Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal

avatar

Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 28
Location : Tirane

MesazhTitulli: Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta   Wed Oct 07, 2009 8:59 am

ketu mund te lexoni kuriozitete te ndryshme :


1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
--------------------------------------------------------------------------------
2 2 Prejardhja e emrit "tenis"
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.
--------------------------------------------------------------------------------
3 3 Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.
--------------------------------------------------------------------------------
4 4 Popullsia e botes deri sot
Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.
--------------------------------------------------------------------------------
5 5 Pse Deti i Zi quhet keshtu?
Perqindja e vogel e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi nje ngjyre te erret karakteristike.

6 6 Gjuhet e botes
Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.
--------------------------------------------------------------------------------
7 7 Kanguru
Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.-C'eshte kjo?- i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru.Kur me vone studjuan gjuhen vendase,evropianet mesuan se "kanguru" do te "nuk kuptoj".
--------------------------------------------------------------------------------
8 8 "Insekti i zbutur"
Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.
--------------------------------------------------------------------------------
9 9 Elefanti frikacak
Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.
--------------------------------------------------------------------------------
10 10 Sa kushton 1 kg mjalte?
Per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.
--------------------------------------------------------------------------------
11 11 Numri i gjallesave ne det
Ne cdo liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
--------------------------------------------------------------------------------
12 12 Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve
Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.
--------------------------------------------------------------------------------
13 13 Floket dhe njeriu
Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave.Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.
--------------------------------------------------------------------------------
14 14 Njerezit me te gjate e me te shkurter
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.
--------------------------------------------------------------------------------
15 15 Shpikesi i telefonit
Uaston,hajde ketu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.
--------------------------------------------------------------------------------
16 16 Kuriozitete demografike
Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez.Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.
--------------------------------------------------------------------------------
17 Shpenzimet ushtarake
Ne vitin 1979 u harxhuan per qellime ushtarake 450 miliard $,ne 1985 850 miliard $ dhe sot kalojne shifren prej 1.000.000.000.000 $.
--------------------------------------------------------------------------------
17 18 Pabarazite sociale
Ne vitin 1960 1/5 me e pasur e botes kishte te ardhura mbi 20 here me te medha sesa 1/5 me e varfer dhe ne vitin 1960 kjo diference u trefishua.
47 vendet me te pazhvilluara te Afrikes e Azise (qe banohen nga 3 miliard njerez) kane te ardhuara vjetore 500 $ kurse vende te Evropes Veriore kane 20.000 $.

--------------------------------------------------------------------------------
69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.
--------------------------------------------------------------------------------
James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.
--------------------------------------------------------------------------------
Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.
--------------------------------------------------------------------------------
Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
--------------------------------------------------------------------------------
Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.
--------------------------------------------------------------------------------
Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.
--------------------------------------------------------------------------------
Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertical
--------------------------------------------------------------------------------
Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.
--------------------------------------------------------------------------------
Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².
--------------------------------------------------------------------------------
Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.
--------------------------------------------------------------------------------
Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.
--------------------------------------------------------------------------------
Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.
--------------------------------------------------------------------------------
Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
--------------------------------------------------------------------------------
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.
--------------------------------------------------------------------------------
Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.
--------------------------------------------------------------------------------
Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.
--------------------------------------------------------------------------------
Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
--------------------------------------------------------------------------------
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.
--------------------------------------------------------------------------------
Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.
--------------------------------------------------------------------------------
Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.
--------------------------------------------------------------------------------
Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse
--------------------------------------------------------------------------------
Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)
--------------------------------------------------------------------------------
Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.
--------------------------------------------------------------------------------
Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.
--------------------------------------------------------------------------------
Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?
--------------------------------------------------------------------------------
Kali vrapues australian "Great Fortune" si ndihmë teknike mori një palë syza.
--------------------------------------------------------------------------------
Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimit?
--------------------------------------------------------------------------------
Sahara është më e madhe se Australia?
--------------------------------------------------------------------------------
Romani "Vuajtjet e të riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?


Kuriozitete
Moai në ishullin e Pashkëve ( Kili ) u krijua në nder të paraardhësve antikë të kryetarëve të famshëm.


Sfinksi i Madh ( Egjpt ) është rreth 73 m ( 240 këmbë ) i gjatë dhe 20 m i lartë. Koka e Sfinksit të madh mendohet të jetë portreti i mbretit Khafra, faraoni për të cilin u ndërtua.


Tikal ( Guatemale ) ka qenë një qendër e rëndësishme metropolis në civilizimin e mrekullueshëm të Majave. Rrënojat e pallateve , tempujve, piramidave , dhe shesheve te mëdha janë një dëshmi e madheshtisë së qytetërimit të zhdukur.


Muret e Murit të Madh në Kinë janë 9 m të lartë. Në vitin 214 para krishtit perandori Shi Huang-ti forcoi muret ekzistuese dhe i lidhi ato duke formuar një system të vetëm mbrojtje - Murin e Madh


Machu Picchu ( Peru ) ndodhet në Ande.


Megjithëse njerëzit në të gjithë botën mendojnë se Big Ben quhet e gjithë struktura , ky është vetëm emri i orës që ndodhet Brenda kullës .



Në shekullin e 17 , perandori Shah Jahan ndërtoi Taj Mahal, këtë varr të bukur prej mermeri në kujtim të gruas së tij, Mumtaz Mahal. Ndërtimi i tij kërkoi 20000 punëtorë dhe 22 vjet. Sot ata janë varrosur që të dy aty.


Muri i Vajtimit në Izrael është 49 m i gjatë dhe 12 m i lartë. Ky mur është një vend i shenjtë për hebrenjtë në Izrael dhe kudo në botë.


Katedralja e shën Bazilit ndodhet në Moskë dhe janë në të vërtetë nëntë kisha në një. Ndërtesa qëndrore është e rrethuar nga tetë kisha më të vogla. Kjo katedrale u ndërtua nga viti 1555 deri në 1560 me urdhër të Ivanit të tmerrshëm.


Parthenoni u ndërtua në nder të Athenës , mbretëreshës greke të zgjuarsisë.

Angor Wat ( Kamboxhia ) është tempulli më i madh dhe më i famshëm në kompeksin Angor.


Ndërtimi Shtëpisë së bardhë filloi në vitn 1792. Në 1800 Presidenti dhe zonja John Adams ishin "familja e parë " që jetuan aty.


Të gjitha anijet kozmike edhe ato Apollo që çuan njerëz në Hënë u lëshuan nga Qendra e hapësirës Kennedy në Florida. Por pjesa më e madhe e tyre u ulën në bazën Edwards në Kalforni.



A E Dini Se..!!
jupiteri është aq i madh sa që mund të zinte brenda tij të gjithë planetët e tjerë..

dielli mund të nxërë brenda tij një milion Toka.

grimcat e hekurit të gjetura në Hënë dhe të sjella në Tokë kanë një veti të veçantë, ato nuk ndryshken

në Italinë mesjetare puthjet nuk mund të merreshin ose jepeshin thjeshtë. N.q.s. një burrë e një grua shiheshin në publik duke u përqafuar ata ishin të detyrurar të martoheshin.

flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten edhe mbasi njeriu ka vdekur .

20% e energjisë së trupit përdoret nga truri

përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë.

i pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan.
Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.

në shekullin e X, Raziu bëri operacionin e parë me qepje, ku pejtë e nevojshëm i përgatiti nga zorrët e kafshëvë.

portreti i Raziu, mjek dhe filozof i dëgjuar arab, i cili u bë i dëgjuar sidomos me veprën e tij "Kitabul Havi", mbahet akoma i varur në Universitetin e Prixhetonit.

në qytetin e Hamburgut në Gjermani ka 27 xhamia.

në Romë ndodhet xhamia më e madhe në Evropë.

për herë të parë koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është fytur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuesve e bëri Hasan El-Marakeshi më 1299.

në vitin 1957 mbreti i Francës Henri i III themeloi në Paris katedrën e gjuhës arabe që të lehtësojë zhvillimin e studimeve mjeksore.

Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 - 1588) gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi jo më pak se 355 ndërtesa apo komplekse: 81 xhami të mëdha 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjedhësa. Kryevepra e tij është Xhamija Selimije e ndërtuar në vitin 1522. Në baz të projekteve të tij ndërmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndërtua Xhamia Blu. (Turqi)

thuhet se në Kostarikë është zbuluar një majmun me gjatësi 4.3 metra. Sipas këtij zbulimi del se Kin Kongu i njohur në film mund të ketë qenë i vërtetë !!

televizioni i parë u zbulua nga J. L. Bajd, më 1928.

automobili i parë u konstruktua nga Karl Benz më 1885.

vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903 të parën bënë fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve.

qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti dhe ka mbi pesëmbëdhjetë milionë banorë

oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000. km. katrorë kurse oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut që ka 14.090.000 km. katrorë.

gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km. katrorë.

thellësia më e madhe në botë është në ishujt Mariana, e quajtur Çalenger. Kjo thellësi arrinë në 11.033 metra

ishulli më i madh në botë është Grenlanda me sipërfaqe 2.175.600 km. katrorë.

nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra

në mjedisin e hapur kur nuk fryejnë erërat, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg.

gratë e fisit Bambara të cilët jetojnë në Senegal, tërë trupin e lyejnë me baltë të kuqe.

skandinavët dikur kan prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drunjëve sidomos të pishës

sipas shkencëtarëve amerikanë, Hëna çdo një mijë vjet largohet nga Toka për 20 metra për shkak të dobësimit të fuqisë tërheqëse të Tokës - gravitacionit.

ezkimezët kur e lëshojnë shtëpinë patjetër e rrëzojnë së paku një pjesë të shtëpive të tyre të ndërtuar prej akulli në mënyrë që ajo të mos bëhet strehim i shpirtrave të këqinj.


Fakte Shkencore


1. Shpejtesia e drites eshte 186,000 milje/seconde.
2. Drites i duhen 8min e 17 sec per te udhetuar nga dielli ne siperfaqen e Tokes.
3. Ne tetor te vitit 1999 lindi personi i 6 bilionte.
4. 10% e gjithe njerzve te lindur gjate koherave, jane gjalle ne keto momente.
5. Toka rrotullohet me nje shpejtesi 1000 milje per ore dhe udheton permes hapesires me shpejtesi 67000 milje per ore.
6. Cdo vit, Token e trondisin mbi nje milion termete.
7. Kokra me e madhe e bresherit qe ka rrene ndonjehere ka qene mbi 1 kg dhe ky bresher rra ne Bangladesh ne 1986.
8. Cdo vit rrufete vrasin 1000 njerez.
9. Ne Tetor te vitit 1999 nje ajzberg (iceberg) me madhesine e Londres lundroi i lire ne Anktartik.
10. Te gjitha atomet e hidrogjenit ne trupat tane u krijuan rreth 12 bilion vjet me pare, gjate Big Bang-ut.
11. Toka, Hena dhe Dielli jane 4.56 bilion vjet.
12. Merimangat e zeza, femra, hane burrat e tyre pas ciftezimit.
13. Nje te milionten, e te miliontes, miliontes, miliontes, se miliontes se sekondes pas Big Bang, Universi kishte madhesine e nje dardhe.
14. Struktura e DNA-se u determinua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick ne 1953.
15. Ne 1997 shkencetaret krijuan kromozomin e pare sintetik njerzor.
16.Termometri u krijua nga Galileo ne 1607.
17. Lupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, ne 1250.
18. Alfred Nobel shpiku dinamitin ne 1866.
19. Cmimi i pare Nobel ne fizike u fitua nga Wilhelm Rontgen, ne 1895, pasi ai shpiku rrezet X.
20. Pema me e larte ka qene nje eukalips australian, i cili ne vitin 1872 ishte 435 kembe.
21. Ne 1967, Kristian Barnard beri transplantimin e pare te zemres - pacienti i tij jetoi vetem 18 dite.
22. Majmunet mund te kuptojne rreth 300 shenja te ndryshme.
23. Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerzit e infektuar.
24. Gjirafat flene vetem 20 minuta ne 24 ore. Ato nuk shtrihen asnjehere.
25. Kripa perdoret akoma si lek rreth nomadeve te Ethiopise. Ne nje periudhe ushtaret Romake jane paguar me gripe dhe nga kjo vjen dhe fjala rroge (salt - salary = anglisht, salarium - latinisht). Gjithashtu kur u krijuan monedhat, ne to ishte shtypur nje shenje e cila tregonte se sa kripe mund te nderrohej me to. Shenja quhej "hallmark" duke ditur se ne greqisht "hal" qendron per kripe.
26. Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te kunderta.
27. Greket e Lashte, kane pas ujitur arkat me vere te quajtura ne ate kohe "kratere". Ata besonin se alkooli safi, mund te perdorej vetem nga barbaret.
28. Jo shume larg nga Flagstaff, ne Arizone, ndodhet nje krater 1.2 km i gjere dhe 200 m i thelle. Ai eshte krijuar gati 50000 vjet me pare, kur nje meteor goditi Token. Duke supozuar se shpejtesia me te cilen meteori udhetonte ishte rreth 17.5 km per sekonde.

29. Njerzit kane 46 kromozome, peshqit krey (? crayfish) kane 200.
30. Ne trupin e njeriut ndodhen 60,000 milje damare gjaku.
31. Utopia eshte nje teren i madh dhe i sheshte, ne Mars.
32. Diten kur u varros Alexander Graham Bell, i gjithe sistemi telefonik ne Amerike u stakua per 1 minute, ne nder te tij.
33. Ndodhen gati me shume se 100 bilion galaksi ne Univers.
34 Me shume mikrobe ngjiten gjate takimit te duarve, sesa gjate puthjeve.
35. Pika me e shpejte e shiut e godet token me shpejtesi 18 milje per ore.
36 Nq se Dielli do kishte madhesine e nje topi plazhi, atehere Jupiteri do kishte madhesine e nje topi golfi, ndersa toka do kishte madhesine e nje bizeleje.
37. Duhet me shume se nje ore per nje trup te rende te zhytet 6.7 milje poshte, ne pjesen me te thelle te oqeanit.
38. Ndodhen me shume krijesa te gjalla ne siperfaqen e lekures se njeriut, sesa njerez ne siperfaqen e Tokes.
39. Balena Gri,cdo vit migron 12500 milja nga Artiku ne Meksike dhe kthehet.
40. Reth nje milion bilion neutrone nga Dielli kalojne ne trupin tuaj vetem gjate leximit te kesaj fjalie.
41. Drites i duhen 13 sec per te udhetuar rreth Tokes.
42. Nje bebe ne 2000, lind me nje dhemb
43. Edhe nq se fluturojme me shpejtesine e drites, perseri do na duhej 2 milion vjet te shkonim ne afersi te galaxise me te madhe prane nesh, Andromeda.
44. Cdo ore Universi, zmadhohet gati nje bilion milje ne cdo drejtim.
45. Vendi me i thate ne bote, i banuar nga njerez, eshte Aswan, ne Egjipt ku cdo vit bie vetem .02 inch shi.
46. Pjesa me e thelle e oqeaneve, eshte ne Paqesor, gati 35797 kembe ethelle.
47. Krateret me te medha te krijuara nga renja e meteoreve, ndodhen ne Sudbury, Ontario ne Kanada dhe Vredefort ne Afriken e Jugut.
48. Shkretetira e Saharase eshte shkretetira me e madhe ne bote, me siperfaqe 3500000 milje katror.
49. Ne shekullin e 14te, Vdekja e Zeze, vrau 75,000,000 njerez. Transmetohej nga mikrobe te miut te zi.
Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 11-08-2007 më 13:38.
Fiori nuk është në linjë Përgjigju Duke Cituar
Fiori
Shiko Profilin Publik
Vizito faqen e Fiori!
Gjej më shumë postime nga Fiori
Vjetër 13-08-2002, 04:03 #5
elda
.

Maska e elda

Anëtarësuar: 02-05-2002
Vendndodhja: turqi
Postime: 572
elda me shokëelda me shokëelda me shokë

A e dini se
---Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.


---Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.

---Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.


---Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.


---1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

---Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.

---Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000


---Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

---Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

---Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

---Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonima me 6 %.


--Në vendet e zhvilluara % e te rritureve qe martohen ra nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.


---Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

---Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumin(rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet e alumint përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.

---Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.


---Sipas Byrosë së mirënjohur ne SHBA Census, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.


---Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.

---Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

---Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.


---DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.


---Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

---Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

---Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

---Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.

---Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.


---Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.


---Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.


---Peshkaqenët nuk sëmuren.

---Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

---Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

---Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

---Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.,

---Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

---Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.


---Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.


---Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard. merrte fronin.


Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta
Palsar PSR J1740-5340 Rrotullohet 274 here ne sekonde rreth aksit te tij dhe rrotullohet rreth shoqeruesit te kuq gjigant nje here ne nje dite e njecerek.

Ne krahun e djathet te fotos duket teleskopi Habel(nuk e di nese e shkruajta mire se eshte e perkethyer)qe u vendos ne orbit ne prill te vitit 1990

Disa te dhena:

Kushtoi 3 miliard dollar.Na jep mundesine vezhgojme nje vend 1000 here me te zmadhuar.
Ne lartesi prej 600 km teleskopi rrotullohet perreth tokes me shpejtesi 27.200 km ne oreduke bere nje rrotullim te plot rreth tokes per 96 minuta.Kjo mrekullin teknologjike mbi atmosferen e tokes e cila pengon nje shikim me te qart,na jep mundesine tanite shikojme me me qartesi misteret e universit.
Ka gjatesi 13.2 m dhe diameter 4.2 m,kurese pesha e pergjitheshme eshte afersisht 12 ton ose me saktesi 11.864kg.

Satelitet e parashikimit te kohes(meteorologjik)
Sateliti i pare u leshua ne vitin 1960dhe dergoi 23.000 fotografi.Qe atehere miliona fotografi te kohes ne toke,japin informacione te cmuara.Sot nje sistem shume modern i perbere nga pese satelit ndodhe ne orbitdhe perbejne nje rrjet inforamacioni per kohen.Ke ta satelit rrotullohen rreth Tokes me te njejten shpejtesi qe rrotullohet dhe toka dhe ne kete menyre ngelen ne te njejtin pozicion.Keta satelit jane te shteteve te ndryshen dhe keshtu perbejne nje rjet informacioni per te pasur nje pasqyrim sa me te mire te kohesne toke.
Sot nje seri satelitesh hapin orizonte per nje informacion dhe studim me te hollesishem per kohen sot ne toke,mundesite qe kane keta satelit ne krahasim me te kaluarit kane nje ndryshin shume te madh eshte njesoj sikur te krahasoje nje shtize me nje automatik.


Edituar për herë të fundit nga Universal në Mon Oct 26, 2009 5:01 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal

avatar

Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 28
Location : Tirane

MesazhTitulli: Ngadhenjimi i"molles se dashurise"   Wed Oct 07, 2009 9:13 am

Shekuj me pare"molla e dashurise"ishte nje bimeqe rritej relativisht ne viset e Andeve te Amerikes Jugore.Kokrrat e saj ishin mjafte te shijshme,por me sa duketindianet vendas nuk e kultivonin.Ne nje fare menyre kete bime te jashtezakoneshme e sollen edhe ne Meksike.ne kete vend Acteket e quajten bimen sitomatl .Domethenia e termit tomatl tregonte se bima kishte disa fruta te ngjasheme me njera-tjetren,kryesisht te lengshme.
Shume shpejt,salca me domate, me qepe dhe dhe speca djeges,u be nje perberes i perhershem i kuzhines acteke dhe domatja u fut ne rrugen e gjate te njohjes nderkombetare.

Edhe pushtuesve Spanjollu dukej mjaft e shijshme salca e domates.Me 1590 nje priftj ezuit,i cili pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne Meksike,tha se domatet ishin shume te shendeteshme. Ai tha edhe se domatet ishin te mira per tu ngren dhe ter leng,i cilii jep salces nje shije te kendeshme.Nga Meksika spanjollet e derguan faren ne Spanje ne kolonite e tyre ne Karaibe dhe ne Filipine.Por me gjithe kete fillim premtues ,kaluan me shume se tre shekuj,deri ssa domatja te zinte vendin qe i takonte ne ne kuzhinen boterore.

Shume nam i keq

Paragjykimet per ushqimet,si cdo lloj tjeter paragjykimi,mund te jete e veshtire te kapercehet.Pavaresisht nga nami i mire qe kishte ne Meksike,ne Evrope domatja morri nje emer shume te keq.Problemi filloi kur botanistet evropian e klasifikuan domaten si antare te familjes Solanaceae,familja familja e helmarines vdekjeprurese.Pervec kesaj,gjethet e domates leshonin nje ere te rende dhe u vertetua se ishin heluese.
Si per te ngateruar punet me teper,disa mjek popullor se domatja kishte aftesi te nxiste deshirat seksuale.Disa besojne se kjo ishte arsyeja qe Francezet e quajten

pomme d'amour ose "molla e dashurise Edhe ne Ameriken e veriut u perhap fama e keqe e domates.madje dhe ne vitet 20 te shekullit te 19-te,nje kopeshtar amerikan nga Masacuesti pohoi:"Domatet me dukeshin kaq te peshtira ,saqe mendoja se do ta provoja vetem nese do te isha i uritur"Ai nuk ishte i vetmi mosbesues .
Lumturisht,italianet,te ciletne shekullin e 16-te i kishin vene domates emerimin pomodoro (molla e arte),u treguan me praktik.Ne fillim te shekullitte 17-te,domatet ishin bere nje ushqim i pelqyer ne Itali,ku klima me diell ndihmonte ne kultivimin e tyre.Prapseprap,perafro dy shekuj,ne kopshtaret ne veri te Evropes nuk ishin bindur akoma dhe i kultivonin domatet si bime zbukuruese ose mjeksore.

Nga paragjykimi te fama

Megjithate ,pasi njerezit filluan ti provonin domatet,dyshimet e meparshme u zhduken dhe kultivimi i domates mori hov.Aty nga viti 70 te shekullit 19-te,domatet e fresketa te Kalifornise ishin ne shitje ne Nju-Jork,fale hekurudhes se re qe qe kalonte mes permes kontinentit.disa 10 vjecare para kesaj,ne Napoli te Italise u hap piceria e pare dhe bashke me te domatet filluan te kerkoheshin me shume .Gjate shekullit te 20-te,kerkesa ne rritjeper supen ,lengunsalcenme domatedhe catsupin,per te mos permendur picen e famshme, e kthyen domaten ,e perfolur aq shume,ne frutin me te famshem ne toke.Domatja nuk ka pasur sukses vetem tek ata qe i rritin per tregti.Ajo eshte bere dhe nder bimet e preferuara te kopeshtareve,qe nga shkretetirat e lindjesse Mesme deri ne detin eVeriut,te pushtuar nga ererat.
Sidoqofte ,fama pothuajse e perboteshme e domates nuk varet nga aftesia e saj per tu pershtaturne toka e klima te ndryshme.Shumica e bimeve te domates jane vete pjalmuese,keshtu qe mund te krijohen varjetete te ndryshme per te kenaqur shije te ndryshme.Tani ka rreth 4000 varietete te ndryshme.

Shifra dhe fakte per domaten

Domatja eshte bere fruta me e perhapur ne bote.Afro 100 miljard tone vilen cdo vit,shume me teper se vjeljete frutave te tjera kryesore te botes (te molleve bananeve,rrushit dhe portokalleve)
Edhe pse domatja eshte quajtur perime,sipas botanikes eshte frut,sepse pjesa e ngreshme e bimes perman farat(ne pergjithesi perimet jane kercejte,gjethet ose rrenjete ngrenshme te nje bime)
Sipas librit te Rekordeve Gines,domatja me e madhe qe njihet peshon 3,5 kg dhe ishte rritur ne Oklahoma te SHBA-se.
Mund te jete e demshme per bimen te pish duhan afer saj ose para se ti prekesh atoDuhani permban nje virus ndaj te cilit bima eshte e ndjeshme.
Pervec vitaminaveAdhe C domatetjane te pasura melikopen,nje lende anti toksiduese .Disa kerkime tregojne se nje diete e pasur me domate mund te pakesoj rezikun e kancerit.
__________________
Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
 
Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Shkenca :: Shkenca-
Kërce tek: