Universal & Network
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 300 keshilla per Shendetin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

300 keshilla per Shendetin Empty
MesazhTitulli: 300 keshilla per Shendetin   300 keshilla per Shendetin Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 9:50 am

300 kshilla mjekesore
ZEMRA

Si të luftoni sëmundjet kardiake
1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
5-Evitoni, alkoolin, duhanin.


Kolesteroli
Këshilla për të ulur kolesterolin

6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.


OBEZITETI
Si të mposhtni mbipeshën

11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë.
14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme.
15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet, por me kufi.

ANEMIA
Çfarë duhet të konsumojnë anemikët

18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.
21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.


REUMATIZMA
Si ta kurojmë reumatizmëm

26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.
28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.
30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
31-Përdorni ujë mineral.
32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.


SPONDILIATROZA
Si të evitojmë dhimbjet

34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.
36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.


SINOZITI
Këshilla për sëmundjen

42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë
44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
47-Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

MIGRENA
Këshilla për të evituar dhimbjen:

48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.
49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.
50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset.
51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

DIABETI
Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:

53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
57- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra.
58- Efikase edhe bajamet.


PANKREASI
Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:

59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.
60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.
61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.


VESHKAT
Si të evitoni sëmundjet e veshkave:

62-Evitoni kripën e tepërt.
62-Pini sa më shumë lëngje.
64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
65-Konsumoni lëng kumbulle.
66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.

MUSHKËRITË
Si të ndihmoni mushkëritë:

67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
69-Mos përdorni duhan.
70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.
72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.


GURËT NË TËMTH
Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:

74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.
75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.
76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

KRIZAT E BARKUT
Evitoni dhimbjet e barkut me:

79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
80-Mish, peshk, shpretkë.
81-Vezë, perime, fruta.
82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit.
84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

MËLÇIA
Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:

85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës.
90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

DIETA DHE SHËNDETI

Si të mbash oreksin nën kontroll:

91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t’i konsumosh.
92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin.
93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.
94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar.
95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.


HIPERTENSIONI
Rregulla për të mos nxitur sëmundjen:

96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.
98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.
99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.
100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

BRONKITI KRONIK
Si të mbani larg vetes sëmundjen:

101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.
103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.


TIROIDJA
Ushqimet që i bëjnë keq tiroides:

107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë.
108-Nuk duhet të konsumojnë fasulet.
109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.
110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.

ALERGJIA
Si të evitojmë alergjitë

112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën.
113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.
114- Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.
115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.
116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.
117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.

TURBEKULOZI
Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.
119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.
120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.
122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.
123-Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.


MAJASELLI
Këshilla për personat që kanë probleme në zorrë

124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë.
125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies.
126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.
127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut.
128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet.
129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.
130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.
131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit.
132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.

KANCERI I GJIRIT
Këshilla për të shmangur kancerin në gji

134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.
135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
mbipeshë.
136-Përpiquni të minimizoni stresin.
137-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.
139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume.
140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji
janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.


KANCERI I PROSTATES
Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës

141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.
142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.
144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.
145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D.
146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.
147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.
148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.


KANCERI NË STOMAK
Si të evitoni kancerin në stomak

149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.
152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.


KANCERI I LEKURËS
Këshilla për të shmangur rrezikun

156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës.
157- Evitoni djegiet nga dielli.
158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli.
159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell.
160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB.

ASTMA
Si të luftoni astmën

161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës.
162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.
163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.
164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.
165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që
shkaktojnë astmë.

Këmbët
Këshilla për infeksionet në këmbë

167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë.
168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame ose rozmarinë.
169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë.
170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve.
171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersinë këmbët.

PAGJUMËSIA
Këshilla për të stimuluar gjumin:

172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.
177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.


ZBOKTHI
Këshilla për të luftuar zbokthin:

178- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë
tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve.
179-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than lëkurën.
180-Përpiqu t’i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.
181-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampo të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët.
182-Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin këpurdhat.
184-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”.

AKNET
Për të luftuar puçrrat në fytyrë:

185-Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
186-Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj.
187-Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
188-Merrni vitamina A, C, E.
189-Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
190-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
191-Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
192-Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

VESHET
Si të luftoni infeksionin e veshëve:

193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të mbledhur në zona të caktuara.
194-Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë pezmatimi i mbledhur.
195-Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe që kishin çuar në ënjtjen e veshit.
196-Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta rëndojnë dhe më shumë.

AROMA E KEQE
Këshilla për të ulur aromën e pakëndshme të frymëmarrjes:

197-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët.
198-Përdorni shpëlarës antibakterial.
199-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët.
200-Duhet të shpëlani gojën me sodë.
201- Duhet të përdorni vaj mesteje.
201- Të konsumoni farat e koprës.
202-Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia.


SYTË
Si të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit:

203-Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.
204-Të mos ketë reflekse në ekran.
205- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
206- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
207- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
208- Të shpluhuroset shpesh ekrani.
209- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani përreth një minutë.
210- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.


STRESI
Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

211- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.
212- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
213- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
214- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
215- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres.
216-Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.

LINDJET PARA KOHE
Disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve prematurë:

217- Mbajtja e temperaturës së trupit në shifrat normale.
218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës.
219- Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet.
220- Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë.
221- Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë.
222- Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet t’i kalojë 27 gradë.
223- Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme.
224- Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht.
225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën.


USHQIMI ME QUMESHT
Këshilla për nënat që kanë fëmijën në gji:

226- Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit.
227- Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjiret.
228- Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar.
229- Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak.
230- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje.
231- Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme.
232- Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri.
233- Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme.
234- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet.


GASTRITI
Këshilla për të evituar:

235-Mos përdorni alkool.
236-Mos përdorni duhan.
237-Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen , naporxen etj.
238-Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë.

RËNIA E FLOKËVE
Kujdesi që duhet të tregoni për të parandaluar fenomenin:

239-Kontrolloni stresin.
240-Mbani një dietë të shëndetshme.
241-Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë.
242-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.
243-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore.
244-Evitoni ushqimet e skuqura.

ULÇERA
Ushqimet që kurojnë sëmundjen:

245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.
246-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.
247-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat.
248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.
249-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.


Cerma /Përdhesi
Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjes:

250- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi.
251-Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.
252-Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes.
253-Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak.
254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.


OSTEOPOROZA
Këshilla për të luftuar sëmundjen që në fëmijëri:

255-Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit.
256-Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë.
257-Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë.
258-Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode.
259-Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta.
260- Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte.
261-Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.


LEMZA
Këshilla për të ndaluar lemzën e shpeshtë:

262-Duhet të pish ujë ose të hash një lugë sheqer sapo të zëre lemza.
263-Faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si p.sh me anë të tërheqjes së vëmendjes, bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.
264- Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.
265- Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.
266-Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje. Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm.
267-Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë.

VARIÇET
Këshilla për personat që vuajnë nga sëmundja:

268- Përdorni xhel freskues për këmbët.
269- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond.
270- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht.
271- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell.
272- Mos hiqni nga menyja orizin.
273- Përdorni vazhdimisht grurin.
274- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion.
275- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara.
276- Mos mbani pesha të rënda.
277- Përdorni korse najloni në mbrëmje.

DHËMBËT
Si të shmangim kariesin dhe infeksionet

278-Duhet të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.
279- Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij.
280- Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes.
281-Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate.
282- Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.
283-Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin e dhëmbëve.


KUJTESA/ALZAIMER
Dhjetë këshilla për të mbajtur në fortë kujtesës:

284-Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar.
285-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.
286-Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të.
287-Mësoni numrat e telefonit.
288-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.
289-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që si keni ngrënë më parë, frekuentoni lokale që s’keni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.
290-Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo e ndihmon trurin të stërvisë kujtesën.
291-Mësoni një aftësi të re. Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësoni gjëra të reja, që më parë si bënit dot.
292-Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës.
293-Zgjidh një mjeshtëri të re. Gjeni diçka që ju pëlqen dhe që nuk kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit, të kërcimit, e bëjnë trurin që të jetë në aktivitet gjatë gjithë kohës.


MENOPAUZA
Ushqimet dhe dieta që duhet të ndiqet gjatë kësaj periudhe:

294- Përdorimi larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta .
295- Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate.
296- Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate.
297- Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 3 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me ushqime me zarzavate.
298- Ulni përdorimin e yndyrnave gjatë përgatitjes së ushqimeve.
299- Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e ëmbëlsirave.
300- Hani fruta, por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit. (TR.OBS)
burim_zh nuk është në linjë Shto reputacion tek burim_zh Raporto postimin Përgjigju duke cituar këtë mesazh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

300 keshilla per Shendetin Empty
MesazhTitulli: Lëngu i mollës i mirë për kujtesën   300 keshilla per Shendetin Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 9:51 am

Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një grup studiuesish të Universitetit të Massachusetts, të kryesuar nga Thomas Shea. Studimi do të publikohet në numrin e ardhshëm të revistës “Journal of Alzheimer’s Disease”. Sipas studiuesve fryti është i pasur me një miks të vërtetë antioksidantësh që ndikojnë në uljen e oksidimit të qelizave, ndihmojnë qelizat të qëndrojnë të shëndetshme dhe përmirëson trafikun e neurotransmetuesve. Shea ka arritur të tregojë, te disa modele kafshësh, që një ushqim i pasur me mollë ose lëng molle vonon shfaqjen e problemeve neurodegjenerative si: Demenca ose sëmundja e Alzaimerit. “Sekreti” qëndron tek antioksidantët që sulmojnë dhe anulojnë radikalet e lira, molekula kimikisht aktive që meqenëse kanë një elektron disponibël në nivelin e fundit energjetik, janë gati të reagojnë me molekula të tjera. Në organizmin njerëzor radikalet e lira reagojnë me çdo strukturë molekulare që hasin. Ato janë “vrasëse” të strukturave qelizore dhe ndikojnë në shfaqjen e arteriosklerozave, përfshihen në çdo sëmundje degjenarative, në procesin e plakjes dhe në atë kancerogjen. Vepruesit antioksidantë ndikojnë në ekuilibrin kimik të radikaleve të lira falë mundësisë për t’i furnizuar me elektrone, të cilat u mungojnë. Organizmi njerëzor mbrohet në mënyrë natyrale nga radikalet e lira që prodhohen nga antioksidantët, megjithëse herë pas here është e nevojshme një mbështetje e jashtme me antioksidantë. E burimi më mirë i tyre është një ushqyerje me bazë fruta-perimesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

300 keshilla per Shendetin Empty
MesazhTitulli: Si t’i "detyrojmë" zorrët të punojnë mirë?   300 keshilla per Shendetin Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 9:52 am

Shkencëtarët dhe mjekët pohojnë njëzëri se 90% e sëmundjeve janë pasojë e mosfunksionimit të mirë të zorrëve dhe helmimit të vazhdueshëm të organizmit nga produktet e ndryshme.

Ata thonë se të gjitha sëmundjet “hyjnë” në organizmin e njerëzve nga goja, kur përdoren ushqime të papërshtatshme ose kur merren më tepër nga ç’duhet. Në këto raste, stomaku dhe zorrët kthehen në një burim dhe rezervuar substancash toksike.

Në zorrën e trashë ka raste kur grumbullohen deri në 10 kilogram “mbetje” që po të mos nxirren, mund të qëndrojnë atje për 20 vjet me radhë, duke e
helmuar organizmin e njeriut me plot kuptimin e kësaj fjale. Sidomos pas moshës 40- vjeçare, ngaqë mbushet me mbeturina ushqimesh, zorra fillon të fryhet, zgjatet e deformohet, duke penguar edhe organet e tjera që të kryejnë mirë detyrat e tyre funksionale. Të gjitha këto çdo njeri mund t’i kuptojë nga sinjalet që fillojnë të japin vetë stomaku dhe zorrë.

Nxirja e dhëmbëve, për shembull, është një nga sinjalet e para që tregon se në organizëm ka shenja “skoriesh”, se na mungojnë vitaminat B dhe A, të cilat, siç dihet, luajnë rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit. Po kështu, duhet mbajtur parasysh se stomakun dhe zorrën e trashë i dëmtojnë rëndë edhe disa ushqime, sikurse dëmton nga ana tjetër edhe mungesa e fibrave. Më të rrezikshme janë akulloret, kremrat, ajka e qumështit… Po kështu, shkaktojnë kapsllëk të gjitha llojet e mishit, çokollatat, kakaoja, ëmbëlsirat, sheqeri, qumështi i lopës, vezët, buka e bardhë, pastat, tortat.



Për çrregullimet që ndodhin në zorrë dhe në stomak, meqë ra fjala, jep sinjale të forta edhe lëkura. Kështu, për shembull, nga përdorimi i tepërt i mishit, fillojnë të mbajnë erë këmbët, nga teprimet me ëmbëlsira, dalin puçrra, etj. Lind pyetja: A ka mundësi vetë njeriu të vendosë rregull e pastërti në zorrët e tij, sidomos në zorrën e trashë? Po, ka!
Së pari, zorrët mund të stimulohen në punën e tyre me anë të masazheve të jashtme. Një nga këto është “ngacmimi” i shputave të këmbëve, një mënyrë e thjeshtë kjo që stimulon të gjitha organet e rëndësishme, përfshirë edhe zorrën e trashë.

Mënyra më e mirë për të pastruar skoriet dhe helmet nga trupi është klizma, e cila, sipas mjekëve të vjetër, e shpëton njeriun nga 80% e sëmundjeve që kërcënojnë shëndetin e tij. Për të patur një efekt sa më të mirë, është e dobishme që në ujin e ngrohtë të klizmës të hidhen disa pika lëng limoni ose uthull molle, pak permanganat dhe kamomil. Klizma është më mirë të bëhet në mëngjes. Parregullsitë e saj, zorra e trashë mund t’i sinjalizojë edhe me anë të dhimbjeve të kryqeve, të belit, nëpërmjet ashpërsimit dhe tharjes së
lëkurës, rënies së fuqisë, dobësimit.
Në këto raste, është më mirë që klizma të bëhet me qumësht. Merret 100 gram qumësht i ngrohtë dhe hidhen brenda 20 gram gjalpë. Pas klizmës është mirë të qëndrosh shtrirë deri në momentin kur zorra e trashë kërkon të lirohet natyrshëm. Zakonisht, pas dy-tri procedurash të tilla, çdo gjë shkon në rregull. Kjo lloj klizme është më mirë të bëhet në mbrëmje.

Pastrimi i zorrës së trashë mund të bëhet fare mirë edhe me ujë mineral. Ja se si: Merret një sasi uji mineral (llogarit 70-100 mililitra për çdo 10 kilogram të peshës trupore) dhe ngrohet. Gjysma e sasisë duhet pirë në mëngjes, para buke dhe gjysma tjetër, pasi e ndajmë në mënyrë të barabartë, pihet në drekë dhe në darkë, gjithmonë 15-20 minuta para ngrënies. Kjo kurë jep efekt të madh sidomos tre ditët e para, por duhet vazhduar deri në pastrimin e plotë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

300 keshilla per Shendetin Empty
MesazhTitulli: Si të trajtosh “gripin” te fëmijët.   300 keshilla per Shendetin Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 9:54 am

Ankesat më të shprehura janë temperatura, kolla, dhimbje dhe skuqje fyti. Mjekët tërheqin vëmendjen që çdo simptomë të trajtohet seriozisht, në mënyrë që të shmangen ndërlikimet. Në një intervistë për “Panorama”, mjeku pediatër, Arben Kavaja, jep disa këshilla se si mund të parandalohen dhe trajtohen këto probleme te fëmijët:

Doktor, çfarë problemesh shfaqin fëmijët në këtë periudhë?

Problemet më të shpeshta kanë qenë virozat, apo si njihen ndryshe gripi. Veçse duhet kuptuar se ka dy lloje gripi: një që është me shenja më të lehta, apo si njihet “flu”, dhe tjetri është ai që shfaqet më agresiv, ku temperatura dhe simptomat e tjera janë më të shprehura dhe më të rënda.

Çfarë ankesash manifeston fëmija?

Në këtë periudhë është më i shprehur gripi “i lehtë” dhe fëmija në këtë kohë zakonisht shfaq temperaturë, por jo shumë e lartë, rrufë, kollë, skuqje dhe tharje fyti. Më tepër preken rrugët e sipërme të frymëmarrjes, dhe kjo është arsyeja që ankesat kryesore prekin hundët dhe fytin. Ndërkohë mund të shfaqin dhe shenja më të përgjithshme si: këputje trupi, dobësi të përgjithshme, mungesë oreksi etj.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

Që me shfaqjen e shqetësimeve të para duhet të drejtoheni sa më parë te mjeku i familjes. Ne u rekomandojmë prindërve që të jenë vazhdimisht nën kontroll të mjekut për të parë ecurinë e trajtimit, por dhe mundësinë e mbivendosjes së një infeksioni të mundshëm, i cili do të kërkojë një trajtim më të gjatë dhe më specifik.

Qëndrimi në kolektiv, i bën fëmijët të jenë më të prekur nga këto viroza?

Sigurisht që fakti që fëmijët jetojnë në kolektiv, i bën më të ndjeshëm dhe të preken më lehtë nga virozat. Arsyeja është fakti se këto viroza transmetohen lehtë në mënyrë aerogene, por dhe në mungesës të higjienës së duarve, që te fëmijët është disi e theksuar.

Çfarë mund të përdoret në këto raste?

Asnjëherë antibiotikë. Në këto raste mjaft efikase janë trajtimet simptomatike, që do të thotë trajtim i ankesave që shfaq fëmija.
Kështu për temperaturën duhet përdorur paracetamoli, por asnjëherë aspirinë. Kjo për faktin se aspirina në rastin e virozave mund të japë ndërlikime mjaft serioze. Për rrufën rekomandohen avujt me dafinë, ose mentol. Për kollën çajra të ndryshme, por asnjëherë antibiotikë që në fillim.

Çfarë këshilloni për të parandaluar këto probleme?

Së pari, këshillohet që fëmija të vaksinohet. Vaksina kundër gripit arrin ta mbrojë 70-80%, por dhe nëse preket nga virusi, e kalon më lehtë dhe pa ndërlikime. Ndërkohë rekomandohet një higjienë maksimale e duarve, e nënës kur gatuan ushqimin, por dhe e fëmijës. Ndërkohë mëshohet në ushqyerjen me gji, sa më shumë të jetë e mundur, sepse ndihmon në sistemin imunitar të fëmijës. Ata fëmijë që nuk ushqehen me gji, duhet të marrin sa më shumë kalori, vitamina dhe kripëra minerale, sepse rrisin rezistencën dhe forcojnë sistemin imunitar. Ndërkohë rekomandohet qëndrimi në ambiente të ajrosura mirë, pa korrente ajri dhe me lagështirë të përshtatshme.

keshilla

• përdorni avuj me mentol për rrufën

• jepini të pijë sa më shumë lëngje me vitaminë C, sepse rrit rezistencën e organizmit

• jepini sa më shumë çajra për të zbutur kollën

• vaksinoheni fëmijën me vaksinën anti-grip

• bëni kujdes në higjienën e duarve

• bëjini kontroll te mjeku për çdo lloj simptome të re

• mbani nën kontroll temperaturën

• mbaheni fëmijën në një ambient të ajrosur mirë dhe të freskët

• shtoni në menynë e tyre zarzavatet dhe frutat

Gripi, kush duhet të vaksinohet

Kjo u rekomandohet të gjithëve, por në veçanti fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurët kronikë, pasi kanë sistem imunitar mjaft të dobët. Pavarësisht se ekziston mendimi se vaksinat mund të përmbajnë antikorpe të viruseve që kanë qenë më parë në qarkullim, mjekët rekomandojnë kryerjen e saj. Vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen komplikacionet. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja infeksioniste, Sabahet Dedja, shpjegon kur duhet bërë vaksina, çfarë efektesh ka dhe kur nuk rekomandohet kryerja e saj.

Doktoreshë, vaksina e gripit është e detyrueshme të bëhet nga të gjithë?

Vaksinimet ndahen në dy kategori: të detyrueshme dhe të rekomanduara. Vaksina kundër gripit hyn në grupin e atyre të rekomandueshme. Gripi është një sëmundje që shkaktohet nga një virus, që në përgjithësi është i ndryshëm nga viti në vit dhe vaksinat janë të ndryshme. Megjithatë duhet kuptuar se vaksina arrin të mbrojë nga ndërlikimet që mund të shfaqen dhe të përballohet më lehtë gripi.

Ndodh që vaksina të shkaktojë ndërlikime?

Jo. Vaksina nuk shkakton ndërlikime te njerëzit e shëndoshë, përkundrazi vaksinimi mund të rekomandohet për personat që kanë sëmundje të rënda të zemrës, astmë kronike, sëmundje pulmonare, fibroza cistike, sëmundje reumatizmale. Rreziku më i madh për t’u sëmurur nga gripi janë muajt tetor-mars, muajt e ftohtë të vitit.

Nga se përbëhet vaksina dhe kur shfaqen efektet e saj?

Vaksina është e përbërë nga 3 lloj virusesh. Mbrojtja nga gripi shfaqet 2-3 javë pas injektimit të saj. Mbrojtja fillon në fund të dhjetëditëshit të parë dhe e arrin maksimumin në fundin e muajit të parë e në vazhdim. Mjekësia ende nuk ka mjete efikase për të luftuar pjesën më të madhe të viruseve përveç vaksinave. Pa vaksinë, organizmi duhet të pësojë një sëmundje për të mundur të krijojë antikorpet e nevojshme specifike, që do ta *mbronin atë nga një infeksioni i tillë në të ardhmen. Veçse duhet kuptuar se vaksina nuk e parandalon gripin. Në qoftë se sëmundja ka filluar para bërjes së vaksinës, ose në qoftë se gripi është shkaktuar nga ndonjë virus tjetër. Veçse nëse vaksinohen të gjithë: fëmijët dhe të rriturit, ne pengojmë qarkullimin e sëmundjes dhe mbrojmë ata persona, që për arsye të ndryshme nuk janë vaksinuar.

Cilët persona e kanë të detyrueshme kryerjen e vaksinës?

Fëmijët dhe personat e riskuar e kanë shumë të nevojshme marrjen e vaksinës. Veçse para injektimit të vaksinës është e rëndësishme që të bisedohet me mjekun ose farmacistin, për t’u informuar në detaje.

Ka persona që nuk duhet të bëjnë vaksinën e gripit?

Ka persona, fëmijë ose të rritur që nuk duhet ta bëjnë këtë vaksinë. Ky është rasti i personave që janë alergjikë, ose shumë të ndjeshëm nga substanca aktive, ose nga përbërësit e saj, si veza e pulës, proteinat e saj, neomicina, farmaldehyde ose actaxinol.
Gjithashtu nuk rekomandohet te personat me temperaturë të lartë ose infeksione akute, fëmijët me mangësi të rëndë të aparatit imunitar (si pasojë e një sëmundjeje, ose ata që marrin mjekim që ulin fuqitë e tyre mbrojtëse). Po ashtu te fëmijët dhe të rriturit që marrin mjekime të zgjatura me kortizonikë. Në qoftë se doza e parë jep reaksion, nuk duhet të merret asnjëherë dozë tjetër. Duhet të lajmërohet doktori në qoftë se pacienti merr cito statik, (antitumoral) ose bën radioterapi. Po ashtu gratë shtatzëna ose nënat me fëmijë në gji, duhet të konsultohen patjetër me mjekun e familjes, përpara se të vaksinohen.

Sa herë bëhet vaksina e gripit?

Vaksina e gripit në vitin e parë aplikohet dy herë në interval 1-mujor, ndërsa për vitet e tjera aplikohet një dozë e vetme çdo vit.

Nëse ka shpërthyer epidemia e gripit, a duhet bërë vaksina?

Nëse një epidemi ka shpërthyer, vaksinimi nuk garanton që personat të mos preken nga gripi. Në pjesën më të madhe të rasteve periudha e inkubacionit të sëmundjes është më e shkurtër se sa koha që i duhet një vaksine për të mbrojtur organizmin *ndaj saj.

Si përdoret vaksina?

Të rriturit dhe fëmijët deri në 36 muaj marrin një dozë prej 0.5 ml. Fëmijët nga 6 muaj-35 muaj marrin një dozë 0.25 ml. Nëse fëmija ose i rrituri vaksinohet për herë të parë, doza e dytë merret pas 4 javësh. Vaksina injektohet në muskulin e krahut, thellë nën lëkurë.

Cilat janë disa nga efektet e padëshiruara të vaksinës?

Rastet e infeksioneve të rënda nga vaksina janë shumë të rralla, shumë më të rralla se ndërlikimet e rënda nga sëmundja. Po kështu është e domosdoshme të dihet se, nëse vaksinojmë një fëmijë të vetme e mbrojmë nga rreziqet e infeksionit dhe njëkohësisht e ballafaqojnë atë me një rrezik shumë të vogël të ndonjë pasoje post-vaksinale. Ndër efektet anësore mund të radhisim: dhimbje koke, djersitje, dhimbje muskulore, atralgji (dhimbje e kyçeve), temperaturë, dobësi, reaksione lokale: skuqje, dhimbje, fortësim përreth vendit ku aplikohet vaksina. Këto efekte shfaqen zakonisht 1-2 ditë pas injektimit të vaksinës. Tepër rrallë mund të shkaktohen reaksione alergjike në lëkurë në pjesën e trungut, ose të gjithë trupin, urtikarie, prurit. Më të rralla janë dhe konvulsionet e shoqëruara me temperaturë, çrregullime neurologjike etj.


rekomandimi

Përse duhet të vaksinohemi?

Vaksina është një preparat i aftë të nxisë prodhimin e mbrojtjes së organizmit ndaj baktereve apo viruseve përgjegjës për shkaktimin e një sëmundjeje. Kur vaksinohemi, në organizëm “ndizet” një mekanizëm i mbrojtjes specifike. Kur virusi sulmon organizmin, menjëherë sistemi imunitar fillon punë për të kundërshtuar aksionin e tyre, mëson dhe njeh agjentin kërcënues, ose siç quhen ndryshe ushtarët mbrojtës të organizmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

300 keshilla per Shendetin Empty
MesazhTitulli: Tabela e kalorive për 100 gr.   300 keshilla per Shendetin Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 9:55 am

PIJET

Kafe pa sheqer 5 kalori
coca-cola 39 kalori
limonate 46 kalori
raki 245-280 kalori
vere 60-120 kalori
whisky 245 kalori

YNDYRAT

Vaj ulliri 883 kalori
margarine 696 kalori
majoneze 718 kalori
gjalpe 716 kalori

VEZA

1 veze e pagatuar 162 kalori
te verdha veze 360 kalori

FRUTA

Ullinj 116 kalori
portokall 49 kalori
molle 58 kalori
kumbulla 60 kalori
rrushi i fresket 67 kalori

PERIME

Karota 40 kalori
patellxhane 25 kalori
laker 25 kalori
lulelaker 27 kalori
barbunja 123 kalori
fasule 338 kalori
qepe 38 kalori
patate 114 kalori
domate 40 kalori

BULMETI

Djathe 378 kalori
qumesht lope 64 kalori
qumesht te kondensuar
(pa sheqer) 138 kalori
kos 71 kalori

MISHI (i pagatuar)

mish vici 243 kalori
romstek 303 kalori
mish derri 341 kalori

BRUMERAT

biskota 389 kalori
buke 227 kalori
miell 331 kalori
miser 362 kalori
oriz 360 kalori

Tabela mund tju sherbej per tu orientuar dhe kontrolluar kalorite qe duhet



20 rrugë për t’u ushqyer në mënyrë më të shëndetshme


1. Cilat fruta dhe perime janë më ushqyeset?

Je e keni të nevojshme të hani një shumëllojshmëri frutash dhe zarzavatesh çdo ditë për të përfituar maksimumin e lëndëve ushqyese, kështu që mos ngurroni të ushqeheni ndryshe dhe në mënyrë të pasur dhe nëse ju parapëlqeni zarzavatet, hidhini një sy dietës së mëposhtme:
Brokoli (lakra të vogla jeshile): një burim fantastik i pashtershëm vitamine C, betakarotine, acidi folik, hekuri dhe potasi. Përmbajnë gjithashtu përbërës të quajtur indolë, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Të freskëta apo të kaluara në mikrovalë sepse po të ziejnë, ato i humbin vlerat që ofron vitamina C.
Shpargu: një ushqim çudibërës me veti të spikatura mjekësore. Shpargu është i pasur në acid folik dhe vitamina C, E dhe betakorotinë.
Lakra e bardhë: një ushqim i pasur në vitamina C, K, E dhe potas. Përmban gjithashtu betakarotinë, fibra, tiaminë dhe të tjera substanca për parandalimin e kancerit.

2. A duhet të kujdeseni për kurbën glicemike të ushqimeve?

Kurba glicemike është një sistem matjeje që tregon shpejtësinë me të cilën absorbohen lëndët karbohidrike dhe se si përdoren ato nga trupi. Si një rregull i përgjithshëm, njerëzit duhet të përpiqen të hanë ushqime me kurbë glicemike lehtësisht të asimilueshme, duke zgjedhur bukë të zezë në vend të asaj të bardhë për shembull. Kjo ju ndihmon të keni energji më të qëndrueshme. Gjithashtu, keni shumë kujdes nga ushqimet e shpejta dhe që herë pas here asimilohen me shumë vështirësi.

3. Në çfarë sasie sheqeri konsiderohet i tepërt?

Kini kujdes nga niveli i yndyrnave në një ushqim sepse yndyrnat kanë tendencë të shndërrohen në sheqer. Sheqeri nuk përmban nutrientë, por vetëm kalori. Specialistët e të ushqyerit konsiderojnë si sheqerna të tepërta ato që gjenden në produkte të tilla si kekët dhe këto duhet të kontrollohen që të mos japin më shumë se 10% të kalorive ditore, pra që do të thotë të mos konsumohen më shumë se 200 kalori nga këto lloj ushqimesh të ëmbla. Një lugë çaji me sheqer përmban rreth 16 kalori dhe një gotë e madhe me lëng përmban rreth nëntë lugë sheqer, pra 144 kalori të panevojshme. Hiqni dorë nga sheqernat e panevojshme dhe zëvendësojini ato me fruta të freskëta ose me nënprodukte të frutave dhe të sheqernave të përfituara prej tyre.

4. Sa kalori më nevojiten në një ditë?

Mesatarja për një grua është rreth 2000 kalori në ditë, por nevojat për kalori mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike sipas llojit të jetës që ju bëni dhe sa aktive është ajo. Nga 20 deri 50% e nevojave tuaja ditore për kalori janë të përcaktuara nga veprimtaria fizike. Pjesa tjetër harxhohet nga funksionet e tjera bazë të organizmit, si: frymëmarrja, qarkullimi i gjakut dhe funksionimi i qelizave.

5. A është vërtet fast food-i kaq i keq për shëndetin tim?

Chips (patatet e fërguara) kanë vitaminë C dhe milkshake-t përmbajnë kalcium, por mos kaloni në eufori, sepse disa fast food-e shtojnë sheqerna në patatet e tyre të fërguara, si dhe shtojnë yndyrna në hot dog-e dhe në byrekët me mish. Disa nga ushqimet e tyre mund të përmbajnë më shumë se 20 lugë sheqerna dhe disa përmbajnë më shumë se gjysma e sasisë ditore të kripës që ju duhet të merrni.
Fast food-i është vërtet i keq për shëndetin tuaj nëse ju ekskluzivisht merrni ushqime të fërguara dhe të shtuara me yndyrna dhe sheqerna.

6. A është mishi i mbushur me antibiotikë?

Ka një shqetësim në rritje rreth përdorimit në sasi të mëdha të antibiotikëve në prodhimin e mishit dhe efektet e mundshme të tyre në shëndetin e njeriut. Shumë nga fermat që merren me rritjen e bagëtive i ushqejnë këto me antibiotikë përditë për të pasur një peshë më të madhe të bagëtive dhe për të luftuar sëmundjet e mundshme te kafshët. Frika që ekziston lidhet me faktin se mbidozat e antibiotikëve mund të çojnë në krijimin e viruseve të fuqishme dhe shumë rezistente ndaj antibiotikëve dhe këto viruse mund të infektojnë njerëzit. Hani mish organik sa më shumë që te jetë e mundur!

7. A janë frutat dhe zarzavatet organike më të ushqyeshme?

Kjo temë është tepër e debatueshme në disa nga fermat që i prodhojnë këto, por kërkimet e fundit të bëra nga shoqatat për ushqime organike tregojnë se keto janë me të vërtetë tepër të ushqyeshme dhe kanë nivele shumë më të larta të vitaminës C, magnezit, hekurit dhe fosforit.
Spinaqi, sallata jeshile, lakra e bardhë dhe patatet treguan qartë nivele më të larta lëndësh ushqyese, nga 10 deri 50% më shumë vlera ushqimore. Supat e përgatitura nga zarzavatet organike përmbajnë nivele të larta të acidit salici, i cili ndihmon në luftimin e arteriosklerozës dhe kancerit të zorrëve.

8. A ekziston një dietë e përkryer?

Shkencëtarët nuk kanë përcaktuar ende se çfarë përfaqëson një dietë perfekte sepse çdo vit që kalon nxjerr në pah prova të reja për ushqimet që janë potencialisht të dëmshme ose ushqimet që kanë efekte shëruese. Shkencëtarët amerikanë mendojnë se një piramidë ushqimore e mbështetur te drithërat, frutat, zarzavatet, peshku dhe mishi i shpendëve (më tepër sesa mishi i kuq), si dhe sasi të kujdesshme yndyrnash dhe sheqernash mund t’ju ushqejë ju në mënyrën më të shëndetshme. Për një grua aktive këshillohet si menu ideale kjo e mëposhtmja:
Mëngjes: Një banane dhe luleshtrydhe të ëmbla, një fetë bukë e zezë me margarinë luledielli dhe mjaltë. Dreka: Sallatë peshku dhe zarzavatesh dhe kivi si frut. Darka: Pulë me bizele, patate të pjekura dhe sallatë jeshile. Ëmbëlsirë petull me reçel frutash. Pini pa kursyer ujë, lëng zarzavatesh jeshile dhe sallatë, çaj vegjetal dhe lëng limoni. Mund të merrni edhe pak alkool dhe pak produkte çokollate. Dikush që bën një jetë tepër aktive ka nevojë t’i shtojë dietës së tij më shumë kalori.

9. Çfarë është e shëndetshme të konsumohet midis vakteve?

Provoni një gotë kos natyral me pak fruta të thata ose drithëra. Këto janë produkte shumë të ushqyeshme midis vakteve. Mund të përdoret dhe një sasi e vogël bajamesh pa kripë, të cilat shtojnë tek ju acidet dhe vitaminën E.

10. A duhet ta ndaloj konsumin e brumërave dhe të bulmetrave?

Jo, kur keni prova të qarta se keni nevojë për to. Shumë njerëz me mendjen e tyre kanë hequr dorë nga këto produkte pa u këshilluar fillimisht dhe pa pasur arsye të mirëfillta për ta bërë këtë. Dhe nga kjo shpesh rrjedhin intoleranca ndaj ushqimeve, si dhe alergji ndaj përbërësve të këtyre ushqimeve. Vetëm doktori mund t’ju thotë se ju keni alergji ndaj prodhimeve të qumështit apo brumërat, kështu që fillimisht konsultohuni me të. Nëse ju mendoni se nuk i toleroni mirë këto ushqime, mos i ndërprisni totalisht, por provoni vetëm një muaj dhe nëse simptomat rezistojnë, atëherë problemi juaj nuk janë brumërat apo bulmetrat. Mos i dramatizoni gjërat, merrini gjërat shtruar dhe me kujdes!
EMAUS nuk është në linjë Shto reputacion tek EMAUS Raporto postimin Përgjigju duke cituar këtë mesazh Shto Mesazhin në listën e citimeve Përgjigju shpejt tek mesazhi
EMAUS
Shiko profilin publik
Dërgo një mesazh privat tek EMAUS
Vizito faqen personale të EMAUS!
Gjej më shumë postime të bëra nga, EMAUS
Shto EMAUS tek lista e Kontakteve Tuaja
I vjetër 18-04-2009, 11:19 PM #3
EMAUS
Drejtuesit e Forumit

Maska e EMAUS

1 Highscore

Anëtarësimi: Nov 2006
Postime: 2,988
Falenderime: 304
Falenderuar 104 herë në 63 Postime
Reputacioni: 10
EMAUS is on a distinguished road

Parapërcaktuar
11. Çfarë duhet të ha për të pasur dhëmbë të shëndetshëm dhe një trup të fortë?

Përtyp një copë djathë pas vaktit ose zemrës. Dentistët thonë që enzimat që gjenden në djathë mund të neutralizojnë acidet në gojë dhe të ulin rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Ulni sheqernat dhe pijet që përmbajnë sheqer, frutat e thata ose të konservuara, kështu që goja juaj nuk ekspozohet ndaj sheqerit gjatë ditës.

12. Më pëlqen të konsumoj pije alkoolike. Çfarë më këshilloni?

Kini kujdes nga pijet që përmbajnë nivele të larta të përbërësve të quajtur congener, si p.sh. likernat me ngjyrë apo konjaket. Evitoni gjithashtu verërat e lira dhe rakitë e dyshimta sepse mund të përmbajnë lëndë shtesë konservuese të pakontrolluara! Të gjitha këto lëndë janë të rënda për mëlçinë tuaj dhe mund t’ju shkaktojnë djegie dhe fryrje stomaku. Në mënyrë ideale preferoni një gotë verë të kuqe organike sepse kjo përmban nivele të larta antioksiduesish, si: lëngu i rrushit apo rakia, që ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.

13. Cili është mëngjesi më i shëndetshëm?

Një mëngjes i mirë mund të kontribuojë në dietën tuaj ditore për të dhënë kalori të mjaftueshme, disa proteina, një sasi të arsyeshme të karbohidrateve komplekse, pak yndyrna dhe shumëllojshmëri vitaminash dhe substancash minerale. Shumë njerëz nuk tolerojnë sasi të mëdha kalorish në mëngjesin e tyre, por sasia ideale do të ishte 400 deri 500 kalori në mëngjes për gratë dhe 550 – 650 kalori për burrat. Një mëngjes ideal do të ishte një kos biologjik me pak yndyrë, i përzier me një banane. Pastaj një gotë lëng portokalli shoqëruar me një copë bukë të zezë të thekur me mjaltë.
Ose provoni një gotë përzierje me ujë, qumësht, dy lugë mjaltë, një lugë rrush të thatë dhe një gotë lëng portokalli dhe në fund një copë bukë të zezë të thekur.

14. Ku qëndron e vërteta për OMGJ-të?

Ende nuk është dhënë verdikti nga ekspertët për OMGJ-të nëse janë të dëmshme dhe a duhet të evitohen ato. Asnjë kërkim afatgjatë nuk është bërë për to dhe efektet afatgjata që ato mund të sjellin, si dhe efektet e tyre tek mjedisi. P.sh. disa inxhinierë gjenetikë përdorin antibiotikët dhe ekziston frika e krijimit të rezistencës ndaj antibiotikëve tek njerëzit, si dhe modifikimet e mundshme gjenetike që këto ushqime mund të sjellin te njeriu. Për të shmangur me sukses OMGJ-të, konsumoni sojën organike dhe produktet që e përmbajnë atë. Por siguria juaj e plotë qëndron te dietat me bazë tërësisht organike.

15. Ku konsiston një drekë e shëndetshme?

Dreka duhet të përbëjë një ekuilibër të plotë midis karbohidrateve dhe proteinave dhe pak yndyrna. Kjo sepse vakti juaj i mbrëmjes, nëse është i pasur me karbohidrate, ai do të përmbajë edhe një sasi të madhe të proteinave ditore që ju mund të merrni. Nëse merrni sasi të madhe karbohidratesh gjatë drekës, rrezikoni një mbasdite të plogësht.
Rekomandohet sallatë me ton dhe domate të freskëta, një pjatë makarona dhe një mollë në vend të ëmbëlsirës. Ose provoni thjerrëzat dhe një supë zarzavatesh me pak bukë të thekur, si dhe në fund një portokall.

16. Dietat e rekomanduara nga specialistët arrijnë të japin një kombinim ushqimesh?

Në qarkullim ka një pafundësi kombinimesh dietike brilante, kujdesuni që të mos dëshironi të arrini ndryshime dramatike, por gjithmonë zgjidhni dieta të ekuilibruara si ato më drithëra, zarzavate dhe fruta të freskëta, sasi të moderuara proteinash, si: peshku, mishi i freskët jo me yndyrë, si dhe pak qumësht, djathë dhe bulmetra të tjera. Dietat me baza proteinash mund të japin rezultate të shpejta dobësimi, por më vonë do t’ju nxisin të hani më tepër dhe do të rrisin rreziqet për sëmundje kardiake dhe kancer.

17. Cili është vakti ideal për në darkë?

Eshtë momenti më i përshtatshëm për të konsumuar pak karbohidrate sepse këto japin një efekt qetësues, relaksim dhe ndihmojnë gjumin e natës. Zgjidhni një vakt të pasur me karbohidrate, si çerealet, makaronat, patatet ose bishtajat, që do t’ju mbajnë edhe gjatë natës. Provoni një zog të pjekur me patate të reja me gjalpë, bizelet, sallatat e murrme, orizin, kajsitë dhe arrat apo frutat e shoqëruara me kos si deser.

18. A mund të konsumohet peshk? Mos vallë ai është me papastërti?

Po, kujdesuni të hani peshk, por zgjidhni peshk organik sa më shumë që të jetë e mundur. Ekziston rreziku që disa peshq deti apo lumenjsh mund të jenë të infektuar, prandaj e blini atë te tregtarët e licensuar. Vaji i peshkut parandalon sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet kanceroze. Duhet pasur parasysh se peshku është tepër delikat dhe prishet lehtë, prandaj shpesh peshkrritësit i ushqejnë ata edhe me antibiotikë, sidomos në rezervuare. Pesticidet kanë tendencë të mblidhen në tëmth, prandaj më mirë hani peshk të rritur në mënyrë natyrore.

19. A është i rekomandueshëm konsumimi i sasive të mëdha të sallatës jeshile?

Përmbajtja ushqyese e sallatës jeshile ndryshon shumë nga pjesët që ju konsumoni prej saj, si dhe në çfarë periudhë të vitit ju e konsumoni atë. Megjithatë, sallata jeshile përmban pak kalori dhe ka rreth 90% ujë, që mund të jetë burim i kënaqshëm për vitamina dhe minerale.
Sallata më e errët dhe më aromatike ka më shumë lëndë ushqyese, si: acid folik, lëndë kimike dhe betakarotinë. Prandaj ajo është më ushqyese dhe rekomandohet në sëmundjet e gjakut. Uji përmban gjithashtu tretësira të vitaminave B dhe C, megjithatë këshilla mbetet përherë e njëjtë: hani sallatë organike, të freskët dhe pa pesticide.

20. Ushqimi i ngrirë a është ushqyes?

Këshilla është konsumimi i ushqimit sa më të freskët. Por edhe ky mund të ketë ditë që dergjet në dyqane dhe kështu vlerat ushqyese janë ulur në mënyrë të ndjeshme. Kështu që kur ushqimi i freskët e humb freskinë, më mirë konsumoni ushqimin e ngrirë, edhe pse ngrirja shkatërron një pjesë të vitaminave, të mineraleve, por të paktën nuk ekziston rreziku i helmimit. Kur ushqimet nuk janë më të freskëta, ato humbin rreth 70% të vlerave ushqyese, ndërsa ushqimet e ngrira nuk humbin më shumë se 50% të vlerave ushqyese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

300 keshilla per Shendetin Empty
MesazhTitulli: disa   300 keshilla per Shendetin Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 10:00 am

Nuk ju ze gjumi? Nese vuani nga pagjumesia me siguri po ndiqni disa nga rregullat tradicionale per ta meposhtur kete semundje: Mos pini kafe, sidmos gjate pasdites, mos beni aktivitete sportive gjate nates, mbani dhomen e gjumit te ajrosur dhe ne temperature normale dhe sigurohuni qe krevati, jasteku dhe carcafet te jene te rehatshem. Keto jane keshilla shume te mira, por ka edhe disa gjera me pak te njohura qe mund te provoni per te pasur me shume ore gjumi.

1. Vendosni alarmin para gjumit

Keshillen e jep mjeku ekspert, Michael Breus autor i librit “Beauty Sleep: Look Younger, Lose Weight, and Feel Great Through Better Sleep”. Ai u rekomandon pacienteve te tij qe te vendosin alarmin nje ore perpara se te shkojne ne shtrat gje qe u kujton atyre se ka filluar procesi i veprimeve qe bejne zakonisht njerezit perpara se te flene gjume, si larja e gojes apo pergatitjet e fundit per te nesermen.

2. Mos u perpiqni te cliroheni nga mendimet e dites

Nje nga shkaqet kryesore te pagjumesise eshte ankthi dhe depresioni. Shume persona perpara se te flene mendojne per ankthet dhe ngjarjet qe u kane ndodhur gjate dites dhe nuk arrijne te flene. Mos u perpiqni te largoni keto mendime nga mendja. Nese ja arrini vazhdoni, por nese jo, atehere mos u sforconi me tej pasi s’do te bente gje tjeter vecse do te shtronte stresin dhe pagjumesine.

3. Numeroni shifra dhe jo dele

Nje tjeter menyre per te te zene gjumi eshte te numerosh mbrapsht nga 300 deri ne 3. Vetem nese jeni nje as matematike, ne te kunderten s’do te arrini te perqendroheni ne asgje tjeter pervecse numerimit. Kjo do te sillte edhe largimin e mendjes nga mendimet stresuese te dites.

4. Zgjohuni nga gjumi gjysme ore perpara

Nese vuani nga nje pagjumesi kronike, perpiquni te zgjoheni gjysme ore perpara orarit qe coheni zakonisht. Kjo funksionon pasi mesoni trupin tuaj me zgjimin me shpejt ne mengjes dhe si rrjedhoje ndiheni me i fresket gjate dites.

5. Mundohuni te konsultoheni me nje psikolog

Nje psikolog i specializuar per pagjumesine do t’ju ndihmonte qe te mundnit me shpejt pagjumesine.

6. Mos u shqetesoni nese nuk arrini te fleni menjehere

Nuk duhet te mburreni nese ju ze gjumi menjehere sa vini koken ne jastek. Nese kjo ndodh shpesh, eshte shenje se po flini i kapur nga stresi. Koha ideale qe nje person ta zere gjumi eshte 15-25 minuta pasi shtrihet.

7. Shkoni ne shtrat kur te ndiheni i lodhur

Nese keni probleme te vashdueshme me gjumin, mos u shqetesoni se eshte mesnate dhe se duhet te zgjoheni ne oret e para te mengjesit. Sforcimi i te ndenjurit ne shtrat do te sillte vetem rrotullime dhe perpjekje te kota. Ne vend qe te shtriheni, me mire shkoni dhe beni dicka qetesuese dhe kthehuni ne shtrat kur te ndiheni i lodhur.
Kliton nuk është në linjë Shto reputacion tek Kliton Raporto postimin Përgjigju duke cituar këtë mesazh


Kujdes çfarë kafe pini pas dite:

Kafja e pasdites mund të jetë shkak i konsumimit të kalorive të shumta, prandaj personat të cilët kanë nevojë që të pinë kafe pas dite, duhet të kenë kujdes që të mos ua rrisë peshën trupore.
Një hulumtim i Zyrës njujorkeze të shëndetësisë, i realizuar nëpër kafenetë e New Yorkut, tregon se kafja e zezë ose kafja me qumësht ose sheqer, kanë mesatarisht 63 kalori.

Mirëpo, variantet e ndryshme të kafesë dhe pijeve nga kafja me shije të ndryshme të cilat ofrohen në treg dhe përmbajnë qumësht të ëmbël, akullore ose shtesa tjera- shpesh kanë katër herë më shumë kalori (rreth 239, gjegjësisht 12% të ushqimit mesatar prej 2.000 kalorish).

Në bazë të anketës së publikuar në revistën “Preventing Chronic Disease”, ku janë përfshirë 3.000 pjesëmarrës nga 115 kafene në qytetin e New Yorkut, është treguar se 20% e amerikanëve pinë së paku një filxhan kafe në ditë.

150 mijë shqiptarë vuajnë nga impotenca:

Një pjesë e mirë e meshkujve shqiptarë janë impotentë. Pavarësisht se njihen si të zotë, të aftë të fortë, pothuajse 150.000 prej tyre, vetëm në Shqipëri, nuk janë të aftë të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Por, problemi tek këta persona nuk është vetëm pamundësia e kryerjes së aktit seksual por edhe kurimi i kësaj sëmundjeje. Një studim i kryer nga mjekët shqiptarë, është bërë publik pikërisht në javën e urologjisë, ku thuhet se 80 për qind e këtyre pacientëve, nuk shkojnë tek mjeku pasi kanë turp.

Shifrat e nxjerra nga studimi i kryer në Shqipëri tregojnë pothuajse të njëjtat nivele të sëmundjes ashtu sikurse edhe vendet e tjera evropiane, por ajo që nuk përputhet është neglizhenca e sëmundjes dhe mosmjekimi i saj në stadet e hershme.

Sipas ekspertëve, problem mbetet shifra 80 për qind e këtyre meshkujve, të cilët i kanë këto probleme, nuk kërkojnë ndihmë mjekësore për t’u trajtuar.

“Nga këto pacientë 80 për qind prej tyre nuk kërkojnë ndihmë mjekësore. Nuk duhet të kuptojmë me impotencë një gjë fare - fare të abandonuar, por mund të ketë shenja të pakta, ku fillon me vonesë ereksioni, nuk përfundon akti seksual. Këto janë shenja pararendëse por që e japin sinjalin parë për të çuar pacientin tek mjeku”, ka pohuar Mustafa Xhani, shefi i Shërbimit të Urologjisë në Qendrën Spitalore të Universitetit të Tiranës.

Çdo mashkull mbi të 50-at është i rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja e prostatës. Duhet domosdoshmërish që pas kësaj moshe kjo kategori t’iu nënshtrohet analizave diagnostikuese. Problemet impotencës mund të shfaqen që herët të ndikuara nga një serë faktorësh si të brendshëm dhe të jashtëm, stresi, konsumi i alkoolit dhe i duhanit ashtu edhe probleme të tjera shëndetësore që lidhen me to. Po kështu, edhe sëmundjet e rënda kronike që mund të ketë një person, ndikojnë në kryerjen e një marrëdhënie seksuale të rregullt. /KohaJonë/Telegrafi/

Të dhëna

* 1 në 10 meshkuj shqiptarë vuan nga impotenca

* 80 për qind prej tyre nuk kurohen

* 150 mijë shqiptarë nuk janë të aftë të kryejnë marrëdhënie seksuale

* 110 mijë meshkuj nuk shkojnë tek mjeku sepse kanë turp

* 4 lloj sëmundjesh kronike ndikojnë në shfaqjen e impotencës

* 3 faktorë të jashtëm ndikojnë në shfaqjen e impotencës

Tre kafe në ditë zvogëlojnë shfaqjen e diabetit
Është padyshim një nga përbërësit ushqimorë që është studiuar më shumë në botë. Kokërr për kokërr kafeja ka qenë objekt studimi për vite e vite me radhë nga dietologët, kardiologët dhe infeksionistët.

Por deri në çfarë kufiri kafeja nuk dëmton shëndetin? Më në fund përgjigjja vjen nga “Inran”, Instituti Kombëtar Italian për Ushqimin dhe Ushqyerjen, për kafen dhe efektet e saj mbi shëndetin njerëzor. Të gjitha përgjigjet: nga zemra tek aparati tretës, nga veprimet e trurit e deri te ndikimi që mund të ketë te një grua në periudhën e shtatzënisë. Sipas studimeve të ndryshme, të pish dy ose tre filxhanë kafe në ditë, jo vetëm që i bën mirë shëndetit, por të mbron edhe nga një sërë sëmundjesh, falë antioksiduesve që te çdo kokërr e saj gjendet me shumicë.

Një seri kërkimesh të zhvilluara në Norvegji, Spanjë dhe Amerikë nga viti 2004 e deri në 2006, tregojnë se kafeja është burimi kryesor i antioksiduesve, në një dietë standarde që bazohet kryesisht te frutat, perimet dhe kafeja. "Është e vërtetë që i bën mirë shëndetit, por nuk duhet të harrojmë se vitaminat nuk gjenden te kafeja, ndaj kurrsesi nuk mund ta përdorim si zëvendësuese të frutave dhe perimeve", konfirmon Laura Rossi, një nga studiueset e "Inran.

Roli i kafes ndaj sëmundjeve

Studimet e "Inran", të realizuara nga instituti farmakologjik dhe "Coffe Science" në Britaninë e Madhe, tregojnë për rolin e kafesë ndaj sëmundjeve të ndryshme: dy ose tre filxhanë në ditë zvogëlojnë shumë rrezikun për t‘u sëmurë nga diabeti i tipit 2 dhe mbrojnë qelizat epatike. Nga ana tjetër, dy studime të rëndësishme të realizuara në 2006-ën kanë vënë në dukje lidhjen mes konsumit të rregullt të kafesë dhe një përqindjeje të vogël të rasteve me cerozë, ose tumore të tjera në mëlçi.

Megjithëse duhet theksuar edhe fakti se nëse konsumi që këshillojnë mjekët, nga 2 deri në tre filxhanë në ditë, shkon në 5 ose 6, atëherë efektet e mira shndërrohen në të kundërt. Kafeina e akumuluar nuk arrin të tretet dhe zemra fillon të ndiejë pasojat deri sa arrin në kufirin që nuk duhet kaluar kurrë, 10 në ditë. Megjithatë, vetëm në një rast kafeja nuk mund të na "mashtrojë": fakti se përmban substanca që mund të ndikojnë në rënien në peshë. Veprimi i saj konsiston në ndarjen e molekulave yndyrore që tentojnë të rriten dhe kjo është e vërtetë. Por më pas, për t‘i shkatërruar plotësisht këto lipide, njeriu ka nevojë për aktivitete fizike. Po ashtu, heqja e oreksit, stimulimi i diurezës, përmirësimi i aktiviteteve sportive, janë karakteristika të tjera të kafeinës, që nuk mund të cilësohen si përgjegjëse kryesore për dobësimin.

Kafeja dhe aparati tretës

Gjithashtu, kafeina ka efekte pozitive edhe në aparatin tretës dhe mund të cilësohet e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga tretja e ushqimit, por nuk mund të cilësohet e tillë për të gjithë ata persona që vuajnë nga ulcera. Siç shpjegojnë ekspertët, kafeja luan një rol të madh edhe në tensionin e gjakut dhe kolesterolin. “Kafja gjithashtu mund të shkaktojë rritjen e kolesterolit në gjak dhe te konsumatorët e rastësishëm rritjen e tensionit përkohësisht”, tregon Fausto Natella, studiues i specializuar për raportin mes kafesë dhe sistemit kardiovaskular. Më shumë kujdes për gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht, “sepse është parë që kafeina është në gjendje të kalojë plancetën dhe pas lindjes të bëhet një komponent i qumështit të nënës.

Disa efekte pozitive të kafes në shëndetin tuaj

1- Lehtëson dhimbjet e kokës

2- Parandalon cerozën edhe gurët në veshka

3- Rregullon ekuilibrin tek azmatikët

4- I bën mirë arterieve të zemrës

5- Nuk u rekomandohet grave shtatzëna

6- Bën të mundur uljen e tensionit të gjakut

7- Bën ekuilibrin e tensionit të lartë dhe atij të ulët

Kafeja, përmbajtja e kafeinës dhe dozat

Megjithëse deri tani nuk është parë asnjë rast që kafeja të ketë shkaktuar dëme mbi fëmijën, për të qenë të sigurt është më mirë të kufizohet sa më shumë të jetë e mundur konsumimi gjatë këtyre muajve të shtatzënisë. Por edhe në llogaritjen e dozave të lejuara në ditë duhet pasur parasysh që jo të gjitha kafet që pimë janë njëlloj. Një kafe ekspres, ose moka, përmban nga 40 deri në 80 miligramë kafeinë dhe një filxhan çokollatë 60 mg. Më e pasur me kafeinë është kafeja amerikane, e cila përmban 115 deri në 120 miligramë për filxhan, ndërsa kapuçino përmban vetëm 70-80 mg. Një përzierje e mirë e kafes arabike, që konsumohet kryesisht në Evropë, ka një përmbajtje kafeine të barabartë me 1,2 për qind, ndërsa adhuruesit më të mëdhenj të kafes në Evropë janë finlandezët, me një konsum 11,2 kilogram në vit për person.

Efektet e çokollatës së zezë në zemer

Çokollata e zezë i bën mirë zemrës. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e zezë përmban elementë të quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e një substance në trup që quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell në uljen e tensionit. Vërtet ky është një efekt i mirë, megjithatë çokollata sjell shtimin në peshë. Por edhe me të nuk duhet tepruar. Duhet që të mos përdorësh me shumicë ushqime që të pëlqejnë. Në qoftë se e tepron, atëherë efektet pozitive nuk kanë më vlerë. Dhe shtimi në peshë nuk është aspak i mirë për tensionin.

Efektet pozitive të kafes për shëndetin

Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por mos u çudisni, edhe për efektet që ka ajo te fëmijët, sigurisht në masën e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulçer në stromak. “Kafeja,- thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, - ju bën mirë, po ashtu edhe fëmijëve. Kafeja mund të të lehtësoje dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të azmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë.

Kafeja, pija e preferuar e mëngjesit
Pirja e më shumë se tre kafe në ditë mund të bëhet në një faktor të dëmshëm për shëndetin tuaj. Kjo gjendje mund të krijojë nervozitet, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë shtatzëna, të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë nga ulçera në stomak, zakonisht këshillohen ta shmangin kafenë. Kafeja ndikon mirë për zemrën e arteriet, dhimbjet e kokës, mëlçinë, cerozën, gurët në veshka, azmën, etj. Ndërsa aroma e kafesë së sapo bërë vërtitet çdo mëngjes në mijëra sheshe, lajmet janë të mira për miliona e miliona njerëz nëpër botë, sigurisht edhe për ne shqiptarët, që kafen e kemi bërë pijen më të preferuar të mëngjesit. Edhe pse ajo ka efekte pozitive për shëndetin, asnjëherë nuk duhet tepruar me të. Nëse kafeja merret në doza të larta, ajo mund të kthehet në një rrezik serioz për shëndetin, duke u bërë shkak për sëmundje të ndryshme.

Ushqimet, që i bëjnë mirë organizmit:

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura për një dietë të shëndetshme shpesh është shumë e vështirë. Për pjesën më të madhe të njerëzve është thuajse e pamundur të kombinojnë sasinë e duhur të yndyrnave, lëngjeve, frutave dhe perimeve. Në këtë mënyrë, dieta dhe një ushqyerje e shëndetshme bëhen të pamundura dhe ky çrregullim i shkakton organizmit vetëm dëme të mëdha. Mjekët specialistë rekomandojnë të gjitha produktet që nuk duhet të mungojnë në dietën e përditshme si dhe ato produkte që duhen eliminuar.


Yndyrnat

Janë bazë, në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.


Vitaminat

Dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshëm për organizmin. Megjithatë duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Zierja me avull është më e mirë, se sa zierja e zakonshme. Mjaftë vitamina përmbajnë edhe lëkurat e frutave.


Këshilla

Kujdes nga paracetamoli. Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thate në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakrredhja në lukth. Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.


Jogurt

Me sukses mund të evitojë barkqitjen tek fëmijët. Bakteret "mike" të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve.
Rrahjet e shpeshta të zemrës. Keni kujdes, pas pirjes së disa kafeve me radhë ndjeni rrahje të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kafeini i kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.


Mungesa e vitaminës A

Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe vërbimin e natës. Andaj, pos të tjerash hani majdanoz të freskët, i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A.


Lëndimet

Plagët e ndotura i lani me ujë të ftohtë e pastaj i dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gërithjet e vogla mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër. Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashë. Ndërroni çdo 24 orë. Flasterin do ta shqepni më lehtë nga plaga, nëse këndet e tij më parë i keni lyer me benzinë për heqjen e njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar mjekut. Nëse vaksina e fundit kundër tetanosit është dhënë para 5 vjetëve, ajo duhet përsëritur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Sponsored content





300 keshilla per Shendetin Empty
MesazhTitulli: Re: 300 keshilla per Shendetin   300 keshilla per Shendetin Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
300 keshilla per Shendetin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Shkenca :: Trupi dhe Shendeti-
Kërce tek: