Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Disa informacione lidhur me muziken neper bote:)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal

avatar

Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 28
Location : Tirane

MesazhTitulli: Disa informacione lidhur me muziken neper bote:)   Tue Nov 17, 2009 4:34 am

Linkin Park dhe Avril Lavigne bashke ne duet:Linkin Park, pritet që të bashkëpunojë me Avril Lavigne në një këngë që është kënduar nga Bon Jovi. B.Jovi që është shok i mirë një kohësisht edhe mësues për grupin Linkin Park, ka dhënë lejen për ta kënduar këngën e tij pasi jo vetëm që emri i vetë bëhet i populluar, por për këtë pritet që të fitojë edhe ndonjë shpërblim cmimi nga Linkin Park dhe Avril Lavigne.
Linkin Park shprehin vehten të gëzuar që e kanë shokë një këngtar kaq të njohur dhe të suksesshëm.Kjo nuk është e gjitha për lajmet e fundit të Linkin Park, pasi grupi vendosi që të shpërngulet nga Hollywoodi në Beverly Hills, ku kanë parë një shtëpi shumë të përshtatshme gjatë turnejeve të tyre.Për lajme të tjera do presim të shohim se qka do të ndodh me planet e këtij grupi.


Green Day sa po ja nis me koncertet:
Grupi i mirënjohur për ju që tash më ka bër një bum të madh në estradën muzikore, Green Day me albumin e tyre të fundit 'American Idiot', sa po ja kanë nisur udhëtimit të tyre avanturier me koncerte në vende të ndryshme.Ato janë shfaqur në skenë për herë të parë në Los Angelos, në Hollywood, Beverly Hills, dhe tash për herë të fundit koncerti u zhvillua në Portugali.Nuk kanë treguar se ku do jetë vendi i ardhshëm që krejt populli do pushtohet nga tingujt e muzikës rock, por dihet se kjo verë për Green Day, është një verë me përplotë plane dhe këngë të reja.


Jeta e Avril Lavigne :Një kombinim i një vajzë të egër dhe një talente e rrallë e muzikës. Refuzon ti emiton të tjerët. Dëshiron t’i këndoj vetëm këngët e saja dhe që dalin nga zemra e saj.

Avril Lavigne është lindur me 27 shtator të vitit 1984 në qytezën Napanee (Ontario) të Kanadës. Së bashku me nënën, babanë, motrën dhe vëllaun ishin rritur në atë qytezë. Kur ajo ishte vetëm 2 vjet kishte lën përshtypje me zërin dhe personalitetin e saj. Në klasë ajo ishte lazdrajke dhe kishte dëshirë që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes. Në vend të detyrave të shtëpisë Avril-it i pëlqente të shkruan tektse këngësh që dilnin nga ndjenjat e saja.

Fama
Si fëmijë gjithmonë kishte kënduar në krevatin e saj. Pastaj kishte kënduar në korin e kishës dhe në disa festivale. Në moshën 16 vjeçare mori vendim që të shkoj në New York të SHBA-ve për të fituar më shumë famë.


Dështimi
Producenti Antonio ‘LA’ Reid e pa talentin e saj dhe u kujdes që ajo në moshën 16 vjeçare të nënshkruj një kontratë me një produksion muzikor. Ajo shpejt fillon të punoj në CD e parë. Edhe pas shumë mundi ajo kishte dështuar për shkak se produksioni ishte kujdesur vetë për tekstet e këngëve, derisa Avril Lavignes i pëlqente që ato vetë t,i shkruante. ‘Njerëzit me të cilët kam bashkëpunuar ishin shumë të talentuar, por këngët nuk kishin fare të bënin me personalitetin tim’ pohoi Avril.

Let Go
Pastaj ajo u shpërngul nga New Yorku dhe u vendos në Los Angeles, ku ajo kontaktoi Clif Magness. Ai më kupton se çka unë dëshiroj dhe më lejon ti bëj gjërat në mënyrën time’, pohoi Avril. Në produksionin The matrixx ishte incizuar albumi i saj i parë ‘Let Go’.
Avril është shumë e kënaqur me këtë album. Kënga e saj e quajtur ‘Complicated’ ishte bërë një hit botëror. Kishte të bënte me njerëzit që ishin falls dhe për lidhjet e dashurisë që dukeshin se nuk janë të vërteta. Të gjitha këngët e Avrilit lindin nga ndjenjat e saja. Ajo refuzon të bëjë atë çfarë produksionet e sugjerojnë të bëjë.


Shakira ylli i muzikes latine


Shumë njerëz e konsiderojnë Shakirën si një talent të madh, ndërsa shkrimtari i shquar Gabriel García Márquez ka shkruar: Muzika e Shakirës është e paimitueshme sepse është e mbushur me ritëm, të cilin askush tjetër nuk mund ta zotërojë si ajo. Nisur nga mosha e re dhe sensuliteti i saj i pafajshëm duhet të pranoj, që muzika e Shakirës është një shpikje”. Është ky një vlerësim i jashtëzakonshëm, që vjen për yllin latin të muzikës nga një nobelist i letërsisë. Biondia bukuroshe, që me lëvzijet dhe ritmet sensuale arriti të pushtojë zemrat dhe mendjet e miliona dashamirësve të muzikës në të gjithë botën.Shakira dhe KUPTIMI I emrit të saj
Isabel Mebarak Ripoll, e njohur thjesht me emrin Shakira u lind në Barranquilla të Kolumbisë më 2 shkurt të vitit 1977 dhe sot është një këngëtare e nivelit ndërkombëtar. Emri i artit Shakira, i përkthyer nga arabishtja do të thotë “femër e mbushur me mirësi”, por është edhe një formë falënderimi duke qenë se vjen nga fjala arabe Shukhran (faleminderit).



Origjina dhe dështimet e para
Bijë e një babai libanez dhe një nëne me origjinë spanjollo-italiane, Shakira u shpërngul drejt Bogotës, kryeqytetit të Kolumbisë në moshën 13-vjeçare. Pasioni për këngën dhe muzikën e çoi drejt realizimit të albumit të parë në vitin 1991, kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Albumi, që mbante titullin “Magia”, u prit ftohtë si nga kritika ashtu edhe nga publiku. Çuditërisht një fat edhe më të keq pati albumi i saj i dytë “Peligro” (Rrezik). E zhgënjyer nga këto dështime për një çast vendosi ta braktiste botën e muzikës për t’iu dedikuar aktrimit. Në fakt, kishte një pjesë në telenovelën kolumbiane “El Oasi” dhe xhiroi disa spote në vendlindje.

Suksesi i parë Por dashuria për muzikën nuk ishte shuar dhe duke mposhtur mosbesimin, që njerëzit kishin për muzikën e saj vendosi të publikojë në vitin 1995 një tjetër album “Pies descalzos”, që në fakt ndryshe nga dy albumet e mëparshme ishte shumë më tepër autobiografik dhe pasionant. Disku arriti sukses të madh komercial dhe kënga “Estoy aquí” u bë botërisht e njohur. Tashmë në kreshtën e suksesit, Shakira vendosi të publikonte sërish një album tjetër me këngët e remiksuara të albumit “Pies descalzos”.
Pas këtij suksesi mori kontakte me producentin Emilio Estefan Junior, që vendosi të financonte punën e saj diskografike “Dónde están los ladrones”?. Pavarësisht kostos së lartë të kësaj pune (3 milionë dollarë amerikanë), albumi fitoi mbështetjen e publikut, që e shndërroi menjëherë në një disk platini, ndërsa kritika e cilësoi si albumin më të mirë të këngëtares.
Mes këngëve më të suksesshme të albumit u cilësuan “Inevitable”, “Si te vas”, “Octavo dia e Ojos asi” (që u përkthye në anglisht nga Gloria Estefan për të hyrë më pas në albumin “Laundry Service” me titullin “Eyes like yours”) ku shfaqen ndjeshëm gjurmët instiktive të muzikës së Shakirës. Më pas, ajo regjistroi në Nju Jork “MTV Unplugged” (i pari për një artiste latio-namerikane), sigurisht në gjuhën spanjolle.

Kujdesi për gjuhën angleze
Nga ky moment e më pas, Shakira e përqendroi vëmendjen drejt tregut anglofon: përmirësoi anglishten (gjuhën e marketingut) falë poemave të Walt Whitman-it dhe nisi të shkruajë dhe të këndojë në gjuhën anglo-saksone. Albumi i parë i këtij drejtimi të ri është “Laundry Service”. Ky album i karakterizuar nga këngë rok-melodioz u publikua fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në pjesën tjetër të botës edhe pse brenda tij kishte disa tekste në gjuhën spanjolle. Edhe pse shumë njerëz mendonin se njohuritë e Shakirës për gjuhën angleze ishin të dobëta, “Laundry Service” rezultoi si një prej albumeve më të shitura në vitin 2002 dhe kënga “Whenever, wherever” (varianti anglisht i “Suerte”) u pëlqye edhe në Evropë. Për t’i dhënë forcë publikimit të këtij albumi ajo vendosi të realizojë në videoklipet e këngëve të saj vallëzime intensive dhe sensuale, që e marrin fillesën nga origjina arabe (i njohur për të gjithë p.sh., vallëzimi i barkut.

Në vijim të suksesit
Në dhjetor të vitit 2002 doli përmbledhja e parë e sukseseve të Shakirës në gjuhën spanjolle, nën titullin “Grandes éxitos”, ndërkohë, që në 30 mars të vitit 2004 mbërriti në tregjet ndërkombëtare “Live & Off the Record”, një DVD, e cila përmbante 10 këngë të Shakirës të performuara gjatë koncertit ndërkombëtar, “Tour della Mangusta” (2002-2003), i quajtur kështu për të nderuar një prej kafshëve, që është në gjendje të vrasë kobrën. Koncerti përfundonte me filmimin e një lufte të ashpër mes të dy kafshëve.

Albumet e fundit
Një punë e jashtëzakonshme e ndarë në dy pjesë. Kështu janë cilësuar albumet e fundit të këngëtares, “Fijación Oral 1”, që doli në tregjet botërore në verën e vitit të shkuar dhe “Oral Fixation 2” i cili u publikua disa muaj më vonë, në nëntor. Bashkautorë të Shakirës në këtë stërmundim muzikor janë Luis Fernando Ochoa dhe Lester Méndez, ndërsa Rita Quintero e ka ndihmuar Shakirën në dy duete me tonë të ulëta.



Jeta private dhe lidhja me djalin e presidentit

Në vitin 2000, këngëtarja u fejua me Antonio de la Rúa, djalin e ish- presidentit të Argjentinës. E megjithatë bashëkpunëtorët e de la Rúa-së e kanë paragjykuar përherë këtë lidhje duke u nisur nga fakti, që sipas tyre Shakira është një personazh i frikshëm, narcizistik dhe arrogant, që zor se mund të përshtatej me krizën ekonomike që kishte prekur vendin amerikan-latin në ato vite. Për t’iu përgjigjur kësaj akuze Shakira organizoi një koncert, fondet e të cilit iu dhuruan një shoqate bamirësie për fëmijët e varfër. E megjithatë, zemërimi me të cilin ajo u përgjigj i bëri shumë njerëz të besojnë se koncerti ishte vetëm një falje dhe një mënyrë që argjentinasit ta duan. Megjithatë publiku i prnaishëm në koncert e priti ngrohtë këngëtaren kolumbiane.
Aktualisht Shakira jeton në Majami, atje ku janë vendosur edhe prindërit e saj.

Albumet e vjeshtës / Rock / Pop / R'N'B etj...

Rock-u dhe Pop-i dikur kishin nje aktivitet sezonal. Ti mund te thoje se cfare muaji ishim, vetem duke degjuar radion, ose duke pare klasifikimet muzikore. Atehere gati te gjithe nxirrnin nje singell per krishlindje, ose te gjithe i kendonin kampionateve te futbollit, dhe pastaj vinte vjeshta, dhe te githe kendonin rock dhe pak pop. Por kjo gje nuk ndodh me. Jemi ne nje vorbull kur te gjithe (artistet) bejne ate qe duan, kur e duan, e keshtu muzika nuk ka me stine.
Megjithate, duhe te thene se ata qe publikojne albumet e tyre ne vjeshte - Shtator, Tetor, Nentor -- jane ata qe nuk jane me te vleresuarit nga kritika, por ata qe shesin me shume kopje, ata qe tentojne te marrin me teper jo vetem duke shitur muziken e tyre neper Dyqanet e CD, por edhe ne sistemet paralele, si psh iTunes. Disa artiste shqetesohen se muzika e tyre shitet ne supermarket. Hej, ky eshte sistemi, nuk ke ci ben. Ti blen domatet, kastravecat, dhe albumin e ri te KT. Tunstall "Drastic Fantastic". Ky album se fundmi po ben nje beteje me albumin e Dido, e cila ndodhet me afer frutave se sa perimeve. Kur thone, eshte me mire nje Pjeshke se sa nje Kastravec
Mendoni keshtu....

Avril Lavigne shqetësohet dhe publikon të dhëna...:

Ka filluar lufta e ftohte mes kengetares kanadeze dhe thashethemaxhiut me te madh te internetit. Prej shume kohesh eshte faqja kryefjale e thashethemeve per vipat, shumica e te cilave jane te paverteta. Avril Lavigne, qe eshte gjendur shpesh pjese e kesaj faqe, per ceshtje nga me privatet, dhe absurdet, ka hapur nje faqe ne internet, qe rivalizon, dhe thote "te verteten" per gjithcka. Faqja e yllit te "When your gone" eshte privatizimi, aty ku ajo ka shkruar:
"Me kane lenduar shume fjalet e tij, dhe eshte momenti per the thene: Mjaft. Me ndihmoni dhe ju per te mundur kete faqe debile per debila".
Lufta e Internetit eshte tek portat. Behuni gati per me te keqen.

Amy sërish në telashe me policinë:

Rrethohet shtepia nga policija





Shtepia e yllit eshte rrethuar nga policia. Eshte arrestuar bashkeshorti.
Ne zonen londineze te Camden, ka qene hataja perpara 2 ditesh, ku ne shtepine e yllit te muzikes soul-jazz, policet kane arrestuar bashkeshortin Blake Fielder-Civil.
Ceshtja nuk eshte sqaruar ende, dhe autoritetet nuk dhene asnje shpjegim.
Komshijte kane treguar per median se policet kane shperthyer deren, dhe kane kontrolluar me zhurme. Per momentin, thuhet se kjo nuk ka lidhje me incidentin ndodhur se fundmi ne Norvegji, kur Amy u ndalua per mbajtje droge.
Burime te pakonfirmuara thone, se Fielder-Civil eshte arrestuar sepse ka kerceneuar nje deshmitar lidhur me ceshtjen per te cilen ai eshte ne gjykim rrahjen e nje baristi.
Sapo te marrim vesh me shume do tua themi menjehere.

Soprano në mesin e Shqiptarve:

Fiton dy trofe në festivalin Ndërkombëtar të Muzikantëve të Rinj, të zhvilluar në Kosovë









* Të jetë mësuese nuk është edhe aq "keq", ndonëse dikur ka ëndërruar skenat operistike. Teksa i sheh nxënësit të rriten nga viti në vit, kur ata marrin atë çka ajo u jep, ndihet e realizuar. Ja që dëshira për të shpërthyer, ndonjëherë është shumë e madhe. Skenës nuk mund t'i vidhesh. Erina Balla vjen me dy trofe nga Festivali Ndërkombëtar i Muzikantëve të rinj që u zhvillua në Prishtinë më 26-30 maj. Merrnin pjesë rreth 200 instrumenistë e këngëtarë nga vendet e rajonit si Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, etj. Në kategorinë e kantos, apo siç quhet në Kosovë solo këndim nga Shqipëria mori pjesë sopranoja Erina Balla dhe dy nxënës të Liceut Artistik "Jordan Misja". Pas katër ditësh konkurrimi, Balla u kthye me çmimin e parë në kategorinë IV (konkurrimi fillonte që nga mosha 5 vjeç) dhe me çmimin e dytë të madh të të gjithë aktivitetit, Çmimin e kompozitorit "Akil Koçi".
* Për Erinën marrja e atij çmimi, ishte vërtet një befasi. "Niveli i konkurrimit ishte vërtetë i lartë gjë që nuk e kisha menduar para se të nisesha drejt Kosovës. Mjaft të përmed konkurrenten maqedonase, apo nxënësit maqedonas, që do t'i vlerësoja si zëra të rrallë", - thotë sopranoja. Duket se repertori i zgjedhur preku emocionalisht anëtarët e jurisë ndërkombëtare. Krahas aries antike "Amarili", e detyruar për të gjithë konkurrentët, Erina interpretoi arien prekëse të Amelias nga opera "Ballo me maska", "N'at zaman t'asaj furije" si dhe arien e "Lauretës" të kompozitorit francez Ricarde Lion. Nga 100 pikët e mundshme, sopranoja shqiptare arriti të marrë 95, duke merituar edhe vendin e parë. Ndonëse ndihet e kënaqur nga puna si mësuese e kantos në Liceun "Jordan Misja", pas këtyre çmimeve sopranoja ndihet edhe më mirë me veten. Pas përfundimit të Akademisë së Arteve, nuk tentoi të çante në Teatrin e Operës dhe Baletit. I dukej aq e papërshkueshme ajo botë atje... Iu dedikua mësimdhënies. Jep lëndën e kantos në të katërta vitet e Liceut. "Puna me nxënësit të jep kënaqësi të veçantë. Në mënyrë të çuditshme ata bëhen pjesë e jotja. Ti u jep gjithë ç'ke dhe kënaqesh kur i sheh që ata rriten", - thotë Erina pa mohuar rastet e "zhgënjimit" kur nxënësit nuk japin atë që kanë marrë. "Gjuha e kantos është shumë abstrakte. Duhet të kesh fantazi, që nxënësve t'iu shpjegosh gjithçka.
* Nëse nuk të kuptojnë, atëherë duhet t'ua demonstrosh ushtrimin në një tjetër formë. Në këtë mënyrë jam gjithnjë në kërkim të mënyrave të reja të të shprehurit. Kjo më mban në formë". Mundohet të jetë e durueshme. Nga koha kur ishte vetë nxënëse në të njëjtin lice mban mend atë që i kanë përcjellë mësuesit e saj, të njëjtën gjë bën dhe ajo me nxënësit e sotëm. Por sot kohërat janë pak më të vështira për artistët e rinj. Erina mendon se është pseudomuzika që ka pushtuar tregun muzkor, ajo që dëmton shumë. "U mësohet veshi me një jomuzikë, me diçka që nuk ka lidhje me atë që ne japim në shkollë", - thotë ajo. Por pavarësisht të gjithave të talentuarit e gjejnë gjithmonë rrugën. Erina thotë se në Lice ka plot zëra të bukur, madje edhe zëra mashkullorë, për të cilët opera shqiptare është në krizë. Madje, momentalisht në grupin e saj ka më shumë djem se vajza. Është ende herët që nxënësit e saj të afirmohen në fushën operistike dhe ajo të mund të krenohet me atë që nxjerr nga duart, por është e kënaqur që disa studiojnë sot në akademitë e huaja dhe pas konkurrimit kanë arritur të kalojnë në vite akademike superiore. Kjo është edhe meritë e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
 
Disa informacione lidhur me muziken neper bote:)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Muzike/Radio :: Muzika neper Bote-
Kërce tek: