Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thashethemet e fundit nga Big Brotheri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal

avatar

Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 28
Location : Tirane

MesazhTitulli: Thashethemet e fundit nga Big Brotheri   Wed Jun 02, 2010 11:11 am

Mimoza nuk beson: Dashuri mes Bjordit dhe Adelës? Jo

Tatuazhet janë kthyer në një argëtim të madh për banorët e shtëpisë më të madhe

Ari, Juna, Qetsori dhe Arjoni janë katër të nominuarit e kësaj jave. Banorët kanë diskutuar gjatë pas spektaklit për nominimet. Arjoni dhe Anjeza kanë komentuar sidomos dyshimet që janë hedhur mbi ndjenjat për njëri-tjetrin, ndërsa janë zbavitur me bërjen e tatuazheve, një surprizë e Vëllait të Madh.

Click to view full size image

Banorët bëjnë tatuazhe

“Big Brother” u ka dhënë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mundësinë për të bërë tatuazhet, për të cilat flisnin aq shumë. Ata kanë diskutuar gjatë se çfarë tatuazhi të zgjidhnin e në ç‘pjesë të trupit ta “aplikonin”. Përgjatë gjithë natës, ata kanë bërë me radhë, secili tatuazhin e vet, me përjashtim të Adelajdes dhe Arjanit. Arjoni dhe Anjeza i kanë bërë tatuazhet në të njëjtin vend. Ai i ka qëndruar pranë asaj gjatë gjithë kohës, për shkak të dhimbjeve të lehta që ajo ndiente. “Sa keq që nuk ishte dhe Aida!”- ka thënë Qetsori- Ajo kishte shumë qejf ta bënte një!”. Mëngjesi i së dielës i ka gjetur banorët me një tjetër kujtim nga kjo eksperiencë, kësaj here, në trupin e tyre.

Adi bën tatuazh

I pari nga banorët që ka bërë tatuazh, ka qenë Adi. Ai ka zgjedhur të tatuojë në trupin e tij inicialet BBL, “Big Brother Loku”. Fillimisht ai ka dashur ta shkruajë me shkronja kineze, por më pas ka zgjedhur një prej sugjerimeve të specialistëve që Vëllai i Madh kishte futur në shtëpi, për këtë qëllim. Në fakt, ky nuk ishte tatuazhi i parë i Adit. Në trupin e tij ai, ashtu si një pjesë e banorëve, ka edhe tatuazhe të tjerë.

Tatuazhi i Mimozës

Pas Adit, radha për të bërë tatuazh, ka qenë e Mimozës. Qetsori e ka pyetur nëse do ta bënte të përkohshëm atë apo të përhershëm dhe ajo ka thënë se kishte zgjedhur ta bënte të përhershëm. Ajo ka qenë e sigurt në zgjedhjen e tatuazhit që do të bënte, por e pasigurt për vendin. Fillimisht, Mimoza ka zgjedhur ta bëjë në krahun e djathtë, por specialistja i ka këshilluar të majtin. Anjeza i ka thënë të mendohej mirë, sepse ajo vetë ishte penduar që e kishte bërë në krah. Edhe Qetsori i tha të njëjtën gjë. Ai i sugjeroi se më mirë do të ishte ta bënte nga pas, në shpatullën e majtë. Vendi që përfundimisht Mimoza zgjodhi të bënte tatuazhin, edhe nën këshillën e specialistëve, për shkak të formës së tij, ishte në pjesën e pasme të shpatullës së djathtë.

“Më erdhi keq që iku Aida!”

Eltoni është shprehur se ndiente keqardhje për largimin e Aidës nga shtëpia e “Big Brother”. “Më erdhi shumë keq që iku Aida!”- i ka thënë ai Arit, Junës dhe Adit. Edhe Ari ka thënë të njëjtën gjë, ndërsa Adi është shprehur se ndihej mirë që nuk e kishte nominuar këto dy herët e fundit, se ndryshe mund të ndihej paksa fajtor. Sipas Eltonit, të vjen keq për këdo që del, por kur krijon edhe një lidhje më të fortë sesa me banorët e tjerë, atëherë keqardhja që ndien, është detyrimisht më e madhe.

Tatuazhet janë pjesë e personalitetit!

Arjani ka thënë se ai nuk donte të bënte një tatuazh me inicialet e “Big Brother”. “Nuk po ndiej ndonjë përkatësi!” – ka thënë ai. Sipas Arit, një tatuazh, ishte diçka shumë e rëndësishme, për të cilën duhet të mendoheshe mirë para se ta bëje, pasi ishte diçka që nuk zhbëhej më. Veç kësaj ai i kishte tre të tjerë në trupin a tij. Më pas Ari ka shtuar se nuk mund të tatuonte inicialet e “Big Brother”, kur nuk e dinte fare se çfarë shije mund t‘i linte në fund kjo eksperiencë, apo çfarë ndikimi mund të kishte në jetën e tij. Juna i tha se në këtë rast, ai mund të zgjidhte të bënte një tatuazh të përkohshëm, që për 20 ditë fshihej, gjë që Arit iu duk e volitshme. “Atëherë po e bëj!” – tha ai.

“Dua t‘ju vij në dasmë!”

Në dhomën e akuariumit, ku banorët bënin tatuazhet, Qetsori i ka ngacmuar sërish Bjordin dhe Adelën, duke i pyetur nëse ishin puthur apo jo dhe kjo i fundit i ka thënë se edhe sikur ta bënin, atij nuk do t‘ia tregonin. “Ç‘na ka gjetur!” ka thënë ajo. Në vijim, Qetsori u ka thënë se kishte shumë qejf të vinte në dasmën e tyre. “Pse, kam luajtur mendsh unë të martohem me Bjordin! – i ka thënë atij Adela me shaka, – Je në terezi ti apo jo?”.

“Ti je një femër shumë e pastër!”

“Më vjen keq që nuk arrij ta shpreh atë që ndiej!” – ka thënë Anjeza, duke biseduar me banorët e tjerë. Ajo i është referuar faktit që ndjenjat e saj për Arjonin ishin vënë në dyshim. Sipas Arit, ajo, që e dinte çfarë kishte bërë gjatë javës dhe që duhet t‘i kishte pritur këto pyetje, duhet të kishte menduar sesi t‘u përgjigjej. Gjithmonë sipas tij, do të kishte qenë më mirë që ajo të kishte thënë se ndiente një afeksion, një tërheqje, pasi “Dashuri‘ ishte fjalë e madhe. “Kështu do t‘ua kishe mbyllur gojën të gjithëve!” – i ka thënë ai. “Ti je shumë femër e pastër!”- i ka thënë Adi Anjezës. Ai e ka këshilluar atë që të mos ngarkohej kaq shumë emocionalisht. Anjeza ka thënë se të paktën, sot do të flinte e qetë, sepse e kishte kuptuar sesi e shihte këtë situatë motra dhe e ëma e saj, që për të ishin dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës. “Nuk e njoha!” – tha ajo për motrën katër vjet më të madhe se ajo e më pas shtoi se mendonte se do t‘i vinte dikush tjetër.

“E prisja nominimin!”

Arjani, duke biseduar me Eltonin dhe Bjordin ka thënë se e priste nominimin. Edhe Eltoni është shprehur po ashtu, që e priste që Arjani do të nominohej. Bjordi ka thënë se për mendimin e tij, nominimi ishte vlerësim dhe se banorët nominonin ata, të cilëve ua kishin frikën. Sipas tij, duhej parë edhe ana publicitare e kësaj gjëje, pasi nëse ishe i nominuar, do të komentoheshe më shumë. Arjani ka thënë se edhe atij i pëlqente kjo, pasi ai ishte banor i ri dhe ndoshta nuk ishte aq i njohur, kështu që ky ishte momenti që të bëhej. Veç kësaj, ai ka shtuar se më në fund ajo që i kishin thënë Arjoni dhe Qetsori, kishte ndodhur. “Më kanë thënë uro të mos biesh në nominim me ne, – ka treguar ai, -tani ndodhi dhe unë jam i kënaqur!”.

Moza: “Nuk mendoj se duhen!”

“Unë nuk mendoj që Bjordi e do Adelën apo që Adela e do Bjordin!”- ka thënë Mimoza, duke biseduar me Anjezën dhe Adelajden. Sipas saj ata do t‘i kuptojnë ndjenjat e tyre, nëse janë të vërteta ose jo, vetëm kur të dalin nga shtëpia e “Big Brother”. Anjeza ka thënë se ishte më se e kuptueshme, që kur të ishin jashtë do të ndiheshin ndryshe. Në lidhje me marrëdhënien mes Bjordit e Adelës, ajo ka thënë se për Bjordin dallohej qartë që ndiente diçka, ndërsa për Adelën ishte në dilemë. “Ai bën shumë për ty, – i ka thënë ajo, kurse ti nuk bën të njëjtën gjë!”. Adelajda është shprehur e sigurt për dashurinë e tij ndaj saj, duke sjellë si provë fjalët që ai i kishte thënë të ëmës gjatë spektaklit. Vëllai i Madh u ka mundësuar një bisedë Bjordit dhe mamasë së tij, gjatë së cilës ai i ka pohuar se e donte Adelën. Këtë gjë Bjordi ia ka treguar edhe asaj. “Bjordi po mos ta ndiente, nuk do ta thoshte kurrë!” – i ka thënë ajo Anjezës. Edhe Anjeza edhe Adelajda kanë thënë se s‘mund të flitej për dashuri, pasi sipas Adelës, nesër-pasnesër, ata do të dalin që këtu dhe do të shkojnë secili në shtëpinë e vet. Ajo ka shtuar se gjithsesi, ajo Bjordin e donte fort. Ndërsa Anjeza ka thënë se ndihej shumë mirë me Arjonin, por nuk mund të thoshte që kjo ishte dashuri.

Pëlqimi duhet të jetë reciprok!

Duke diskutuar me Qetsorin dhe Mimozën, Ari ka përsëritur atë që kishte thënë pak ditë më parë, që Adela ishte më tërheqëse se Mimoza. Por, sipas tij, duke parë alternativat brenda shtëpisë, ai mund të merrej vetëm me Mozën. Më pas ai ka shtuar se pëlqimi duhet të ishte reciprok dhe se gjërat ndërtoheshin dyshe. “Por unë nuk mund të pëlqej dikë që s‘më pëlqen!” – ka thënë ai.

“E dija bebe, doli shejtan!”

Qetsori e ka pyetur Arin nëse Mimozën e pëlqente vetëm nga ana e jashtme, apo edhe nga diçka tjetër. Ari ka thënë se ai te një femër vlerësonte sinqeritetin dhe Mimoza i dukej shumë e pasinqertë. “Tani, po zbuloj që qenka goxha e zgjuar!” – ka thënë ai duke shtuar se mungesa e sinqeritetit mund të justifikohej fare mirë me këtë dhe me mënyrën që ajo kishte zgjedhur për të luajtur. “Ca kohë e mendoja bebe, por tani na doli shejtan!”- ka thënë Ari. Edhe Qetsori ka thënë se kishte vënë re zgjuarsinë e saj dhe e kishte respektuar. “Ti je inteligjente kur luan, kur nuk luan je pasive!” – i ka thënë Mimozës ai dhe ka shtuar se ky kishte qenë motivacioni që kishte dhënë kur kishte nominuar Mimozën. Mimoza i ka thënë se para dy ditësh i kishte thënë se e kishte nominuar për tjetër arsye. Sipas Qetsorit, ai në vend të saj, në moshën e saj, do të kishte luajtur ndryshe. Ai ka thënë se një mundësi si kjo e saj, që të ishte 20 vjeç dhe të ishte në “Big Brother”, ishte një rast i papërsëritshëm. “Kjo jetë që bën ti, është jeta ime!” – i ka thënë ai duke sqaruar se i takonte atij që ishte i martuar dhe me fëmijë, që të sillej ashtu dhe jo asaj. “Por nëse ti e ndien kështu, vazhdo!” – ka thënë Qetsori. “Ajo nuk e ndien kështu, por kështu i duhet!” – ka thënë Arjani.

“Është normale të puthësh!”

“Një që të do, t‘i fal gabimet!”- i ka thënë Qetsori Mimozës. Diskutimi ka lindur në lidhje me faktin që Mimoza kishte deklaruar se s‘kishte puthur asnjë mashkull, kur në të vërtetë ishte puthur me Polin. Ajo e ka justifikuar fshehjen e këtij fakti me karakterin e saj të fortë dhe atë që asaj nuk i pëlqen t‘i tregojë këto gjëra. Qetsori i ka thënë se nuk kishte bërë asgjë të keqe. Sipas tij ishte më se normale të puthje dikë që të pëlqente. Ai ka shtuar se Poli nuk do të mërzitej as sikur ajo të puthte dikë tjetër.

“S‘është koha për ndjenja!”

Arjoni, Adelajda, Bjordi dhe një pjesë e banorëve të tjerë kanë diskutuar jashtë, në oborrin e shtëpisë, në lidhje me nominimet që kishin bërë, arsyet që kishin dhënë, momente të ndryshme gjatë spektaklit apo lojën që po bëhej brenda shtëpisë. Sipas Arjonit, në këtë pikë që kishte ardhur loja, nuk kishte më vend për ndjenja, por për veprime të llogaritura me kujdes, që si qëllim kishin qëndrimin sa më gjatë brenda shtëpisë. Sipas Adelës kishte akoma kohë për këtë dhe në pikën që ndodheshin nuk mund të bënin ende llogari të sakta. “Ti afër tani ke vetëm Bjordin, – i ka thënë Arjoni Adelajdes, – Adin dhe Mimozën i ke miq, por në fakt i ke konkurrentë!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal

avatar

Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 28
Location : Tirane

MesazhTitulli: Manjola Nallbani: Më mirë që nuk u bëra mjeke   Wed Jun 02, 2010 11:14 am

Këngëtarja shumë dimesionale, njëkohësisht prej pak muajsh shfaqet me këngën me klip “Shprehi e vjetër”, një tjetër sukses për të cilin ka marrë vlerësimet e merituara. Është pikërisht e mirënjohura Manjola Nallbani, e cila në një interviste per “Bluetooth” nuk vjen në një rrëfim thjesht si këngëtare, por si nje grua e njeri i thjeshte nga ku zbulon dhe një të re për publikun, dëshirën për t’u bërë një mjeke. “Në mos këngëtare kam pasur dëshirë të bëhem mjeke, por për fatin e madhe të të gjithë atyre që mund të ishin në të ardhmen pacientët e mi, unë fitova konkursin e kantos dhe u bëra artiste”. Për Nallbanin, famija është parësore, dhe më pas cdo gjë tjetër. E pyetur për lidhjen 20 vjecare me bashkëshortin, këngëtarja shprehet se suksesi nuk ka as receta as formula. “Jo nga unë, por as nga mendja më e mençur në botë. Njeriu gjithë jetën është në provë me veten dhe me të tjerët dhe çdo zgjidhje të momenteve të vështira në jetë duhet t’ia besojë logjikës, intuitës, forcës që ke në veten tënde”.

Adelines i vjedhin cmimin ne “Netet e Klipit Shqiptar”?


SKANDAL: Duam Kerkim Falje Dhe Cmimin Ne Duart e Asaj Qe u Votua!
NE FANSAT E ADELINA ISMAILI ME NATEN E 30 MAJ,ISHIM DESHMITARE KUR 3 MINUTA PARA MBYLLJES SE VOTIMIT,TE PUBLIKUAR NE WEB-SITE-IN E FESTIVALIT “NETET E KLIPIT SHQIPTAR” U NDRYSHUAN VOTAT DHE NGA FITORJA E BINDSHME E CMIMIT TE PUBLIKUT ME 30% TE VOTAVE NE FAVOR TE ADELINA ISMAILI-T,3 MINUTA PARA MBYLLJES SE VOTIMIT,VOTAT U NDERRUAN NE FAVOR NE NJE KENGETAREJE TJETER,DUKE MANIPULUAR VOTEN TONE.
NE DUAM MENJEHERE (!) KERKIM FALJEN E ORGANIZATORIT,PETRI BOZO-S NE KETE RAST,PER KETE MANIPULIM TE NDYRE DHE MADJE TE HAPUR TE VOTAVE.
JEMI 10.000 FANSA NGA GJITHE TROJET SHQIPTARE DHE DIASPORA QE KEMI VOTUAR,DHE MUNDI DHE VOTA YNE ESHTE PERBUZUR DUKE U MANIPULUAR HAPTAS DHE DUKE OFENDUAR JO VETEM ADELINA ISMAILI-N POR EDHE NEVE SI SHIKUES DHE VOTUES! DUAM KERKIM FALJE PUBLIKE DHE KTHIMIN E CMIMIT NE DUART E TE PREFERUARES SE PUBLIKUT QE U VOTUA-ADELINA ISMAILI.


Fiton “Best performance“ në Videofest, Adelina refuzon çmimin!



Public domain images, photos, fans pictures, wallpapersPërfundoj edhe edicioni i sivjem i “Videofestit muzikor“ ose siq e quajnë shumica e njerëzve “Video turpi muzikor“. Kur përmendet Videofesti, mendja na shkon menjëherë te Adelina e cila këtë TURP FEST bojkoton që nga viti 2004! Megjithëse Adelina thuhet t`jetë betuar se kurrë këmba e saj s`do shkel në këtë eveniment “kulturor“, juria kishte vendosur që ta nominoj klipin Tribalb të Adelinës në dy kategori: Klipi më i mirë Pop Folk dhe Performanca më e mirë në klip.
Ashtu siq edhe e dinë të gjithë, Adelina është këngëtarja e cila performancat e saj çmendin publikun dhe njëherish vlerësohet lart performanca e saj, ashtu siq vlerësohet si këngëtarja numër një në rajon.
Për çudi, juria, edhe pse e di se Adelina e ka refuzuar Videofestin, në kategorinë për performancën më të mirë në klip, juria kishte vendosur që mes të këtyre nominuarve: Genta Ismajli – Si panter i zi, Adelina Ismaili – Trialb
Dafina Zeqiri – Amazing Girl dhe Adelina Tahiri – Manipulator, çmimin t`ia jap Adelina Ismailit!
Edhe pse çmimi në fjalë shkoj pë DIVËN shqiptare, Adelina Ismaili refuzoj këtë çmim.
Së shpejti dhe prononcimi i Adelinës e cila mungoi në dy festivale klipesh ku u vlerësua, për shkak të angazhimeve në Paris rreth albumit te ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal

avatar

Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 28
Location : Tirane

MesazhTitulli: CENSUROHET Nora Istrefi   Wed Jun 02, 2010 11:28 am

Kënga e re e Nora Istrefit “Dy shokë”, është duke u lëshuar nëpër televizionet e Kosovës vetëm pas orës 22:00 të natës. Kënga, në të cilën ka edhe skena shumë “të nxehta”, nuk është pritur mirë nga redaktorët e muzikës brenda televizioneve kosovare, kështu që ata kanë vendosur që ajo të lëshohet vetëm pas orës 22:00. Burime pranë televizioneve kanë thënë se kënga ka pasur raste kur është prezantuar në mëngjes, por më vonë ajo është censuruar. Vetë këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë gjë të ekzagjeruar në këtë video, e megjithatë oraret e transmetimit të saj vazhdojnë të jenë të lejuara vetëm natën.



Gati surpriza e ORINDËS

Priti një farë kohe sa gjithçka të ishte gati dhe këto, janë ditët e fundit të përgatitjeve. Orinda Huta do të lançojë kështu klipin e saj më të ri për titullin e të cilit ende nuk ka vendosur pasi sipas saj kjo është e fundit gjë që do të bëjë. Klipi del pa asnjë dyshim në Qershor dhe këngëtarja premton për një material të mirë dhe vërtet cilësor. Kënga i përket rrymave verore ku skenat e xhirimit janë kryesisht në natyrë dhe do të ketë sa më shumë ngjyra. ‘Është një klip i thjeshtë, pa shumë ngarkesa. Kam bashkëpunuar në këtë material muzikor me mikun tim Alban

Përformanca e Juliana Pashës në Eurovizion


E zezë dhe me shkëlqim argjendi ka qënë performanca e Juliana Pashës që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion me këngën, fituese në RTSH, “Nuk mundem pa ty”. Juliana Pasha hipi në skenën gjigande të Oslos më 21 Maj me një veshje të zezë, ku spikaste xhaketa e dekoruara në disa pjesë me fije dhe materiale të argjendta nga ku performoi per se dyti per te hyre ne gjysfinale. Veshja e tregoi Julin tepër elegante, edhe pse ajo nuk e fshehu asnjëherë nëpër intervista që grupi i punës që u mor gjerësisht me pamjen e saj i kërkoi të binte nga pesha. Dhe ja ku vjen një Juliana Pasha tepër e dobët duke kënduar versionin e këngës në anglisht nën titullin “It’s All About You”, me një trio shoqëruese, veshja e të cilëve ngjan pak me atë të solistes. Ajo që bie në sy është se gjithë kohën këngëtaren e shoqëron një violinist me të errëta, me të cilin Juli improvizon dhe pak në kërcim. Në videot shoqëruese që qarkullojnë në internet shfaqet herë pas here dhe stilisti Joni Peci që kuron cdo detaj të veshjeve të grupit shqiptar, e vecanërisht Julit. Me ritmiken “It’s All About You” Shqipëria tenton të kualifikohet në Finalen e Eurovizion, dhe sic shprehen shumë agjenci të huaja, “ ska pse të mos ndodhë për këngëtaren simpatike shqiptare, Juliana Pasha”.

Adelina Ismajli, diva shqiptare ne Disko

Performancat e saj janë gjithmonë shumë ‘hot’ dhe të veçanta. Kudo që shkon e shpërthen skenën ndërsa spektatori që e ndjek nga afër, çmendet pas saj. Kështu ka ndodhur edhe në një disko, ku Adelina është shfaqur e mbërthyer nga zinxhirët. Këngë të kënduara me shumë energji dhe një koreografi e përgatitur nga vetë ajo për të elektrizuar skenën. Foto pafund për të fokusuar momentet më të bukura të këngëtares ‘dive’ si dhe në fund shumë buzëqeshje për të patur një kujtim me të gjithë fansat. Këto imazhe e tregojnë Adelinën të veshur në të zezë, me rrjetë dhe zinxhirë, një tjetër mënyrë kjo joshëse

Vesa Luma i dhuron vetes per ditelindje toke ne Dhermi


Këngëtarja e suksesshme, Vesa Luma e cila sapo ka hedhur në treg këngën e saj të fundit “Amanet” ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj. Me këtë rast ajo mblodhi gjithë miqtë e vet në një festë të madhe në Prishtinë. Mes tyre nuk kanë munguar edhe kolegë miq të artistes si këngëtarja Leonora Jakupi, Labi, dy mikeshate “Etheve…”, Teuta Kurti e Rona Nishliu, apo edhe lideri i grupit “Kthejellu”, Mentor Haziri, me të cilin është shfaqur edhe në disa foto duke kërcyer në mënyrë mjaft ‘hot’. Por siç kemi mësuar ne të “Bluetooth” këngëtarja Luma i ka bërë vetes një dhuratë. Pikërisht javës që shkoi ajo ishte në Shqipëri, ku një ndalesë e pati edhe në jug, në plazhin e mrekullueshëm të Dhërmiut. E Vesa madje ka blerë edhe një tokë të sajën atje, në të cilën në të ardhmen do të ndërtojë vilën e saj verore.

Big Brother Albania 2010 – Banoret e tjere kunder Jetmirit:

Pas perfundimit te edicionit te trete te Big Brother, ish-konkurentet jane takuar serish te gjithe bashke per t’u perballur. Kesaj radhe pa tensionet e gares, por me te tjera te tilla te mbartura nga loja dhe bashkejetesa.

Click to view full size imageGjate mbremjes debate pati kryesisht mes disa prej banoreve dhe Jetmirit, fituesit te ketij edicioni. Kika i eshte kundervene duke e akuzuar per lojen e zhvilluar.

“Realisht ajo qe ka ndodhur gjate ketij edicioni, ka fituar personi qe ka bere lojen me te felliqur gjate ketij edicioni”, tha Kika ne Post Big Brother.

Por edhe Domenika sulmoi Jetmirin:

“E mban mend sa kile ishe Jetmir dhe sa u bere tek kjo loje?”, ngacmoi Jetmirin banorja finaliste e BB3, Domenika.

Ngacmimet dhe sulmet nuk u kursyen as nga Seldi apo Klodi.

Ne fakt, nje nga argumentet e trajtuara gjate mbremjes ishte edhe ai mbi debatet e shumta qe ka patur brenda shtepise. Fillimisht nje klip me nje permbledhje zenkash e me pas diskutim. Spikati ai mes Klodit dhe Bertines, ku kjo e fundit e akuzoi se merrej me thashetheme, ndersa vete Klodi e konsideroi si te keqe. Debatet ne loje kane qene pasoje edhe ndarjes se banoreve ne grupe.

Nje tjeter diskutim ka qene ai i Klodit, i cili eshte shprehur pasi pa ka pare klipin e dedikuar atij dhe deklarimit te homoseksualitetit, se dy persona nuk kane patur kurajon te perballen me te. Djali nga Lezha nuk ka permendur emra, por ne fakt shigjetat ishin per Jetmirin dhe Erjonin.

Ne takimin mes ish-banoreve te shtepise eshte folur edhe per lidhjet e dashurise. Bertina dhe Erjoni jane bashke. Por cka beri pershtypje, ishte se Erjoni ka kuptuar te kete gabuar ne sjelljen e tij brenda shtepise.

“Kam gabuar ne shume raste aty brenda, ne shume situate. duhet qe deri diku te kisha besuar me shume Bertinen”, tha Erjoni.

Por jo vetem, ai eshte zemeruar me Olten, per cfare ajo ka deklaruar ne intervista rreth tij. Mjaftoi nje diskutim fare i shkurter per kete dhe te dy shkembyen pershtypjet reciproke.

Olta u shpre se per te Erioni ishte thjesht nje cope mishi me dy sy. Kjo ngjalli polemiken e Erjonit i cili u kunderpergjigj: Une s’ta them se cfare je, e thote kenga qe te kane bere…

Cifti Domenika-Seldi. Edhe ata vazhdojne te jene bashke. Por Jetmiri dhe Erjoni nuk besojne ne lidhjen e tyre. Por as Seldi ne ate mes Erjonit dhe Bertines.

Jane bashke edhe Jetmiri me Rezin, djali nga Vlora ka bere te ditur se lidhja e tyre eshte me impenjative sesa brenda mureve te shtepise. Por Kika eshte mosbesues.

Nje hapesire e vecante gjate mbremjes i eshte dedikuar fituesit te Big Brother 3, Jetmirit. Nje klip permbledhes te lojes se tij, strategjive per fitoren dhe debatet qe kane pasuar.

Jetmiri e quajti veten “djalli ne loje”. Ne fakt ai e kishte deklaruar qe ne fillim se do te bente gjithcka per qendruar ne loje, per te fituar vemendjen e te gjitheve dhe sigurisht per te dale fitues prej saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal

avatar

Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 28
Location : Tirane

MesazhTitulli: Thashetheme nga bota e vipave   Wed Jun 02, 2010 11:45 am

Ingrid Gjoni Lakuriq


Mund të quhet me plot gojë vajza e kopertinave pasi ka qenë aq shumë prezente aty sa nuk mund të numërohen. Kjo, pasi Ingrid Gjoni ka ditur të ndërthurë bukur pasionin e saj të hershëm për modelen me atë të këngëtares. Kjo është dhe arsyeja pse Ingridi para një aparati fotografik, ndjehet shumë rehat dhe krijon me të një marrëdhënie shumë të ngrohtë. E takuam pak ditë më parë në kompleksin “Eklips” tek rruga e Elbasanit teksa po relaksohej në pishinë së bashku me mbesën e saj dhe ndamë disa minuta me të për të mësuar më shumë rreth planeve artistike në këtë prag vere dhe për të tjera pasione jashtë fushës së këngës.

Një klip super sensual për verën
Ka bërë shumë këngë dhe ka preferuar që pothuajse të gjitha t’i shoqërojë me klipe. Natyrisht elementet sensuale nuk kanë munguar asnjëherë. Mjafton të kujtojmë klipet e këngëve si “Tani jemi jek e jek”, “Njëri-tjetrit”, etj, për të sjellë në kujtesë këngëtaren, e cila në çdo klip sjell krahas të tjerave edhe fabula mjaft interesante. Edhe kësaj here Ingridi ka menduar diçka të tillë. Me muzikë të Flori Mumajesit, tashmë në studio është duke përfunduar kënga e fundit e titulluar “Më fal”, klipi i së cilës do të realizohet shumë shpejt në Sarandë. Për këtë klip Ingridi ka menduar detaje shumë interesante dhe mbi të gjitha shumë personazhe. Ndërkohë pak javë më parë ajo ka përmbledhur në një album këngët e saj, të titulluar “Ekstrem”. Tashmë bashkëpunimet e saj më të shpeshta janë me Florin, i cili ka bërë për Ingridin tetë këngë, me një stil shumë ritmik që kapen menjëherë nga të gjithë dhe bëhen hite.

Një program strikt për linjat
Meqenëse vera do të jetë shumë e ngarkuar për Ingridin me koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, këto ditë që qëndron në Tiranë ajo po i nënshtrohet një programi strikt për linjat dhe mirëqënien. Krahas vrapit nga liqeni, ajo bën për ditë not dhe ushtrime në natyrë. Gjithashtu ka vendosur regjim në të ushqyer duke përdorur vetëm ushqime të shëndetshme. Duket qartë edhe nga fotot që ne i realizuam në pishinë që gjithçka e bërë ka dhënë rezultatet e saj pasi Ingridi ka arritur të përftojë linja shumë të mira. Kështu do të jetë gati për klipni e ri tek i cili me siguri do të shfaqet me rroba banjo si dhe për koncertet e ndryshme që e presin si në Zvicër, Itali, Gjermani, Norvegji pa harruar dhe diskotekat në të gjithë bregdetin shqiptar.

Në shtëpinë që e mobilon çdo vit
Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Ingridi, e cila posedon një shtëpi të sajën që kur ka qenë adoleshente si dhuratë nga prindërit, ka mundësi që në atë ambient të materialzojë gjithë fantazinë dhe dëshirat e saj. Mirëpo ka një problem, sepse sa kalon një vit ajo ndryshon gjithçka sepse i mërziten. Ne patëm mundësi që të vizitonim shtëpinë e saj dhe ta fotografonim atë në ambientet e kësaj shtëpie. Gjithçka aty ishte e mobiluar bukur dhe me shije. Kësaj here këngëtarja ka preferuar kombinimet e grisë me të zezën dhe të bardhën në të gjithë ambientet e shtëpisë. Por gjatë kësaj vizite ne mësuam edhe për një tjetër pasion të madh të Ingridit, atë për gatimin. Teksa i shikon në skenë vajzat si Ingridi as që mund ta imagjinosh në ambientet e kuzhinës. Por një nga pasionet e saj është pikërisht edhe gatimi. Për miqtë e saj, të cilët ajo i fton sa herë është në Tiranë, gatuan më së shumti peshk dhe sallata të ndryshme, natyrisht pa harruar verën e mirë.

E apasionuar pas politikës
Edhe pse udhëton pjesën më të madhe të kohës, nuk harron të hapë internetin kudo që ndodhet për të mësuar të rejat më të fundit sidomos nga politika. Ingridi tregon se është shumë e apasionuar pas saj dhe familjarisht janë të djathtë. Ajo rrëfen se gjithmonë ka votuar për Partinë Demokratike dhe e adhuron këtë forcë politike dhe kryetarin e saj Berisha. Madje, me rastin e ngjarjeve të fundit politike siç është edhe greva e socialistëve ajo është prononcuar edhë në media se është kundër kësaj greve. A thua edhe ajo si mikja e saj Çiljeta, mund të përfishiehet një ditë në politikë?

Valbona Coba drejte marteses

Valbona Çoba, Miss-i dhe modelja e famshme ka marrë hapin e madh, pikërisht të kurorëzojë dashurinë e saj me djaloshin Tod, me të cilin ka një lidhje disavjeçare. Thuhet se këtë verë, modelja që jeton prej vitesh në Los Angeles (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) do të organizojë dasmën. Do të jetë një dasmë tipike shqiptare. Madje do të organizohet po në Shqipëri. Vështirësitë për të transferuar të afërmit në Amerikë e kanë “detyruar” Valbonën të vijë vetë në Tiranë. Megjithatë, kjo nuk është një nga ato gjëra që e kanë mërzitur, përkundrazi. Vetë Çoba është më se e emocionuar për këtë ngjarje në jetën e çdo njeriu, e njëherazi një rast i mirë për të pasur të gjithë njerëzit e dashur në dasmën e saj. Modelja, e cila dy vjet më parë erdhi në Shqipëri për herë të parë me të dashurin Tod, të cilin e prezantoi me disa nga qytetet e vendit, si Korçën, Vlorën etj, nuk ka bërë asnjë koment për ditën e dasmës apo edhe detaje të tjera, pasi sigurisht që është ende herët, por megjithatë siç thuhet, ajo do të organizohet këtë vit. Ikona e modës shqiptare, Valbona Çoba prej disa vjetësh jeton në botën e Hollivudit, në Los Angeles, me pikësynime të qarta: të bëhet një aktore. Ajo punon aktualisht si modele, ku sipas saj është jo vetëm një pasion, por “i vetmi profesion që më siguron të ardhurat për jetën e shtrenjtë këtu në Los Angeles.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Thashethemet e fundit nga Big Brotheri   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thashethemet e fundit nga Big Brotheri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Zona E Argetimit :: Thashetheme-
Kërce tek: