Embelsira online
 
ForumiFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Disa Keshilla te shkurtera mbi shendetin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Disa Keshilla te shkurtera mbi shendetin   Tue Jun 01, 2010 5:05 pm

Disa këshilla të shkurtra mbi shëndetin
Kujdes nga paracetamoli! Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhimbjes, për qetësimin e dhimbjes së dhëmbit dhe dhimbjeve tjera, përmbajnë paracetamol.

Ky analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata të cilët herë pas here paraqitet gjakderdhja në lukth.

Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.

Jogurti, me sukses mund të evitojë diarrenë te fëmijët

Bakteret "mike" të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve.

Rrahjet e shpeshta të zemrës

Kini kujdes! Nëse pas pirjes së disa kafeve me radhë, ndieni rrahje të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kofeini i kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.

Mungesa e vitaminës A

Mungesa e vitaminës A shkakton miopinë dhe verbimin e natës. Andaj, pos të tjerash, hani majdanoz të freskët, i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A.

Lëndimet

Plagët e ndotura lajini me ujë të ftohtë e pastaj dezinfektojini me jod dhe etil-alkool. Gërvishtjet e vogla mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër.

Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbulojini me flaster ose me fashë. Ndërrojini çdo 24 orë. Flasterin do ta shkëpusni më lehtë nga plaga nëse këndet e tij më parë i keni lyer me benzen për heqjen e njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar te mjeku. Nëse vaksina e fundit kundër tetanosit është dhënë para 5 vjetëve, ajo duhet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Sëmundjet e syve   Tue Jun 01, 2010 5:09 pm

Problemet më të zakonshme të syve janë infeksionet, që mund të kurohen me higjienë të mirë dhe me antibiotikë me pika.

Infeksioni i qerpikëve (blefaritis)
Ky është një infeksion i qerpikëve të syrit. Nuk është serioz dhe mund të ndalohet me masa ndihmëse. Flisni me mjekun nëse sytë bëhen ngjitës ose nuk pastrohen brenda një jave.
Shenjat: Cepat e syrit janë të kuqe, të infektuara dhe mund të vini re pika qelbi të tharë tek qerpikët.
Kurimi. Duke përdorur pambuk me ujë të zier me gjysmë luge kripë, pastroni sytë e fëmijës duke nisur nga hunda. Përdorni pambuk të ri sa herë që i pastroni dhe bëjeni këtë çdo mëngjes dhe darkë, derisa të shërohet. Mjeku mund t’ju japë ilaç me pika, nëse ka infeksion.
Infeksioni i membranës që mbulon kokërdhokët e syrit (konjuktivit)
Ky infeksion mund të vijë nga një virus, nga futja e një trupi të huaj në sy dhe një reaksion alergjie. Është shumë ngjitës, kështu që kujdesuni për syrin tjetër nëse nuk është infektuar.
Shenjat: Infeksioni shkakton dhimbje dhe vështirësi për të parë dritat e forta. Kur konjuktivi shkaktohet nga bakteret, mund të ketë qelb në kapakun e poshtëm të syrit. Konjuktivi alergjik shkakton lot dhe qepalla të fryra.
Trajtimi: Pastrojeni mirë syrin me ilaç të përshtatshëm ose me ujë. Duhet të trajtohen të dy sytë, sepse ky infeksion është shumë ngjitës. Kur ka trup të huaj hiqeni me kujdes. Në rastin e një infeksioni të rëndë, mjeku do t’ju japë antibiotikë apo ilaç me pika.

Byci
Kur rrënja e qerpikut infektohet, atëherë në sy shfaqet një fryrje e dhimbshme, plot qelb, në anë të qepallës. Fërkimi i syve mund ta keqësojë.
Shenjat: Në fillim qepalla enjtet pak dhe pastaj mbushet me qelb.
Trajtimi: Megjithëse byci nuk është aq ngjitës, fëmija duhet të përdorë peshqir të veçantë. Mjeku do t’ju rekomandojë antibiotikë dhe kompresa me ujë të ngrohtë.

Sytë e vëngër/ strabizmi
Sytë e fëmijës shohin në drejtime të ndryshme, ndonjëherë drejt njëri-tjetrit dhe ndonjëherë në drejtim të kundërt. Deri në tetë javë kjo është normale, por më vonë duhet të flisni me mjekun.
Shenjat: Nëse dyshoni për strabizëm, shikoni sesi reflektohet drita në sytë e fëmijës. Drita duhet të reflektohet nga i njëjti vend në çdo sy, nëse jo, pra nëse sytë janë drejtuar në drejtime të ndryshme, thërrisni mjekun.
Trajtimi: Mbuloni syrin e fortë me një fasho. Kjo do të detyrojë muskujt e syrit të dobët të bëhen më të fortë. Sytë duhet të drejtohen brenda 5 muajsh, megjithëse mund të duhet edhe më tepër kohë. Për fëmijët që janë mbi 1 vjeç, mjeku mund t’ju këshillojë syze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: te tjera   Tue Jun 01, 2010 5:09 pm

Sëmundjet e gjirit
Gjinjtë janë gjëndra qumështi, çifte, të vendosura në muskujt e kraharorit në mes të brinjës së tretë dhe të gjashtë. Deri në moshën 8-10 vjeçare zhvillimi i tyre është i njëjtë si te djemtë ashtu edhe te vajzat.

Dr. Selami Sylejmani, dr.sci
gjinekolog, ultrasonist

Pas moshës 8-10 vjeçare, për shkak të veprimit të hormoneve, të cilat prodhohen në vezore, te femrat vazhdojnë dhe zhvillohen ndërsa te meshkujt pushojnë së zhvilluari. Zhvillimi i tyre është nën veprimin e hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Në gjinj vazhdimisht kanë veprim hormonet seksuale për çka edhe madhësia, fryrja dhe konsistenca e tyre ndryshon gjatë fazave të ciklit menstrual.Madhësia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca, konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorët trashëgues. Gjinjtë tepër të mëdhenj, hipertrofik- mund të arrijnë peshë nga 5-10 kg e më shumë. Mund të jetë i rritur vetëm njëri gji, por zakonisht janë të dyja. Te disa gra kjo ndodh pas dhënies gji për një periudhë të gjatë dhe shumë lindjeve të cilat shkaktojnë lëshimin-ptozën e tyre.

Çfarë funksioni kanë gjinjtë? Cilat janë sëmundjet më të shpeshta?

Gjinjtë janë gjëndra qumështi dhe ky është funksioni fiziologjik dhe kryesor i tyre. Mirëpo, pos këtij funksioni, ato paraqesin një ndryshim anatomik që e karakterizon bukurinë e femrës. Si çdo organ i organizmit të njeriut që mund t'i nënshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtë e kanë këtë mundësi. Sëmundjet e gjinjve ndahen në: sëmundje inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.

Çka janë sëmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janë shenjat e pezmatimit të gjinjve?

Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta përfshijë tërë indin e gjirit (mastitis) ose thelbin e gjirit (thelitis). Në mbi 90% të rasteve shkaktarët e infeksionit vijnë nga jashtë, sidomos gjatë periudhës së lehonisë. Shkaktar më të shpeshtë janë: stafilokoket dhe streptokokët. Këto pezmatime paraqiten në fund të javës së parë të lehonisë. Shkaktarët e infeksioneve futen nga jashtë nëpërmes ragadeve (çarjeve) për shkak të higjienës jo të duhur të gjinjve. Shenjë e parë është dhembja e lokalizuar në gjirin të cilin e ka kapluar inflamacioni dhe atë në vendin ku ndodhet ky pezmatim. Më vonë pos dhimbjeve, fillojnë të paraqiten edhe shenjat tjera lokale të inflamacionit si: skuqja e gjirit, tërheqje e lëkurës së vendit të inflamuar dhe ënjtje. Nëse nuk fillohet mjekimi menjëherë, pezmatimi avancon dhe kalon në proces belbëzues ose absces. Nga shenjat e përgjithshme lehona ka ethe-temperaturë të lartë dhe gjendje të përgjithshme të rëndë.

Çka duhet të bëjë lehona e cila ka pezmatim dhe a duhet t'i jepet fëmijës gji gjatë kësaj gjendjeje?

Që në fillim duhet t'i paraqitet mjekut më të afërt, i cili do t'i përshkruajë barërat përkatëse. Derisa të mos është paraqitur te mjeku, ajo mund të përdorë fasha të ftohta dhe ndonjë bar simptopatik (për temperaturë dhe dhimbje), pastaj mjeku i përshkruan terapinë përkatëse me antibiotikë. Nëse ka ardhur deri te formimi i qelbit (absces) atëherë duhet të bëhet një prerje dhe të largohet qelbi, por për këtë vendos mjeku përkatës. Nuk mund t'i jepet gji foshnjës gjatë në këtë gjendje por laktacioni (mos humbja e qumështit) mbahet duke e mjelë gjirin deri sa ai të mjekohet e pastaj mund të vazhdohet me dhënien gji edhe me gjirin që ka qenë i sëmurë.

Si të parandalohen proceset inflamatore ose pezmatuese?

Duhet t'i kushtohet rëndësi higjienës së gjinjve në përgjithësi dhe në periudhën e laktacionit (dhënies gji) në veçanti, të mos futen mjete të ndryshme në gji ose para të pastrohen duart para dhënies gji fëmijës. Mundësisht, thithat të pastrohen para dhe pas dhënies gji foshnjës. Në rastet me ragade (çarje) mirë është që pas dhënies gji thithat të lyhen me një yndyrë me antibiotikë psh. Hidrokortizon, Bivacyn, Stanicid etj. Nëse lehona ka shumë qumësht dhe foshnja nuk mund ta thithë gjithë sasinë atëherë duhet që pjesa e mbetur duhet mjelë dhe të largohet.

Çka është Mastopatia dhe me çka manifestohet kjo sëmundje?

Kjo është një sëmundje e gjinjve e cila ka shumë emra si: fibrosa cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj. Manifestohet me një hiperplazion (rritje) të gjinjve, e cila mund të përcillet me formimin ose jo të cisteve në parenkimin e gjinjve. Nuk është sëmundje malinje. Kjo është sëmundje kronike dhe gati 50% e femrave vuajnë nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe të pamartuara prej fëmijërisë e deri në pleqëri. Më e shpeshtë është nga mosha 20 deri në fillim të viteve 60-ta të jetës së femrës.Sëmundja manifestohet me dhembje dhe fryrje në njërën ose në të dy gjinjtë. Ankesat janë të lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten disa ditë para menstruacioneve ose gjatë gjakderdhjeve menstruale. Në disa raste edhe gjatë ovulacionit. Kur fillojnë menstruacionet, pengesat shpejt pushojnë e ndodh të vazhdojnë deri të kryhen menstruacionet. Gratë vetë palpojnë (prekin) formacione-nyje të forta sidomos në 1/4 e jashtme të gjinjve. Mendohet se shkaktohet nën veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femërore).

Si mjekohet kjo sëmundje dhe a mund të kalon në sëmundje serioze malinje?

Mjekim specifik nuk ka. Jepet terapi simptomatike. Mendohet se dhënia e preparateve me progesteron ka veprim të mirë. Kohët e fundit nga studimet që janë bërë është ardhur në përfundim se disa lloje ushqimesh si përdorimi i tepërt i kafesë, çajit të rusit ose Indisë, çokollatës si dhe streset, luajnë rol me rëndësi në paraqitjen gjegjësisht mosparaqitjen e kësaj sëmundje. Duhet pasur kujdes nga se afër 6% të këtyre grave me këtë patologji mund të kalojë në kancer si dhe kujdesi i kësaj moshe (40-60 vj) nga se në këtë moshë paraqitet më së shpeshti kanceri i gjinjve.

A janë të shpeshtë tumoret e gjinjve te femrat dhe a duhet të mjekohen tumoret beninjë dhe si?

Një femër, ndër 5 gra preket nga një tumor i gjinjve, prej të cilëve 2/3 e rasteve janë beninje. Duhet të mjekohen patjetër nëse diagnostikohen ndonjë formë e tyre si formacionet cistike, ato duhet të operohen ngase në të kundërtën mund të kalojnë në tumor malinjë.

Po tumoret malinjë a janë të shpeshtë te femrat?

Nga të gjitha sëmundjet malinje (ose me zë të keq) te femrat, së bashku me kancerin e qafës së mitrës kanceri i gjinjve është ndër më të shpeshtit. Statistikat ndryshojnë nga vendi në vend. Gjatë jetës, 2-3% të grave sëmuren nga kanceri i gjirit. Nga të gjitha sëmundjet malinje 20-25% të tyre i takon kancerit të gjirit, ndërsa nga numri i vdekjeve nga sëmundjet malinje deri në 20% të grave vdesin nga kanceri i gjirit. Sipas të dhënave më të reja, afër 6% e popullatës së femrave janë të përfshira nga kjo sëmundje si dhe me një tendencë rritjeje edhe në 1% brenda vitit. Mirëpo kjo sëmundje sot falë mundësive diagnostikuese, disiplinës dhe edukatës shëndetësore të vetë grave mund te zbulohet shume herët.

Në cilën moshë mund të sëmuret femra nga kanceri i gjirit si dhe a mund të sëmuren edhe meshkujt nga kjo sëmundje?

Nga kanceri i gjirit femra mund të sëmuret nga rinia e hershme e deri në fund të jetës së saj. Mosha më e shpeshtë kur sëmuren femrat është nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare. Sëmurën edhe meshkujt, por sëmundja te burrat është mjaft e rrallë. Marrëdhëniet e paraqitjes së kancerit të gjirit të burrat dhe gratë është 99:1 në favor të grave.

A dihet shkaktari i paraqitjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse dhe cilët janë faktorët të cilët e ndihmojnë paraqitjen e kësaj sëmundjeje?

Etologjia (shkaku) e sëmundjes nuk dihet. Mirëpo ka mjaft studime që flasin për disa faktorë të cilët e favorizojnë si dhe disa të tjerë të cilët e mbrojnë femrën nga paraqitja e kësaj sëmundje të rrezikshme.
Faktorë kyçë janë hormonet seksuale të vezoreve sidomos estrogjenet. Kështu femrat të cilat nuk kanë lindur ose kanë pak lindje janë të favorizuara në paraqitjen e kësaj sëmundjeje. Sëmundja më e shpeshtë është te ato gra të cilat menopauza (menstruacioni i fundit) është e vonshme dhe gratë, të cilat kanë gjakderdhje të rregullta menstruale deri pas moshës 55 vjeçare, sëmuren nga kanceri i gjirit 2 herë më shpesh se te ato, të cilat menstruacionet u pushojnë para moshës 45 vjeçe. Mënyra e ushqyeshmërisë, sidomos ushqimi i pasur me yndyra, dhe gratë me peshë të shtuar (majme) sëmuren më shpesh nga kanceri i gjirit se femrat me peshë normale. Edhe femrat, të cilat ngelin shtatzënë për herë të parë pas moshës 30 vjeçare, më shumë mund të paraqitet kjo sëmundje se te ato që fare nuk kanë lindur dhe ky rrezik vjen duke u rritur sa më në moshë të shtyrë të jetë shtatzënia a parë. Disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj sëmundjeje.

Po duhani a ka ndikim në paraqitjen e kancerit të gjirit?

Kohët e fundit në Amerikë është shpallë një studim për kancerin e gjirit dhe duhanin. Nga ky studim është ardhur në përfundim se gratë, të cilat pinë duhan aftësia mbrojtëse e një gjeni, i cili ka ndikim në paraqitjen e kancerit të gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropianë haset në mbi 50%. Janë të rrezikuara sidomos, ato femra që fillojnë të pinë duhan herët, si dhe ato, të cilat pinë më shumë se një pako brenda ditës.

A ka faktorë të cilët e mbrojnë gruan nga paraqitja e kancerit të gjirit, cilët janë?

Rrezik më të vogël të paraqitjes së kancerit së gjirit kanë ato femra të cilave u janë larguar vezoret para moshës 40 vjeçare. Rrezik më të vogël nga paraqitja e kancerit t ë gjirit te femrat janë edhe menstruacionet e rralla për shkak të shtatzënive, dhënies gji një kohë të gjatë si dhe te ato femra, të cilat ngelin pa menstruacione herët. Edhe shtatzënitë e shpeshta e zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e kancerit të gjirit te femrat. Ka edhe disa të dhëna se shtatzënia para moshës 25 vjeçe e zvogëlon mundësinë e paraqitjes së kancerit të gjirit. Gratë, të cilat kanë lindur para moshës 18 vjeçare kanë vetëm 1/3 e rrezikut për tu sëmurë nga kjo sëmundje, në krahasim me gratë, të cilat për herë të parë kanë lindur pas moshës 35 vjeçare.

A është kancerit i gjirit sëmundje ngjitëse apo trashëguese?

Jo, dhe nuk ka frikë se kjo sëmundje mund t'i ngjitet personave të cilët e rrethojnë ose kujdesen për të sëmurën. Nuk mund të thuhet me siguri se a është sëmundja trashëguese apo jo. Mirëpo, ka të dhëna se sëmundja është paraqitur te disa gjenerata të gruas së sëmurë si gjyshja, nëna, e bija, motra. Incidenca e paraqitjes së kancerit të gjirit është 2-3 herë më e shpeshtë te gratë të cilat në familje (gjyshja, nëna, motra) kanë pasur të sëmurë me kancer të gjirit, në krahasim me ato gra, të cilat në anamnezën familjare nuk kanë pasur të sëmurë me këtë sëmundje.

Cilat janë shenjat e paraqitjes së kancerit të gjirit?

Faza e fillimit të paraqitjes së kancerit të gjirit nuk ka ndonjë shenjë karakteristike. Shpesh ndodh që gruaja vetë të zbulojë, prek disa ndryshime në gjinj në formë të formacioneve të forta nyjesh. Këto zbulohen zakonisht gjatë larjes së trupit. Mirëpo janë bërë studime edhe te popujt më të ngritur në kuptim të edukatës shëndetësore, dhe se nga koha e prekjes së këtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku së paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynë kjo është edhe më e vonuar për shkak të edukimit shëndetësor të pa mjaftuar. Në fillim këto nyje, të cilat preken janë të veçuara dhe të lira por me kalimin e kohës këto bashkohen me indin për rreth dhe më nuk janë të lira. Në disa raste hasen ndryshime në thitha (ato futen brenda) ose paraqitet skuqje apo trashje e lëkurës së gjirit. Në disa raste paraqitet rrjedhje e lëngut të përzier me gjak nga gjiri.

A përhapet sëmundja edhe në organe tjera?

Në fillim procesi i kancerit të gjirit përhapet në tërë gjirin në drejtim të kraharorit dhe lëkurës ashtu që lëkura e gjirit merr një dukje si lëvorja e portokallit. Sëmundja mund të përhapet edhe me anë të limfës dhe gjakut në organe tjera si: vezore deri në 30% të rasteve, boshtin kurrizor, kocka, mushkëri, mëlçi, tru, etj.

Si caktohet diagnoza e kancerit të gjirit?

Për diagnozë të kancerit të gjirit duhet të merret mirë anamneza, si ajo familjare edhe ajo personale, të vështrohen gjinjtë, të preken-palpohen. Nga analizat duhet të bëhet: kontrolli me ultratingull - sonomamografia sidomos te femrat e reja, pastaj mamografia - kontrolli me rëntgen, analiza citologjike e lëngut që rrjedh nga gjiri, analiza citologjike dhe patohistologjike e materialit të fituar me gjilpërë ose me biopsi - operacion me rastin e largimit të tumorit.

Kur duhet të bëhen kontrollet me ultratingull dhe me rëntgen ose mamografia?

Më së miri është që kontrolli me ultratingull - sonomamografia ose me rëntgen - mamografia duhet të bëhet në fazën e parë të ciklit menstrual, pra menjëherë pas menstruacioneve gjegjësisht nga dita e 4 deri në ditën e 10-të të ciklit menstrual.

A ka mjekim dhe si janë rezultatet?

Kanceri i gjirit mjekohet. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. Nëse zbulohet me kohë, atëherë mjekimi është i plotë. Mjekimi kryhet në institucione të specializuara dhe atë në fillim me rrugë operative duke e larguar tumorin së bashku me indin për rreth (lumpektomi) ose tërë gjirin (mastektomi) dhe pastaj mjekimi plotësohet duke vazhduar me rrezatim, kemioterapi, terapi hormonale dhe terapi simptomatike biofosfate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Disa keshilla per depresjonin   Tue Jun 01, 2010 5:11 pm

Depresioni, njoftohuni me simptomat fizike
Shumë prej nesh i njohim simptomat e depresionit. Por, ndoshta ju nuk e dini se depresioni mund të shoqërohet me shumë simptome të tjera fizike.

Në fakt, shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet kronike e deri te simptomat fizike. Këtu përfshihen:

Kokëdhimbjet: Këto paraqiten pothuajse tek të gjithë njerëzit me depresion. Nëse deri tani keni pasur dhimbje të mëdha të kokës, ato do të duken edhe më të mëdha nëse jeni në depresion.

Dhimbje në shpinë: Nëse tashmë vuani nga dhimbjet në shpinë, do të ishte edhe më keq nëse do të bëheshit depresiv.

Dhimbje muskulore në vazhdimësi: Natyrisht, çdo lloj i depresionit do ta zgjeronte këtë problem.

Dhimbje gjoksi: Gjithnjë duhet të keni parasysh se është me rëndësi vitale kontrollimi i gjoksit nga ndonjë ekspert. Do të mund të ishte shenjë e problemeve serioze me zemër. Por, depresioni mund të ndikoj që problemi të bëhet më i papërshtatshëm dhe dhimbjet të bëhen më të mëdha.

Probleme digjestive: Mund të ndiheni të dobët apo të keni marramendje. Ndoshta keni diarrenë apo do t’iu krijohet një ngërç kronik.

Lodhje: Nuk ka lidhje nëse flini shumë, pasi që prapë mund të ndjeheni të lodhur. Zgjimi nga shtrati në mëngjes mund të duket i vështirë, ndoshta i pamundur.

Pagjumësi: Shumë njerëz me depresion nuk mund të flenë më për shkak të depresionit. Ata ose zgjohen shumë herët, ose nuk i merr gjumi kur hidhen në shtrat. Të tjerët flenë më shumë se normalisht.

Ndryshime në oreks apo peshë: Disa njerëz për shkak të depresionit humbin oreksin apo humbin në peshë. Të tjerët hanë më shumë, si p.sh karbohidrate, dhe shtojnë në peshë.

Marramendje dhe pavetëdije: Për shkak të simptomave që paraqiten, shumë njerëz në depresion kurrë nuk kërkojnë ndihmë, sepse ata nuk e dinë se këto simptoma mund të shkaktohen nga depresioni. Madje shumë mjek nuk mund ti konstatojnë simptomat.

Këto simptome jo gjithnjë shfaqen në kokën tuaj. Depresioni mund të shkaktoj ndryshime të vërteta në trupin tuaj. Për më shumë, mund të ngadalësoj proceset digjestive, që mund të rezultojnë në probleme me lukth.

Depresioni duket të jetë ngushtë i lidhur me një disbalancë të substancave kryesore në tru. Këto substanca mund të jenë të ngjashme dhe të luajnë rol të rëndësishëm në atë se si e ndjeni dhimbjen. Kështu, shumë ekspertë mendojnë se depresioni mund t’iu bëj që dhimbjen nga depresioni, ta ndjeni më ndryshe se të tjerët.

Trajtimi i simptomave fizike

Në disa raste, trajtimi i depresionit me terapi apo me barëra, ose me të dyja, mund të zgjidhë problemet e simptomave fizike.

Por, bëni kujdes që për çdo simptomë të vizitoni mjekun tuaj familjar. Jeni të gabuar nëse mendoni se simptomat largohen vetvetiu, dhe për këtë nevojitet trajtim i shtuar. Për më shumë, mjeku juaj mund të ju këshilloj që të përdorni barëra kundër lodhjes, kur ndjeni marramendje. Këto barëra bëjnë që ju të ndjeheni më të relaksuar dhe ju lejojnë të flini më mirë.

Qëkur dhimbjet dhe depresioni janë së bashku, lehtësimi i dhimbjeve madje mund të rris depresionin. Barëra antidepresive, si Cymbalta dhe Effexor, mund të ndihmojnë në shërimin e dhimbjeve kronike.

Gjithashtu edhe trajtime tjera mund të ndihmojnë kur keni simptome të dhimbjes. Disa tipe të terapive të fokusura, siç është përdorimi i doracakëve, mund t’iu mësojnë se si të veproni në situata të caktuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
 

Disa Keshilla te shkurtera mbi shendetin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network ::  :: -