Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 keshilla e kurjozitete mjekesore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal

avatar

Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 28
Location : Tirane

MesazhTitulli: keshilla e kurjozitete mjekesore   Wed Oct 07, 2009 10:15 am

Ajo çka dëmton dhëmbët, dëmton edhe shëndetin:

roblemet me dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve janë shenjë për alarmim se jeni duke konsumuar ushqim jokualitativ, njoftojnë shkencëtarët nga Universiti i Washingtonit, të cilët po ashtu thonë se dhëmbi i sëmurë është paralajmërim për problemet shëndetësorë në të ardhmen.

Ushqimi i cili prish buzëqeshjen e bukur, është ushqimi i pasur me sheqerna të thjeshtë (ushqimi i cili ka indeks të lartë glikemik).

Konsumimi i sheshtë i këtij lloji të ushqimit shkakton oscilimet e shpeshta dhe të përnjëhershme të nivelit të glukozës në gjak, që është bazë e një numri të madh të sëmundjeve të kohës sonë, shkruan revista “Journal of Dental Research”.

Për më shumë, kariesi i dhëmbëve është shenja më e dukshme se duhet të ndryshoni diçka në ushqimin tuaj që tani.
Kliton nuk është në linjë Shto reputacion tek Kliton Raporto postimin Përgjigju duke cituar këtë mesazh

Si mund te dallojm qe po bejme iam (infarkt akut miokardi):

si mund te dallojm qe po bejme iam (infarkt akut miokardi)



iam eshte nder shkaqet me te shpeshta te vdekjeve ne njerez te moshave te ndryshme. Nqs do te kemi parasysh karakteristikat e dhimbjes qe shfaqen para ndodhjes se iam mund te shpetojm jeten tone ose te personit qe po i ndodh kjo tragjedi.

Keto karakteristika jane:

1- fillim i dhimbjes ne qetesi,shpesh naten

2- dhimbje shum e forte e menjehershme ne te gjith gjoksin

3- perhapja e dhimbjes ne shpatull dhe ne nofull

4- mpirje e krahut

5- mosqetesim i dhimbjeve edhe pas marrjes se trinitrines

6- mund te sjelli lipotimi (gjendje te fiketi)


keto mun te zgjasin 30 minuta ose me pak, koha qe duhet ta dergojm te semurin ne urgjence.


Shëndeti në filxhanin e çajit të gjelbër :
Në vendet e Azisë, çaji i gjelbër në formë pije shërben për detoksikimin e organizmit, përmisimin e qarkullimit të gjakut, gjendjes së përgjithshme të organizmit dhe rezistencës së tij ndaj sëmundjeve. Çaji i gjelbër preferohet në prevenimin e kancerit dhe ruajtjen e funksioneve të trurit.

Çaji i gjelbër fitohet me tharjen e gjetheve të bimës së çajit Camellia sinensis, ndërsa përpunohet me avull dhe terje në ajër për të mos u dëmtuar enzimet. Në këtë mënyrë mënjanohet procesi i oksidimit dhe fermentimit, dhe çaji përmban ngjyrën e gjelbër dhe përbërësit tjerë të vlefshëm.

Është ilaç tejet efikas, zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, ka veprim antibakterial, ndihmon në dietat reduktuese, vepron pozitivisht në SNQ, në sistemin kardiovaskular, përmirëson disponimin, forcon zemrën, pastron organizmin, heq celulitin, nxit qarkullimin sipërfaqësor. Ka veprim antoksidues dhe detoksikues, sepse përbërësit aktiv të çajit të gjelbër mbrojnë organizmin nga streset oksidative me neutralizimin e radikaleve të lira, dhe njësoj marrin pjesë në forcimin e efikasitetit të sistemit natyral të organizmit.

Paraqet ndihmë të madhe në zvogëlimin e nivelit të përgjithshëm të kolesterolit në serum dhe triglicerideve, ngrit nivelin e HDL (kolesteroli i mirë) dhe zvogëlon nivelin e LDL (kolesterolit të keq), zvogëlon edhe krijimin e pllakave aferomatoze në enët e gjakut.

Është vërejtur një efekt i lehtë antivirusal dhe antibakterial, veçanërisht në traktin digjestiv. Përbërësit aktiv të çajit të gjelbër me konsumim të rregullt, me veprim kompleksiv mund të veprojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt.


MBRON TRURIN NGA PROCESI I PLAKJES

Personat të cilët rregullisht konsumojnë çajin e gjelbër, zvogëlojnë rrezikun nga zvogëlimi i aftësive mendore në moshën e pleqërisë. Hulumtimet kanë treguar se kofeini nga çaji i gjelbër ngacmon koren e trurit të madh, e që ndikon në memorizim më të mirë, koncentrim, motivim, ndërsa puna intelektuale bëhet më e lehtë dhe më e suksesshme. Disa përbërës të veçantë të çajit të gjelbër mund të mbrojnë qelizat e trurit nga proceset e dëmshme që përcjellin sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit.


ZVOGËLON RREZIKUN NGA PARAQITJA E KANCERIT

Çaji i gjelbër pengon paraqitjen dhe përparimin e sëmundjve malinje. Pija është e pasur me antioksidans (katehine) të cilat pengojnë veprimin e enzimit urokinaza - përgjegjës për përhapjen e qelizave kancerogjene. Bllokimi i veprimit të urokinazës, me këtë rast qelizat e kancerit vdesin, sepse humbin burimin e proteineve. Shkencëtarët japan kanë zbuluar se çaji i gjelbër është i mirë në prevenimin e kancerit të ezofagut dhe gjirit, dhe pengon paraqitjen e kancerit të lukthit, mëlçisë dhe prostatës, dhe përmirëson gjendjen shëndetësore të personave të sëmurë nga sëmundjet malinje. Antioksidantët që përmban çaji i gjelbër mbrojnë edhe nga ndryshimet e strukturës së ADN-së të shkaktuar nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë, andaj në kohë të fundit po zhvillohen trema që përmbajnë përbërës të çajit të gjelbër për prevenimin e kancerit të lëkurës.


PIJE PËR BUKURI

Konsumimi i përditshëm i çajit të gjelbër përshpejton metabolizmin dhe kështu ndihmon në mënjanimin e kilogramëve të tepërt, ndërsa interesant është që antioskidantët nga kjo pije duke përfshirë vitaminën C dhe E, ngadalësojnë plakjen e lëkurës dhe tharjen e saj. Tri gota në ditë mund të ndihmojnë në përmirësimin nga veprimi i dëmshëm i rrezeve të diellit. Për këtë çaji i gjelbër gjithnjë e më shumë është përbërës i prodhimeve kozmetike.


KUNDËR ALERGJIVE

Rezultatet e hulumtimeve shkencore kanë treguar që konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të lehtësojë gjendjen e personave që vuajnë nga alergji të ndryshme. Shkencëtarët japan identifikuan një përbërës në çajin e gjelbër i cili bllokon receptorët kyq në qelizë përgjegjës për reaksionet alergjike.

Te bejme Sport rregullisht, permiresojme kujtesen :

Nje studim i Universitetit te Illinois konfermon si sporti na ndihmon te rrisim kapacitetin per te kujtuar.

Kerkimi eshte bazuar mbi 165 persona duke vlerezuar raportin e aktiviteteve fizike dhe kapacitetit te memories dhe kush praktikonte rregullisht ushtrimet kishte memorie me te mire.

Per te patur nje jete te shendetshme me fitnes jo vetem na lejon te ndihemi mire fizikosht por dhe nje mendje te ndritur.

Meshkujt sëmuren më shumë nga kanceri:

Shkencëtarët kanë mbetur të befasuar kur kanë kuptuar se ekziston dallim i madh ndërmjet gjinive se kush do të sëmuret nga kanceri.
Duke analizuar te dhënat e grumbulluara gjatë viteve 2006 dhe 2007, shkencëtarët britanike kanë vërejtur se meshkujt ishin për 40% më të rrezikuar që të sëmurën nga format e ndryshme të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse në raport me femrat.

Me përjashtimin e llojeve gjinore të kancerit (siç është kanceri i gjirit te femrat dhe ai i testiseve ose prostatës te meshkujt) meshkujt prinin me 70% të rrezikut për t’u sëmurë nga kanceri.

Arsyet për të cilat meshkujt sëmuren më shumë nga kanceri nuk janë të njohura, ndërkohë faktorët e rrezikut, siç janë pirja e duhanit, mbipesha, konsumimi i tepruar i alkoolit etj., mund të jenë disa faktorë të cilët favorizojnë paraqitjen e kancerit te meshkujt.

Ujë të thjeshtë për fëmijët e trashë:
Një studim i ri ka zbuluar një "ilaç" të thjeshtë për fëmijët me mbipeshë: në vend të llojeve të ndryshme të lëngjeve, jepni ujë fëmijëve tuaj!Ekspertët amerikanë kanë treguar se me anë të lëngjeve që përmbajnë sheqer, fëmijët konsumojnë një pjesë të madhe të kalorive. Ndërsa nëse këto lëngje zëvendësohen me ujë të thjeshtë, atëherë këto kalori nuk do të konsumohen dhe njëkohësisht fëmija do ta plotësoje kërkesën për lëngje.

Ndërkohë, autorët e studimit pohojnë se fëmijët e kanë shumë më të lehtë të heqin dorë nga lëngjet kalorike, sesa nga ushqimet e tilla (sheqerkat, ëmbëlsirat, akulloret etj.).

Qershia për sportistët:
Lëngu i qershisë mund ta zvogëlojë dhimbjen muskulore pas vrapimit, tregon një studim i ri i botuar në revistën "American College of Sports Medicine".Në studim kanë marrë pjesë 60 participantë të shëndoshë të moshave ndërmjet 18 dhe 50 vjeç.

Participantët të cilët gjatë një jave, dy herë në ditë kanë pirë nga 3 dcl lëng qershie, kanë pasur shumë më pak dhimbje muskulore pas vrapimit në shtigje të gjata në krahasim me ata të cilët kanë pirë lloje tjera lëngjesh.

Edhe pse nuk dihet mekanizimi i vërtetë i këtij efekti pozitiv të qershisë, autorët e studimit mendojnë se qershia vepron ngjashëm sikurse barnat të cilët i marrin sportistët për të zvogëluar proceset inflamatore pas aktivitetit trupor.

JO shumë çamçakëzë!:

Përtypja e shumë çamçakëzëve stimulues me bazë kafeine dhe guarane mund t’ju dërgojë në spital, shkruan numri i ri i revistës "The Lancet".Shkencëtarët nga Napoli pohojnë të dhënat nga disa pacientë të rinj, të cilët janë paraqitur në spital duke qenë të shqetësuar dhe agresivë.

Ata kanë pasur dhimbje në bark dhe kanë urinuar shpesh. Pas ekzaminimeve mjekësore është vërejtur ritëm i shpejtuar i zemrës, frymëmarrjes dhe shtypje e lartë e gjakut.

Prindërit e këtyre rasteve kishin treguar se fëmijët e tyre kishin përtypur shumë çamçakëzë, dhe të njëjtën gjë e kanë konfirmuar vetë pacientët e rinj.

Autorë e studimit u rekomandojnë prindërve që të kenë kujdes që fëmijët e tyre mos të përtypin shumë çamçakëzë brenda një kohe të shkurtër, sepse është e dëmshme për ta.

Çaji i bardhë per ‘shkrirjen’ e dhjamit :

Një varg hulumtimesh në qelizat yndyrore të njeriut kanë zbuluar se çaji i bardhë ka potencial të ulë pjesëmarrjen e indit dhjamor në organizëm.Në të vërtetë, shkencëtarët kanë treguar se ekstrakti i çajit të bardhë në mënyrë të dukshme inhibon krijimin e qelizave të reja yndyrore si dhe mobilizon yndyrën në qelizat e pjekura yndyrore.

Efekti i dobishëm i çajit i përshkruhet një substance të quajtur epigallocatechin gallate, të cilën çaji i bardhë e përmban më shumë se çaji i gjelbër.

Çaji i bardhë, si edhe çaji i zi dhe ai i gjelbër, nxirren nga bima Camellia sinensis, por procesi i prodhimin bëhet në mënyra të ndryshme për të arritur nivele të ndryshme të oksidimit të substancave përbërëse.

Një varg hulumtimesh në qelizat yndyrore të njeriut kanë zbuluar se çaji i bardhë ka potencial të ulë pjesëmarrjen e indit dhjamor në organizëm.Në të vërtetë, shkencëtarët kanë treguar se ekstrakti i çajit të bardhë në mënyrë të dukshme inhibon krijimin e qelizave të reja yndyrore si dhe mobilizon yndyrën në qelizat e pjekura yndyrore.

Efekti i dobishëm i çajit i përshkruhet një substance të quajtur epigallocatechin gallate, të cilën çaji i bardhë e përmban më shumë se çaji i gjelbër.

Çaji i bardhë, si edhe çaji i zi dhe ai i gjelbër, nxirren nga bima Camellia sinensis, por procesi i prodhimin bëhet në mënyra të ndryshme për të arritur nivele të ndryshme të oksidimit të substancave përbërëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal

avatar

Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 28
Location : Tirane

MesazhTitulli: Vazhdim   Wed Oct 07, 2009 10:18 am

Qumështi me çokollatë pije e sportistëve :Shkencëtarët kanë testuar ndikimin e tre pijeve mbi qëndrueshmërinë e çiklistëve: qumështin me çokollatë, pijen energjike sportive dhe pijen përkatës për zëvendësimin e lëngjeve të humbura.Disa çiklistë të trajnuar njëherë i kanë zbrazur rezervat e glikogjenit me anë të ushtrimeve, dhe pastaj pas pushimit njëorësh kanë pirë njërën nga pijet e lartpërmendura dhe kanë vozitur biçikletat e tyre deri sa kanë mundur.

Ata të cilët kishin pirë qumësht me çokollatë kishin vozitur 43-51% më gjatë sesa ata të cilët kishin konsumuar dy pijet tjera.

Të gjitha pijet kanë pasur vlerë të njëjtë energjetike, prandaj suksesin qumështit me çokollata autorët studimit të botuar në revistën “Applied Physiology, Nutrition, and Metabolism”, e shpjegojnë me praninë e karbohidrateve dhe yndyrave në të.

Vitamina D –steroid legal:
Njoftohet se vitamina D mund të shërbejë si një lloj steroidi natyror dhe kështu mund ta përmirësojë performancën sportive.Shkencëtarët nga Kolegji amerikan për Mjekësi Sportive kanë grumbulluar të dhënat e studimeve që nga vitet e pesëdhjeta, të cilat kishin të bëjnë me hipotezën se vitamina D përmirëson fuqinë sportive, dhe kështu kanë ardhur në përfundim se realizimi i aktiviteteve sportive arrin nivelin maksimal gjatë verës, kur për shkak të daljes në diell vjen deri te sinteza më e madhe e vitaminës D.

Ndërkohë, studimet tjera të realizuara te të moshuarit kanë treguar se qëndrueshmëria trupore me kalimin e moshës është e lidhur direkt me nivelin e vitaminës D në gjak, shkruan “Medicine and Science in Sports and Exercise”- revista zyrtare e Kolegjit amerikan për Mjekësi Sportive.

Vlerësojeni urinë :Ndjenja e urisë është instinktive, ndërsa shumica e njerëzve kërkojnë ushqim menjëherë pas paraqitjes së shenjave të para të urisë, edhe pse në fakt nuk është e domosdoshme që të hanë në atë moment.Është e natyrshme paraqitja e urisë para se të vijë koha e rregullt e ushqimit, mirëpo të hash secilën herë kur paraqitet edhe shenja më e vogël e urisë, rezulton me ngrënie të tepërt.

Ja se çka ofrojnë shkencëtarët si mënyrë për ta kontrolluar urinë: llogariteni dëshirën për ushqim nga 0 deri në 4:

0 = nuk jam i uritur
1 = uri e lehtë
2 ose 3= uri mesatare
4 = jeni shumë të uritur

Sipas shoqatës dietetike amerikane, ju duhet të hani atëherë kur të arrini në vlerën 2 ose 3.



Mungesa e perimeve, mungesë e kalciumit :
Shumica e njerëzve nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme të perimeve dhe shumica e njerëzve nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme të kalciumit. A ka ndonjë lidhje?

Tridhjetë njerëz kanë shijuar dhe vlerësuar shijen e hidhur të 24 perimeve të ndryshme të hidhura, ndërsa më pastaj ato vlerësime janë krahasuar me përbërjen e kalciumit në to. Është treguar se perimet më të hidhura përmbajnë më shumë kalcium. Për më tepër, shkencëtarët iu kanë ofruar lakërjeshile (e pasur me kalcium) dhe lakër (që nuk është aq e pasur me kalcium) kafshëve të cilët kanë apetit për kalcium. Kafshët kanë zgjedhur lakër-jeshilen. Ky hulumtim ka treguar se njerëzit mund ta njohin shijen e kalciumit në ushqim, dhe se këtë shije e llogarisin si të hidhur, dhe ndoshta kjo është arsyeja se pse perimet e pasur me kalcium janë më pak të preferuara. Konsumoni perimet e hidhura, sepse janë më të pasura me kalcium!

Një lëng më pak, gjysmë kilogrami më pak:

Zvogëlimi i konsumimit të lëngjeve që përmbajnë sheqer është mënyra më e mirë për të humbur peshë, sesa shmangja e kalorive të njëjta nga sheqeri në formë të ngurtë.

Studim i realizuar te 810 persona të rritur pohon se eliminimi ditor i 350 mL lëngu të ëmbël në një periudhë gjashtë mujore rezulton me humbjen e peshës për gjysmë kilogrami, ndërsa i njëjti rezultat nuk arrihet nëse eliminohet sasia e njëjtë e kalorive nga sheqeri në formë të ngurtë. Kaloritë të cilat vijnë nga lëngjet ndikojnë më shumë në shtimin e kilogramëve, pasi që teprimi me to është shumë më i shpeshtë sesa me ushqimin e zakonshëm, shtojnë autorët e studimit të botuar në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
 
keshilla e kurjozitete mjekesore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Shkenca :: Trupi dhe Shendeti-
Kërce tek: