Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Teologjia e Zëvendësimit Parathënie

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal

avatar

Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 28
Location : Tirane

MesazhTitulli: Teologjia e Zëvendësimit Parathënie   Wed Oct 07, 2009 8:49 am

Të shumtë janë ata që thonë se Perëndia e ka braktisur Izraelin dhe se në vend të hebrenjve, është kisha e krishterë ajo që tani është populli i zgjedhur i Perëndisë. Këta njerëz thonë gjithashtu se tani të gjitha premtimet dhe profecitë kanë të bëjnë me kishën, kurse, sipas kësaj teorie Izraelit, nuk i mbetet më asnjë rol për të luajtur në planin e Perëndisë. Si besimtarë, ne besojmë se Jezusi do të vijë përsëri, para se të themelojë Mbretërinë e Tij 1000-vjeçare në tokë. Gjithashtu besojmë se kisha e krishterë është plotësisht e veçantë dhe komplet ndryshe nga Izraeli. Por përkrahësit e Teologjisë së Zëvendësimit nuk besojnë se Jezusi do të mbretërojë për 1000 vjet mbi tokë. Mendjet e tyre janë të turbulluara me mendime, që janë kundër hebrenjve. Një njeri që beson se Jezusi do të mbretërojë në tokë për 1000 vjet, dallohet menjëherë nga të tjerët, nga dashuria dhe pasioni që ka për popullin hebre. Zakonisht, teologët e Teologjisë së Zëvendësimit përkrahin armiqtë e Izraelit.

Restaurimi i Izraelit

Po qe se kisha ia ka zënë vendin Izraelit, atëherë të gjitha premtimet dhe profecitë janë përmbushur në të. Por, po t’i hedhim qoftë edhe një vështrim të shkurtër Biblës, do të shohim se një gjë e tillë është e pamundur. Përkrahësve të Teologjisë së Zëvendësimit do t’u duhet që t’i interpretojnë në mënyrë shpirtërore shumë prej vargjeve të ndryshme biblike, me qëllim që t’i bëjnë këto vargje që të flasin për kishën e krishterë, por jo për Izraelin. Përkrahësit e kësaj teorie të rreme e kanë braktisur pikërisht atë themel, mbi të cilin bazohet vetë interpretimi i Biblës: “Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës. Shmangu nga fjalët e kota dhe profane, sepse do të çojnë në pabesi” (2 Timoteut 2:15-16). Njerëz të tillë janë fajtorë, ngaqë e kanë grisur Biblën copa-copa, me qëllim që t’i mbështesin doktrinat e tyre mbi vargje gjysmake: “Të paditurit dhe të paqëndrueshmit i shtrëmbërojnë [gjërat], sikurse bëjnë me Shkrimet e tjera, për përhumbjen e tyre” (2 Pjetrit 3:16).

Mësuesit e Teologjisë së Zëvendësimit e kanë shumë të vështirë ta shpjegojnë egzistencën e vazhdueshme të popullit të Izraelit dhe restaurimin e shtetit çifut në 1948. Po qe se Perëndia kishte dashur që t’i shfaroste judenjtë nga faqja e dheut, atëherë koha më e mirë për të vepruar ishte atëherë kur Hitleri u përpoq që të shkatërronte çdo çifut. Por, përkundrazi, kombi jude është ballafaquar me Asirianët, Babilonasit, Romakët dhe Nazistët gjermanë dhe prapëseprapë, këtu është, nuk është zhdukur! Të mos harrojmë se ky është vullneti i vetë Perëndisë për Izraelin, i cili, jo vetëm që s’ka vdekur, por nuk ka ditë që nuk dëgjojmë të flitet për të në lajme. Çdo individ, çdo grup, apo çdo komb që përpiqet të shkatërrojë çifutët, është nën mallkimin dhe gjykimin e Perëndisë.

Izraeli dhe kisha e krishterë janë të ndryshëm nga njëri-tjetri

Gjërat që janë të ndryshme nga njëra-tjetra, nuk janë njëlloj me njëra-tjetrën. Si ka mundësi që dikush t’i ngatërrojë profecitë që kanë të bëjnë me Izraelin dhe të thotë se ato kanë lidhje me kishën? A e ka mbizotëruar ndonjëherë kisha Lindjen e Mesme? Duhet ta ketë mbizotëruar, po qe se premtimi që i dha Perëndia Abrahamit, i ishte drejtuar kishës: “Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: "Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit” (Zanafilla 15:18).

Kisha e krishterë u krijua me anë të Frymës së Shenjtë në ditën e Pentikostit. Ajo do të vazhdojë të egzistojë deri në ditën kur të vijë Krishti e ta marrë atë nga toka e ta çojë në Qiell. Edhe pse mund të mësojmë shumë gjëra prej bekimeve, mallkimeve, paralajërimeve dhe premtimeve që flasin për Izraelin, nuk duhet të harrojmë se ato janë të vlefshme vetëm për judenjtë. Tek 1 Korintasve 10:32, vihet re qartë se Izraeli është krejt ndryshe nga kisha e krishterë: “Mos u bëni shkak skandali as për Judenj, as për Grekë, as për kishën e Perëndisë”.

Pasi kisha e krishterë të merret e të çohet në Qiell (shiko 1 Thesalonikasve 4:13-18), atëherë Perëndia do ta përkushtojë tërë vëmendjen e Tij tek judenjtë. Në përfundim të Periudhës së Vuajtjeve, (pas tre vjet e gjysëm) judenjtë do të bëhen gati për ardhjen e dytë të Mesias së tyre të vërtetë, Jezus Krishtit. Pikërisht në këtë moment, ata do ta presin Atë krahëhapur: “Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e Jeruzalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; dhe ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë therur; do të pikëllohen për të, ashtu si pikëllohesh për një bir të vetëm, dhe do të hidhërohen shumë për të, ashtu si hidhërohesh fort për një të parëlindur” (Zakaria 12:10). Jeruzalemi do të jetë kryeqyteti i Mbretërisë së Krishtit mbi tokë për 1000 vjet (shiko Zbulesa 20:1-7). S’është për t’u habitur, pra, se ata që e hedhin poshtë Izraelin, as nuk besojnë gjithashtu se kisha e krishterë do të merret e të çohet në Qiell prej vetë Zotit!

“Sepse nuk dua, o vëllezër, që ju të jeni të paditur këtë të fshehtë që të mos mbaheni me të madh në veten tuaj se i ka ndodhur një ngurtësim një pjese të Izraelit deri sa të ketë hyrë tërësia e johebrenjve, dhe kështu mbarë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: “Nga Sioni do të vijë Çlirimtari, dhe do të largojë pabesinë nga Jakobi. Dhe kjo do të jetë besëlidhja ime me ta, kur unë t’ju heq mëkatet e tyre”. Për sa i përket ungjillit ata janë armiq për hirin tuaj, por për sa i përket zgjedhjes, janë të dashur për hir të etërve, sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme” (Romakëve 11:25-29). Këto vargje nuk kanë kuptim, po qe se kisha ia ka zënë vendin Izraelit. Pali pyet: “A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e vet? Aspak…” (Romakëve 11:1). Në vargun që vijon, ai thotë: “Perëndia nuk e hodhi poshtë popullin e vet, të cilin e njohu që përpara” (Romakëve 11:2). Prandaj, është një gjë absolutisht jo-biblike që një besimtar i ashtu-quajtur ‘i krishterë’ t’i hedhë poshtë judenjtë.

Përfundim
Pas ringjalljes, Jezusi iu dha dishepujve të Tij mandatin që të shkojnë e të predikojnë Ungjillin në Jeruzalem dhe në Jude: “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut” (Veprat e Apostujve 1:Cool. Pse duhej që dishepujt të vepronin kështu, po qe se Perëndia i kishte hedhur poshtë judenjtë, ngaqë ata e kishin kryqëzuar Jezusin? Pasuesit e Krishtit e dinin se Izraeli do të restaurohej, sepse i kishin kuptuar Shkrimet: “Kështu ata që ishin mbledhur bashkë e pyetën, duke thënë: “Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?” (Veprat e Apostujve 1:6). Kur mësuesit e Teologjisë së Zëvendësimit e hedhin poshtë Izraelin, ata, në të njëjtën kohë, hedhin poshtë gjithashtu edhe Krishtin dhe Fjalën e Tij: “Në të vërtetë po ju them, në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e lavdisë së vet, edhe ju që më keni ndjekur do të uleni mbi dymbëdhjetë frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit” (Mateu 19:28). Kjo thënie tregon se Izraeli do të egzistojë madje edhe gjatë mbretërimit mijëvjeçar të Krishtit. Kush jemi ne, që të themi ndryshe?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
 
Teologjia e Zëvendësimit Parathënie
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Shkenca :: Teologjia-
Kërce tek: