Embelsira online
 
ForumiFaqa StartueseCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Te dhena per jeten e vipave Shiqptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Te dhena per jeten e vipave Shiqptar   Tue Nov 17, 2009 10:27 am

Interviste me Adelina Ismailin“Mos më kopjo mua”, thotë ajo. Gjatë karrierës së gjatë ka eksperimentuar me lukun e saj duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën. Me një këngë dhe klip ku ajo aktron 8 personazhe, rikthehet përsëri për fansat e saj. Një kohë të gjatë këngëtarja është e mbyllur totalisht per mediat e shkruara. Këtë rradhë Adelina Ismaili vjen ekskluzivisht dhe pas shumë kohësh në një intervistë për “Panorama plus”.
Ka pak ditë që ke publikuar një këngë të re të cilës i ke realizuar edhe klipin. Na trego diçka më shumë?
Isha në makinë, po dëgjoja një cd dhe dëgjova një putpuri të mrekullueshme kënduar nga perla e muzikës shqipe, Fatmira Breçani. Si admiruese e flaktë e muzikës sonë të pastër shqipe, Fatmira Breçani mbetet njëra ndër legjendat e gjalla të muzikës shqipe për mua, por edhe putpuria më mrekulloi dhe e dija që s‘do të shpëtoja pa e kënduar. Vendosa këtë putpuri të vjetër të muzikës autoktone shqipe ta rikrijoj në zhanrin “Tribal”, një zhanër ky shumë modern në trendet e fundit të muzikës botërore. Realizimi i këngës u bë në Zvicër. U ndava shumë e kënaqur. Realizimi i klipit zgjati tri ditë dhe dy netë, me 4 orë pushim për të fjetur. Nuk mund të them që ishte e lehtë, megjithatë duhej të udhëhiqja një ekip prej 137 njerëzish, të koncentrohesha në vallëzim, këndim, aktrim, të gjitha. Regjisori, i cili kryekëput realizoi idenë time, në fund më tha: “Nuk e kuptoj pse shumica e njerëzve që kam punuar me ta, të kanë prezantuar tek unë si një njeri problematik. Ti vetëm po e di çka don”.
Kush u kujdes për pamjen?
Unë i kisha skicuar të gjitha, veshjen, flokët, grimin e deri në detajet më të vogla. Inspirimi im në lëmin e bukurisë femërore mbetet Fadil Berisha dhe çdo foto e tij që e shikoj, më sjell pa fund ide. Disa veshje janë ide të z. Berisha, dhe ndjehem me fat që njoh atë njeri. Unë bëra vizatimet, grimeri i vendosi në fytyrën time.
Shihet një Adelinë e transformuar në disa role, sa të vështirë e kishe?
Unë kam treguar qyshkur që aktrimin ma ka mësuar i madhi Sevdai Radogoshi, dhe nuk e kisha vështirë të aktroja. Në këtë klip jam inspiruar nga skeçet e tij fantastike ku ai i pari ka luajtur pa problem “femrën, mashkullin problematik, e pafund karaktere që unë “ia vodha” dhe i futa në klip (qesh). Dhe jam mësuar si të koncentrohem që të futem në rol, të mos përziej karakteret, e shumë fshehtësi të tjera profesionale (qesh).
Për ata që nuk e kuptojnë subjektin e këngës dhe klipit, na bëj një sqarim në pika të shkurta?
Ka disa porosi. Duke ditur që jemi ndër popujt e rrallë në botë që respektojmë religjionin e çdokujt, dhe në mesin e popullit tonë ekzistojnë edhe katolikë, edhe myslimanë, edhe orthodokse, etj., trajtova pikërisht respektimin e religjionit të shqiptarëve. Porosia ime është e qartë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Në përgjithësi, mesazhi është: ”Arti, muzika nuk njohin kufij dhe në një diskotekë, nën tingujt e një kënge të pëlqyer, në gëzim, shqiptarët bashkohen të gjithë. Qoftë mbretëreshë, qoftë kamarier, qofte katolikja me myslimanen, qoftë një mashkull problematik me një DJ hebrej, qoftë vallëtare, kushdo qoftë, kënga e bashkon. Këtë e kam parë me sytë e mi në çdo koncert ku këndoj. Kombi i pasqyruar përmes artit është universal. Nuk njeh kufinj të ndarjes, por të bashkimit.
Këngëtarët asnjëherë nuk tregojnë detajet e rëndësishme gjatë realizimit të klipeve, do na zbulosh diçka ekskluzive për ne?
Nuk di pse fshehin këngëtaret rëndësinë e montimit. Në 90% të klipeve këngëtarja bën një lëvizje të vogël, e cila kur montohet duket si vallëzim perfekt. Ok, unë këtë nuk e lejova, sepse do dukem qesharake kur në koncerte të mia do të kërkohej ai vallëzim nga unë, e unë s‘do të isha në gjendje ta bëja, por ka një fshehtësi në klip. Ka skena ku shihen nga 2-3, nganjëherë të gjitha “Adelinat” në një skenë të vetme. Unë kisha 7 dublere që aktronin rolet e mia para një kamere të vetme. Por kjo është forca e filmimeve. Ka shumë pjesë që nuk janë futur në klip, që unë i konsideroja shumë të bukura, por regjisori më tha: “Adelinë, kot po torturon montazherin. Ne kemi material edhe për 5 klipe, po të ishte kënga 180 minuta, vërtetë do shfaqej çdo gjë që ti dëshiron”.
Projekti shihet që është i shtrenjtë, do na tregosh sa kushtoi dhe kush ka financuar?
Nuk parapëlqej të flas për kostot e klipeve, më duket banale të lavdërohem me çmime të mëdha. Asnjëherë në jetë nuk kam pasur klip me buxhet të ulët. Klipi është financuar nga unë, gjë që shihet në fillim të klipit ku reklamohet “Iliada entertaiment”, produksion ku unë jam bashkëpronare.
Më herët televizionet gjithmonë projektet e Adelina Ismailit kanë “vrapuar” t’i marrin si ekskluzive, derisa këtë rradhë pamë që klipin ua kishe lënë ekskluzivitet fansave, ke më shumë besim tek ata?
Nganjëherë kam përshtypjen që e teproj me sentimentet, në botën e egër të shou-biznesit ku kërkohet vrazhdësi, por jam në një stad jetësor ku saktësisht e di se kush vlen për mua. Fansat e mi kanë qenë me mua në të mirë e në të keqe. Kush e meriton më shumë? Askush. Adelina si këngëtare ekziston për fansat, posaçërisht për fansin tim të cilit ia besova klipin.
Thuhet që klipi tashmë ka pushtuar mediat televizive, përveç fansave kush tjetër e ka pasur ekskluzivitetin?
Artisti s‘mund të ekzistojë pa mediume, dhe as mediumet pa artistët. “Luftërat” medium-artist rrisin interesimin për të dyja palët, deri në momentin kur kalohet kufiri i kulturës, edukatës dhe mirësjelljes. Ekskluzivitetin e kanë pasur të gjithë. Në të njëjtën ditë klipi është shpërndarë në të gjitha mediumet elektronike, gjë që nuk ishte aspak e lehtë.
Ndërkohë edhe për intervista je pak e rezervuar, pse?
Nuk jam e rezervuar, por totalisht e mbyllur për çdo media të shkruar që ka marrë guximin njëherë në jetë të shkruajë gjëra që më kanë ofenduar pa bazë. E di që asnjë nuk varet nga unë, por unë aq më pak. Për fansat gjithmonë jam aty.
“Do not copy me”, mbishkrim i bukur që më pëlqeu jashtë mase, kujt i është dedikuar?
Ishte ide e regjisorit, dhe gati u përplasëm sepse nuk pranoja. Ai ka punuar me shumë këngëtare, njeh karrierën time mirë, dhe gjatë tërë kohës kur bëja grimin apo floket, më ngacmonte duke më treguar për këngëtare që kur shkojnë të realizojnë klip, dërgojnë regjistrime të koncerteve të mia. Në fund më bindi duke më thënë që ky nuk ishte mesazh vetëm për këngëtaret tona, por edhe për mjaft këngëtare sllave. Më gjeti pikën e dobët dhe pranova si gjysëm në vaj (qesh). Unë nuk kam pranuar asnjëherë në këngë të lavdëroj veten aman! Tash më pëlqen ajo ide, që në fillim po bëja luftë (qesh). Megjithatë parapëlqej të vlerësohem objektivisht nga të tjerët.
A i frigoheni reagimit të “fanatikëve” për simbolet religjioze në klip?
Aq sa është frikësuar Skendërbeu nga dikush! Pra frigohem aspak. Mbi të gjitha është shqiptaria.
Lexuesi gjithmonë do të dijë diçka nga jeta private e Adelinës. Na trego pak?
Si çdo njeri i gjallë, kam kaluar sfida që më kishte caktuar fati, dhe si duket fati më shperbleu. Jeta ime private është e lidhur me profesionin si asnjëherë më parë, momentalisht. Jam e lumtur me punën që bëj, dhe në më dhashtë Perëndia fatin, do të kem një jetë normale si çdo femër tjetër. Jeta ime është më shumë në avion e hotele, sesa në shtëpi. Në rastet më të shëmtuara të jetës, ngushëllimin e kam gjetur në lutjen: “Më dhashtë Perëndia fatin, ashtu siç e kam shpirtin”. Çdo mund e sakrificë po ndjej që po shperblehet. Kam zgjedhur një profesion jo të lehtë. Por këtë rrugë kam zgjedhur vet, Zoti më përkrah dhe nuk lejoj askënd të ngrejë zërin kundër fatit e Zotit.
Ke pasur shumë suksese në koncerte anë e mbanë ku jetojnë shqiptarët, je pritur jashtëzakonisht mirë, flitet që këto koncerte do të përsëriten? Ku ndjehesh më së miri kur këndon?
Turneu në Europë u përsërit, do të përsëritet prapë. Turneu në Shtetet e Bashkuara do të përsëritet vitin e ardhshëm, në qofsha shëndosh e mirë. Kosovën dhe Shqipërinë i kam lënë pak keq këtë vit dhe shfrytëzoj rastin të kërkoj falje të gjithë atyre që më ftuan, por e kisha të pamundur, shkaku i obligimeve jashtë Kosovës. Pa dyshim, më së miri ndjehem në diskotekën më të madhe dhe më moderne shqiptare, në “Rinora 4”. Ata njerëz janë pafundësisht profesionalë, gjithmonë në hap me trendet më të reja botërore, kanë qenë pranë meje në raste të mira dhe jo të mira, është një klientelë e zgjedhur të rinjsh shqiptarë dhe të huaj. Njerëz si këta na bëjnë të mburremi që jemi shqiptarë.
Diçka për fund?
Respekto kishë e xhami, admiro të shenjtën shqiptari.

Adelina Ismajli rikthehet me një klip, ku aktron tetë role:

Me një këngë popullore të vjetër të interpretuar mrekullisht dhe të përpunuar në trendin më të ri në muzikën botërore, zhanrin tribal, me një vallëzim të përkryer ku asnjëherë nuk ka lëvizje të tepërta por as të mangëta, me dukje fantastike dhe aktrim profesional ku këngëtarja luan 8 personazhe të ndryshme, ky klip sigurisht që do të jetë surpriza e kësaj vjeshte.


Adelina Ismaili tashmë ka mbaruar xhirimet për klipin dhe pritet momenti kur do të publikohet nëpër televizione. Pas një përmbyllje të suksesshme të koncertit para një muaji në disko “Rinora 4”, ku mbi 3.000 persona në publik u argëtuan nën tingujt e muzikës së saj, këtë radhë këngëtarja është përsëri në aksion, por në një disko tjetër, e cila si duket do të ketë mbrëmjen e fundit pasi parashikohet të mbyllet. Adelina ka qenë e pranishme disa herë në këtë diskotekë dhe gjithmonë ka dalë e kënaqur nga pritja që i është bërë. Por, nëse dikush ndalon veprimtarinë, dikush tjetër vazhdon me një ritëm akoma më të madh. Kanë kaluar tashmë 12 vite kur Adelina Ismajli theu tabu në Festivalin e RTSHsë, duke u zhveshur në veshje të brendshme dhe fustan transparent për t’i lënë shqiptarët 12 vite radhazi të komentojnë këtë gjest, i cili etiketoi Ismajlin ndër këngëtaret më të njohura dhe më të pëlqyera shqiptare të të gjitha kohërave, përderisa atëherë temë ishte “Emancipimi i femrës shqiptare”. Këtë radhë Adelina në këngën dhe klipin e saj ka zgjedhur një temë tjetër shumë më të ndjeshme, tolerancën fetare tek shqiptarët.

Duke ditur që jemi ndër popujt e rrallë në botë që respektojmë fenë e çdokujt, Ismaili në klipin e ri trajton pikërisht respektimin e fesë së shqiptarëve myslimanë ndaj atyre katolikë dhe e kundërta, ku secila fe respekton tjetrën. Adelina këndon “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, refren ky që tashmë gjendet në njërën nga këngët e saj. Me një këngë popullore të vjetër të interpretuar mrekullisht dhe të përpunuar në trendin më të ri në muzikën botërore, zhanrin tribal, me një vallëzim të përkryer ku asnjëherë nuk ka lëvizje të tepërta por as të mangëta, me dukje fantastike dhe aktrim profesional ku këngëtarja luan 8 personazhe të ndryshme, ky klip sigurisht që do të jetë surpriza e kësaj vjeshte. Me këtë projekt Adelina Ismajli edhe njëherë rrëzoi një tabu: “U bë myslimane, katolike, pellazge (besimi i vjetër Ilir), hebrehe, budiste, por më së shumti shqiptare.

Adelina ndez diskon “Rinora 4” në Zvicër:Paraqitjet e saja asnjëherë nuk kalojnë nën hije dhe pa u vërejtur. Ngado që shkon bën zhurmë sikur të ishte e lindur për skenë pasi gjithmonë flitet rreth jetës dhe karrierës së saj. E pse mos të flitet pasi ajo sa më shumë kalojnë vitet, duket akoma më seksi dhe mosha si duket nuk i krijon aspak problem. Nuk kaloi edhe shumë gjatë që nga publikimi i albumit të fundit “Fenix”, ku ajo nuk ndaloi së promovuari atë sa në intervista, por edhe në show të ndryshëm nëpër vendet ku jetojnë shqiptarët.

Në kohën që jetojmë tani në këtë krizë financiare, ajo është e stërkënaqur nga shitja e albumit. Planet e saj nuk mbarojnë këtu. Më herët treguam se këngëtarja po përgatitet për një sërë koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me këngëtarin Shpat Kasapi, por jo vetëm atje pasi ata do të vizitojnë dhe do japin koncerte edhe në Kanada, ku për herë të parë marrin pjesë që të dy. Por jo vetëm kaq, ditë më parë paralajmëruan edhe rreth një dueti të cilin ajo e ka përgatitur me reperin Da Ghost. Nën praninë e shumë simpatizantëve, kënga u promovua në diskotekën “Rinora 4” në Zvicër. Padyshim që do të jetë e pëlqyer nga publiku pasi në të gjenden edhe ritme folklorike që gjithmonë ka pasur në meloditë e Adelinës. Kjo vërehet edhe nga klikimet e para që ka pasur në internet videoja e promovimit. Speciale e asaj mbrëmje ishte vetë Adelina, veshja e saj dhe koreografia. Lëvizje seksi dhe koreografi pak më ndryshe se herët e tjera. Fustani i zi seksi i shkurtër, i dizenjuar enkas për atë promovim shtoi edhe më shumë interesimin e publikut të cilët të kënaqur lëshuan mbrëmjen në orët e para të mëngjesit. Ky ishte edhe një rikthim i Adelinës në diskotekën “Rinora 4” pas një pauze, për arsye akoma të panjohura. Pas kthimit nga koncertet në Amerikë, ne presim gjëra të reja dhe interesante për publikun nga vetë Adelina. Foto nga mbrëmja dhe atmosfera atje ne i kemi publikuar kësaj rradhe për ju.

Adelina Ismaili, 3 mijë euro për të kënduar në “Big Brother Albania”:

Në hollin e një hoteli të vogël pak metra qendrës së Tiranës, Mona, nëna e këngëtares Adelina Ismajli, teksa gjerb kafen e mëngjesit të fton të ulesh në tavolinë e vogël dhe shpjegon se e bija, është ende duke fjetur gjumë, edhe pse ora ka pak që kaluar mesditën.

“U lodhëm dje nga rruga dhe fill pasi zbritëm nga avioni Adelina shkoi në “Big Brother”, prandaj edhe është ende në gjumë”, tregon Mona, sikur do të justifikojë të bijën. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që këngëtarja vjen në Tiranë, pas një pauze të gjatë muzikore, por edhe koncertesh të cilat duket se për një kohë i kishte lënë pas. Por duket se më shumë sesa jehona, shifra që i kanë ofruar organizatorët ka qenë arsyeja që Adelina Ismajli, është shfaqur kalimthi në Tiranë. Plot 3 mijë euro, kjo ka qenë marrëveshja që është bërë mes “Top Channel” dhe këngëtares së njohur që ajo të shfaqet vetëm 10 minuta në ekran, një surprizë kjo që ishte dedikuar 3 finalistëve të reality show-t “Big Brother”.

“Mujtëm me ardh nga Prishtina në Tiranë vetëm për “Big Brother”, pasi na kishin thanë që është shumë indjekur. Na u lutën fort, manej vendosëm të vinim. Gjithçka u kry me telefon me Arbanën”, shprehet nëna e divës së madhe të muzikës shqiptare. Ajo pohon gjithashtu se, zakonisht Adelina lëviz nga Prishtina, vetëm pasi pronarët e lokaleve apo diskove të pranojnë shifrën prej 10 mijë eurosh, shuma që kërkon zyrtarisht princesha e muzikës shqiptarë për në koncert. Edhe pse mund të duket një shifër marramendëse për shumë këngëtarë të tjerë, është e qartë, se oferta të tilla i bëhen vetëm asaj, ikonës së pazëvendësueshme të muzikës, e cila përveç 20 vite karrierë, gëzon famën dhe suksesin, si kurrkush tjetër artist shqiptar, brenda apo jashtë trojeve shqiptare. Nuk ka pikë dyshimi që udhëtimet e Adelinës, përkthehen në shifra disa mijëra euro, ndërsa ky i fundit, duket se ka qenë edhe një udhëtim pune në Tiranë. Nëse Adelina e kishte menduar që ky do të ishte një udhëtim i shkurtër në kryeqytet, realisht nuk ndodhi kështu, pasi nënë e bijë kanë vendosur që të rrinë edhe dy ditë të tjera, por kanë vendosur të ndryshojnë hotel. Adelina zgjohet nga gjumi pak minuta pas orës 12.00 dhe e ëma e lajmëron të bëjë gati valixhen për t’u zhvendosur gjetkë. “Nuk mujtëm me nejt më shumë. Dhomat janë shumë të vogla dhe televizori kap vetëm kanale serbe dhe bullgare, do të shkojmë gjetiu…”, psherëtin ajo, teksa thith ngadalë një cigare të kushtueshme. Ndërkohë porsa i takon kthimit në Shqipëri, duket se as vera e nxehtë apo ofertat, nuk janë arsye bindëse që Adelina të jetë e pranishme në Tiranë gjatë këtij sezoni, pasi duket se gjatë kësaj periudhe ajo do të merret me promovimin e albumit të ri, “Feniks”, i cili ka vetëm pak ditë është hedhur në tregun mbarëshqiptar.

Rovena Stefa

Ja ku na vjen edhe një lajm i freskët nga jeta private e këngëtares simpatike Rovena Stefa. Në fakt për jetën e saj artistike ne kemi vazhdimisht lajme, pasi Rovena është një nga këngëtaret me axhendën më të ngjeshur.Pak kohë më parë u fol për ndarjen e Rovenës nga ish i dashuri i saj, i cili ishte nga Maqedonia por nuk kishte lidhje me artin. Pas kësaj ndarjeje, kaluan disa muaj dhe asnjë informacion për jetën private të Rovenës edhe pse një ide e kishim se nëse do të lidhej mund të ishte përsëri një djalë nga Kosova apo Maqedonia, vende ku ajo rri më shumë pasi atje edhe kërkohet më shumë.Ndërsa tani burime të sigurta na tregojnë se, Rovena ka dy muaj që është lidhur me një djalë 28-vjeçar, shumë simpatik i cili ka qenë ushtar i UÇK-së.

Ai ka luftuar gjatë kohës kur lufta në Kosovë ishte në kulmin e saj, ndërsa tani nuk është më ushtarak. Momentalisht ai punon si këshilltar afër një politikani shumë të njohur kosovar dhe ndër të tjetra është një figurë e njohur nga kosovarët. Ja pra Rovena edhe kësaj radhe me të vërtetë nuk u lidh me një artist, por mesa duket edhe ai është i njohur njëlloj si Rovena por në një fushë tjetër.Edhe pse lidhja ka dy muaj që ka filluar, duket se për çiftin gjithçka po shkon më së miri. Të shohim se si do të ecë kjo lidhje dhe sapo të kemi një fotografi të çiftit do ta botojmë për kënaqësinë e të gjithë atyre fansave, që duan të dinë sa më shumë për Rovenën.

Rovena Stefa nuk jam greke, jam krenare që jam shqiptare:

Në një intervistë këngëtarja e njohur tregon që në repertorin e saj kohët e fundit ka futur edhe këngët popullore të Shqipërisë së jugut. Më pas ka treguar se kjo është mëse normale mbasi vetë ajo është nga jugu, nga Fieri. Por mesa duket e gjitha kjo është keqkuptuar pasi jugu i Shqipërisë në kopertinën e gazetës është transformuar në “Greqi”. Kështu lajmi se Rovena Stefa qenka greke, mori dhenë.

Mirëpo të gjithë e dimë qe Rovena është një këngëtare shumë e pëlqyer, sidomos në Diasporë, një target njerëzish këta shumë sensibël ndaj prejardhjeve dhe me shumë patriotizëm brenda shpirtit të tyre. dhe fansat atje shpesh e kanë cilësuar si Adelinën e Shqipërisë Rovenën për simpatinë që kanë për të. Mirëpo duket sikur sedra e tyre është fyer nga këto komente dhe ngaky keqinfoirmim.Keshtu mesuam se avokati i Rovenes ka pergatitur procedurat per ta çuar këtë çështje në gjykatë për të vënë në vend të vërtetën dhe për të mbrojtur dinjititetin a këngëtares. Po këto kohë këngëtares i është dashur të përballet edhe me të tjera shpifje në media, madje ka çuar në gjykatë një të përjavshme duke e akuzuar për ofeza dhe shpifje. Duke u kthyer tek këngët e jugut nga e cila rrodhën të gjitha komentet mbi prejardhjen e saj, ia vlen të përmendim se vetëm mbas shumë vitesh karrierë, Rovena provon me muzikën e jugut. Ajo ka lëvruar gjithmonë muzikën e Shqipërisë së veriut dhe atë asaj të mesme. Pat provuar me këngën “Djalë më bën magji” dhe nga suksesii kësaj kënge ka vijuar me rrymën turbo folk të këtyre trevave duke vijuar më pas me “Dasma”, “Llokum” etj. Shpesh në intervista ajo tregon se i është kthyer muzikës shqiptare tamam në atë kohë kur të gjithë rendnin drejt muzikës së huaj dhe rëndësinë e kësaj muzike e ka mësuar sidomos kur shkonte në diasporë ku të gjithë donin të dëgjonin vetëm muzikën e mirëfilltë shqiptare. Edhe pse incidentet e lartpermendura nuk janë të këndshme, ato nuk e kanë penguar këngëtaren për të vijuar me axhendën e saj e cila është si gjithmonë shumë e ngjeshur.Sipas burimeve tona, këngëtarja është çdo fundjavë e ftuar në diasporë pasi prefeorohet ndër të tjera edhe për të kënduarit live.Gjithashtu duket se e gjitha´kjo është me mjaft leverdi për këngëtaren e cila nga çdo koncert merr 4000 euro.Ndërkohë në verë thuhet se do të vijojë me diskon e saj në breg të detit në Durrës, një biznes ky i nisur verën e kalaur, por që pritet që këtë verë të zgjerohet akoma më tepër.
Rovena Stefa ndahet nga i dashuri:

Edhe pse kishte kohë që qarkullonin thashethemet se marrëdhënia mes Rovena Stefës dhe të dashurit të saj kishte filluar të bëhej problematike, vetë këngëtarja e mohonte këtë fakt duke pohuar se si çdo lidhje, edhe ajo e saja kishte ulje dhe ngritjet e veta.
Në intervista të ndryshme këngëtarja edhe pse nuk e kishte me shumë qejf të fliste për jetën e saj private, nuk e ka mohuar faktin se ka një të dashur në jetën e saj. Mbase edhe për faktin se jeta artistike e këngëtares është zhvilluar kryesisht jashtë kufinjve të Shqipërisë, ajo ka zgjedhur një djalë nga Maqedonia, në vendin ku ajo ka edhe mjaft bashkëpunime artistike me këngëtarë dhe kompozitorë. Rovena ka rrëfyer sedjali nuk kishte lidhje me botën e artit, por kishte pranuar të lidhej me një artiste e cila brenda një muaji mund të lëvizte në disa shtete mbase edhe në dy kontinente me turnetë e saj. Në shumicën e rasteve ai e shoqëronte kudo Rovenën dhe në këtë mënyrë me siguri ajo është ndjerë më e sigurt pasi përveç të motrës, kishte pranë edhe të dashurin. Më pas filluan thashethemet e një krize në lidhjen e tyre. Edhe pse këngëtarja e mohonte këtë fakt, pak ditë më parë ajo ka vendosur të mos e fshehë më: “Po është e vërtetë, kam pak kohë që jam ndarë nga i dashuri im.

Lidhja ime prej gati një viti e gjysëm mori fund. Arsyeja? Siç ndodh gjithnjë në këto raste, thjesht kishim mosmarrëveshje”- është shprehur Stefa. Dihet nga të gjithë që këngëtarja ka një aktivitet të ngjeshur dhe një nga sukseset e saj është edhe ndihma e madhe që i jep e motra Lisa e cila e shoqëron ngado duke bërë menaxheren e Rovenës. Verën që lamë pas dy motrat hapën dhe një disko të tyren në plazhin e Durrësit ku këndonte për natë live Rovena dhe mjaft këngëtarë të tjerë të ftuar prej saj. Një eksperiencë e mirë kjo jo vetëm për këngën por edhe nga pikpamja financiare. Mesa duket deri më sot i vetmi njeri me të cilin Rovena s’ka patur dhe as ka për të patur ndonjëherë mosmarrveshje mbetet e motra Lisa. Gjithsesi ne shpresojmë që këngëtarja të gjejë së shpejti shokun e jetës ashtu siç ajo e dëshiron.

Miriam Cani:Mirjam Cani, mir jam edhe sportive
Posted on Jan. 23rd, 2008 by admin

Shqiptarja e grupit “Preluders” është nga ato që kur vjen puna tek grimi, mjaftohet vetëm me një shkëlqyes. Dhe mbi të gjitha preferon xhinset dhe të pambuktat. Por skena e do ndryshe. Dhe atëherë ajo shndërrohet në atë vajzën joshëse që e njohim të gjithë

normal_miriam00.jpg



Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?

Si karakter jam Mirjami që kam qenë, por nga pamja jashtme kam bërë ndryshime, sigurisht.

Çfarë lexon përgjithësisht?

Në kohën time të lirë lexoj shumë, sidomos revista apo gazeta, për t’u informuar për të rejat më të fundit në botën e muzikës.

Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?

Bukuria fizike është e përkohshme, ndërsa e përjetshme është vetëm bukuria shpirtërore.

Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruash bukurinë tënde?

Duke qenë se dal shpesh në skenë dhe më duhet të bëj makijazh, përpiqem që të kujdesem sa më shumë në jetën time të përditshme. Sigurisht edhe ushqimit i kushtoj një vëmendje të veçantë.

Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde.

Një pikë të dobët? Çdo njeri shikon tek vetja e tij shumë defekte që të tjerët nuk i vënë re. Mendoj se sekreti i pamjes time është dhurata e natyrës, por edhe kujdesi që i kushtoj unë asaj. Mbi të gjitha mundohem të tregohem sa më e thjeshtë, pra të jem vetevetja.

Ç’trajtim bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?

Përpiqem që të kujdesem vetë për trajtimin e lëkurës time, duke përdorur gjëra natyrale në shtëpi, ndërsa tek parukieri shkoj rregullisht.

Ka një moshë për gjithçka. Për ty ka mbaruar periudha e…

Adoleshencës.

Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?

Varet nga vendi ku jam e ftuar. Megjithatë, unë ndihem mirë dhe më pëlqen si stili klasik ashtu edhe ai modern.

“Uniforma” e përditshme për në punë?

Më pëlqen praktikja, veshjet sportive, xhinse, bluzë… Në punë mbi të gjitha dua të ndjehem rehat.

Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?

Varet ku ndodhem. Por ajo që mund të them me siguri, është që në jetën e përditshme më pëlqen të vishem sportive.

Të brendshmet e preferuara?

I preferoj në ngjyrë të zezë, të kuqe, bezhë… Edhe këto sipas rastit, apo gjendjes shpirtërore

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?

Pa u treguar modeste, mund të them që të tjerët mund të thonë se unë jam seksi

Çfarë mban zakonisht në çantë?

Patjetër portofolin, celularin, një bllok shënimesh, një stilolaps, një pasqyrë, zbutës dhe shkëlqyes buzësh.

Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tënde?

Muzika soul, r’n’b, pop-rock.

Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?

Për momentin ndihem mirë këtu ku jetoj tani, në München… Ndërsa për të ardhmen akoma nuk jam e vendosur, pasi ka shumë vende ku do doja të jetoja.

Zgjedhjet për stinën e dimrit?

Çizme, xhinse me shumicë, pallto treçerekëshe, ndërkohë që shallet janë gjithmonë të kombinuara me veshjet.

Parfumi i preferuar:

Jean Paul Gaultier – Classique

Modeli i celularit që mban

Nokia

Libri i preferuar

Diabolus të autorit Dan Brown

Modeli i çantës kult

Louis Vuitton

Linja e produkteve të flokëve

Fructis

Disku i preferuar

Justin Nozuka

Revista Jeta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Per vipat   Tue Nov 17, 2009 10:43 am

Vesa Luma:

Këngëtarja serbe vjedh këngën e Vesa Lumës:
Kohët të fundit serbët janë vënë në gjah pas melosit shqiptar. Dihet botërisht çfarë urrejtje kanë ata për popullin shqiptar, por duke u bazuar në thënien “kultura nuk njeh kufijë” atëherë ndoshta edhe u lejohet të bëjnë një gjë të tillë. Kësaj radhe viktima e huazimit është këngëtarja Vesa Luma, e cila akoma nuk është prononcuar në lidhje me këtë vjedhje. Hiti më i madh i saj “Jemi dhe s’jemi” me të cilën ajo edhe u bë e njohur për publikun e gjerë, huazohet nga këngëtarja sërbe Djina Stoeva e cila e titullon këngën “Zasrami se”. Ky nuk është as rasti i parë e as i fundit që kalon pa u ndëshkuar nga organet të cilat merren me të drejtat e autorit. Ndoshta për shkakun se tashmë këngëtaret shqipëtare po garojnë me ata të huajat se kush do huazojë më shumë. Jina Stoeva në Serbi njihet si një këngëtare me përvojë të madhe në skenën muzikore por ja që i ka pëlqyer shumë kënga e Vesës, të cilën ka vendosur të marrë dhe ta realizojë edhe me videoklip, gjithashtu e përfshirë në albumin e saj më të fundit të titulluar po ashtu me titullin “Zasrami se”. Ndërsa Vesa mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera për momentin e cila së fundmi ka sjellë shumë hite në skenën muzikore por që punën e saj e vazhdon akoma më me shumë intensitet. Pas përfundimit të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku atje edhe festoi 1-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ajo tashmë ka filluar përgatitjet për koncerte në diasporën shqiptare, por duke punuar gjithashtu edhe këngë dhe klipe të reja si befasi për fansat e saj.

Vesa Luma: “Te jesh seksi eshte plus per nje femer”:
Vera e ketij viti e ka gjetur shume prane publikut shqiptar. Jo vetem me turnete e koncerteve ne te gjithe vendin, por edhe fale dy kengeve te reja, qe Vesa Luma ka lancuar. “Ik kur te le une” dhe “Eja”, ndonese me dy tituj qe sjellin kuptime krejt te ndryshme, e prezantojne Vesa Lumen energjike, te gjalle dhe plot risi. Sigurisht nje pjese e ketij suksesi veror i dedikohet edhe bashkepunimit te fundit me Turin, e “Produkt 28”.

Kenga e fundit, qe ke lancuar eshte “Eja”, nje bashkepunim me Turin e “Produkt 28”. Si lindi iedja per kete duet?

Ishte ftesa e Turit, e cila me beri shume pershtypje, sepse gjithmone me kane pelqyer kenget e “Produkt 28”, por Turin e kam njohur edhe me heret, ndaj e pranova me shume kenaqesi.

A eshte kjo kenge nje menyre per te bere me shume fansa ne Shqiperi?

Une faktikisht e kam filluar karrieren muzikore ne Shqiperi dhe kjo kenge them, qe me shume eshte nje bashkepunim i shendoshe mes dy kengetareve, qe jetojne ne vende te ndryshme, por me publik te njejte.

Sa e gjen veten ne rrymen e ketij krijimi?

Posa kam degjuar kengen kam rene ne dashuri me te, sepse me te vertete eshte nje kenge, qe edhe po ta degjosh qindra here gjate dites, nuk merzitesh. Nuk e kam problem te adaptohem ne cfaredo rryme muzikore, aq me pak ne kete rast, kur kam bashkepunuar me nje djale te talentuar si Turi, apo me nje orkestures dhe profesionist te njohur si Shpetim Saraci. Jam shume e kenaqur si me kengen edhe me klipin e mrekullueshem, qe me te vertete ka dale si nje ”drame e koherave moderne”.

Kete vere ke qene shpesh me koncerte ne Shqiperi. Si te duket pritja e publikut?

Cdo fundjave, qe nga fillimi i veres e kam te pronotuar ne bregdetin e bukur te Shqiperise. Jam me fat dhe shume e privilegjuar, qe kendoj para nje publiku te mrekullueshem sic eshte publiku mbareshqiptar.

Ke miq kur vjen ne Tirane?

Kam shume miq, jo vetem ne Tirane por ne cdo vend te Shqiperise, edhe pse jo gjithmone kam kohe t’i takoj. Por jam shume e lumtur, qe ndjehem po aq e lire me miq, sa edhe ne Kosove.

Cfare projektesh te tjera ka Vesa gjate kesaj vere?

Sapo kam lancuar edhe nje kenge timen te re, shoqeruar nga nje klip, kenge e cila ne Kosove tashme eshte shnderruar ne nje hit te vertete. Eshte kenge ritmike, ashtu sic e kerkon vera. Besoj, se kam qene mjaft aktive kete vere me projekte.

Sa rendesi ka muzika ne jeten tende ne raport me gazetarine dhe angazhimet e tjera?

Eshte pjese e pandashme e jetes sime sime, por gjithmone duke e koordinuar edhe me profesionin tim te gazetarise, edhe pse nuk mund te mohoj qe kohet e fundit muzika ma ka marre pakez anen.

Vesa, fansat gjithmone jane te interesuar te meosjne me shume edhe per jeten private te personave publike. Eshte folur, se ti po jeton nje lidhje serioze, sa e vertete eshte kjo dhe sa seriozisht e ke marre ti kete marredhenie?

Kur kam folur per jeten private shume shpesh e kane keqperdorur dhe jam ndjere shume keq per kete fakt. Megjithate nuk e mohoj, qe jam e dashuruar seriozisht.

Mendon se je ne nje moshe kur vertet duhet menduar per nje lidhje serioze?

Nuk eshte pune moshe, eshte pune ndjenje. Njeriut i duhet te kete dike ku mund te mbeshtetet, ta doje, thjesht te ndihet i mbushur shpriterisht.

Mund te na tregosh dicka me shume per djalin, qe te ka bere ta dashurosh seriozisht?

Eshte njeri i mrekullueshem…

Cfare ke vleresuar me shume tek ai?

Respektin ndaj meje, mbeshtetjen, kupton punen time, gjithcka.

Sa e rendesishme eshte dashuria per ty?

Eshte ushqimi i shpirtit, cdo njeri ka nevoje te ndihet i dashuruar.

Sipas mendimit tend, cfare e ben nje mashkull te dashurohet me Vesen?

Nuk ndihem mire te flas per veten, por nese duhet patjeter t’i pergjigjem kesaj pyetjeje, atehere origjinalliteti dhe pozitiviteti i qendrimit tim, ndoshta i afron me shume me mua.

Je zhgenjyer ndonjehere nga ndonje mashkull apo nga dashuria?

Nuk kam pasur rast..

Si mendon ti, me mire te jesh nje femer e bukur, apo seksi?

Femra eshte krijuar si nje qenie e bukur, nderkohe te jesh seksi eshte nje plus per nje femer, ndaj mund te ndihesh e privilegjuar ose ne disa raste jo edhe aq kur shpeshhere ky term keqkuptohet.

Mendon se je nje femer seksi, qe fiton fansa jo vetem me zerin, por edhe me pamjen tende?

Eshte e padiskutueshme qe pervec zerit investoj edhe ne pamjen e jashtme, pse jo, por nuk flas per investim material. Mjafton te ndjehem seksi apo te ndjehem rehat ne rrobat qe vesh, apo ne levizjet qe bej dhe te kompletohem ndoshta si artiste. Por zeri eshte dhuntia e Zotit, ndaj mbetet pasuria ime ne te cilen gjiithmone do te investoj.

“Me floke te erret nuk njihja veten”

Kur per here te pare eshte prezantuar ne Shqiperi si kengetare, gjate konkursit “Ethet”, Vesa Luma ka qene nje bionde shume terheqese, qe me zerin e vecante dhe dialektin kosovar arriti te bente shume fansa per vete. Dhe pavaresisht ndryshimeve qe mund te pesonte look-u i Veses duket, se floket e verdha mbeteshin identifikues per te. Por perpara pak kohesh kengetarja vendosi te luante edhe me kete pjese dhe u shfaq me floke te erret. Nje imazh tjeter, qe edhe ate vete nuk e ka bindur shume. “Ndoshta sepse jam mesuar ta shoh veten gjithmone bjonde, nuk munda ta perballoj dot ndryshimin me floke me te erret. Me dukej sikur nuk isha Vesa”, shprehet ajo, qe tashme sic e keni pare eshte kthyer perseri tek “dashuria e pare”.

Koha Jone

Vesa Luma, vajza me pantallona të shkurtra:

I ka ndodhur të dalë edhe në skenë e veshur me to, edhe të pozojë për aparatin. Sepse për Vesa Lumën, pantallonat e shkurtra dhe minifundi janë veshja e preferuar. Kështu na ka rrëfyer “para pasqyrës” dhe na ka zbuluar edhe disa sekrete të vogla…

Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?

Nuk mund të them se nuk kam ndryshuar, duke pasur parasysh se gjatë shfaqjeve të para isha më e koncentruar në këndim apo në atë çfarë bëja para kamerës. Ndërkohë, duke u shpeshtuar paraqitjet e mia, duke u pjekur profesionalisht, kam parë se fiziku zë një pjesë goxha të rëndësishme në skenë, andaj kam filluar t’i kushtoj më shumë kohë paraqitjeve të mia skenike, apo të kaloj më shumë kohë para pasqyrës.

Çfarë lexon përgjithësisht?

Me shumë keqardhje për veten time them se kohëve të fundit kam pasur jo shumë kohë për të lexuar, duke e krahasuar me vitet e kaluara, kur kohën e lirë e kaloja duke lexuar romane apo ndonjë enciklopedi. Tashmë më kanë mbetur vetëm gazetat ditore, të cilat i lexoj çdo ditë duke pirë kafen e mëngjesit.

Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?

Nëse pajtohemi se bukuria buron nga shpirti, atëherë do ta zgjidhja.

Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruash bukurinë tënde?

Së pari, duke vazhduar të kem energji pozitive për gjërat që më ndodhin në jetë, që lidhet me pyetjen e mëparshme, sepse vazhdoj të besoj se bukuria rrjedh nga shpirti dhe nga mendja e njeriut. Dhe së dyti, duke mbajtur trupin dhe fytyrën e freskët me produkte që janë të shëndetshme dhe jo artificiale.

Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde.

Sikurse çdo femër tjetër, edhe unë kam jo një, por disa sekrete të pamjes sime. Ajo çka më bën përshtypje tek pamja ime, por që nuk më shqetëson edhe aq shumë, është shëndoshja dhe dobësimi për një kohë shumë të shkurtër. Më ndodh shumë shpesh që për një javë të shëndoshem, ndërkohë javën tjetër humbas dy herë më shumë kilogramë.

Ç’trajtim bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?

Përveçse e vizitoj pothuajse çdo dy ditë parukieren, bëj trajtime të ndryshme fytyre, solar, sauna etj., por nuk jam shumë e fiksuar pas salloneve të bukurisë.

Ka një moshë për gjithçka. Për ty ka mbaruar periudha e…

Edhe pse ende mendoj se jam në fazën e shijimit të gjërave, për mua ka mbaruar periudha e piercing-eve të shumta që kam pasur në trup, duke pasur dëshirë të jem në qendër vëmendjes. Më ka mbaruar periudha e obsesionit ndaj aksesorëve, ndërkohë që tani më shumë më pëlqen një gjë e lehtë me shije dhe e vogël e varur në qafë.

Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?

Jam adhuruese e minifundeve apo e pantallonave të shkurtra, sidomos në këtë sezon, si dhe një bluzë seksi.

“Uniforma” e përditshme për në punë?

Xhinse dhe atlete apo këpucë të rrafshëta, sepse puna ime e kërkon veshjen e rehatshme, duke përjashtuar ditët kur kam takime të ndryshme dhe ku mundohem të jem sa më elegante.

Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?

Përgjithësisht xhinse dhe atlete, përveç skenës, ku jam tërësisht e transformuar.

Të brendshmet e preferuara?

Jam e apasionuar pas veshjeve të brendshme dhe mund të them se këpucët dhe të brendshmet janë pikat e mia të dobëta. Preferoj modelet e Victoria’s Secret apo Frederick’s of Hollywood.

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?

Sikurse çdo femër tjetër, edhe unë ka momente kur ndjehem seksi. Por edhe në ato momente kur dua të ndjehem më seksi nuk e teproj…

Çfarë mban zakonisht në çantë?

Gjithçka, duke filluar nga kremi i duarve, parfumi, diçka nga grimi, stilolaps patjetër, CD, Usb, Ipod etj., etj.

Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tënde?

Meqenëse makinën nuk e ngas dot pa muzikë, gjithmonë shoqërohem nga muzika e momentit. Nëse jashtë është atmosferë me diell, preferoj hitet verore, ndërsa nëse jam më e qetë, më shoqëron muzika e lehtë e vendit apo e huaja.

Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?

Kam shëtitur shumë vende dhe përfundimisht nuk do të më pëlqente të jetoja larg vendit tim.

Zgjedhjet për stinën e verës?

Ngjyra shumë të hapura, e verdhë, jeshile dhe e bardhë. Fustane të gjatë të lëshuar, me shumë ngjyra apo pantallona shumë të gjera, gjithmonë me ngjyra të lehta


Parfumi i preferuar

BVLGARI OMNIA

Celulari që mban

Nokia 7373

Çanta e preferuar

Ngjyrë ari apo ngjyrë e zezë e kombinuar, jo ndonjë markë e posaçme

Këpucët e preferuara

Miss Sixty, ngjyra të ndryshme
Linja e produkteve të flokëve

Londa
Disku i preferuar

India Arie

Revista Jeta

Vesa Luma Lidhja ime 2-vjeçare me vëllain e Arta Dobroshit:

Këngëtarja, Vesa Luma, rrëfen për herë të parë për “Panorama Plus”, historinë e saj të dashurisë me administratorin e një agjencie marketingu në Prishtinë, Genc Dobroshi, dhe miqësinë e veçantë që ka me motrën e tij, aktoren e njohur, Arta Dobroshi.


Ajo ishte vetëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve te “Netët e Klipit”, në Tiranë, por natyrisht jo e vetmuar.Edhe pse priste ndonjë çmim për klipin e saj “Exrelax”, mendjen i rrinte diku tjetër, pikërisht tek Festivali i Kanës, ku aktorja e njohur kosovare Arta Dobroshi, po atë natë konkurronte përkrah Angelina Jolie. Dhe Genc Dobroshi, një regjisor në profesion nuk mund ta humbiste atë rast, për të qenë kësaj here pranë së motrës, Arta, ku ishte përqendruar vëmendja e të gjithë shqiptarëve. Vesës natyrisht nuk do t’i ngelej qejfi aspak, sepse Arta është mikja e saj më e mirë. “Ndoshta u desh ky eveniment, që Vesa të pohonte lidhjen me Gencin, një djalë rreth të tridhjetave, që ka vendosur t’i ndjekë hap pas hapi në karrierë të dyja, si Artën ashtu dhe Vesën. I DASHURI IM BRUN Është 30 vjeç, brun dhe që asnjëherë nuk ka qenë i martuar.

Vesa thekson këtë fakt duke qeshur, për të hedhur poshtë thashethemet që s’e lënë rehat. “Sepse realisht është vetëm i dashuri im. Me Gencin, u njohëm 3 vite më parë, në një studio regjistrimi në RTK për aktivitetet televizive të Vitit të Ri, por në të vërtetë u lidhëm 1 vit më vonë. Ai më vardisej natyrisht, por dhe unë e ndihmova shumë, që lidhja të bëhej realitet. Tani nuk kemi asnjë plan, thjesht dashurohemi, por e rëndësishme është që ndihemi mirë”. Dikur ai punonte në televizion të Prishtinës si regjisor, tashmë drejton një agjenci marketingu në Kosovë, dhe këshillat që i jep Vesës janë:“Qëndro profesioniste dhe e aftë për të fituar”.
GENCI, VËLLAI I ARTËS DHE KUSHËRIRI I SHPAT DEDËS
Ajo i ka miq të dy. “Arta përveç një aktore shumë e mirë, është dhe mikja ime me të cilën ruaj një shoqëri të sinqertë”, tregon Vesa. Dhe natyrisht. Të dyja presin këshilla dhe ide, nga ai sidomos për mënyrën se si të marketojnë veten me profesionalizëm.“Janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, dhe Arta si më e vogël që është, e pyet për gjithçka dhe ia dëgjon fjalën.Ata janë tre fëmijë dhe jam e lumtur që janë familje artistësh. “Këngëtari i ri Shpat Deda, është djali i dajës së tyre dhe kështu së bashku bëhemi një shoqëri e mirë artistësh”, shprehet Vesa.
VESA NË TIRANË E shohim shumë shpesh të vijë në Tiranë. Mesa duket ajo nuk lë aktivitet dhe koncert pa qenë e pranishme.“Ç’është e vërteta jam më shumë këtu e pranishme sesa në Prishtinë”. Miqësia që ka krijuar, është e konsoliduar që nga pjesëmarrja në “Ethet e së Premtes”.
ME MUZIKËS DHE GAZETARISË
Mes muzikës dhe gazetarisë, vështirë të qëndrojnë këto dy profesione bashkë. Ajo pohon se, “është e vërtetë, që vazhdon ta bëjë punën e gazetares në Radio Televizionin e Kosovës. Do të jem prezente në ekran me një emision show televiziv me të ftuar, që do të transmetohet shumë shpejt në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës.

Regjisori i rrëmben zemrën Vesa Lumës:E ëmbël, lozonjare dhe mjaft e talentuar këngëtarja dhe gazetarja kosovare Vesa Luma shprehet se ndihet mirë që ndodhet në këtë prag fundviti në Shqipëri ku si shprehet vetë ajo në vendin që e zbuloi talentin e saj. Ditët e ftohta të këtij dimri, që sapo ka nisur e kanë gjetur mes shumë impenjimesh këngëtaren nga Prishtina, Vesa Luma. Sapo ka përfunduar vidioklipin e këngës “Ex relax”, me të cilin do të lançojë albumin e saj të ri. Këtë herë në këtë këngë ajo nuk do të jetë vetëm, por me Genc Prelvukaj, liderin e grupit tashmë të njohur edhe në Shqipëri, “Etno Engjujt”.Por, ardhja e saj në Shqipëri në këto ditë të ftohta lidhet edhe me një tjetër ngjarje, që sipas saj është shumë e rëndësishme, pjesëmarrja në Festivalin e 46 të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Ndërsa një vit më parë ajo u shfaq në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, si prezantuese në krah të Adi Krastës, së bashku me aktoren Ermela Teli, këtë herë ajo do të vijë të konkurrojë me një këngë, e cila e ngjit atë në skenën e Festivalit denjësisht dhe pse jo edhe për të pretenduar për ndonjë çmim. Gjatë ditëve të qëndrimit të saj në Tiranë ajo dha një intervistë për gazetën “Sot”, ku përveçse aktivitetit të saj të përditshëm ajo na rrëfeu edhe disa të fshehta të jetës së saj.

-Keni pak ditë që keni ardhur në Tiranë, por dimë që ju së shpejti do të nxirrni në treg albumin tuaj më të fundit. Si titullohet, çfarë këngësh përmban dhe cilët janë bashkëpunëtorët tuaj për realizimin e albumit?

Unë aktualisht në Kosovë punoj në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe jam gazetare përpunuese, pra jo e terrenit. Por, ajo që për mua është më e rëndësishme dhe po e them për herë të parë këtu në Shqipëri është se sapo kam përfunduar albumin tim më të fundit, im cili titullohet “Të kam dashur shumë”. Ky album përmban 10 këngë dhe kam bashkëpunuar me emrat më të talentuar të muzikës shqiptare si :Flori Mumajesi, Florent Boshjaku si dhe me shumë kompozitorë të tjerë po aq të njohur në muzikën shqiptare. Tekstet e këngëve janë shumë të arrira, por njëkohësisht janë dy tekste këngësh që janë të bëra nga unë.

- Cilat janë rrymat muzikore që përfshihen në albumin tuaj më të fundit?

Në albumin tim përfshihen rryma nga më të ndryshmet. Aty nuk është e thënë që ta gjejë veten vetëm një njeri, por shumë të njerëz. Në këtë album ka këngë me muzikë pop, R&B, balada, një këngë të përzier me muzikë rrok si dhe shumë të tjera.

-Sa kohë keni punuar për albumin, i cili do të lançohet së shpejti në treg?

Unë kam punuar shumë për këtë album, i cili në pjesën më të madhe të tij do të ketë këngë të reja. Nuk kam mujtur me gjetë momentin e përshtatshëm me e publikuar sepse ka qenë shumë e vështirë duke marrë parasysh piraterinë, tregun si dhe shumë gjëra të tjera që po ndodhin tani në Kosovë dhe në Shqipëri. Por, gjithsesi më vjen mirë që kam punuar kaq gjatë dhe me shije dhe nuk kam lënë që të më ikë asnjë detaj i albumit.

-Juve do të ngjiteni ( mbrëmë) në skenën e Festivalit të 46 të Këngës por kësaj radhe jo si një prezantuese por si një konkurrente. Si ndihet Vesa në këtë konkurrim kur vetëm një vit më parë provoi një tjetër performacë atë të prezantimit?

Jam shumë e lumtur që jam pjesëmarrëse si konkurrente në këtë festival. Vërtetë vjet isha prezantuese dhe për mua ishte një eksperiencë e bukur, por edhe si konkurrente ndihem shumë mirë. Kënga që unë prezantoj në festival, është si ajo këngë me atë performacë që është mësuar publiku me mua në skenë. Ajo titullohet “Një natë për mua” dhe është një këngë ritmike, është një këngë, e cila i afrohet shumë këngëve të tjera dhe jam e sigurt që do të pëlqehet nga publiku. Është një kompozim nga Florent Boshjaku dhe me tekst të bërë nga Memli Krasniqi dhe unë. Tjetër gjë, kënga ime ka një performancë interesante duke filluar që në veshje, e cila do të jetë elegante me ngjyrë blu. Kjo është pjesëmarrja ime e tretë ku pjesëmarrja ime e parë ka qenë me këngën “Flakaresha” në vitin 2004 dhe sivjet jam konkurrente në festival ku shpresoj që do të fitojë një këngë që ja vlen me të vërtetë ta fitoj vendin e parë. Konkurrimi live për mua është diçka e mirë dhe mendoj se kjo është edhe më e veçanta e këtij festivali.

-Jeni shprehur se Shqipëria ju zbuloi si këngëtare, por si ndiheni që jeni pjesë e kësaj skene, e cila ju zbuloi për të ecur drejt rrugës artistike?

Publiku shqiptar është shumë i mrekullueshëm. Shqipëria më ka zbuluar dhe është shumë interesante sepse kur vij në aeroport më thonë, ‘Ç’ka don ti tek shtetasit e huaj, eja tek pasaportat shqiptare’. Por,unë i them që jam nga Kosova dhe çuditen. Pra, ka shumë njerëz, që mbase nuk e dinë që jam nga Kosova, që për mua do të thotë që unë jam e pranishme në Shqipëri. Gjithmonë sa herë kam ardhur jam munduar që të paraqitem sa më denjësisht dhe publikun shqiptar e adhuroj.

-Folëm deri tani për krijimtarinë tuaj artistike, por si e kalon Vesa Luma kohën e lirë duke pasur parasysh që jeni akoma në shkollë, punoni gazetare si dhe nuk i ndaheni asnjë moment këngës?

Për fat të keq unë nuk kam shumë kohë të lirë, pasi kam edhe 3 provime për të dhënë për të mbaruar Fakultetin e Gazetarisë. Jam shumë e zënë, por atë kohë të lirë që unë kam mundohem që ta shfrytëzoj duke ndenjur me familjen time si dhe duke kaluar disa momente edhe me të afërmit e mi. Kur kam kohë të lirë mbase edhe ndonjë kafe me shoqërinë.

-Familja juaj është ajo që ju mbështet në gjithë aktivitetin tuaj, por a ka pasur raste kur ju kanë kundërshtar në lidhje me ndonjë projekt tuajin?

Për sa i përket familjes sime ajo është shumë e veçantë për mua. Unë jetoj me nënën dhe dy motrat. Njëra është më e madhe se unë dhe quhet Mjellma, e cila kujdeset shumë për mua. Po mos kishte qenë ajo unë nuk di si do t’ia kish dalë. Kur harroj ndonjë gjë apo CD, ajo ma kujton gjithmonë. Ajo që është më e rëndësishmja është se familja ime më mbështete shumë për gjithçka, por më mbështet shumë edhe moralisht.

-Artistët nuk tregojnë shumë për jetën private, por a është e dashuruar Vesa Luma?

(Qesh). Nuk është se dua që të kem ndonjë sekret, por nuk më pëlqen të flas shumë për këtë. Por, po ju them se jam e dashuruar, kam rreth 1 vit e gjysmë që e njoh. Ai në profesion është regjisor. Më parë ka punuar në televizion ndërsa tani punon vetë privatisht. Nuk mund të them se kam në plan gjëra të tjera pasi është akoma shumë shpejt dhe jeta të ofron shumë të papritura. Përpara se të flas për projekte konkrete dua që të jem e sigurt. Por, deri tani për mua gjithçka është në rregull.

-Pas përfundimit të festivalit, cilat janë disa nga projektet tuaja në vazhdim të aktivitetit artistik?

Vitin e kaluar unë kam qenë gjatë gjithë kësaj periudhe në Shqipëri, pasi kam pasur shumë koncerte për rreth dy muaj. Gati çdo natë kam pasur koncerte ia kam kaluar mirë dhe besoj se edhe vitin e ardhshëm, pse jo do të jem përsëri në Shqipëri.

-Jemi në prag festash, por a ka menduar Vesa se ku do t’i kalojë festat?

Për pushimet akoma nuk kam menduar, mendoj se është akoma shpejt. Them se do të jem edhe në ndonjë koncert, por gjithsesi besoj se do t’i kaloj shumë mirë.

-Keni gjithmonë një performancë të re në skenë. Por, sa kohë i kushton Vesa Luma lookut të saj?

Nuk është se i kushtoj shumë kohë aq sa ta teproj. Por, unë kam dëshirë që të jem gjithmonë në formë dhe të kem një paraqitje sa më të mirë në skenë. Për këtë mundohen që të zgjedh gjithmonë veshje, që i përshtaten sa më shumë shijeve të mia. Por, të gjitha këto unë i ndërthur edhe me spektaklin ku do të prezantohem dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua.

-Shumë emra të njohur të skenës dhe ekranit mbajnë dietë për të qenë sa më në formë. Ju e aplikoni diçka të tillë?

Jo, unë nuk mbaj dietë, por kam një organizëm shumë interesant. Unë për një javë mund të shëndoshem dhe të shtoj disa kile, por për një javë mund të bie përsëri nga pesha. Megjithatë unë nuk kam probleme me linjat, ndonëse organizmi im ka këtë lloj natyre.

-Në një darkë me miqtë, cila do të ishte pjata juaj e preferuar?

Në një darkë mua do të më pëlqente që të haja një pjatë me makarona, që më pëlqejnë shumë gjithashtu më shijojnë shumë edhe peshqit, madje më pëlqen shumë që t’i shijoj me verë të kuqe ose të bardhë. Kjo do të ishte darka ime e preferuar dhe mbase do të kisha ndenjur duke ngrënë gjatë gjithë jetës time peshq, pasi më pëlqejnë shumë.

-Dhe në fund të kësaj interviste, cilat janë planet tuaja për vitin 2008?

Kuptohet që së shpejti unë do të lançoj albumin tim. Pas kësaj vijnë provimet si dhe diplomimi. Por, këtu do të përfshihen edhe pjesëmarrja në disa koncerte.

Inis Gjoni:

Inis Gjoni shfaqet më shpesh në festa:

Gjithmonë dhe më serioze po prezantohet Inis Gjoni në sy të publikut, ndërkohë që nuk mungon në festat që organizohen në Tiranë. Ajo duket në formë të mirë në këtë foto, ndërsa ka qenë duke pirë me miq në bar “Metropolitan”. Kohët e fundit ajo ka rifilluar të frekuentojë festat që organizohen nga miq të saj të ngushtë. Ndërkohë, që rrethi i miqve tashmë është ai i maturuar. Çdo javë në studion e saj në “TV Alsat” intervistohen nga ajo artistë dhe personalitete të njohur. Vetë Inisi e ka pohuar se ka gjetur një format që i pëlqen, ndërkohë që do të provojë sërish me regjinë.

Jonida Maliqi:

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, këngëtarja Jonida Maliqi celebroi martesën e saj me dy dasma super luksoze fundjavën e kaluar.
E para u zhvillua të enjten e kaluar tek hotel “Tirana”, ku u bë edhe lidhja zyrtare në martesë. Të ftuar ishin të afërm dhe miq të Jonidës dhe bashkëshortit të saj. Ndërsa e dyta, ajo që ishte tamam një festë, u zhvillu në hotel “Sheraton”. Një ceremoni me rreth 300 të ftuar, ku çdo gjë ishte kuruar deri në detaje.Tavolinat ishin shtruar tek ambientet brenda me një menu jashtëzakonisht të pasur, aq sa të ftuarit tregojnë se nuk arritën as t’i provonin pjatat se për t’i mbaruar as që bëhej fjalë. Dhe pjesa spektakolare u zhvillua jashtë. Nga ora dy e natës të gjithë dolën jashtë, në oborrin e hotel “Sheraton” dhe kuzhinieri italian solli tortën gjigande.Më pas në momentin që do pritej torta dhe do hapej shampanja, të gjithë hodhën fishekzjarrë, duke krijuar një ambient festiv, siç e kërkon një rast i tillë.

Çifti më pas ka këmbyer puthjen tradicionale të ekzaltuar nga ai ambient i krijuar vetëm për ata, për ditën e tyre më të lumtur.Jonida kësaj radhe kishte ndërruar fustanin, duke preferuar stilin klasik të nuseve edhe pse disa të ftuar tregojnë se flokët portokalli nuk e jepnin edhe aq shumë idenë e klasit në krahasim me flokët e errëta me të cilat, sipas tyre, Jonida dukej më bukur. Gjithsesi ne e dimë se Jonida ka për t’i ndryshuar shumë shpejt ngjyrën dhe modelin e flokëve, pasi ajo shquhet për kujdesin për pamjen dhe ndryshimet e vazhdueshme.

Jonida Maliqi, prezantuese televizive:

Ekzigjencat dhe performancat e saj si këngëtare këtë radhë Jonida Maliqi i ka lënë mënjanë. Ajo do të provojë tashmë si prezantuese.Ndonëse pranon, që prezantimi nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i arritjeve të saj artistike,këngëtarja vjen tek publiku edhe në këtë mënyrë. Ajo do të jetë në krah të muzikantit Gjergj Leka në drejtimin e emisionit “Kthehem të dielën”, që nisi transmetimin te djelen në mbrëmje në ekranin e TVSH-së.

normal_jonida-maliqi1.jpg

Sigurisht pa qenë primare për Jonidën, por duke e parë si diçka interesante dhe të veçantë këngëtarja nuk e ka menduar dy herë për të thënë “po”. Por cilat kanë qenë arsyet që e shtynë të provojë me prezantimin? Sigurisht nuk kanë qenë motive financiare dhe as synimi për t’u afirmuar. Sepse ajo i ka të dyja. Ka qenë më tepër një dëshirë për të provuar diçka ndryshe, por gjithsesi pa dalë nga muzika.

Dhe duke qenë se tashmë xhirimi i puntatës së parë të emisionit është realizuar këngëtarja nuk ndjehet aspak e zhgënjyer nga kjo përvojë. “Prezantimi tek unë nuk ka qenë asnjëherë qëllim në vetvete. Asyeja, që pranova të jem në këtë emision si drejtuese është sërish muzika. Bëhet fjalë për një emision, që ka në qendër muzikën dhe është ky profesioni im, fusha në të cilën mund të flas më mirë”, tregon këngëtarja duke buzëqeshur.Nga ana tjetër, duke nxjerrë edhe një herë natyrën e saj ekzibicioniste dhe të pavarur Jonida dëshiron të vërë në dukje një tjetër aspekt të rëndësishëm të emisionit.“Ndjehem mirë aty, sepse nuk jam e detyruar t’i qëndroj strikte një skenari të caktuar, por jam e lirë të jap gjithçka nga vetja, sigurisht duke qenë në koherencë me Gjergjin”, shton ajo. Duket se pas xhirimeve të para gjithçka ka shkuar mirë gjë, që natyrisht e ka motivuar këngëtaren për puntatat në vazhdim. Por duhet thënë se ky angazhim në prezantim nuk e ka shkëputur Jonidën aspak nga muzika. Përveç bisedave dhe temës së emisionit, që do të vazhdojnë të kenë në qendër muzikën nuk perjashtohet mundësia, që ajo të ritregojë edhe aty vlerat e saj vokale. Nga ana tjetër duke qenë, se publiku është mësuar tashmë me performancat e veçanta të Jonidës në skenë, jemi të sigurt se edhe si prezantuese televizive ajo nuk do të bëjëndryshojë në këtë drejtim.Jonida do të dijë të jetë gjithmonë origjinale dhe në mënyrat e saj të eksperimentimit. Nuk dimë nëse këngëtarja do të vazhdojë gjithashtu të luajë me ngjyrat e flokëve gjatë puntatave të ndryshme të xhirimit të emisionit.Për momentin, vazhdon të jetë me flokë të kuqe.Por duke njohur karakterin e saj dhe dëshirën për të na surprizuar, themi se nga Jonida duhet të presim shumë.

Elvana Gjata:

Elvana Gjata përgatit një këngë në anglisht:
Edhe pse kanë kaluar fare pak ditë që kur ka lançuar këngën e saj më të re, pritet që Elvana të materializojë një tjetër projekt, i cili synon tregun ndërkombëtar muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re në anglisht, të cilën Elvana është duke e punuar dhe synon që të prezantohet edhe në ekranet më prestigjioze muzikore.”Po punohet për një këngë në anglisht, që do të jetë në albumin e ardhshëm, kaq mund të them për momentin”, ka thënë këngëtarja, duke mbajtur surprizë gjithë projektin e saj.

Ndërkohë, ajo ka mohuar të gjitha zërat se mes saj dhe Ermal Fejzullahut do të ketë një duet të mundshëm, madje ka theksuar se gjëja e fundit që ka dëgjuar për të ishte se po flitej se ishte i dashuruar seriozisht me një vajzë, por nuk e di nëse lajmi është i vërtetë.

Gazeta Panorama

Fotografi nga Elvana Gjata http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-171.html

Elvana Gjata, më sensuale se kurrë
Posted on Jul. 3rd, 2008 by admin

Njëra nga këngëtaret më simpatike të skenave shqiptare sapo ka publikuar videoklipin e ri muzikor. “Vetes” titullohet kënga më e fundit, ku Elvana Gjata shfaqet në një stil të ri, më sensuale dhe me ritme më të ndjera. Ajo ka sjellë për fansat e saj surprizën e radhës, por jo vetëm!



Asnjëherë e njëjtë dhe gjithmonë ndryshe! Duket se kjo është motoja që këngëtarja e njohur Elvana Gjata ndjek në karrierën e saj artistike. Për të mbetur më gjatë në mendjet e njerëzve, ajo zgjedh një taktikë të rafinuar, që e sjellë më pranë fansave të saj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në videoklipin e fundit me titull “Vetes”, i cili është publikuar para pak ditësh në stacionet muzikore shqiptare. Më shumë emocion, një muzikë e ndjerë dhe një luk interesant: vetëm kështu mund të përkufizohet hiti i ri i këngëtares. Një version i ri i Elvanës, që nuk ngjason kurrsesi me herën e fundit kur ajo këndoi “Mamës”; tek e fundit ky ishte edhe qëllimi i saj që në momentin kur dëgjoi për herë të parë muzikën e kësaj kënge. “Tek “Vetes” shfaqet një Elvanë më sensuale, në ndryshim nga ajo ritmikja kur u shfaqa herën e fundit. Ka më shumë ndjenjë, ka një performancë të arrirë dhe një subjekt të cilin ia kam dedikuar jo vetëm vetes, por gjithkujt që do e dëgjoj atë”, thotë ajo për gazetën “Korrieri.

Që në momentin e parë që ka dëgjuar muzikën e “Vetes”, e kishte vendosur që tekstin ta krijojë vetë. Sigurisht që me këtë nuk do t’i vërë titullin “Poete” vetvetes, por është një ndjesi e veçantë, që Elvana nuk e kishte provuar kurrë më parë. “Ishte një muzikë e ndjerë, tepër e bukur dhe që më bëri për vete që në momentin e parë kur e dëgjova. Për këtë motiv doja me çdo kusht që të krijoja një tekst interesant, që me sa kam konstatuar, është pëlqyer shumë, përpos klipit sigurisht”, vijon ajo.

E gjithë videoja është xhiruar në bregdetin e Vlorës, një gjetje jo krejt rastësore kjo nga studioja e produksionit “Pixels”. Me temperatura gjithnjë në rritje dhe me tendencën e njerëzve për t’u zhveshur sa më shumë, këngëtarja nuk mund të bënte përjashtim nga rregulli, prandaj u zgjodh një performancë verore, buzë detit, madje e veshur edhe me kostum banje. Lidhur me këtë, Elvana nuk mendon se është shfaqur më e zhveshur se herët e tjera, por ka ardhur në koherencë njëherësh me stinën e nxehtë dhe me stilin e këngës. “Nuk mendoj se kam zbuluar trupin tim, por jam shfaqur krejt normale, siç dal edhe në plazh. Stilistja Jona Muça ka bërë një punë të shkëlqyer me veshjet e mia, pasi përveç fustanit të bardhë, ajo ka stiluar edhe veshjen me motive leopardi. Gjithçka është përshtatur me natyrën e klipit dhe personalisht kam mbetur e kënaqur”, shpjegon Elvana.

Por gjithë këtë sukses të këngëtares duket se po e zbeh pak mania e faqeve rozë të gazetave në vend, të cilat ditët e fundit kanë folur për gjithëçfarë lidhjesh dashurore të saj me meshkuj të njohur. Një lidhje me Florin, me Getoar Selimin e së fundi me aktorin e humorit, Besmir Kallakun. Megjithëse ka preferuar që t’i kalojë me indiferencë, edhe për këtë pikë Elvana e ka një përgjigje. “Më vjen vërtet habi, që ditët e fundit media të ndryshme më lidhin me çdo mashkull që ekziston në këtë vend. Më vjen vërtet keq për këtë gjë, pasi asnjëherë nuk kam dashur që mediat të merren me jetën time private, pasi unë kam plot gjëra të tjera interesante për të cilat ka interes edhe publiku”, pohon ajo.

Risi është edhe shfaqja që ajo ka ngjitur në skenën e Akademisë së Arteve, në kuadrin e promovimit në fakultet. Në cilësinë e regjisores, ajo ka punuar për shfaqjen me titull “Çdo të hënë në orën 13:30”, një pjesë që është pritur mjaft mirë nga spektatori dhe që është vlerësuar maksimalisht nga pedagogët. “Regjisura është një tjetër pjesë e dashur për jetën time, prandaj gjithmonë kam insistuar që të jem më e mira. Edhe në shfaqjen e fundit ia kam dalë mbanë shumë mirë, por si regjisore e ardhshme nuk kam dashur që të fus hundët në klipet e mia sa i takon këtij aspekti, pasi gjithnjë kam pasur njerëz profesionistë me të cilët kam punuar”, përfundon Elvana Gjata. E ndërsa po shijon suksesin e “Vetes”, këngëtarja po mendon seriozisht edhe për pushimet verore. E ndarë mes Turqisë e Malit të Zi, ajo ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë, por një gjë është e sigurt: pas kaq shumë impenjimesh profesionale, disa ditë pushimesh për të janë një nevojë e domosdoshme.

“Tek “Vetes” shfaqet një Elvanë më sensuale, në ndryshim nga ajo ritmikja kur u shfaqa herën e fundit. Ka më shumë ndjenjë, ka një performancë të arrirë dhe një subjekt të cilin ia kam dedikuar jo vetëm vetes, por gjithkujt që do e dëgjoj atë”.

Gazeta Korrieri

Fotografi nga Elvana Gjata http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-171.html

Elvana Gjata – Vetes teksti i kenges

Ditët vetëm pa fjale
netet pa gjume ti fal

Me thoje zemër te kam

Për ty njësoj jam

Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj

Vetëm një fjal
te te them dhe te zhdukem ngadalë
do ishte me mirë
te me thuash një here me fal

Ditët vetëm pa fjale
netet pa gjume ti fal

Me thoje zemër te kam

Për ty njësoj jam

Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj

Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadal
do ishte me mirë
te me thuash një here me fal

Shiko sa pranë
buzes tënde jam
mos më ler te pres me gjatë
puthme për te fundit nate

Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj

Vetëm një fjal
te te them dhe te zhdukem ngadalë
do të ishte me mirë
te me thuash një here me fal

Tekste kengesh shqip http://www.zeriyt.com/tekste-kengesh-shqip/tekste-kengesh-shqip-t1623.0.html;msg658418#new

Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ?
Posted on Jun. 24th, 2008 by admin

Gjithmonë miqësia e tyre është komentuar si diçka më tepër se kaq. Përgjigjja e të dyve ka qenë gjithmonë; “miqë si”. Një miqësi që lindi si rezultat i bashkëpunimit mes një kompozitori dhe një këngëtareje. Deri këtu çdo gjë duket më se normale. Por askush prej tyre nuk e pohon se gjërat mes tyre kanë avancuar. Madje përpiqen me çdo kusht ta mbajnë të fshehtë. E në fakt, ne kemi arritur të mësojmë të vërtetën.

Mes këngëtares më të pëlqyer të momentit, Elvana Gjata dhe kompozitorit Florian Mumajesi ka lindur diçka. Ata janë parë së bashku dy javë më parë në Vlorë. Motivi ka qenë celebrimi i një diskoje verore ku këngëtarja ka qenë e ftuar. Një ditë më pas Flori dhe Elvana janë ndarë nga grupi i miqve me të cilët ishin në festë dhe kanë qenë në plazh. Edhe pse janë përpjekur të sillen si miq, pasioni për njëri-tjetrin i ka tradhtuar. Kështu, disa ledhatime ndërsa ishin shtrirë të dy në shezlong, kanë rënë menjëherë në sytë e njerëzve që kanë qenë aty. Edhe pse janë munduar të jenë të përmbajtur, çdo tentativë e tyre intimiteti ka tërhequr vëmendjen e syve kureshtarë.


Dyshimi
Gjithmonë ka ekzistuar një dyshim për një lidhje mes tyre, kjo e nxitur nga shoqëria e tyre. Por në fakt, deri para pak kohësh për të qenë realist, ajo ka qenë tërësisht një miqësi e sinqertë. Madje për Elvanën, të vetmet thashetheme që ekzistonin ishin ato që e lidhnin me këngëtarin kosovar, liderin e grupit “Tingulli 3″, Getoar Selimin. Megjithatë, këto ngelën në kuadrin e supozimeve. Vetë këngëtarja e mohoi se kishte diçka me Getoarin, ndërsa Getoari nga ana tjetër, u shfaq në shtyp me një të dashur tjetër nga Kosova.
Bashkëpunimi
Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe grupi i ENG Radio, kanë një miqësi prej vitesh. Gjithçka ka lindur me këngën. Ka qenë Flori ai që ka bërë kompozimet e para të këngëtares e që ky bashkëpunim ka vazhduar më tej me këngë e suksese të vazhdueshme. Përmendim këtu këngë si; “Vetëm ty të kam”, “Të dy”, “Mamës”, “Ku jeton dashuria ime”, etj. Më e fundit është klipi i promovuar në Prishtinë, “Vetes”. Por mesa duket tashmë nuk është vetëm bashkëpunim mes dy artistësh, por shumë më tepër. Një miqësi, tërheqje dhe ndoshta pas gjithë kësaj, fshihet një dashuri e vërtetë mes të dyve…
Flori për Elvanën
Në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Gazeta Shqiptare”, Flori Mumajesi do t’i cilësonte bashkëpunimet me Elvanën si një hap më para në muzikën shqiptare, jo thjesht si një produkt komercial apo një këngë më tepër në treg. “Për mua si Flori, mes shumë bashkëpunimeve me artistë të ndryshëm, Elvana qëndron në krye. Kjo, sepse edhe për faktin se me Elvanën kam një raport që të dy e shohim këngën si krijim dhe nuk e shohim aspak si biznes. Kur mbarojmë një këngë, e shohim si rezultat për të çuar muzikën më lart dhe emocionohemi kur ajo del mirë. Me të sigurisht që kam edhe një raport special, sepse ajo menaxhohet nga ENG Radio”.
Elvana për Florin
Promovimi i këngës së fundit të Elvanës ka qenë një rast i mirë për të shprehur dhe vlerësuar konsideratën që dy artistët kanë për njëri-tjetrin. Ajo ka prezantuar në Prishtinë ditët e fundit singëllin dhe video-klipin të quajtur “Vetes”. Gjithnjë e qeshur, Elvana ka folur me të gjithë, por më tepër ka qëndruar pranë Florit, i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës së saj të re. Ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Florin, derisa këngët që i bën ai po kthehen në hite. Ndërsa është deklaruar tejet e kënaqur edhe me punën që kanë bërë produksioni kosovar “Pixels”, me të cilin këngëtarja ka shënuar bashkëpunimin e tretë. “Skuadra që del, nuk ndërrohet”, – ka pohuar Elvana, duke shtuar se i pëlqen puna profesionale e këtij produksioni. Video-klipi më i ri i Elvanës është realizuar në brigjet e detit Jon. Ndërsa Flori, i cili ka bërë një punë mjaft të madhe, ka deklaruar se është kënaqësi të punosh me Elvanën. “Kemi krijuar një raport shumë të mirë edhe jashtë punës profesionale. Kështu që me Elvanën kemi tre vjet bashkëpunim, por mund të punoj me të edhe 300 të tjera”, – është shprehur Flori. Ndërsa tekstin e këngës këngëtarja e ka shkruar vetë. Sa i përket planeve të afërta, Elvana do të jetë gjatë tërë verës e zënë me mbrëmjet e ndryshme muzikore. Madje ka shprehur frikën se nuk do të ketë asnjë minutë kohë për pushime.
Përtej këngës
Në fakt, Elvana nuk ka qenë vetëm këngëtarja e preferuar e kompozitorit. Përveç zërit të saj, Flori sigurisht ka vlerësuar edhe bukurinë e vajzës, që u zbulua tek “Ethet e së Premtes mbrëma”. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Flori e zgjodhi Elvanën për të qenë imazh i butikut të tij, “Taxi Mapo”. Nëse do të kalosh në Unazën e Tiranës së Re, fotot e Elvanës të tërheqin patjetër vëmendjen. Pasi ajo zë një faqe të mirë të butikut të Florit. Mbi një vit më parë, kur edhe Flori u bë biznesmen, ashtu sikurse ai i bënte reklamë dyqanit të tij, do t’i bënte edhe Elvanës, që e kishte imazhin e “Taxi Mapo”. Fotot e saj me veshjet e butikut qarkulluan në të gjitha gazetat në atë kohë.
Lidhja me Sonin
Vetëm pak kohë më parë, Flori i dha fund lidhjes së tij të dashurisë me këngëtaren e mrekullueshme, Soni Malaj. Një histori dashurie që qysh në krye të herës tërhoqi gjithë vëmendjen mediatike, publikimi i së cilës u shoqërua edhe me cilësime si “Çifti i Vitit”. E jo vetëm kaq, kjo histori u shoqërua edhe me bashkëpunime të suksesshëm mes dy artistëve, si kënga ritmike “Zig-Zag”. Apo më i fundit ishte paraqitja në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Fluturimi 3470″, që u vlerësuan edhe me çmimin e dytë. E megjithatë, tashmë nga ajo histori duket se kanë ngelur vetëm këngët. Pas ndarjes, asnjëri prej tyre nuk dha asnjë reagim, apo motiv për arsyet e ndarjes. Gjithsesi, lidhja me këngëtaren e re, Elvana Gjata na bën të hamendësojmë se mund të ketë qenë, pse jo një shkak…

Zbulohet i dashuri i Elvana Gjates
Posted on Dec. 1st, 2007 by admin

elvana gjata

Një zë i thellë në një fytyrë të ëmbël dhe të dashur. Elvana Gjata është nga ato këngëtare, që di t’i fitojë zemrat e publikut për zërin e saj, po aq sa edhe për pamjen tërheqëse.

Sepse nëse nuk do të ishte kështu, çmimi i diskografisë nuk do të shkonte tek ajo. Duket se albumi i fundit i këngëtares “Mamës”, i prezantuar edhe me foto dhe një videoklip shumë interesant, është shitur mjaft mirë nga shtëpia diskografike “Supersonic”, që atribuoi edhe këtë çmim. Ndërkohë, e përfolur edhe për jetën e saj private duket se Elvana zgjedh të përgjigjet shkurt për këtë pikë. Por ne kemi zbuluar se kush i ka fituar zemrën vajzës bukuroshe.

i dashuri i elvanes rogertielvanagjata4.jpgnormal_elvanametedashurin1.jpg


Një ditë pas festivalit “Kënga magjike” telefoni yt ka qenë i mbyllur. Si ka qenë kjo ditë për ty? E gjitha relaks?
Relaks total! Kisha kaluar tri ditë të mbushura me ankth, stres, kënaqësi, lumturi, frikë, një miks ndjenjash që kërkonin një ristart. Kam shijuar atë krevatin tim, me macen afër në maksimum. (qesh).
Një çmim në festival, që u shoqërua edhe me vendin e tretë në renditje. Kujt ia dedikon këtë sukses?
Ia dedikoj Florit, sepse ishte ai me muzikën e tij të mrekullueshme, që solli gjithë suksesin e këngës. Falënderoj shumë dhe kolegët, të cilët vlerësuan dhe votuan këngën time. Iu jam shumë mirënjohëse. Pa diskutim dhe familjen time, që më ka qëndruar pranë.
Shumë interesante ishte edhe pamja jote gjatë netëve të festivalit. Mua madje më ka kujtuar Xhenifer Lopezin në filmin “Dashuri në Manhatan”. Ishte ideja jote të prezantoheshe me atë luk?
Kam frikë se s’ka lidhje fare me atë luk. Flokët e kapura janë tendencë e vitit 2007. Fustani i bardhë ishte zgjedhja ime dhe këtë veshje nuk e ka pasur vetëm ajo. Më duket shume banal kur patjetër duhet të krahasohesh me një artiste tjetër.
Çfarë do të bësh, tani që impenjimi i festivalit mori fund?
Tani do të merrem me familjen, shoqërinë, miqtë e zemrës dhe me shkollën, që e kam lënë pas dore.
Si po ecën me studimet? Të tundon më shumë regjisura apo muzika?
Nuk më dëmton asnjëra, por secila do impenjim. Deri tani ja kam dalë më së miri dhe shpresoj të vazhdoj me këto ritme.
Prej vitesh vazhdon të menaxhohesh nga Flori Mumajesi. Ke menduar ndonjëherë të shkëputesh prej tij?
Kurrë… Dhe mendoj që nuk ka për të ndodhur asnjëherë! Jam shumë e kënaqur me muzikën e tij dhe me faktin që është një nga producentët më të mirë dhe më të suksesshëm në Shqipëri.


Çfarë përparësish ka një artiste, që drejtohet nga një menaxher?
Përparësitë, që nuk duhet të flasë me të gjithë njerëzit që të lidh puna në telefon. E mban ai axhendën e koncerteve, ai i rregullon të gjitha datat sipas interesit të këngëtares dhe shumë arsye të tjera.
Elvana, gjithmonë je përpjekur ta mbash larg mediave jetën tënde private. Megjithatë je përfolur shpesh. Të vjen keq për këtë fakt?


Jam përpjekur ta mbaj larg mediave jetën private. Më vjen keq për aludimet, që kanë krijuar gazetarë të ndryshëm në momentet që unë kam refuzuar të flas për këtë pjesë. Megjithatë në momentin, që kam pranuar të futem në show-biznes, i pranoj edhe të tilla komente.
Do të na zbulosh diçka më shumë për jetën tënde private tani, sepse publiku gjithmonë është i interesuar të mësojë rreth jetës private të artistëve. Tani je aq e rritur, për të pasur një partner…
Fakti që jam e rritur nuk do të thotë, që domosdoshmërisht duhet të kesh partner. Megjithatë publikut i interesojnë më tepër gjëra të tjera që kanë lidhje me mua sesa jeta ime private. Por unë do vazhdoj ta mbaj të tillë dhe jo ta bëj publike.
Ndjehesh e dashuruar?


Ndjehem shumë e lumtur.
E thua shpesh fjalën të dua?


Kam një familje dhe njerëz të mrekullueshëm pranë vetes dhe ua them shpesh atyre.

Sa e rëndësishme është për ty dashuria në jetë?

Pa dashuri nuk do kishte jetë.
Çfarë vlerëson Elvana tek një mashkull?


Çdo gjë të vërtetë.


Çfarë nuk pëlqen te një mashkull?
Çdo gjë jo të vërtetë.
Je ndjerë ndonjëherë e zhgënjyer nga ndjenjat?

Jo.

Çfarë vlerëson te një lidhje?

Respektin reciprok.

Kohët e fundit, kemi dëgjuar në disa rrethe artistike, që Elvana është e lidhur me një djalë, student në Universitetin e New Yorku-ut. Mund të na thuash diçka më tepër rreth këtij fakti?


Për momentin unë nuk kam dëshirë të flas për jetën time private.


Kush është Rogerti, i dashuri i Elvana Gjatës

Një lidhje që zgjat tre vjet mes Rogertit dhe Elvanës. Një dashuri të cilën këngëtarja e mban të fshehur, por që ekziston prej kohësh në zemrën e saj. Djaloshi në foto është pikërisht ai që ka pushtuar zemrën e këngëtares simpatike. Kjo foto është realizuar vetëm një javë më parë, në sallën e Pallatit të Kongreseve, gjatë festivalit “Kënga magjike”. Mësojmë se djali është në vit të pestë për Administrim Biznes si dhe punon si dizajner tek studioja e të atit. Njerëz pranë Gertit tregojnë se ai dhe Elvana kanë një lidhje relativisht të gjatë, ndonëse nuk është bërë publike në media. E ndoshta kjo është një arsye më shumë, për të cilën Gerti e ka ndjekur festivalin si një spektator i thjeshtë dhe nuk ka kontaktuar në asnjë moment me këngëtaren.

Ingrid Gjoni:

Ingrid Gjoni: “Do të këndoj për partinë që më ofron më shumë”
Posted on May. 1st, 2009 by Berni

Intervista/ Flet Ingrid Gjoni: Ju rrëfej surpizat e mia për summer 2009

Në prag të finales së një prej festivaleve më të rëndësishëm të muzikës moderne në Shqipëri, Ingrid Gjoni rrëfehet ekskluzivisht për gazetën “Telegraf”. Pjesëmarrëse në TOP- Fest 6 me këngën “Ekstrem” ajo na zbulon se surpriza më e madhe për publikun do të jetë gjatë natës finale të Top Fest më datë 10 maj. As Ingridi nuk ka mundur dot të anashkalojë edhe “sezonin” elektoral. Sipas Ingridit, ajo do të këndojë për atë parti që do t’i ofrojë më shumë. Në një intervistë për “Telegraf” ajo zbulon të rejat e sezonit dhe të fshehtat e marrëdhënies me Çiljetën.

Si nis një ditë për Ingrid Gjonin?

Një ditë e imja nuk është e njëjtë me ditët e tjera, pasi unë vetë nuk kam një punë stabël. Çdo ditë është e ndryshme dhe e larmishme, por unë mundohem vazhdimisht që në ditët që nuk kam shumë impenjime të krijoj mundësi për takime pune apo për çaste dëfrimi.

Si i keni marrëdhëniet me këngëtaret e tjera dhe pse keni zgjedhur Çiljetën për të pasur më shumë afërsi?

Unë me të tëra këngëtaret dhe artistet e tjera kam marrëdhënie shumë të mira, madje të mrekullueshme. Por unë nuk mund të kem me të gjitha miqësi të ngushtë, kështu që unë kam zgjedhur Çiljetën si shoqen time më të ngushtë.

Meqenëse jemi në prag të fillimit të sezonit veror 2009, cilat janë surprizat që keni rezervuar për publikun?

Surpriza e parë do të jetë gjatë natës finale të TOP Fest 6 më datë 10 maj, ndërsa më vonë unë do të dal me një videoklip të ri, i cili do të bëjë bujë.

Meqenëse jemi dhe në çelje të fushatës elektorale, për kë parti do të këndoni më shumë?

Unë do të këndoj më shumë për atë parti që do të më ofrojë më shumë të ardhura.

Ingrit Gjoni, lamtumirë Baby Angel…
Posted on Jul. 15th, 2008 by admin

Pas 10 vitesh në karrierën e show biz-it, e vogla Gjoni vazhdon të ruajë titullin jozyrtar sex symbol. Por, nga Baby Angel, për meritë të disa kileve të shtuara rrufeshëm, ajo u shndërrua në Ingritin Boom Boom

Elda Laze

Shumë fansa të Ingrit Gjonit mund të ndihen të tradhtuar nga ndryshimet e rrufeshme të look-ut të saj. Sepse fansat më të mirë Ingriti i mblodhi rreth vetes në sajë të pamjes: tipareve delikate të fytyrës dhe siluetës hollake. Sot, falë ca kileve të shtuara, megjithëse ruan statusin e sex symbol-it, ka ndryshuar kryekëput. Vetë modelja e shndërruar në këngëtare deklaron se ndihet mirë me Ingritin e re. Fansat ndihen të mashtruar dhe dëshirojnë ethshëm Ingritin e vjetër, atë të moshës më të re.

Më kot rreken të gjejnë imazhin e 10 viteve të shkuara, që sot ka mbetur veçse një vegim. Këngëtarja i ka dhënë njëherë e mirë lamtumirën Baby Angel. Tani e ka radhën Ingriti Boom Boom.

15 vjeç… Baby Angel

Kështu flitej lart e poshtë për të voglën e motrave Gjoni. Për herë të parë në skenë (në një nga konkurset e shumta të gjimnazeve të Tiranës), Ingrit Gjoni u prezantua si balerinë, jo me një talent të spikatur, por me një bukuri marramendëse. Dhe çfarë bukurie! “Sikur ta ketë bërë Zoti me dorë”, thuhej për të.

Një vajzë e hajthme, me linja trupore si të Marilyn Monroe-së; forma të rrumbullakosura mirë, por edhe me një brishtësi fëminore. E gjithçka e lezetuar nga fytyra perfekte, me një bukuri klasike dhe të pamëkatë. Sy të mëdhenj e të gjelbër, hijeshuar nga qerpikë të gjatë dhe vetulla si të pikturuara, harmonizuar me një hundë të vockël e një gojë po aq të vockël, me dhëmbë të bukur e të bardhë qelibar. Një bukuri si e saja ishte zilia e femrave dhe pështjellimi i meshkujve, që tronditeshin nga hiret e 15-vjeçares.

Si modele

Të shfletosh fotot (gjysmë) nudo të Ingrit Gjonit, tani nuk bën më ndonjë efekt të madh. Sot foto të tilla nuk konsiderohen as si tepër të guximshme dhe as tamam nudo.

Por Ingriti pati guximin të ishte e para që të pozonte gjysmë e zhveshur.

Në një intervistë, show girl-i është shprehur se realizimi i kalendarit ka qenë një ndër gabimet më të mëdha të saj e që nuk do të përsëritet më.

Gabim? Mëkat ndoshta! Sepse lakuriqësia e fshehur nën petkat e lagura nga uji përcjell imazhe të forta erotike e që nxisin fantazinë. E të mendosh se modelja ishte vetëm 15 vjeç, ende fëmijë, ndonëse shumë e bukur. Aq e bukur sa, megjithëse e patrukuar, duke pozuar në foto të paedituara, përcjell një bukuri marramendës.

Dhe po të kishte vazhduar të ruante të njëjtën freski dhe pafajësi, Ingritin tonë do ta kishin seleksionuar në ikonat klasike të bukurisë, e denjë për të konkurruar me Brigitte Bardot, Audrey Hepburn apo vetë Marilyn Monroe. Por këto krahasime do të zgjasin vetëm pak, sepse shumë shpejt Ingriti i dha lamtumirën Baby Angel.

Bye Bye Angel…

(e ka radhën Barbie Silikon)

Për faj të abuzimeve me ushqimin, këngëtarja i jep shpejt lamtumirën linjave delikate dhe shndërrohet në një Barbie Silikon. Jo sepse iu nënshtrua ndonjë operacioni për të rritur artificialisht asetet (siç kanë bërë pjesa më e madhe e kolegeve të saj). Ingritit fryrja i erdhi në mënyrë natyrale dhe tejet të rrufeshme. Nga një gjë e vockël e hajthme, u shndërrua në një femër sex-bombë, me forma bujare, për të mos thënë bujare të ekzagjeruara.

E megjithëse me ca kile më tepër, Ingriti di të nxjerrë në pah më të mirën e vetes.

Në Top Fest 2, veshur me një palë pantallona lëkure të zezë, kombinuar me një kanotierë të zezë dhe një gjerdan me gurë në qafë, Ingriti ia doli mbanë për të treguar një siluetë të holluar. Ndërsa gjerdani, përveçse si askesor, kishte një qëllim tjetër: mbulonte në mënyrë perfekte rrumbullakësinë e qafës.

Veç kileve, te Ingriti ishte shtuar edhe ambicia dhe dëshira për t’u bërë këngëtare. Pas daljeve të ndryshme në emisione televizive, ku ajo arrin të mbulojë shëndetin, u vjen radha xhirimeve të videoklipeve të para. “Përse me mua”, “Jek e Jek” dhe “Barbie Silikon” e “Vitamina” janë klipet që forcuan statusin e saj si këngëtare, ndërkohë edhe bindjen se Ingriti i kishte thënë “bye bye” fytyrës engjëllore. Ishte radha për Ingritin Boom Boom.

Po Ingriti Style?

Është si “Kinder Sorpresa”. Të çudit gjithmonë.

Por nëse duhet bërë patjetër një klasifikim, atëherë stili i Ingritit ndahet në dy linja kryesore. Në të parën bën pjesë minifundi dhe në të dytën gjithçka tjetër; mjafton që të bjerë në sy.

Minifundi ka qenë pjesë e pandarë e gardërobës. Moda e veshjeve shkon e vjen, gardëroba zbrazet e mbushet, por Ingriti nuk ka hequr dorë kurrë nga fundet e shkurtra.

Nuk ka rëndësi nëse vesh fustane lëkure të zinj apo fustane me ngjyra të ëmbla pranverore; rëndësi ka që të jenë mini. Të paktën kështu e kemi parë në skenë, ku fustanet mezi arrijnë t’i mbulojnë vetëm pjesën e të pasmeve.

Gjithçka tjetër preferon të veshë Ingriti në ditë të zakonshme. Ndodh të vishet krejt sport ose dhe, në mos qoftë kështu, zgjedh veshje që bien në sy.

Pantallona lëkure të zeza, kombinuar me bluza tyli të zeza, nuk janë krijimet artistike të John Galliano-s, por një pjesë e gardërobës së show girl-it.

Me raste, i kthen sytë edhe te stili femëror i Valentino-s, teksa zgjedh veshje koktejesh: fustane me viza alla franceze, kombinuar me kapelë në formë republike me streha të mëdha… dhe me një gotë shampanje në dorë.

Herë të tjera, ndërron stil prej 180 gradësh. Në mënyrë të paparashikueshme, sjell stilin e të veshurit të punonjëseve të bankës kur vesh kostume serioze, por të kuq flakë. Zgjedhja e ngjyrës së kuqe me siguri e ka burimin te dëshira e madhe për të tërhequr vëmendjen. E sidomos kur në krah të saj është edhe Çiljeta: mikesha e saj e ngushtë, nuk ka sesi të mos bjerë në sy.

Na ishte dikur…

Një look gjithmonë ndryshe të bën të mendosh se Ingriti është bërë një estetiste eksperte, të paktën e vetes së saj. I ka provuar të gjitha. Kremra nxirës, vajra, shkëlqime, xixa, flokë të drejta, kaçurrela, flokë të kuq, të verdhë, platin, të zi, kafe, extension, manikyr, pedikyr… Edhe paruke nuk la pa provuar.

Sa keq, ama! Vetëm si vetja e saj, por ajo e 10 viteve të shkuara, nuk kthehet dot më: në atë 15-vjeçaren 100% natyrale, që tronditi e solli pështjellim, jo vetëm të instikteve mashkullore…

Revista Jeta

Fotografi nga Ingrit Gjoni http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-179.html

Zbuloni Ingrid Gjonin
Posted on Dec. 22nd, 2007 by admin

gjoni.jpgCila është historia e unazës që nuk e heq asnjëherë nga gishti? Kur ka rënë në dashuri për herë të pare? Cili është mashkulli më seksi për të?Pijet e ushqimet më të preferuata… Ingrit Gjoni i zbulon të gjitha në këtë pyetësor

Le ta nisim nga bukuria.Ti e ke ndonjë recetë sekrete?
Jo, nuk kam asnjë recetë.Madje nuk jam shumë e rregullt as në vendosjen e kremit të ditës e të natës. Një ditë e përdor, ndërsa ditën tjetër e harroj.
Cili është zakoni yt më i mirë?
Kujtohem për të gjithë njerëzit.
Po më i keqi?
Nevrikosem shumë shpejt.
Pa cilin makiazh nuk mund të bësh dot?
Pa pluhurin e verdhë tek sytë e pa rimelin.
Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrije dot?
Pa unazën, që mbaj gjithmonë në gisht.


Cilat janë ikonat e tua të modës?
Kam shumë. Nuk fiksohem vetëm pas një firme.
Cilaeshte modelja juaj e preferuar?
Femra që më pëlqen mua nuk është modele, por do të doja shumë ta shikoja mbi pasarela. Ajo është Ana Falchi.
Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e keni marrë kurrë?
Çdo gjë ndryshon në trupin e çdokujt.
Cila është fraza që ju duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?
Po, po, po.
Nëse do të kishe qenë ngjyre, cila ngjyre do te preferoje te ishe?
E verdha.
Po nëse do të kishe qenë këngë?
“Parajsa”.
Një gur i çmuar?
Brilant.
Një stinë?
Verë, sigurisht.
Një pije?
Tekila.
Një veshje?
Një xhakete, një fund i shkurtër ose treçerekësh ose një palë sandale shumë të larta.
Një gjendje shpirtërore?
Lumturi.
Një mbiemër?
Gjoni.
Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?
Kam pasur shumë. Unë i bëj vetë ditët e lumtura dhe po vetë i prish.
Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?
Zgjimin s’e kam asnjehërë njësoj. Njëherë ha diçka sapo zgjohem, njëherë tjetër lahem…
Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?
Celulari,pultet e televizorit,cigaret dhe çelësat e shtëpisë.
Cili është ushqimi yt i preferuar?
Filetot e paskuqura mirë, si të gjakosura.
Cilat janë pushimet që do të pëlqenin më shumë?
Do doja të shkoja, bashkë me 15 shoqe të miat, në Dubai për pushime të gjata.
Cili është albumi i parë muzikor që ke dëgjuar?
S’më kujtohet. Duhet të kem qenë shumë e vogël.
A ke frikë nga plakja?
Për momentin jo, se nuk e konceptoj dot.
Mes gjithë dhuratave që të kanë bërë në gjithë këto kohë, cila është më e preferuara për ty?
Dhuratën më të bukur ma ka bërë mami, një shtëpi të gjithën për mua.
Cili është shkrimtari yt i preferuar?
Çehovi.
Cila eshte banda muzikore që pëlqen më shumë?
S’më pëlqejnë grupet.Preferoj vetëm këngëtarë solo.
Po skuadra jote e zemrës cila është?
Milani.
Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?
Teatrin, një bebe dhe një pleqëri të fisme e të qetë.
Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh,edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?
Elvis Presley.
Nëse do te kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje?
Këtë kohë që po jetoj.
Kur të ka zënë qymyri për herë të parë?
Asnjëherë.
Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?
Më duket sikur ka shumë meshkuj seksi, por po veçoj Brad
Pitt.
Cili është defekti më i shëmtuar për një mashkull sipas teje?
Mënyra e keqe e komunikmit dhe gënjeshtrat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Per vipat2   Tue Nov 17, 2009 10:46 am

Greta Koci:

Greta Koci duet me Stinen
Posted on Jul. 15th, 2008 by admin

Kenga e fundit, qe ka nxjerre ka qene nje dedikim per kolegjin “Wilson”, ku ajo edhe studion. Por “fushata” artistike e Greta Kocit vazhdon serish dhe kengetarja nuk i ndal prezantimet me krijim te reja.

Shume shpejt ajo do te lancoje nje kenge, qe vjen si bashkepunim me Stinen. Duke qene se kjo eshte hera e pare, qe Greta lidhet me kete kompozitor, besojme se me siguri ajo do te kete dicka te re per te na sjelle. Kenga do te jete shume shpejt ne ekranet muzikore shqiptare e shoqeruar edhe me nje videoklip. Periudha e veres eshte shume e ngarkuar per kengetaren, qe tashme me perfundimin e sezonit shkollor eshte teresisht e impenjuar me koncertet. Udheton neper te gjithe Shqiperine, por edhe jashte saj, si gjithmone e shoqeruar nga prinderit. Edhe pse Greta po rritet ne skene dhe nuk eshte me aq e vogel sa ne performancat e para, lidhja e saj me familjen vazhdon te jete e ngushte. Eshte pikerisht familja, qe e ploteson dhe e ben te ndjehet e realizuar. Ndaj per momentin, nuk e ndjen nevojen e te pasurit nje shok.

Cilat jane angazhimet aktuale te Gretes?

Sapo kam perfunduar nje kenge se bashku me kengetarin e mrekullueshem, Stine. Brenda ketyre diteve fillojme xhirimet e videoklipit te kesaj kenge. Krahas kesaj, jam ne koncerte ne bregdetin e Shqiperise dhe jashte saj.

Si ka qene ky sezon koncertesh per ty?

Sic e dini une sapo kam perfunduar turin tim koncertor ne te gjithe Shqiperine. Sezoni veror ka startuar me nje sere projektesh me cilesore, se ne vitin e kaluar.

Je ndjere e lodhur nga keto impenjime?

Impenjimet jane vertete te medha, por te them te drejten nuk e ndiej lodhjen, pasi eshte kenaqesi e madhe, kur vleresohesh dhe mirepritesh nga publiku dhe ky fakt me ben te harroj cdo lloj lodhje.

Cfare projektesh te tjera ke ne vazhdim?

Jam ne perfundim te albumit tim te dyte. Ky eshte projekti me i afert!

Ke menduar per pushime kete vere?

Eshte e pamundur te shkeputesh per nje periudhe te caktuar per te bere pushime, pasi axhenda e koncerteve nuk me krijon mundesi. Megjithate, ne familjarisht kemi menduar qe te gjejme momente te shkurtra pushimi, pasi edhe i gjithe ky sezon koncertesh eshte ne bregdet.

Greta ne gjithmone te cilesojme si nje kengetare te vogel, nderkohe qe ti rritesh cdo dite ne skene. Vazhdon te jesh po aq e lidhur me prinderit, apo tani qe po rritesh je shkeputur disi?

Sigurisht, qe une jam e lidhur ngushte me prinderit. Nuk e konceptoj dot as per vete dhe as per kedo tjeter shkeputjen nga familja, pervec rasteve kur ne moshen dhe kohen e caktuar nje djale ose nje vajze krijon familjen e vet. Por edhe ne keto raste, prindi eshte i shenjte.

Duke qene nje vajze shume simpatike dhe e afirmuar, ke menduar per te pasur nje mik te vecante, ose nje shok special, apo mendon se eshte ende heret?

Une studioj, edukohem dhe gjykoj. Nuk mund ti pragjykoj ata qe kane shoke apo shoqe ne moshen time. Secili e gjykon jeten ne menyren e tij. Disiplina e gjykimit tim eshte familja.

Greta, ke menduar ndonjehere se ku do e shohesh veten pas 10 vjetesh? Do vazhdosh te jesh kengetare edhe atehere, apo do fokusohesh ne nje profesion tjeter?

Absolutisht nuk mund te percaktoj se ku do te jem. Objektivat aktualisht i kam te qarta. Kerkoj shume nga vetja dhe mendoj, se nuk do ndalem asnjehere se kerkuari.

Sa ka marre Greta nga muzika gjate gjithe ketyre viteve dhe sa i ka dhene muzikes?

Nga muzika kam marre me te miren qe une e kam gjykuar. Jam shperblyer me dy cmime te para ne dy festivale te muzikes moderne shqiptare, akoma pa mbushur moshen 17 vjece. Kenget jane bere hite dhe pelqehen nga publiku.

Je penduar ndonjehere per kete rruge, qe ke zgjedhur?

Absolutisht jo! Jam e lumtur dhe besoj ne rrugen qe kam zgjedhur. Njeriu ne jete zgjedh ate qe di te beje me mire dhe une ate bera!

Te shqeteson fakti, qe je bere personazh publik ne nje moshe shume te re?

Jo nuk me shqeteson, perkundrazi ndjehem e lumtur kur njerezit me respektojne dhe me vleresojne!

Dy kengetare ne familje

Se shpejti ne familjen Koci do te kete edhe nje kengetare tjeter. Behet fjale per motren e Gretes, Enin, e cila po pergatitet per te nxjerre nje kenge. Ajo eshte sot, pak a shume ne moshen qe kishte Greta kur doli per here te pare ne skene dhe duket, se eshte po aq e talentuar sa e motra. Ka qene suksesi i Gretes, por edhe talenti qe Eni ka shfaqur ne muzike, qe e kane shtyre edhe ate te provoje ne kete fushe. Megjithate ashtu si Greta edhe Eni do te provoje vetem. Ndonese e motra tani eshte nje kengetare e afirmuar, ajo nuk do te mbeshtetet tek Greta, por do te dale te kendoje e vetme.

Greta Koçi heq dorë nga Top-Fest për turnetë në Shqipëri
Posted on Mar. 11th, 2008 by admin

Ka nisur një sërë turnesh në të gjithë vendin, këngëtarja Greta Koçi.

normal_gretakoci1.jpg

Në fakt, kjo duket se është mënyra më e mirë, që ajo ka zgjedhur për të qenë pranë publikut dhe fansave të saj, në fillim të muajit mars.Dhe qëllimi është për të shkelur thuajse në çdo qytet të vendit, duke organizuar koncertet live, të shoqëruar nga orkestra dhe një trupë baleti. Nga prindërit e Gretës, të cilët vazhdojnë të menaxhojnë arritjet artistike të vajzës së tyre mësojmë, se ndërsa gjatë javëve të shkuara këngëtarja ka
qenë në qytete të vogla si Patosi, Shijaku apo Kavaja, në projektet e vazhdueshme të Gretës janë edhe disa nga qytetet e mëdha të vendit.

Në këtë mënyrë, fansat e këngëtares kanë pasur mundësinë ta ndjekin nga afër në performancën live, por edhe të marrin autografe prej saj. Ndërkohë mësojmëë, se koncerti i organizuar në qytetin e Gramshit mbrëmjen e së enjtes është anuluar për shkak të ditës së zisë kombëtare. Por duket se pikërisht ky impenjim për të qenë pranë publikut ka ndikuar edhe në zgjedhjen e Gretës për të mos marrë pjesë në festivalin “Top fest”. Ndonëse në edicionin e vitit të kaluar, ajo u vlerësua me çmimin e parë, ndoshta ky fakt nuk e ka motivuar për të qenë konkurrente edhe këtë vit. Kjo edhe se nuk ka krijuar diçka të veçantë për pjesëmarrjen në këtë festival. Por krahas turneut, që po organizon
në Shqipëri këngëtarja vazhdon të pranojë edhe ofertat për koncerte jashtë vendit. Greqia është ndalesa e kësaj fundjave. Në fund të fundit, janë pikërisht këto koncerte jashtë kufijve, në të cilat këngëtarët shqiptarë edhe paguhen më mirë.

Gretës i vjedhin këngën
Posted on Feb. 22nd, 2008 by admin

Është shndërruar tashmë në një yll të vërtet të muzikës shqiptare. Sukseset e saj janë të njëpasnjëshme. Kjo, falë talentit të saj dhe punës intensive, të cilët janë përcaktuesit e një karriere të gjatë në këtë fushë.

greta.jpg

Është mësuar që e vogël me një sukses të tillë, i cili jo vetëm që nuk e ka bërë euforike, por e ka shtyrë të punojë akoma më tepër. Gjithçka që ajo bën kthehet në sukses. Të gjitha këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat, duke e pozicionuar mirë në top listën e këngëtarëve shqiptarë.Suksesi i saj i kalon edhe kufinjtë e Shqipërisë për në vendet e Ballkanit. Sukses të madh këngët e saj kanë edhe në Bullgari ku transmetohen në televizionin muzikor Tv Ballkanika. Nga ky sukses është munduar të përfitojë edhe këngëtarja bullgare Emanuela, e cila ka pubikuar së fundi versionin bullgar të këngës së Greta Koçit, “NJë herë po, një herë jo”.

Këngëtarja ka huazuar këtë këngë pa asnjë lloj të drejte autori, madje ka realizuar edhe videoklip, i cili transmetohet në Bullgari. Por, kjo ka shtuar akoma më shumë suksesin e Gretës në këtë shtet dhe diskutimet rreth saj janë shtuar. Nëpër forume muzikore në internet komentohet më së shumti kënga e cila i është vjedhur Gretës. Mirëpo, faktet tregojnë të kundërtën. Greta e ka publikuar këtë këngë në vitin 2006, ndërsa Emanuela në vitin 2007, pra më vonë. Videoklipi i këngëtares bullgare ndodhet në faqen e internetit “youtube” dhe muzika është kopje e dallueshme qartë e këngës së Gretës. Ky është një nga të paktat raste kur këngëtarë të huaj vjedhin këngët e këngëtarëve shqiptarë.

Intervista e Greta Kocit dhene Gazetes Korrieri ndaj lajmit te vjedhjes se kenges.

Përflitet se kënga juaj “Njëherë po, njëherë jo” është vjedhur nga një këngëtare bullgare e quajtur Emanuela. Sa i vërtet është ky version?

“Është e vërtetë që kënga ime e albumit “Mos shiko tjetër”, titulluar “Njëherë po, njëherë jo” është huazuar pa lejen time nga këngëtarja bullgare Emanuela, e përshtatur në gjuhën e saj, bullgarisht”.

Çfarë faktesh keni për të vërtetuar të kundërtën?

“Kjo këngë është kompozuar në Prill të vitit 2006, me kërkesën tonë nga kompozitori Maqedonas Ocko, ndërsa tekstin e ka realizuar Armand Trebicka.Videoklipin e kemi realizuar në Korrik në Ulqin. Këtë këngë e kam futur në albumin tim “Mos shiko tjetër”, i cili ka dalë në treg më 2 Dhjetor 2006, me të drejtë eksklusive për Shqipërinë të kompanisë diskografike “Euro Star”. Më 17 dhjetor ky album ka dalë në treg në Kosovë me të drejtën ekskluzive të kompanisë diskografike “Antika”. Të drejta të tjera për vende të tjera nuk e përjashtim te televizionit transmetimit”.

Keni ndërmarrë ndonjë masë, kundrejt kësaj padrejtësie? A do ta kërkoni të drejtën e autorit?

“Një zyrë avokatie në Sofie, ka telefonuar në mënyrë që ti jepnim tager që të ndiqnin gjyqësisht këtë çështje, por ne nuk ishim dakord me kërkesën e tyre”.

4-Po videoklipi dhe teksti i këngës suaj a ka të përbashkëta me versionin e këngëtares bullgare?

“Ndihem shumë mirë, pasi është nder që kënga shqiptare triumfon edhe në vendet e tjera dhe aq më tepër kur ajo kthehet në Hit, pavarësisht nga rrethanat që kjo këngë është huazuar”.

5- Nga sa kemi parë, ka ndodhur që këngëtarët shqiptarë janë ata që kopjojnë rëndom nga të huajt, e sidomos nga bullgarët. Si ndjeheni duke qenë se jeni nga pala e dëmtuar?

“Sic, ju shpjegova edhe më lart të gjitha videoklipet e mia, transmetohen nga televizioni “Ballkanika”, gjithmonë me lejen time. Sigurisht që ndjehem e lumtur dhe e privilegjuar që këngët e mia pëlqehen dhe votohen në shtete të tjera. Madje mund të them se me këngën fituese të “Mikrofonit të Artë”, “Foli djalit”, kam kryesuar Hit-Paraden Ballkanike për dy javë rradhazi, duke lënë pas Desi Sllava, Pegy Zina etj

Nëpër forume kemi parë komente të ndryshme, disa ju përkrahin të tjerë ju akuzojnë. Një dukuri e tillë ju shqetëson, apo shihni si një publicitet ndaj karrierës suaj?

“Nuk më shqetëson fakti i gjykimeve në forume, gjithësesi njerëzit gjykojnë vetë. Unë nuk kam dhënë asnjë intervistë rreth kësaj çështje, e para intervistë është kjo që po jap për gazetën tuaj. Gjithësesi dua që nëpërmjet kësaj interviste në gazetën prestigjoze “Korrieri” të deklaroj : Dhënien e të drejtës së autorit këngëtares bullgare Emanuela. Ky deklarim nëpërmjet gazetës suaj le të jetë dokument ligjor për Emanuelën për t u mbrojtur për të drejtën e autorit”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
Universal



Numri i postimeve: 166
Pikè: 299
Reputacioni juaj: 2
Join date: 10/09/2009
Age: 25
Location: Tirane

MesazhTitulli: Disa vipa te tjere:)   Tue Nov 17, 2009 10:54 am

Zajmina si “Bad Girl”
Posted on Nov. 3rd, 2009 by adm

Sot jane publikuar te Galeria Shqiptare dy fotografi te Zajmina Vasjarit, qe per hir te vertetes e tregojne shume terheqese dhe joshese teksa ka ne trup nje pale veshje te brendshme superseksi, por nga ana tjeter dhe shume tip “goce e keqe”, por e keqe nga ato qe pelqejne shume cunat ama Smile

Apo s’eshte fare Zajmina kjo?!!

Foto numer dy ku Zajmina tregon hiret e saj nen nje pale lingerie teper seksi

Click to view full size image

Zajmina Vasjari, se shpejti me foto Nudo
Posted on Jul. 8th, 2008 by admin

Zajmina eshte duke realizuar disa foto nudo dhe se shpejti priten qe te dalin ne treg… Thuhet se do jene nje tronditje e vertete per publikun.

Gazeta Tema

Fotografi nga Zajmina Vasjari http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-73-page-2.html

Zajmina Vasjari lë nam, në Pub pa të brendshme
Posted on Mar. 29th, 2008 by admin

Në fakt është në natyrën e saj që kudo që të ndodhet të bëjë gjithçka për të rënë në sy dhe ia del për mrekulli.

normal_zajmina30.jpg

Zaimina njihet nga të gjithë edhe si një frekuentuese e jetës së natës. Gjithashtu është përfolur edhe për një lidhje me një djalë që ka një pub të tijin. Por javën e kaluar Zaimina ra përsëri në grackën e paparacit tonë. Këtë radhë nuk ishte në shoqërinë e djalit me të cilin është parë disa javë më parë, por me një tjetër. Nejse, kjo është normale, pasi vajza mund të ketë shumë të njohur e miq me të cilët dëshiron të frekuentojë pub-et. Por anormalja qëndron tek veshja e saj. Siç e shihni edhe nga fotot, Zaimina ka zgjedhur
për në pub veshjen më të zhveshur që mund të ekzistojë. Një fustan super mini, super dekolte me shpinë totalisht të zbuluar. Pra, një fustan që nuk i lë asgjë fantazisë. Gjithçka në shesh.


Por nuk mjafton vetëm kjo. Mbas mesit të natës, kur situata nxehet dhe të gjithë klientët në pub (përfshirë dhe Zaiminën) i kanë kthyer disa gota, fillon kërcimi i shfrenuar dhe këtu Zaimina nuk të fal. Por fustani super i hapur, super mini, nuk qëndron më në vend, duke zbuluar gjithçka dhe tashmë arrijmë të zbulojmë edhe diçka tjetër, Zaimina është pa të brendshme, asgjë poshtë fustanit!!!! Me siguri që e gjitha kjo performacë ka kënaqur pa masë klientët meshkuj të pub-it, ndërkohë që paparaci ynë u krijon mundësinë të gjithëve atyre që duan të shohin se ç’fshihet poshtë fustanit të Zaiminës, ta zbulojnë nëpërmjet
këtyre fotove. Meqë nuk po kërcen me atë ish-bodigardin, si thoni ju kush mund të jetë ai djali me bisht të cilin po e shohin me zili të gjithë meshkujt teksa kërcen me Zaiminën? Në numrat e ardhshëm patjetër që do zbulojmë diçka më shumë, pasi për jetën private të Zaiminës ka gjithmonë shumë kuriozitet.

PanoramaPlus

Fotot e Zajmines qe ka ber ne Pub http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-73.htm

Bleona Qereti:

Publikohen foto super-seksi te Bleona Qeretit
Posted on Feb. 7th, 2009 by admin

Ne internet, konkretisht te Galeria Shqiptare jane publikuar disa fotografi te kengetares bukuroshe Bleona Qereti.

Qe Bleona eshte bukuroshe kete e dijme te gjithe, por ne keto foto tregohet se ajo eshte nje miss i vertete.

Fotot e tregojne ate ne poza te ndryshme, duke filluar ne ato ku ajo duket nje zonjushe e vertete, por dhe ne te tjera qe te kujtojne disa skena hard-rock (jo seksuale sigurisht)

Ah, mqs ra fjala, jane publikuar gjithashtu edhe fotomontazhe te saj me karakter te dukshem seksual, duke qene tashme e treta kengetare shqiptare, pas Zajmines dhe Ciljetes, qe behet “pre” e fotomontazhisteve.

Me poshte jane fotografite e reja superseksi te Bleones.

Click to view full size image

Bleona ne Bikini:

Click to view full size image

Hard-Rock

Click to view full size image

Click to view full size image

Bukuroshe e embel

Click to view full size image

Lolita Bleona

Click to view full size image

Hot dhe Seksi

Click to view full size image

Bukuroshe

Click to view full size image

Kjo e fundit duket shume mire qe eshte fotomontazh

Click to view full size image

Per me shume foto klikoni adresen qe vijon: Bleona Qerreti Foto

Bleona Qereti, jeta ime e re
Posted on Jul. 15th, 2008 by admin

Një look “ujë dhe sapun” aspak i ngjashëm me të parin, një mënyrë tjetër jetese prej modelesh, një album në anglisht, një set fotosh prej star-i të vërtetë, një tur i përhershëm koncertesh nëpër Evropë. Dhe qershia mbi tortë: e para këngëtare shqiptare, këngët e së cilës mund të gjenden në iTunes. Ja, këto kanë ndodhur që kur Bleona Qerreti u nis drejt Amerikës për të filluar një jetë të re.

Klaudeta Skënderasi

Ora është 17.03 dhe Bleona nga ana tjetër e telefonit të përshëndet “Mirëmëngjes”. Sigurisht, sistemi i orëve nga Amerika në Shqipëri ndryshon… vetëm se, në fakt, ajo as që është fare në Amerikë. Ndodhet pikërisht në shtëpinë e prindërve të saj në Tiranë. Por meqë edhe atëherë kur ajo vjen për “pushime” në Shqipëri (pushime u thënçin), regjimin e ditës dhe natës e ka gjithmonë të përcaktuar nga koncertet, ora pesë e pasdites përkon ekzaktësisht me mëngjesin e saj.

Një vrap deri në shtëpinë e Bleonës për të realizuar intervistën e radhës. Por sapo shfaqet në derë, pamja e saj të bën të dyshosh se mos ke ngatërruar adresë. S’ka më flokë të kuq, asnjë gjurmë grimi në fytyrë, thonjtë i ka shkurtuar e i ka lyer me smalt gati të padukshëm ngjyrë bezhë, veshur me tuta, e mbërthyer deri në fyt, por super në formë. Bleona e look-ut të çmendur ekstravagant nuk duket gjëkundi. “Që prej shtatorit, kur unë u largova për në Amerikë, kam ndryshuar tërësisht mënyrën time të jetesës”, të shpjegon Bleona.

Aha, ja si qenka puna! Domethënë ka rënë rehat, po jeton jetë të lumtur me Ganin dhe po shijon ditë të qeta, si një grua e martuar që tani ka të tjera prioritete: shtëpi, familje, fëmijë.

Por në fakt nuk është aspak kështu. Bleona, jo vetëm që s’ka ndërmend të heqë dorë nga karriera e saj muzikore, por tani ka ca plane të guximshme: të ndërtojë një karrierë 100 për qind amerikane. E për t’ia arritur kësaj është gati të bëjë gjithçka. Domethënë t’i nënshtrohet rregullave të një jetese krejt ndryshe. Sepse që të arrijë të depërtojë në tregun muzikor amerikan, Bleona e di më mirë se kushdo se fjala “sakrificë” nuk mjafton. Ndaj edhe i ka vendosur vetes rregulla të reja, që fillojnë që me pamjen e jashtme. “Në Amerikë nuk është si në Shqipëri: pi një kafe e bëj llafe, aty është: merr një kafe në dorë e bëj ndonjë punë. Nëse ata vendosin që të merren me ty, do të thotë se ti duhet t’u nënshtrohesh rregullave të tyre. Nëse ti del para një producenti e kuruar deri në detaj, ai nuk ka se ç’të bëjë me ty. Ai duhet të të përpunojë sipas mënyrës së vet. Aty gjërat jonatyrale nuk pranohen. Në Amerikë ka një tjetër nivel, të cilin ti mund ta arrish vetëm nëse je e zgjuar”, fillon e rrëfen Bleona, teksa rrufit një filxhan kafe që mami Oli ia ka bërë gati që para se ajo të zgjohej. Po cilat janë rregullat?

E para: s’ka thonj të gjatë e të lyer me smalt të kuq, rozë a portokalli.

E dyta: s’ka flokë extension, të lyer në ngjyrë qershie a të verdha, apo me fije.

E treta: s’ka asnjë grimë make-up. Lëkura duhet të jetë e pastër.

E katërta: s’ka fustane me xixa, sandale me taka 12 cm, dekolte apo mini; vetëm tuta dhe atlete.

E pesta: përqindja e yndyrës në trup nuk duhet të jetë më shumë se 18%.

Domethënë i bie që të bësh ca palestër dhe të mos ia varësh fare pamjes së jashtme, siç bëjnë të gjitha amerikanet. Qenka e thjeshtë! “Aspak, – të kundërshton Bleona. – Kjo nuk do të thotë të lësh veten pas dore. Do të thotë që ti të kesh vërtet thonj të shkurtër, por të superkuruar, një lëkurë pa grim, por gati transparente; po pate një puçërr, më mirë atë ditë mos i dil përpara producentit. Flokë ngjyrë kafe, por që të shndritin nga shëndeti. Ti nuk duhet të jesh e dobët, ti duhet të jesh në formë. Duhet të hash ushqime të shëndetshme, për shembull, në vend të orizit të bardhë duhet të hash orizin kaf”. Pra, ca zakone të reja që ia kanë ndryshuar tërësisht të përditshmen. Një jetë që nuk ngjan asfare me atë që ka lënë pas në Shqipëri, kur paraditet shtyheshin me kafe dhe thashetheme. Aty dita fillon e mbaron katërcipërisht ndryshe. “Në mëngjes herët kam orarin e fitness-it me trajnerin tim personal. Pastaj kam seancën e përditshme të kantos dhe më pas të baletit. Pastaj më duhet të gjendem në studion muzikore për të parë se si po ecën albumi në anglisht, për realizimin të cilit kam kohë që kam filluar të punoj. Dhe të gjitha këto janë në distancë shumë të largët nga njëra-tjetra, sepse aty nuk është si të shkosh nga Zogu i Zi tek Tirana e Re”.

Dhe të gjitha këto ndodhin gjatë javës; fundjava e gjen… as mos t’ju shkojë mendja për ndonjë plazh a mal. “Që të premten marr avionin për në Evropë, ku kam koncertin e radhës. E shtuna mund të më gjejë në Gjenevë ose në Shqipëri, e diela në Londër ose në Kosovë, e hëna sërish në Detroit”. Një javë e gjitha e kaluar me një frymë. Po atëherë ç’ngelet për jetën martesore, për shtëpinë, për Ganin? Sepse, mesa ne dimë, Bleona u nis drejt Amerikës sepse aty ndodhet dashuria e saj. Vetëm se ajo nuk është nga ato që mjaftohet me kaq. “Arsyeja që unë zgjodha Ganin nuk ishte sepse ai është një djalë i bukur, por sepse di të më kuptojë. Ai nuk është nga ata që duan gruan tradicionale, nuk është nga ata burra që të merr në telefon e të thotë “po vij unë, a është dreka gati?”. Më ndihmon shumë. Ka raste që e merr ai në dorë kuzhinën. Por sigurisht që unë jam zonja e shtëpisë dhe më duhet të bëj edhe gjëra të tilla si të pastroj shtëpinë, të laj rrobat, gjëra që unë, sigurisht, i bëj, po vetëm se këto ndodhin sipas një ritmi tjetër. Për shembull, pastroj dhe gatuaj në orën tre të natës, pasi kam mbaruar të gjitha aktivitetet e tjera të ditës. Por kohët e fundit jemi të dy në dietë dhe zgjedhim të hamë jashtë ushqime organike”.

Nuk është më koha kur jetonte vetëm me prindërit në Tiranë. Aty nuk është vajza e përkëdhelur e familjes Qerreti. Aty është nuse dhe ka pranë një tjetër familje, atë të bashkëshortit (sigurisht që është bashkëshorti, sepse Bleona dhe Gani janë të martuar ligjërisht. Sa për dasmën e famshme, që Bleona e shtyu për hir të koncerteve: “Do ta bëjmë kur të na bëhet mbarë. Kjo periudhë më ka ndihmuar që të lidhem më shumë me familjen e Ganit. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Verën, motrën e tij, të cilën më shumë se kunatë e kam shoqe. Një orë në ditë e kaloj me të. E sigurisht që gjej kohën për të kaluar me Ganin ose të bëj gjërat që atë e bëjnë të lumtur”. Te kjo lumturia e Ganit mos mendoni ndonjë darkë nën dritën e qirinjve. Një djalë i çmendur pas makinave ka të tjera shije. Të lumtur mund ta bëjë edhe një vrap i Bleonës deri tek fabrika në mes të shiut për të marrë dritat për makinën që ai po ndërton vetë. Apo gjëra të tjera të vogla që për të dy janë shumë domethënëse, siç ndodh me të gjithë çiftet e sapomartuar, por që bëhen vetëm kur Bleona ka pakëz kohë të lirë, kur nuk ka koncerte, as fitness, as kanto, as regjistrim këngësh, as takime me producentë e kompozitorë.

Po a ia vlejnë të gjitha këto? A ia vlen gjithë ai përkushtim? Gjithë ajo javë e ngarkuar, që nuk e lë as të marrë frymë e që ajo e ka shkëmbyer me një jetë të qetë prej princeshe? Pastaj të gjithë e dimë që në Amerikë nuk ta shtron njeri me lule. Ja që për të ia ka vlejtur. Shumica mund të mendojnë se këto janë veçse ëndrra me sy hapur, por ja që ajo ka nisur ta ndiejë shijen e mirë të një karriere prej përtej detit. Nuk e besoni? Eh, në fillim edhe neve na u duk e vështirë për t’u besuar, por Bleona ka se ç’të të tregojë për të të bindur.

Ka realizuar një set fotografish me një nga fotografët më të njohur të Amerikës me origjinë shqiptare, Emin Kadi, i cili ka punuar me 9 mijë modele dhe ka në pronësi revistën “Clear Magazine”. “Nga puna me Eminin, kam mësuar vërtet shumë gjëra. Kam qenë pjesë e një pune profesionistësh. Ka harxhuar kohë me mua, por edhe më ka krijuar ca lidhje shumë të rëndësishme. Ai është nga ata fotografë, që edhe kur nuk je e bukur, të bën të dukesh e bukur”. Me Bleonën, me siguri s’ka pasur pse ta bëjë një gjë të tillë. Por, që duket ndryshe, duket!

Sigurisht që fotot shërbejnë si korniza e asaj që vjen më pas. Albumi në anglisht është thuajse gati. “Për këtë album kam bashkëpunuar me Courtis Bonne, i cili ka bërë këngë për Aretha Franklin dhe Anita Baker. Kënga që ka realizuar për mua titullohet “Hottness”, një këngë alla Beyonce. Pjesën tjetër të albumit jam duke e realizuar me Devine Evans, që ka kompozuar këngë për albumin e parafundit të Mary J. Blige dhe për albumin “Blackout” të Britney Spears”.

Por qershia mbi tortë është ajo që deri më tani asnjë këngëtar shqiptar nuk ka mundur ta arrijë. Në fund të qershorit, tre nga këngët e Bleonës do të mund t’i dëgjoni në dyqanin më të madh muzikor online, iTunes. “Sipas kontratës që studioja ime ka nënshkruar me iTunes, do të jenë tre nga këngët e mia që do të keni mundësi t’i dëgjoni në fund të qershorit. Kjo i bën gjërat shumë më të thjeshta, sepse në momentin që takon një producent, mjafton ta adresosh në iTunes dhe aty ai mund të gjejë këngën e të vlerësojë punën tënde”. Por mos mendoni se për Bleonën mbaron me kaq. Bleona ngelet Bleona, që nuk kënaqet kurrë, që edhe kur arrin një gjë, kërkon shpejt e shpejt një tjetër. “Fakti që kam arritur këtu nuk do të thotë se këtej e tutje do të neglizhoj punën time të përhershme; do vazhdoj të jem e pranishme nëpër koncerte në Evropë, Kosovë e Shqipëri. Madje tre muajt e verës do të jem në Tiranë”. Do të kërkojë “leje” edhe këtë radhë në familjen e saj të re, ashtu siç ka bërë për katër vjet me radhë. Po ku i thuhet dot “jo” Bleonës!

Revista Jeta

Fotografi nga Bleona Qereti http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-64.html

Në shtrat me Bleona Qeretin
Posted on Feb. 4th, 2008 by admin

Krevati… të gjithë kemi një lidhje të fortë me të. Flemë, ëndërrojmë, çlodhemi, shohim televizor e pse jo dhe hamë, lexojmë ndonjë libër dhe … Këtë herë, në këtë intervistë krejt të veçantë kemi sjellë këngëtaren Bleona Qereti, me mënyrën e saj si fle, si qëndron në krevat, sa kohë kalon, çfarë bën në të… Le të dëfrehemi së bashku…

bleonaqerreti.jpg


Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Sa më shumë që mundem.
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Sa më shumë që mundem.
Preferon të flesh me pizhame, të brendshme apo lakuriq?
Me pizhame dhe ato të ngrohta, dhe mundësisht me personazhe filmash vizatimorë.
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Ha, shoh televizor dhe…si gjithë të tjerët…..


Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Një vend shumë i butë e i rehatshëm, ku kalon pjesën më të madhe të jetës (duke konsideruar që unë fle shumë) dhe që përfundimisht në të, ose duhet të flesh vetëm, ose të futësh brenda një njeri që të ndihesh rehat…
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Shtrirë në kurriz.
Po kur je me të dashurin?
Varet.
Ju qëllon që kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Për gjithçka.
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Shumë…dhe butë…gjithmonë butë… ha ha ha
A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
As thashetheme, as biseda erotike….biznes.
A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?
Jo…zakonisht nuk bëj lojëra..gjërat i kam me të vërtetë.
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Jo.
Çfarë urreni më shumë në shtrat, kur jeni me dikë tjetër?
Po nëse urrej diçka…dije që ai tjetri nuk do jetë më aty.
Kur jeni vetëm, ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Jo. Jeta ime është e mbushur me dashuri nga të gjitha anët…
Si do të ndiheshit nëse i dashuri ju kthen kurrizin?
Lëri hapësirën e tij.
Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe ju prek, si do të reagonit?
Zakonisht nuk fus njerëz në shtrat…Unë historikisht kam fjetur vetëm…dhe nëpër turne, që zakonisht koleget e mia marrin një këngëtare tjetër për të fjetur…unë fle vetëm. Kushti numër 1 që i vendos organizatorit.
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Çdo gjë që duhet të bëjë një femër…Unë jam shumë maniake për detajet.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Shikoj telefonin sa është ora.
Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Zakonisht ndërroj 2 ose 3 dhoma hotelesh në çdo hotel… Dhoma ime duhet të jetë me krevat të madh, mbasi nuk fle dot në krevat tek, të jetë jo nga ana e rrugës dhe jo afër ashensorit, dhe në katet e sipërme…dhe më beso …e siguroj.
Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni: Ç’dreqin dua këtu?
Jo…Dua të sqaroj diçka për publikun, që shumica e njerëzve nuk e dinë. Unë nuk kam pirë asnjë gllënjkë alkool dhe asnjë cigare gjithë jetën time. Jam shumë e përgjegjshme dhe gjërat nuk i bëj të dalë ku të dalë.
Ku preferoni të flini përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Në asnjërën prej tyre…vetëm në krevat, as në aeroplan apo makinë, apo diku

Bleona Qerreti nuk jam ndarë me Ganiun do bëj së shpejti dasmën
Posted on Dec. 24th, 2007 by admin

bleona5.jpgSa herë që ajo mendon se punët po i shkojnë mirë, thashethemet do t’ia prishin humorin. Kështu ka ndodhur dhe këtë herë. Ndërsa në televizionet muzikore po transmetohet klipi i saj më i ri, “Gruas qejfin mos ia prish”, dhe pasi ka kaluar një tur jo pak të suksesshëm në mbështetje të fushatës elektorale të mikut të saj, kryetarit të “Aleanca për Kosovën e Re”, Bexhet Pacolli, ka rënë sërish pre e “gojëve të liga”. Jeta private e këngëtares Bleona Qerreti është bërë sërish objekt bisedash. Hipotezat kanë qenë një ndarje me bashkëshortin e saj shqiptaro-amerikan, Gani Bardha. Reagimi i këngëtares Qerreti vjen në këtë intervistë ekskluzive për “Bluetooth”. Jeta e saj martesore, dasma, karriera, marrëdhëniet me miqtë, projektet e saj… Të gjitha këto vijnë më poshtë për ju.


Bleona, është folur për një ftohje të marrëdhënieve tuaja me bashkëshortin Gani Bardha. Sa e vërtetë është kjo?
Ajo që më çudit është se nuk është hera e parë që lakohet jeta ime private. Një herë gazetat thonë që jam shtatzënë, një herë që do martohesha se isha shtatzënë, e kështu me radhë. Por e vërteta është se unë jam martuar që vjet në tetor. Martesa nuk është dasmë. Ceremonia e dasmës nuk u bë vjet, sepse unë kisha mjaft projekte me punën. Ishte përgatitja e albumit tim, pastaj ishte bashkëpunimi me këngëtarin grek Treandafilo. Kështu që ka pasur disa motive, përderisa nuk është realizuar dasma. Ceremoninë, unë do ta bëj në një kohë të përshtatshme për mua. Fakti që ne kemi bërë celebrimin në muajin tetor të 2006-ës, në Detroit, na bën që të mos e kemi me ngut dasmën. Por nga ana tjetër, dasma është një festë për të mbledhur të afërmit dhe familjarët, është diçka që ne do ta bëjmë për qejf. Kështu që ajo do bëhet në kohën kur ne të jemi më të gatshëm.
Por në fakt, e keni menduar një kohë të caktuar për të realizuar dasmën?
Unë që prej fundit të muajit gusht jam në Amerikë dhe lëviz vetëm për koncerte. Kështu, në projektet e mia tani janë dy videot e albumit dhe videoja me Treandafilon për t’u bërë. Vetëm pasi të mbaroj këto dhe të jem si unë dhe Gani më të çlodhur e më të qetë, do të merremi me ceremoninë e dasmës. Fakti që njerëzit nuk më kanë parë këtu qysh prej fundit të gushtit, do të thotë se unë jam në Amerikë dhe jo se jam ndarë.
Keni qenë në krah të Bexhet Pacollit gjatë fushatës së tij elektorale, e madje edhe keni bërë një këngë për të. Cilat janë lidhjet tuaja me të?
Mund ta konsideroj si ftesë që më bëri Bexheti për në fushatën e tij, pasi Bexhet Pacollin unë e njoh prej 10 vjetësh dhe e shihja si detyrë që unë të merrja pjesë në fushatën për të. Kam kënduar thjesht për Bexhetin për miqësi. Ndërkohë, kënga “Zero tolerancë” është bërë enkas për t’u kënduar gjatë kohës së fushatës.
Sapo ka nisur të shfaqet klipi juaj i ri “Qejfin gruas mos ia prish”, ku shfaqeni shumë ndryshe. Si ka lindur ideja për të realizuar një klip të tillë?
Është një këngë, ku teksti shkon vijueshmërisht me klipin. Mendoj se është realizuar si duhet dhe njerëzit do të kenë interes për të. Videoja është mjaft ekspresive, pasi është marrë filmi “Kapedani”, që është film strikt për nënshtrimin e femrës, dhe përgjigja është në mes të videos, në momentin kur gocat janë thuajse nudo dhe ajo që i vendos aty është, “Kjo është paturpësi”. Është një këngë që ka mjaft ekstravagancë dhe kontrast. Po ashtu është edhe një moment në refren, që “të dielën e ka pushim”. Janë gjëra të menduara në çdo detaj.
Jemi në ditët e fundit të 2007-ës. Si ka qenë ky vit për ju?
Mund ta konsideroj një nga vitet më të ngarkuar. Kam kaluar mjaft pak kohë në shtëpi dhe familjen këtu në Tiranë e kam parë shumë kalimthi. Pasi që në fillim të vitit kam pasur një punë intensive për nxjerrjen e albumit dhe kombinimit të koncerteve, dhe më mbetej shumë pak kohë për të shkuar në shtëpi. Në Kosovë, albumi ka pasur një jehonë të madhe dhe ka qenë i mbuluar me billbordera. Kam kaluar një kohë të ngjeshur me punë, pasi në kontratën e albumit ishte të realizoja 4 video. Janë realizuar dy, “Manderinë” dhe “Qejfin gruas mos ia prish” dhe janë për t’u bërë edhe dy video të tjera. Akoma na kanë ngelur edhe dy javë nga viti 2007, të cilat unë edhe këto i kam të zëna, pasi kam xhirime në Kosovë për koncertin e Vitit të Ri. Në fakt, këtë vit jam marrë më tepër me Kosovën, prandaj edhe njerëzit nuk më kanë parë këtu. Katër videot që kam në kontratë me albumin, kanë shtyrë edhe videoklipin me Treandafilon, pasi nuk kam pasur kohë të xhiroja këngën dhe ende nuk e kam ndarë mendjen për ta bërë në Shqipëri, apo në Greqi.
Në fakt, klipi me Treandafilon u tha se do të dilte këtë vjeshtë?
Po, siç e thashë dhe më lart, ai ka ngelur pezull për shkak të punëve të mia të tjera, klipet, koncertet etj. Megjithatë, ajo është një gjë që unë do ta bëj me të mbaruar dy klipet e albumit dhe ajo që më çudit, është se në të vërtetë askush nuk u mor me çfarë u bë me videon e Treandafilos, por njerëzit merren me gjëra të tjera të parëndësishme, apo edhe me sajesa të llojit Bleona u nda nga burri…
Ku do t’i kalosh festat e fundvitit?
Për Krishtlindje do të jem në Bruksel, ku do të vijë edhe Gani, por ftoj edhe ata gazetarë që kanë vizë “Shengen”, të vijnë nëse duan dhe të shohin që im shoq do të jetë atje.
Keni menduar ndonjë dhuratë për bashkëshortin tuaj?
Nuk kam menduar, pasi blej gjëra në mënyrë konstante dhe kështu që nuk kam menduar një gjë në fakt. Unë kujdesem për anën estetike të tim shoqi; sa herë ble diçka për vete, i blej dhe atij. Në Amerikë festohen mjaft Krishtlindjet dhe si grua e mirë, unë duhet të bëja kartolina, por unë preferoj më mirë të këndoj atë ditë…
Çfarë marrëdhënie keni me këngëtarët e tjerë?
Zakonisht me këngëtarët e Kosovës kam marrëdhënie më të mira, pasi këndojmë bashkë në shumë koncerte. Me këngëtarët shqiptarë më pak, përveç dorës së vjetër kur unë kam qenë fëmijë dhe me ta vazhdoj ende të ruaj miqësi.
Cila është gjëja që ju bën më të lumtur?
Marrëdhënia që kam me Ganin. Artistët në botë kanë një jetë të shkatërruar, unë jam e lumtur se jam mirë.
Çfarë vlerëson më shumë tek ai?
Sinqeritetin. Është mjaft i sinqertë dhe kjo më tërheq tek ai. Ndërkohë që ka dy sy shumë të bukur.
Me çfarë po merresh aktualisht?
Koncertet i lënë vendin njëri-tjetrit dhe gjatë këtyre kohëve nuk kam as mundësi të pushoj. Megjithatë, të kënduarit është ajo që më bën mua të lumtur, kështu që nuk më lodh më kjo gjendje. Këtë fundjavë do të jem në Kosovë, pasi po përgatitet koncerti për Vitin e Ri dhe këto ditë bëhen xhirimet për të. Pastaj, me të përfunduar punë në Kosovë, do të udhëtoj drejt Brukselit për koncertin e Krishtlindjeve, që do të organizohet atje.

Nga ilda Llumani G.Shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://embelsira.forumotion.com
 

Te dhena per jeten e vipave Shiqptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Zona E Argetimit :: Thashetheme-