treguar se sa i shëmtuar, sa
antishtencor, sa antilogjik është mohimi? Mbetet të themi se njeriu
është një qenie e pajisur me mijra ndjenja dhe me shumë mundësi dhe
aftësi të jashtëzakonshme mendore e ndjesore. Veçanërisht, njeriu
zotëron vetëdije dhe ndërgjegje. Ai është në marrëdhënie të ngushta
edhe me kohën, edhe me hapësirën. Madje, duke mos u kënaqur me kaq,
njeriu interesohet për përtej kohës dhe hapësirës. Veç kësaj,
njeriu është një qenie e pajisur me dëshira transcendentale dhe e
krijuar për jetën e pasosur. Për rrjedhojë, kushtëzimi i formimit dhe
ekzistencës së njeriut nga natyra, rastësia, ligjet konvencionale duke
u mbështetur në hipoteza të tilla si evolucioni, është fyerja më e
madhe për identitetin e njeriut, për gjithçka njerëzore. Të keqen që ia
bën njeriu vetes, nuk mund t'ia bëjë asgjë tjetër. Eshtë për këtë arsye
që njerëzit që e kanë përjashtuar veten nga të qenit njeri ose që janë
në këtë rrugë, Kur'ani i ka cilësuar si të këqinjtë e vetvetes![1] Lëvizja e lirë e molekulave bëhet nga gjendja më e ulët mekanike, në gjendjen më të l

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   Wed Oct 07, 2009 3:50 pm

C'pritej Prej Shkences

Meqë jeta e vërtetë për njeriun mundësohet me shkencë dhe kulturë,
ata që e lënë pas dore mësimin, quhen të vdekur edhe po të jenë në
jetë, sepse qëllimi më i rëndësishëm i krijimit të njeriut është vëzhgimi dhe mësimi si dhe, pastaj, mësimi të tjerëve i gjërave të mësuara vetë.***Masat
dhe vendimet e një individi janë të goditura me aq sa ç'janë në
marrëdhënie me mendjen dhe logjikën, kurse këto zhvillohen në
përpjestim të drejtë me shkencën dhe intuitën.[1] Prandaj ndodh që atje ku nuk ka shkencë dhe intuitë, mendja është e ngathët, logjika, mashtruese, vendimet, të pagoditura!***Vlera
njerëzore e një njeriu shquhet dhe del në shesh duke mësuar vetë, duke
i mësuar dhe i ndriçuar edhe të tjerët pastaj. Kur atij nuk i shkon
mendja të mësojë nëse s'di, ta rinojë veten me gjërat e mësuara
e të bëhet shembull për të tjerët, mund të duket, në pamje të jashtme,
se është njeri, por të le të mendosh në është me të vërtetë i tillë!..***Gjërat
që do të mësohen për vete e që do t'u mësohen të tjerëve, pastaj, duhet
të synojnë zbulimin e natyrës dhe cilësisë esenciale të njeriut si dhe
të fshehtat e gjithësisë. Shkenca që nuk u bën dritë të fshehtave të un-it, që nuk i hap dhe ndriçon pikat e errta e të zëna të ekzistencës, nuk është shkencë!***Posti
dhe funksioni të arritur me anë të diturisë dhe intuitës, janë më të
lartë dhe jetëgjatë se postet e arritura me rrugë të tjera. Sepse
dituria, në këtë jetë, duke e mbajtur njeriun larg të këqiave, e
bën të virtytshëm e të vlefshëm, kurse, në jetën tjetër, projektet e
ngritura në ndiesitë me anë të besimit dhe diturisë, i lumturon me anë
të pozitave tejet të larta.[2]***Çdo nënë e baba, duhet që, para se kryet e fëmijëve t'u mbushen me gjëra të panevojshme, t'ua mbushin me dije e kulturë.[3] Sepse ndiesitë e zbrazëta nga
e vërteta dhe shpirtrat e privuar nga intuita, janë si parcela toke të
përshtatshme për hedhjen dhe mbirjen e çdo lloj mendimi të keq. Ç'të
mbillet më parë në to, ka për t'u korrur pastaj!.. ***Synimi
i mësimit është që dija t'i bëhet njeriut prijës dhe udhërrëfyes, që të
ndriçohen udhët që shkojnë në përsosjen njerëzore. Për rrjedhojë,
dituritë dhe shkencat që ia kanë zënë vendin shpirtit duke e
shmangur krejtësisht atë, janë një barrë në shpinë të të zot, kurse
intuita që nuk e orienton njeriun kah objektivat e larta, një hamallëk
ndiesish dhe mendimi!..Ja se si shprehet letrarisht për këtë gjë poeti kombëtar turk, Junus Emré:Dituri do të thotë të dish,Do të thotë veten të kuptosh;E nëse ti veten s'e kupton,Ç'të vlen kaq shumë të lexosh?..***Dituria
apo shkenca me synimin dhe qëllimin të përcaktuara, janë, për të zotin,
pretekst begatish dhe thesar i pasosur. Ata që e zotërojnë këtë thesar,
vizitohen si të ishin një burim uji të ëmbël, vazhdimisht, për
sa të jenë gjallë dhe bëhen pretekst për dobi. Kurse hipotezat boshe me
synim të papërcaktuar që u hedhin zemrave dyshim e lëkundje e që i
nxijnë shpirtrat, janë një grumbull plehrash përreth të cilit sillen vërdallë shpirtrat ose një kurth shpirtrash.***Edhe
nëse dituritë dhe shkencat me degët e tyre të ndryshme dhe dobitë që
përmban çdo degë janë dobisjellëse pothuajse për çdo njeri, meqë
jetëgjatësia[4] e
njeriut është e paracaktuar dhe mundësitë, të kufizuara, është e
pamundur që të mësohen që të gjitha, të nguliten në kujtesë e të
përfitohet prej tyre. Nisur nga kjo, çdo individ duhet t'i mësojë dhe vërë
në punë gjërat e domosdoshme për të dhe kombin e tij pa qenë e
nevojshme ta çojë kot jetëgjatësinë me gjëra që s'i hyjnë në punë!.. ***Dijetari
apo shkencëtari i vërtetë do t'i ketë kurdoherë punët të lehta dhe
zemrën të qetë nëse kërkimet dhe studimet do t'i rregullojë dhe
zhvillojë nën dritën e informacioneve më të drejta, e pohimeve më
të sigurta që s'të gënjejnë si dhe sipas përvojave shkencore. Kurse
shpirtrat e mjerë, të privuar nga burimi i vërtetë i dijes, s'do të
bëjnë dot gjë tjetër veç të rrinë e të ndërrojnë rrugë e drejtim vazhdimisht
duke mos shpëtuar dot kurrë prej iluzioneve bruto, për çka edhe do të
rrinë e të rënkojnë vazhdimisht nën dhimbjet e zhgënjimit!..***Fuqia
dhe vlera e çdo personi është sipas përmbajtjes dhe pasurisë së
diturisë që ka marrë: e atij që e përdor diturinë thjesht si një
element thashethemesh, po aq; e atij që, duke e përdorur diturinë si
një prizëm në njohjen e materies dhe dukurive, arrin gjer në skajet më
të errëta të hapësirës e që, duke marrë krahë me kulturën e vet,
takohet me të vërtetat përtej natyrës, gjithashtu po aq...[1]
Në origjinal është fjala arabishte "marifet" e cila në terminologjinë
islame, veçanërisht të mistikës islame, do të thotë "intuitë e njohjes
së Zotit". Intuita sipas mistikës islame është një dukuri
metafizike, për çka edhe si koncept është e ndryshme nga intuita e
psikologjisë materialiste. Prandaj edhe përkthimi i fjalës "marifet" me
"intuitë" nuk është krejt i saktë, por më i miri i mundshëm si
dhe i përdorur në praktikën e përkthimit në gjuhët perëndimore. Eshtë
me vlerë të sqarojmë shkurt që, sipas istikës islame, Zoti, që është
kategori e papërceptueshme, mund të njihet me të vërtetë, me aq
sa e lejon kapaciteti shpirtëror njerëzor, me anë të ndjenjës dhe
intuitës, me anë të përvojës metafizike dhe lartësimit shpirtëror, të
cilat e aftësojnë shpirtin e njeriut duke bërë të mundur
"rrokjen" e hyjnores, hyrjen në kontakt me të. Fjala "marifet" që do të
thotë "mjeshtëri (shpirtërore)", është pikërisht niveli mjeshtëror
shpirtëror i hyrjes në kontakt me Qenien Hyjnore. Pa dyshim që,
në këtë mes, dija ka rolin e vet të madh e të pamënjanueshëm, gjë të
cilën e thekson edhe vetë autori.[2] Këtu autori ka përdorur neologjizmën turke "aşkın" që në filozofi do të thotë "transcendental".[3] Në origjinal është fjala arabishte "irfan" që do të thotë "kulturë fetare e shpirtërore".[4]
Në origjinal është fjala me prejardhje arabishte, "ömr" që do të thotë
"jetëgjatësi", kurse jetën si dukuri e emërton fjala arabishte "hayat",
jo si në shqip që fjala "jetë" i emërton të dyja.

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   Wed Oct 07, 2009 3:51 pm

PERSHPEJTIMI I EVOLUCIONIT NE RIBERJEN E NJERIUT

Ray Kurzweil parasheh evolucion rrënjësor të llojit njerëzor në 40 vjetët e ardhshëm. Shkrirja e njeriut me makinën, së bashku me shpërthimin e për njëhershëm në inteligjencën mekanike dhe të inovacioneve në hulumtimet gjenetike dhe nanoteknologjike, do të sjellin një botë ku humb fare dallimi ndërmjet biologjikës dhe mekanikës, ose ndërmjet realiteteve fizike dhe virtuale.
Gjendemi në prag të ngjarjes më transformuese dhe me ndikim më të thellë në histori të njerëzimit, në prag të “Singularitetit.”
-00-
Ç'është Singulariteti? Singulariteti është një periudhë në të ardhmen kur ritmi i ndryshimeve teknologjike do të jetë aq i shpejtë dhe me ndikim aq të gjërë saqë ekzistenca njerëzore në këtë planet do të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme. Do ta kombinojmë fuqinë e trurit tonë,dijen, aftësitë, dhe veçoritë e personalitetit tonë që na bëjnë njerëzor , me fuqinë e kompjuterëve për të menduar, për të arsyetuar, për të komunikuar dhe për të krijuar në mënyra që tani s'mundemi fare t'i përfytyrojmë.
Ky bashkim i njeriut me makinën, si dhe shpërthimi i përnjëhershëm në inteligjencën e makinave dhe i zbulimeve në fushat e hulumtimit gjenetik dhe në nanoteknologji, do të sjellë një botë ku nuk ekziston asnjë dallim ndërmjet biologjikes dhe mekanikes, ose ndërmjet realiteteve fizike dhe virtuale. Këto revolucione teknologjike do të na e bëjnë të mundshme t'i kapërcejmë limitet e trupit tonë të brishtë.
Sëmundjet, ato që i njohim sot, do të çrrënjosen. Duke përdorur nanoteknologjinë do të jemi në gjendje të prodhojmë pothuajse çdo gjë fizike sipas dëshirës; urisë dhe varfërisë në botë do t'u vijë fundi, edhe ndotja do të zhduket. Ekzistenca njerëzore do të pësojë kërcim të madh përpara në evolucionin e saj. Do të jemi në gjendje të jetojmë aq sa duam. Lindja e një bote të tillë është, në thelb, Singulariteti.
Si është e mundshme të jemi aq afër këtij ndryshimi të jashtëzakonshëm dhe të mos e shohim? Arsyeja është karakteri përshpejtues i ndryshimeve novatore teknologjike. Kur mendojnë për të ardhmen, pak njerëz e marrin parasysh faktin që progresi shkencor njerëzor është eksponencial:
Ai zhvillohet duke u shumëzuar në mënyrë të përsëritur me një konstantë (10 herë 10 herë 10 dhe kështu më radhë) dhe jo në mënyrë lineare d.m.th. duke e shtuar vazhdimisht një konstantë (10 plus 10 plus 10, dhe kështu me radhë). E theksoj perspektivën eksponenciale-përballë lineares sepse parashikuesit e trendeve të ardhshme gabohen rëndë te kjo pikë e rëndësishme.
Stërgjyshërit tanë kanë jetuar në pritje se në të ardhmen e tyre gjërat do të jenë të ngjashme me përjetimet e tyre të kaluara, me disa përjashtime. Duke jetuar në një kohë kur ritmi i zbulimeve teknologjike ishte aq i ngadaltë saqë të mos vihej re, shpresat e tyre për një të ardhme ndryshe mbeteshin vazhdimisht të paplotësuara.
Sot ne jemi dëshmitarë të përshpejtimit të lakores [të zhvillimit]. Së këndejmi, ne parashohim përparim të vazhdueshëm teknologjik dhe pasojat e tyre shoqërore. Ne e shohim të ardhmen të ndryshme nga e sotmja.
Por e ardhmja do të jetë tepër më befasuese se që do ta mendonin shumica e njerëzve, sepse janë të paktë ata vëzhgues që vërtet i kanë absorbuar rrjedhojat e faktit që edhe vetë shpejtësia e ndryshimeve po përshpejton.
Rritja eksponenciale fillon ngadalë dhe gati pa u vënë re, por kur e kalon gjurin e lakores bëhet shpërthyese dhe thellësisht transformuese. Modelet e mia tregojnë se jemi duke dyfishuar shpejtësinë e ndërrimeve paradigmatike për novacione teknologjike për çdo dhjetëvjeçar.
Me fjalë të tjera, shekulli i njëzetë gradualisht ka shpejtuar deri në ritmin e tanishëm të progresit; prandaj arritjet e tij ishin baraz me 20 vjet progresi me shpejtësi të 2000-ës. Do t'i bëjmë edhe “20 vjet” të tjera përparim për vetëm 14 vjet (deri më 2014), dhe pastaj do ta bëjmë të njëjtën gjë për vetëm shtatë vjet.
Nëse do ta shprehnim këtë ndryshe, në shekullin e njëzetenjëtë s'do të përjetojmë 100 vjet përparim teknologjik; por do të shohim një përparim prej 20,000 vjetësh (të matur sipas shpejtësisë së sotme të përparimit), ose përparim 1000 herë më të madh se në shekullin XX.

Si do ta dimë që Singulariteti (njëshmëria) është afër?

Gjysmën e parë të shekullit të njëzetenjëtë do ta karakterizojnë tre revolucione të ndër thurura – në gjenetikë, nanoteknologji, dhe robotikë. Këto do të shpallin fillimin e kësaj epoke të ndryshimeve të jashtëzakonshme që unë e quaj Singularitet.
Tani jemi në fazat e hershme të revolucionit gjenetik. Duke i kuptuar proceset informacionale që janë në themel të jetës, ne po mësojmë të riprogramojmë biologjinë tonë për të realizuar eliminimin e sëmundjeve, zgjerimin dramatik të potencialit njerëzor, dhe zgjatjen rrënjësore të jetës.
Megjithatë, Hans Moravec nga Instituti i Robotikës pranë Universitetit Carnegie Mellon vë në dukje faktin se sado të suksesshëm të tregohemi në përmirësimin e biologjisë sonë të bazuar në ADN, biologjia kurrë nuk do të mundet të barazojë atë që do të arrijmë të konstruktojmë nëpërmjet inxhinierisë atëherë kur t'i kemi kuptuar në tërësi parimet e funksionimit të jetës. Me të tjera fjalë, gjithmonë do të mbesim "robotë të klasës së dytë."
Revolucioni nanoteknologjik do të na japë fuqi të rimodelojmë dhe të rindërtojmë – molekulë pas molekule – trupat dhe trurin tanë dhe botën me të cilën ndërveprojmë, duke tejkaluar kufizimet e biologjisë.
Por revolucioni më i fuqishëm në të ardhmen e afërme është revolucioni robotik. Termi 'robotik' nuk u referohet vetëm robotëve me pamje humanoide që zënë një hapësirë fizike, por më shumë inteligjencës artificiale me të gjitha variacionet e saj.
Në vijim i kam zbuluar komponentët kryesorë që janë në themel të secilit prej këtyre revolucioneve të ardhshme teknologjike. Secila valë e re e përparimit do t'i zgjidhë problemet nga transformimet e mëparshme, por, njëkohësisht, secila do të sjellë me vete rreziqe të reja, por, duke vepruar ndarazi edhe së bashku, ato janë në themel të Singu laritetit.

Revolucioni gjenetik

Shkencat gjenetike dhe molekulare do ta zgjerojnë fushën e biologjisë dhe do t'i rregullojnë të metat e saj të qarta (si prekshmëria jonë nga sëmundjet). Deri në vitin 2020 efektet e plota të revolucionit gjenetik do të ndihen në tërë shoqërinë. Me shpejtësi të madhe jemi duke i fituar njohuritë dhe instrumentet për të zgjatur vrullshëm përdorshmërinë e "shtëpisë" sonë: trupit dhe trurit tonë.
Kërkuesi në lëmin e nanomjekësisë Robert Freitas vlerëson se me eliminimin e 50% të problemeve të parandalueshme mjekësore jeta njerëzore do të zgjatej për 150 vjet. Nëse do të arrinim t’i parandalonim 90% të problemeve mjekësore të natyrshme, do të jetonim më shumë se 1000 vjet.Fillimet e këtij revolucioni të hatashëm mund t'i shohim sot. Fusha e bioteknologjisë gjenetike po pasurohet me gjithnjë e më shumë instrumente.
Në të kaluarën zbulimi i barnave ishte çështje e gjetjes së substrateve (kimikateve) që prodhojnë rezultate të dobishme pa efekte të tepruara anësore, metodë kërkimi kjo e ngjashme me orvatjet e njerëzve të hershëm për të gjetur gurë dhe vegla të tjera natyrore që do të përdoreshin për qëllime të dobishme.
Sot po zbulojmë rrugët e sakta biokimike që janë në bazë të sëmundjeve dhe procesit të plakjes. Tani kemi aftësi të bëjmë barna që do të kryenin misione të sakta në nivel molekular.
Me teknologjitë gjenetike të zbuluara jemi buzë aftësisë për të drejtuar mënyrën si gjenet e “shprehin veten.” “Shprehja e gjeneve” (apo manifestimi i tyre) është procesi nëpërmjet të cilit komponentët qelizorë (ARN-ja dhe ribozomet) prodhojnë proteina sipas një plani të saktë gjenetik.
Edhe pse çdo qelizë njerëzore përmban modelin e plotë gjenetik, d.m.th. kopjen e plotë të gjeneve të trupit, një qelizë e veçantë, si ajo e lëkurës ose e ishujve të pankreasit, i fiton karakteristikat e veta vetëm nga një pjesëz e informacionit gjenetik që është përgjegjëse për atë tip të posaçëm qelizash.
Shprehja e gjeneve është e drejtuar nga peptidet (molekula që përmbajnë deri në 100 aminoacide) dhe fijet e shkurtra të ARN-së. Tani kemi filluar të mësojmë si funksionojnë këto procese.
Shumë terapi të reja që janë në zhvillim e sipër dhe në fazën e provave bazohen në manipulimin e peptideve për të bllokuar shprehjen e gjeneve që shkaktojnë sëmundje ose për të aktivizuar gjene të dëshirueshme që përndryshe janë të pashprehura në një tip qelizash.
Një teknikë e re e quajtur interferenca e ARN-së është në gjendje të shkatërrojë ARN-në që e bart porosinë e një gjeni (ARN-mesenxher), duke çaktivizuar atë gjen.
Përparimi i përshpejtuar në bioteknologji do të na japë fuqi të riprogramojmë gjenet tona dhe proceset metabolike, dhe do të shtyjë përpara fushat e gjenomikës (të ndikuarit mbi gjene), të proteomikës (të kuptuarit dhe të ndikuarit në rolin e proteinave), të terapisë së gjeneve (ndrydhja e shprehjes së gjeneve, si dhe shtimi i informacionit të ri gjenetik), të prodhimit racional të barnave (shpikja e barnave që për objektiv kanë ndryshimet e caktuara në proceset e sëmundjes ose plakjes), si dhe klonimin terapeutik të qelizave, indeve dhe organeve të ripërtërira.

Revolucioni nanoteknologjik

Nanoteknologjia premton të na japë mjete për të rindërtuar botën fizike – përfshirë trupin dhe trurin – molekulë pas molekule dhe ndoshta atom pas atomi. Tani jemi duke i tkurrur veçoritë kryesore (pjesët aktive të makinave), në përputhje me ligjin e kthimeve përshpejtuese, me shpejtësi eksponenciale (mbi katër për një dimension linear për një dekadë ose rreth 100 për një vëllim 3-D.)
Me këtë ritëm madhësitë e elementeve kryesore për shumicën e teknologjive elektronike dhe për shumë teknologji mekanike do të jenë në zonën e nanoteknologjisë – nën 100 nanometra (një e miliardta pjesë e metrit) – deri në vitet 2020.
Elektronika tashmë ka rënë nën këtë prag, edhe pse ende jo në strukturat tredimensionale dhe ende jo në strukturat me aftësi për të ndërtuar struktura të tjera të ngjashme – hap i domosdoshëm para se nanoteknologjia të arrijë potencialin e saj të premtuar.
Ndërkohë, përparim i vrullshëm është bërë rishtazi në përgatitjen e kornizës konceptuale dhe të ideve projektuese për epokën e ardhshme të nanoteknologjisë.
Nanoteknologjia është zgjeruar për të përfshirë çdo teknologji ku elementet kryesore të një makine maten me më pak se 100 nanometra. Njësoj si elektronika moderne, e cila tashmë në mënyrë të heshtur ka kaluar në zonën nano, edhe fusha e zbatimeve biologjike dhe mjekësore tanimë ka hyrë në epokën e nanogrimcave, në të cilën po zhvillohen objekte me masa nano për të krijuar teste dhe shërime më efikase.
Në lëmin e testimeve dhe diagnozës nanogrimcat po përdoren në testet biologjike eksperimentale si etiketa për të rritur ndjeshmërinë në zbulimin e substancave si proteinat. Nanoetiketat magnetike mund të përdoren për t'u lidhur me kundërtrupat që pastaj mund të lexohen me anën e sondave magnetike që do të vendoseshin brenda trupit.
Eksperimente të suksesshme janë bërë edhe me nanogrimca të arit që janë të lidhura me segmente ADN-je dhe që mund të bëjnë analiza të shpejta të sekuencave të caktuara të ADN-së në një mostër.
Toptha të vegjël nanometrik të quajtur pika kuantike mund të programohen me shifra (apo kode) të posaçme duke kombinuar ngjyra të ndryshme, si një bar-kod me ngjyra, për të bërë të mundshme përcjelljen e substancave në tërë trupin.
Në të ardhmen, pajisjet nanometrike do të bëjnë njëkohësisht qindra teste në mostra të vogla të ndonjë substance. Këto pajisje do të mundësojnë bërjen e testimeve të gjera në mostra gati të padukshme gjaku.
Në fushën e shërimeve, një zbatim mjaft interesant i kësaj teknologjie është shfrytëzimi i nanogrimcave për të dërguar barin në vende të posaçme në trup. Nanogrimcat mund t'i drejtojnë barnat brenda mureve qelizore dhe nëpërmes barierës gjak-tru.
Paketat nanometrike do të mund të ndërtoheshin për të përmbajtur barna, për t'i mbrojtur ato në traktin gastrointenstinal, për t'i bartur në lokacione të caktuara, dhe pastaj për t'i liruar në mënyra të sofistikuara që do të mund të kontrolloheshin ose të drejtoheshin, në distancë (pa tela), jashtë trupit.
Nanoterapeutika në Alachua, Floridë e ka zhvilluar një polimer të biodegradueshëm vetëm disa nanometra të trashë që e shfrytëzon këtë metodë.
Ndërkohë, shkencëtarët në Universitetin McGill në Montreal kanë demonstruar një nanopilulë (tabletë barnash) me struktura prej 25 deri 45 nanometrash. Nanopilula është mjaft e vogël sa për të kaluar përmes murit qelizor dhe të dërgojë barin drejt te strukturat e synuara brenda qelizës.
MicroCHIPS në Bedford, Massachusetts, ka zhvilluar një pajisje të kompjuterizuar që ngulitet nën lëkurë dhe dorëzon përzierje të përpikta të barnave nga qindra puse nanometrike brenda pajisjes.
Versionet e ardhshme të kësaj pajisjeje mendohet se do të jenë në gjendje të matin nivelet në gjak të substancave të ndryshme, për shembull, të glukozës. Sistemi do të mund të përdorej si pankreas artificial, duke liruar sasi të sakta insuline bazuar në përgjigjen e glukozës në gjak.
Këto sisteme do të ishin në gjendje të simulojnë çdo organ që prodhon hormone, dhe nëse provat tregohen të suksesshme, sistemi ka gjasa të komercializohet deri më 2008.
Një tjetër propozim inovativ është të drejtohen nanogrimcat (me gjasë të përbëra nga ari) te vendi i tumorit dhe pastaj të nxehen me rreze infra të kuqe për t'i shkatërruar qelizat kanceroze.
Revolucioni në nanoteknologji do të na japë fuqi të bëjmë shumë më tepër se vetëm të shërojmë sëmundje. Përfundimisht, nanoteknologjia do të na mundësojë të rimodelojmë dhe të rindërtojmë jo vetëm trupin dhe trurin tonë, por edhe botën me të cilën ndërveprojmë.
Megjithatë, realizimi i plotë i nanoteknologjisë do të mbesë prapa revolucionit bioteknologjik për rreth një dekadë. Por nga mesi deri nga fundi i viteve 2020 efektet e revolucionit nanoteknologjik do të jenë të qarta dhe të shtrira kudo.

fundi i pjeses se I re

perkthyer nga Discoveri channel

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   Wed Oct 07, 2009 3:52 pm

PREJ ADAMIT DERI TEK ABRAHAMI

Libri i Zanafillës jep të dhëna
tepër të sakta mbi të gjithë paraardhësit e Abrahamit në një linjë të
drejtpërdrejtë prej Adamit. Në gjenealogjitë e veta nga kreu
4,5,11,21dhe 25, duke dhënë kohëzgjatjen e jetës së secilit, moshën e
babës në kohën e lindjes së djalit, ajo e bën të mundur që në këtë
mënyrë të përcaktohet lehtë datat e lindjes dhe të vdekjes të çdo
paraardhësi në krahasim me krijimin e Adamit, siç është shënuar në
tabelën vijuese:


Kjo tabelë është përcaktuar në bazë të
shënimeve të cilat burojnë nga teksti priftërorë i Zanafillës; ky është
i vetmi tekst biblik i cili jep saktësi të këtij lloji. Prej kësaj del
si përfundim se Abrahami sipas Biblës është lindur 1948 vjet pas
Adamit.
_________________

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   Wed Oct 07, 2009 3:53 pm

Krahasimi patjetër duhet të ndalet këtu, sepse, nëse është diskutuar
dhe akoma vazhdon të diskutohen mbi origjinalitetin e këtij apo atij
hadithi, me këtë përfundimisht largohemi nga shekujt e parë të kishës,
e cila ndër shumë Ungjij vetëm katër prej tyre i pranoi si zyrtarë ose
kanonikë4, përkundër mospajtimeve të shumta ndërmjet vetes për shumë
çështje, dhe dha urdhër që të gjithë të tjerët të fshihen, prej nga
rrjedh edhe emri i tyre: apokrife.

Ndryshim tjetër themelor
ndërmjet krishtërimit dhe Islamit, në pikëpamje të Shkrimeve, është: te
i pari mungesa e një teksti të shpallur dhe njëherazi të ndryshueshëm,
kurse tek tjetri ka Kur'anin, që i përgjigjet këtij përkufizimi.

Kur'ani
është shprehje e Shpalljes të cilën Kryeëngjëlli, Xhibrili, ja
transmetoi dhe besimtarët menjëherë e përshkruan, e mësuan përmendësh
dhe e kënduan në kohën e faljeve, e sidomos gjatë muajit ramazan. Atë
vet Muhammedi a.s. e ka ndarë në sure e këto janë përmbledhur menjëherë
mbas vdekjes së të dërguarit, në mënyrë që në kohën e Khalifit Osman
(12 - 24 vjet më pas) e formuan tekstin që e kemi dhe sot. Përkundër
asaj që është bërë në Islam, Shpallja e krisheter është bazuar në
dëshmi të shumta dhe indirekte të njerëzve, meqë nuk e kemi asnjë
dëshmi që do të vinte nga dëshmitari i vërtetë i jetës së Jezusit
(Isait a.s.), përkundër asaj çfarë e merr me mend shumica e të
krishterëve. Kështu është shtruar gjysma e dytë e vitit të krishterë
kalendarik 1975 i përgjigjet vitit 5736 të krijimit të Botës. Njeriu,
krijimi i të cilit ka pasur disa ditë vonesë, domethënë ka moshë të
njëjtë të shprehur me numrat e viteve sipas kalendarit hebraik.


të vërtetë, është mirë të bëhet korrigjimi për shkak të logaritjes së
kohës që fillimisht është shprehur me vitet hënore, kurse kalendari
perendimor e ka llogaritur duke u mbështetur në kalendarin diellor.
Por, korrigjimi prej 3%, që do të duhej bërë po të dëshironim të jemi
absolutisht të saktë, është pak i rëndësishëm. Që të mos i komplikojmë
llogaritë, është mirë mos ta bëjmë këtë. Këtu qenësore është lloji i
madhësisë dhe është pak e rëndësishme nëse numri i viteve të një
mileniumi është llogaritur me mundësi për të gabuar deri tridhjetë
vjet. Për të qenë më afër së vërtetës, do të themi se sipas këtij
vlersimi hebraik, krijimi i Botës vendoset tridhjetë e shtatë shekuj
para erës sonë.

çfarë na mëson shkenca bashkëkohore? Do të
ishte vështirë të përgjigjemi në këtë pyetje kur bëhet fjalë për
krijimin e Gjithësisë. Krejt ajo që do të mund të shprehej me numra
është epoka e formimit të sistemit diellor që do të mund të vendosej me
vërtetësi të kënaqshme. Koha që na ndan nga ajo, vlerësohet në katër
miliard e gjysëm vjet. Domethënë, mund të vlersohet skaji që sot ndan
realitetin e përcaktuar mirë (mbi të cilin do të flitet në pjesë e
tretë të këtij libri) nga të dhënat e nxjerra nga Besëlidhja e Vjetër.
Ato dalin nga shqyrtimi tepër i hollësishëm i tekstit biblik. Zanafilla
jep indikacione shumë të sakta me kohën që ka kaluar prej Adamit deri
tek Abrahami. Të dhënat e nxjerra për periudhën prej Abrahamit deri tek
era e krishterë nuk janë të mjaftueshme. Duhet të kompletohen me të
dhëna të tjera.

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   Wed Oct 07, 2009 3:53 pm

Frymëzimi i Papës Palit VI për hapje ndaj Islamit, i cili për vete ka
thënë se është "i nxitur nga besimi i thellë në bashkimin e botës
Islamike dhe të krishterë, që adhurojnë një Zot", në të vërtetë do të
shënoj datën e marrëdhënieve mes dy besimeve. Kjo thirrje e kryetarit
të Kishës katolike për ndjesi ndaj muslimanëve më është dukur e
domosdoshme, sepse ka aq shumë të krishterë të edukuar në frymë të
thekusar armiqësie - siç u ankua dokumenti i Vatikanit, i përmendur më
sipër - të cilët parimisht kanë disponim armiqësor ndaj çdo mendimi për
Islamin: mbi këtë bazë, ata e injorojnë gjendjen e vërtetë të çështjes,
kurse për Shpalljen kur'anore kanë pikëpamje plotësisht të gabuara.

Sido
që të jetë, kur studiohet ndonjë aspekt i një besimi monoteist, është
krejt e arsyeshme që këtë ta bëjnë me ndihmën e krahasimit ta asaj që
dy besimet e tjera ofrojnë nga po ajo pikëpamje. Studimi i plotë i një
problemi është me interes më të madh se studimi i pjesshëm. Konfrontimi
i disa temave me të arriturat e shkencës së shekullit XX, që janë
trajtuar në shkrime, i intereson të tri besimeve pa përjashtim. Pastaj,
a thua ato nuk e përbëjnë, apo nuk do të duhej ta përbënin një bllok më
kompakt duke u afruar mes veti, kur të gjithëve, në kohën tonë, na
kërcënohet vërshimi i materializmit.

Edhe në vendet nën
ndikimin judeo-krishterë, sikurse edhe në vendet Islamike, mbështetet
ideja - veçanërisht në rrethet shkencore - se besimi dhe shkenca janë
të papajtueshme. Për ta shqyrtuar këtë çështje në tërërsinë e saj do të
na duhet të bëjmë shpjegime të gjera. Unë këtu do të shqyrtoj vetëm një
aspekt të kësaj teme: mbi shqyrtimin e vet Shkrimeve në dritën e
njohurive shkencore bashkëkohore.

Ky qëllim të detyron që më
parë të shtrohet një pyetje themelore: çfarë është origjinaliteti i
teksteve që kemi sot? Kjo pyetje implikon studimin e rrethanave që kanë
shtyrë të bëhet redaktimi i teksteve dhe transmetimi i tyre deri sot.

Studimi
i shkrimeve në formë të kritikës së teksteve në vendet tona kanë
filluar vonë. Përsa i përket Biblës, Besëlidhjes së Vjetër dhe
Besëlidhjes së Re, kanë kaluar shumë shekuj gjatë të cilëve njerëzit
janë kënaqur me atë që t'i pranojnë ashtu siç janë. Leximi i tyre ka
qenë një rast vetëm për shqyrtime apologjetike. Do të konsiderohej
mëkat sikur të thuhej edhe më i vogli mendim kritik lidhur me to.
Meshtarët kanë qenë të privilegjuar sepse kanë mundur të njohin lehtë
në tërësi. Shumica e laikëve kanë marrë vetëm pjesë të zgjedhura në
ceremonitë liturgjike ose gjatë predikimit.

E organizuar si
profesion, kritika e teksteve ka meritë që ka zbuluar dhe ka publikuar
shpesh probleme shumë të mprehta që dalin. Por, sa zhgënjuese është
literatura e aq veprave që shpallen si kritike, por, - para
vështirësive shumë reale të interpetimit - ato ofrojnë vetëm fjalime
apologjetike, qëllimi i të cilave është të mbulojnë hutinë e autorit.
Nën këto kushte, për atë që e ruan të paprekshme aftësinë e vet të të
menduarit dhe dëshirën e vet për objektivitet, mungesa e vërtetësisë
dhe kundërthëniet për këtë arsye nuk janë më pak të qëndrueshme dhe
vetëm mund të ankohemi kundër qëndrimit qëllimi i të cilit, kundër çdo
llogjike, arsyeton ruajtjen në Bibël të disa fragmenteve përplot me
gabime. Ai mund të jetë skajshmërisht i dëmshëm për besimin në Zot te
disa shpirtra të ngritur. Përsëri, përvoja vërteton se nëqoftë se disa
janë të aftë të zbulojnë mangësitë e këtij lloji, shumica dërrmuese e
të krishterëve kurrë nuk e ka kuptuar se ato ekzistojnë, dhe me njohuri
profane, të cilat, me të vërtetë janë shpesh krejt elementare ka
vazhduar të jetojë duke mos ditur se ekzistojnë këto kundërthënie.

Islami
në hadithe ka barazvlerësimin e vet në Ungjijtë. Hadithet janë
përmbledhje në të cilat janë shënuar veprat e Muhammedit a.s. Ungjijtë
nuk janë asgjë tjetër për Jezusin (Isain a.s.). Përmbledhjet e para të
haditheve janë shkruar me dhjetra vjet pas vdekjes së Muhammedi a.s.,
ashtu siç janë shkruar edhe Ungjijtë dhjetra vjet pas Jezusit (Isait
a.s.). Në të dy rastet, këto janë dëshmi të njerëzve mbi ngjarjet e së
kaluarës. Përkundër asaj çfarë mendon shumica, më vonë do të shohim se
autorët e katër Ungjijve kanonikë nuk janë dëshmitarë të ngjarjeve për
të cilat tregojnë. Po kjo vlen edhe për përmbledhjet më serioze të
haditheve.

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   Wed Oct 07, 2009 3:54 pm

Në fund të fundit, çfarë urrejtje shprehin ndaj muslimanëve disa mese
të krishtera! Kam pasur rastin ta përjetoj vetë këtë kur kam bërë
përpjekje ta filloj dialogun mbi studimin krahasues të tregimeve
biblike dhe kur'anore, që bëjnë fjalë për të njëjtën temë, dhe të
vërtetojë mospranimin sistematik thjesht vetëm për arsye se për këtë
qëllim është marrë parasysh ajo që përmban Kur'ani lidhur me temën e
shqyrtuar. Kjo i ngjan asaj që kur e citojmë Kur'anin sikur i
drejtohemi dreqit!

Por, duket se më në fund, në kohën tonë po
ndodhin ndryshime në nivelin më të lartë të botës së krishterë. Një
dokument i Sekretariatit të Vatikanit për jokrishterët, i botuar pas
mbledhjes të Këshillit të Dytë të Vatikanit, "Orientimet për dialog
ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve", botimi i tretë i të cilit
është bërë në vitin 1970, dëshmon për thellësinë e ndryshimeve të
qëndrimeve zyrtare. Pasi bënë thirrje për eleminimin e "pasqyrës së
vjetëruar të trashëguar nga e kaluara ose të shtrembëruar nga
paragjykime dhe sharje", që të krishterët e kanë krijuar për Islamin,
dokumenti i Vatikanit merr përsipër detyrimin të "pranojë padrejtësitë
e së kaluarës, për të cilat Perëndimi i edukimit të krishterë është
fajtor ndaj muslimanëve". Ai kritikon përfytyrimet e gabuara që kanë të
krishterët për fatalizmin musliman, për të drejtën Islame, për
fanatizmin e tij etj. Shpreh njësinë e besimit në Zot dhe rikujton
deri në ç'masë Kardinal Koenigu i befasojë dëgjuesit e vet në Xhaminë e
Madhe duke shpallur gjatë një konference zyrtare në Universitetin "Al
Azhar", në muajin Mars të vitit 1969. Ai gjithashtu sjell ndërmend atë
se Sekretiariati i Vatikanit, në vitin 1967, u bën thirrje të
krishterëve që t'ju shprehin dëshirat e tyre të mira muslimanëve ne
rastin e agjërimit të Ramazanit, kësaj "vlere fetare origjinale".

Këtë
nismë që zuri të bëjë afrimin e Kurisë së Romës dhe Islamit e
konkretizuan manifestime dhe takime të ndryshme që pasuan. Por, për
këto ngjarje shumë të rëndësishme që u zhvilluan në botën Perëndimore u
njoftua vetëm një numër i vogël i njerëzve, edhe pse nuk munguan
mjetet e informacionit : shtypi, radio dhe televizioni.

Gazetat
i bënë vetëm pak vend vizitës zyrtare të kardinal Pignedolit, krytar i
Sekretariatit të Vatikanit për jokrishterët që ja bëri mbretit të
Arabisë Saudite, Fejsalit, më 24 prill 1974. Revista "Le Monde", e
datës 25 prill 1974, solli vetëm një raport me disa rreshta. Por,
përsëri, ky është lajm i rëndësishëm kur lexohet se kardinali ia
transmetoi sovranit porosinë e Papës Palit VI, në të cilën ky i fundit
shpreh "konsideratën e Shenjtërisë së Tij për Shkëlqesisë e Tij,
Fejsalin, në cilësinë e autoritetit suprem të botës Islame, i nxitur
nga besimi i thellë në bashkimin e botës Islame dhe të krishtere që e
adhurojnë një Zot".

Gjashtë muaj më vonë, në muajin tetor 1974,
Papa, priti zyrtarisht në Vatikan dijetarët nga Arabia Saudite. Ishte
ky një rast për një seminar ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve
lidhur me "të drejtat kulturore të njeriut në Islam". Gazeta e
Vatikanit, "L'osservatore Romano", të 26 tetorit 1974, solli raportin
lidhur me këtë ngjarje në faqen e parë duke i dhënë vend më shumë se
raportit mbi ditën e mbylljes së Sinodit Ipeshkvor në Romë.

Dijetarët
e mëdhenj nga Arabia i priti edhe Këshilli Ekumenik i Kishave në
Gjenovë dhe monsinjor Elchinger, Ipeshkvi i Strasburgut. Ipeshkvi i
thirri dijetarët ta falin namazin e drekës para tij, në katedralen e
tij. Kjo u bë më tepër për anën e vet spektakolare, se sa për rëndësinë
fetare që ka pasur. Ndër ata që i kam pyetur, shumë pak prej tyre kanë
thënë se i dinë këto ngjarje.

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 31
Location : italy

MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   Wed Oct 07, 2009 3:54 pm

Dr. Maurice Bucaille

Secili nga të tri besimet monoteiste
e ka përmbledhjen e vet të Librave të Shenjtë1. Këto dokumenta janë
baza e besimit të çdo besimtari, qoftë ai hebre, i krishterë apo
musliman. Për secilin prej tyre ato janë përkthim i drejtpërdrejt
material i Shpalljes së Zotit, si në rastin e Abrahamit (Ibrahimit
a.s.) ose të Moisiut (Musait a.s.), të cilët i morën urdhërat nga vetë
Zoti ose të tërthorta, si në rastin e Jezusit (Isait a.s.) dhe të
Muhammedit a.s.: i pari deklaron se flet në emër të Atit, kurse i dyti
u transmeton njerëzve Shpalljen që e ka marrë nëpërmjet Kryeengjëllit
Xhibrilit.

Marrja në shqyrtim e të dhënave objektive nga
historia e fesë na detyron që t'i vëmë në shkallë të njëjtë Besëlidhjen
e Vjetër, Ungjijtë dhe Kur'anin, si përmbledhje të Shpalljes së
shkruar. Por, ky qëndrim, të cilin parimisht e mbajnë muslimanët, nuk
pranohet nga besimtarët e vendeve tona Perëndimore, tek të cilët
mbizotëron ndikimi judeo-krishterë; ata nuk pranojnë ti japin Kur'anit
cilësinë e Librit të shpallur.

Këto qëndrime shpjegohen nga mendimet që kanë secila nga bashkësitë e besimtarëve ndaj dy të tjerave lidhur me Librat.

Judaizmi
ka për libër të shenjtë Biblën hebraike. Ajo dallohet nga Besëlidhja e
Vjetër e krishterë për aq sa kësaj i janë shtuar disa libra që nuk kanë
ekzistuar në hebraishte. Në praktikë, kjo mosmarrëveshje nuk i sjell
kurrëfarë ndryshimesh doktrinës. Por Judaizmi nuk e pranon asnjë
shpallje që ka ardhur pas të tijës.

Sa i përket krishtërimit, ai
e ka huazuar Biblën hebraike me disa shtojca, por nuk i ka pranuar të
gjitha shkrimet e shpallura në mënyrë që njerëzimi të njihej me
misionin e Jezusit (Isait a.s.). Kisha e tij i bëri disa shkurtime
tepër të rëndësishme në atë shumësi librash që tregojnë jetën dhe
doktrinën e Jezusit (Isait a.s.). Ajo në Besëlidhjen e Re ka ruajtur
vetëm një numër të kufizuar të shkrimeve, ndër të cilat më të
rëndësishme janë katër Ungjijtë e kanonizuar. Krishtërimi nuk merr
parasysh kurrëfarë shpallje që ka ardhur pas Jezusit (Isait a.s.) dhe
apostujve të tij. Domethënë, ai me këtë eleminon Kur'anin.

E
zbritur gjashtë shekuj pas Jezusit (Isait a.s.), Shpallja e Kur'anit
huazon shumë të dhëna nga Bibla hebraike dhe nga Ungjijtë, me që shpesh
e citon "Teuratin"2 dhe "Inxhilin"3.

Kur'ani urdhëron çdo
musliman që të besojë në çdo Libër të shpallur para tij (Surja En
Nisaë, Ajeti 136). Ai e vë theksin mbi vendin që zënë të dërguarit e
Zotit në historinë e Shpalljes, siç janë Noa (Nuhu a.s.), Abrahami
(Ibrahimi a.s.), Moisiu (Musai a.s.), profetët (të dërguarit) dhe
Jezusi (Isai a.s.), i cili zë vend të posaçëm ndër paraardhësit. Lindja
e tij është treguar në Kur'an si dhe në Ungjijtë: si ngjarje e
mrekullueshme. Libri i bën nderime të jashtëzakonshme Maries
(Merjemes): po surja numër 19 a nuk mban emrin e saj?

Duhet
të konstatojmë se këto të dhënat e fundit që i përkasin Islamit
përgjithësisht nuk janë të njohura në vendet tona Perëndimore. Por a
duhet të çuditemi me këtë, kur e dimë se si janë edukuar brezat lidhur
me problemet e fesë së njerëzimit dhe në ç'terr janë mbajtur në
krahasim me tërë atë që ka të bëjë me Islamin. Po përdorimi i emërtimit
"besimi Muhamedan" dhe "Muhamedanët" a nuk është përkrahur deri sot, në
mënyrë që në shpirtrat e tyre të ruhet bindja e shtrembër se fjala
është për besimet e përhapura nëpërmjet veprës së një njeriu e në të
cilat, Zoti, (ashtu siç e kuptojnë të krishterët) nuk mund të ketë
kurrëfarë pjesëmarrje. Shumë nga bashkohësit tanë të ngritur janë të
interesuar për aspektet filozofike, sociale dhe politike të Islamit,
por kurrë nuk kanë pyetur - siç do të duhej pyetur - lidhur me
Shpalljen Islame në kuptimin e vërtetë të fjalës. Merret si parim se
Muhammedi a.s. është bazuar në atë që i ka paraprirë, në mënyrë që
kështu pikë së pari, të eleminohet vetë problemi i Shpalljes.

_________________
Perfundimi i rendesishem eshte njohja e vetvetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.riniashqipetare.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E verteta e krijimit & evolucioni
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Shkenca :: Teologjia-
Kërce tek: