Universal & Network
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes. Empty
MesazhTitulli: Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.   Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes. Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 7:48 am

Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.

Që nga shpikja madhore e rrotës deri te pushtimet e Xhenxhis Khanit dhe rrëzimi i komunizmit në Evropë.

Zgjedhja e 50 datave kyçe në historinë e njerëzimit nuk është diçka e thjeshtë. Ka shumë pak gjasa që dy njerëz në këtë botë t‘i vlerësojnë të njëjtat 50 data. Çdo listë do të shoqërohej në mënyrë të pashmangshme nga pyetja: "Përse është lënë jashtë kjo datë dhe përse është përfshirë një tjetër"?

Konceptet data të njohura dhe data të rëndësishme janë të ndryshme. Çdo nxënës shkolle i kujton mirë vitet 1066, 1588 dhe 1815, por vetëm e kjo e fundit shfaqet në listën time dhe jo vetëm për hir të Betejës së Vaterlosë. Çdo listë me vetëm 50 data duhet të marrë parasysh një seri kufizimesh. Asnjë datë nuk ngjitet përtej historisë së njerëzimit, rreth 5500 vjet të shkuara dhe jo pa u bazuar në ndonjë të dhënë të shkruar apo të vizatuar. Disa data janë shumë të mjegullta, pjesërisht për shkak të pamundësisë për të thënë me siguri se "rrota u shpik në këtë vit të caktuar", megjithëse të gjithë e dimë rolin e pallogaritshëm të kësaj shpikjeje në historinë tonë; pjesërisht edhe të të dhënave që kemi sot në duar, të cilat mund të jenë të pasakta edhe për ngjarje të kohëve relativisht të vona; pjesërisht, pasi kulturat gojore të mëparshme nuk prodhuan kronologji të përcaktuara me saktësi, gjë që nuk na e jep mundësinë të kuptojmë kur bëhet fjalë për spekulime e kur për të dhëna të sakta.

Gjeografia, nga ana e saj, na detyron të lëmë jashtë shumë data kyçe nga historia e Evropës, për t‘u krijuar hapësirë datave historike që na vijnë nga Kina e lashtë, Lindja e Mesme apo Amerika. Historia botërore është globale, edhe pse në pjesën dërrmuese është dominuar nga Evropa.

Atëherë, përse këto 50 data dhe jo të tjera? Historia e njerëzimit është një rrëfenjë tejet e shtrirë dhe komplekse, por shoqëria njerëzore ka funksionuar gjatë 5 mijë viteve të fundit vetëm falë disa shpikjeve dhe zbulimeve kyçe. Është kjo arsyeja për të cilën objekte si rrota, vela, apo ora mekanika kanë zënë vend në listë.

Shoqëritë njerëzore janë bashkuar nga besimi fetar, arsye për të cilën themeluesit e besimeve më të rëndësishme në botë kanë zënë vend në listë. Njëherësh besimi fetar lidh botën moderne me botën antike të 2-3 mijë viteve më parë. Çdo ditë miliona njerëz në botë lexojnë Biblën, dokument që i përket një bote krejtësisht të humbur, apo Kuranin, libër që arrin të ushtrojë në ditët tona ndikim të jashtëzakonshëm.

Ngjarjet politike janë të rëndësisë sporadike, por në çaste të caktuara i kanë dhënë trajta themelore historisë. Për këtë arsye, unifikimi i Kinës së lashtë gjendet në listën e 50 datave më të rëndësishme. Kina mbetet po ai shtet gjigant i unifikuar, i vendosur pak a shumë në të njëjtën hapësirë ku gjendej 2 mijë vjet më parë. Në rast se persët do t‘i kishin shporrur tej grekët e lashtë, apo kartagjenasit, do të kishin mundur të shkatërronin Romën e bota klasike do të kishte qenë krejt tjetër. Ngritja dhe rënia e komunizmit gjatë shekullit XX ndikoi në jetët e shumë shteteve e të miliona njerëzve.

Së fundmi, kreativiteti dhe inteligjenca njerëzore kanë modifikuar mënyrën si e shohim botën. Fizika e Njutonit, teoria e relativitetit e Ainshtainit, biologjia e Darvinit dhe veprat e Shekspirit i kanë dhënë botës një tjetër fytyrë. Nëse lista do të ishte më e gjatë, pa dyshim në të do të kishte hapësirë për Kopernikun, Gëten apo Niçen. Këto data kanë ndikuar në mënyrën se si shoqëria njerëzore është zhvilluar për mirë apo për të keq gjatë pesë mijëvjeçarëve të fundit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes. Empty
MesazhTitulli: Gjera te vecanta ne bote!   Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes. Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 7:52 am

Gjera te vecanta ne bote!
Nje nga shtate mrekullite e botes se vjeter
Ndermjet lumejve Tiger dhe Eufrat, 6000 vjet me pare shtrihej qyteti me i madh dhe me i bukur i Mesopotamise, Babiloni, qe zinte nje
siperfaqe prej 490km(2) Ai kishte rruge te drejta dhe shtepi 3-4 kateshe. Ne Babilon u ndertuan kopshtet e fameshme te varura te Semiramides, qe jane nje nga shtate mrekullite e botes se vjeter. Historianet e vjeter Diadar,Strabon dhe Herodot na flasin per kete mrekulli, Po cila ishte Semiramida, per te cilen ishin ndertuar keto kopeshte, deri me sot kjo ka mbetur legjende. Herodoti thote se 2560 vjet me pare, ne Babilon ka sunduar mbreti i fuqishem Nabukodonosor, i cili kishte ndertuar ne breg te Eufratit nje pallat madheshtor dhe afer tij kopshtet e cuditshme. Nabukodonosori ishte martuar me princeshen e bukur Samuramat. Princesha, qe ishte mesuar ne vendlindjen e saj plot male dhe bime te bukura, shpejt filloi te merzitet ne Babilonin e madhe plot zhurme dhe ndertesa te larta. Malli per vendlindjen dhe per natyren e tij te bukur ia prishen shendetin princeshes. Ajo po dobesohej nga dita ne dite.
Nabukodonosori, i dhene shume mbas shendetit te gruas, te cilen e donte shume ndertoi per te kodrat artificiale dhe ndertoi ne to kopshtet e varura, qe nuk ishin pare deri atehere. Ato kishin 20 taraca te ndertuara me blloqe guresh pese metra te gjata dhe nje meter e gjysem te gjera. Cdo tarrace e perbere nga gure te tille ishin 120 m te gjate dhe 120 m te gjere dhe qendronte e varur ne kolona masive. Kolonat e taraces se varur harrinin 25 m gjatesi. Ne cdo tarace, sipas kateve te kopshtit, kishte drure te medhenj zbukurues, dru frutore, shkurre dhe lule nga te gjitha anet e mbreterise, nga vendet e detit Kaspik, te detit mesdhe dhe te gjirit Persik.
Bimet ishin vendosur ne taraca me lartesi te ndryshme sipas kushteve dhe lartesive natyrore te vendit nga ishin sjelle, prandaj edhe e ndienin veten si ne shtepine e tyre, rriteshin, lulezonin dhe jepnin fruta nga viti ne vit.

Gjashte mrekullite e tjera te botes se vjeter jane :
1- Piramidat e Egjiptit
2- Statuja prej mermeri e Zeusit. Ajo ishte 20 m e larte dhe qe punuar nga skulptori Fidia.
3- Mauzoleumi i qytetit Helikarna, i ndertuar ne kohen e mbretereshes Mauzola. Mauzoleumi ishte 43 m i larte dhe kishte 36 kolona
4- Feneri i ishullit Faros, i ndertuar ne kohen e faraonit Ptoleme II . Ai ishte i larte 160 m dhe kishte 8 kate. Drita e ketij feneri dukej 60 km larg.
5- Statuja e bronzet e Apolonit ne ishullin Rodos. Ajo ishte 32 m e larte dhe nepermjet kembeve te saj anijet me vela kalonin lirisht.
6- Lekura me nje bukuri te jashtezakonshme, e ndertuar per nder te perendeshes greke te gjuetise Artemida.
_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
 
Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Kultura Kombetare & Kulturore :: Historia Boterore-
Kërce tek: